Zgjidhet kryesuesi i KK të Gjilanit
Faqja 1 e 1
Zgjidhet kryesuesi i KK të Gjilanit
Gjilan, 26 shkurt - Me 21 këshilltarë të pranishëm nga 41 sa ka Kuvendi Komunal i Gjilanit, të premten në një seancë të jashtëzakonshme, këshilltarët komunalë të PDK-së, AKR-së dhe grupit G-3 dhe pa praninë e këshilltarëve të LDK-së, LDD-së e AAK-së, zgjodhën për kryesues të Kuvendit Komunal (KK) të Gjilanit, Izmi Zekën, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.
Në anën tjetër, LDK-ja e quajti seancën e jashtëzakonshme të parregullt për çka i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe EULEX-it, duke thënë se Asambleja Komunale nuk pati kuorum, sepse votuan edhe drejtorët komunalë, që është në kundërshtim me ligjin.
Izmi Zeka fitoi të gjitha votat e këshilltarëve të pranishëm, ndaj kundër kandidatit të tij, Sabedin Kadriu (PDK), i cili e propozoi veten për këtë post dhe në fund nuk ia dha votën vetes, por Zekës për të cilin edhe pritej të zgjidhej kryesues i KK-së.
Zeka mori votat e PDK-së, AKR-së dhe të tre këshilltarëve nga tri subjektet që kanë nga një vend në KK, të ORA-s, PSD-së e PD-së.
Fillimisht Bujar Nevzati, ish- kryesues i Asamblesë Komunale të Gjilanit, tha se kanë tentuar dy herë që me shefat e grupeve tjera parlamentare, të gjejnë një gjuhë të përbashkët, por kjo nuk është arritur dhe shtoi se seanca nuk ka mundur të shtyhet, sepse nëse do të kalohej afati prej 30 ditëve pa zgjedhjen e kryesuesit të KK-së, asambleja do të duhej të shpërndahej.
Nevzati propozoi Izmi Zekën për kryesues të Asamblesë Komunale të Gjilanit, duke thënë se ky është qëndrim i degës së PDK-së në Gjilan.
E veçantë e kësaj seance ishte, se përkundër që seanca ishte e jashtëzakonshme, tentohej të viheshin pika të rendit të ditës, por është dashur ndërhyrja e kryetarit të komunës, Qemajl Mustafa, që t’ua bëjë me dije këshilltarëve se një gjë të tillë nuk e lejon ligji.
Pasi është zgjedhur kryesues, Izmi Zeka, premtoi angazhim serioz në tejkalimin e problemeve dhe çuarjen e proceseve përpara.
Ai u zotua se do ta kryej punën me nder dhe do ta arsyetojë besimin e dhënë.
Menjëherë pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme dhe zgjedhjes së kryesuesit të KK-së, ka reaguar dega e LDK-së në Gjilan, e cila i është drejtuar MAPL-së ku kërkon ndërhyrjen e saj, pasi sipas tyre, mbledhja e asamblesë ishte e jashtëligjshme.
Arben Mehmeti, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, ka kërkuar nga MAPL-ja që ajo ta shpallë të pavlefshëm “të ashtuquajturin vendim të kuvendit komunal të Gjilanit që ka të bëjë me zgjedhjen e të ashtuquajturit kryesues i kuvendit komunal dhe përcaktimi i numrit të anëtarëve të komiteteve komunale jashtë procedurave ligjore që parasheh ligji mbi vetëqeverisjen lokale”.
Mehmeti në shkresën dërguar MAPL-së, thekson se në këtë seancë nuk ka pasur kuorum, duke theksuar se në mënyrë të kundërligjshme janë llogaritur si anëtar të kuvendit komunal edhe dy drejtorë të drejtorive komunale që votuan, të cilët sipas ligjit në fuqi, nuk kanë të drejtë të jenë edhe këshilltarë komunal dhe në këtë formë është shkelur ligji i vetëqeverisjes lokale në mënyrë flagrante.

Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Një i vrarë dhe një i plagosur në Pogragjë të Gjilanit
» Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës
» Korçë, zgjidhet kreu i Omonias
» Fuere: Deri në qershor të zgjidhet çështja e emrit
» Itali, kryebashkiakja e parë e të huajve zgjidhet 25 vjeçarja shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi