Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si të kujdeseni për thonjtë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si të kujdeseni për thonjtë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të kujdeseni për thonjtë

4 posters

Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Si të kujdesemi për thonjtë!

Mesazh nga Vizitor Wed 10 Mar 2010 - 4:20

Dëshironi të keni thonj të fortë dhe të shëndetshëm? Ndiqni disa këshilla të thjeshta por shumë të efektshme.
Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për t’i zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thyhen. Në manikyr gjenden
substanca që e forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr, mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.
Si të kujdeseni për thonjtë  Manicure
Manikyr i kuq i ndezur
Manikyr i kuq i ndezur, kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mësoni edhe t’i bëni disa truke, siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.
Manikyr rozë
Manikyr rozë dhe perlë i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.
Si të kujdeseni për thonjtë  Roze
Manikyr i purpurt dhe vishnje
Janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.
Si të kujdeseni për thonjtë  Purple-vishnje(1)
Manikyr violet
Manikyr violet, nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit. Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishm në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit.
Si të kujdeseni për thonjtë  Violet-nails
Lëkura
Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa te ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare, si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Kij parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj. Kur thonjtë kanë shenja nga duhanpirja një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve. Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonjtë me vaj ulliri.
Kafshimi i thonjve
Disa detaje, sado në dukje të vogla, siç janë thonjtë e duarve dhe të këmbëve,
mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e të tjerëve. Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ata dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siç luftohet edhe çdo shprehi tjetër.
Për t’i zbukuruar thonjtë tuaj dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë suaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikyrist, sepse për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vetë. Mjafton që një herë në javë, atëherë kur të keni kohë të lirë, t’i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten.
Si të kujdeseni për thonjtë  Kafshimi
Si t’i lyeni thonjtë?
Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjtë shtyni skajet e thonjve nga rrënja e saj dhe filloni t’u jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjtë. Skajet e thonjve mos i preni asnjëherë. Thonjtë nuk bën t’i lyeni para se t’i lustroni mirë me limë për lustrim. Është e pëlqyeshme që, nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur, së pari ta lyeni me një shtresë bazë të tejdukshme, kështu qo do të keni thonj më të bukur dhe llaku do të qëndrojë më gjatë. Në rast se thonjtë apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjë krem për duar, duke i lyer edhe thonjtë deri në rrënjë. Sa më e shëndoshë që të jetë rrënja e thonjve, aq më të bukura, më të fortë dhe më të shëndoshë do t’i keni thonjtë.
Mungesa e vitaminave
Edhe mungesa e vitaminave në organizëm mund të manifestohet me çrregullime tek thonjtë. Nëse thonjtë tuaj bëhen të vrazhdë dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çrregullim të kalciumit, gjegjësisht mungesë të saj në organizëm. Thonjtë, si ata të duarve, po ashtu dhe ata të këmbëve, meritojnë kujdes gjatë gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t’u kushtohet gjatë sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuçe. Po ashtu, preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim thonjtë dhe shputat zbuten dhe formësohen më lehtë.
Thonjtë e këmbëve
Gjatë prerjes së thonjve, mundohuni që të jenë të prerë drejt e jo pjerrtas, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjtë i preni pjerrtas, atëherë ata do të mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën ta largoni nga thonjtë. Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se t’i mbathni këpucët, spërkatini ato me pudër pluhur apo spraj. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër farmaci. Kështu, këmbët do t’i keni të freskëta për një kohë më të gjatë dhe do ta pengoni shfaqjen e baktereve dhe të kërpudhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjithë kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjtë tuaj, provoni ta vizitoni ndonjë pedikyrist apo manikyrist, nëse keni në afërsi, dhe konsultohuni me të. /Telegrafi/
Si të kujdeseni për thonjtë  Pedikyr
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga Emona Wed 19 Jan 2011 - 7:22

Duhet që çdo ditë thonjtë t’i zhytni në uthull për dhjetë minuta dhe ta vazhdoni këtë terapi për dy javë.

Një tjetër mënyrë shumë e mirë është ta, ngrohni pak vaj ulliri dhe t’i mbani gishtat në të 15-30 minuta në ditë. Nëse këto metoda nuk japin rezultat, duhet të pyesni dermatologun tuaj se mund të keni ndonjë problem shëndetësor.

Nëse thonjtë tuaj copëtohen, kjo do të thotë se keni mungesë proteine dhe vitamine A, B, D. Zgjidhja është vaji i ullirit i vakët me pak pika limoni. Zhytni çdo ditë gishtat në këtë masë për 15 ditë.

Në ushqimin që konsumoni shtoni karotat,domatet, produktet e qumështit, drithërat, bishtajat, vezët, peshkun dhe mishin. Shmangni produktet që dehidratojnë dhe ashpërsojnë thonjtë, duke u ofruar kushtet e duhura dhe ndërkohë duhet të kontrolloni masën e hekurit në organizmin tuaj. Nëse shfaqen njolla të bardha:

Do të thotë se organizmi ka mangësi zinku dhe vitamine B. Por këto njolla mund të shfaqen edhe si shenja dehidratimi të thonjve nëse përdorni heqës manikyri me përqindje të lartë acetoni.

Në këtë rast, konsumoni më tepër fruta të thata, peshk dhe spinaq. Nëse e gjithë sipërfaqja e thoit ka ngjyrë jo të zakonshme, mund të jetë tregues anemie ose i një sëmundjeje tjetër ndaj duhet të vizitoheni tek mjeku.

Kremi hidratues

Çdo natë bëni masazh me një krem hidratues për duart për t’i mbajtur të buta dhe të shëndetshme. Kremi është mbrojtës i mirë.

Produktet kimike për pastrimin e shtëpisë e ashpërsojnë lëkurën. Mbrojini duart dhe thonjtë nga këto produkte, duke përdorur dorashka prej llastiku. Për larjen e duarve zgjidhni sapunë (në formë lëngu) që përmbajnë PH të përafërt me atë të lëkurës (që shkon nga 5-7).



Thonjtë dhe ushqimi

Për duar të shëndetshme përpiquni që në ushqimin tuaj të përditshëm të keni produkte të pasura me vitaminë A (karota, spinaq, presh, kunguj, panxhar, vezë) dhe ushqime si bishtaja, drithëra, fruta të thata, prodhime deti etj.



Rregullimi i thonjve:

1) Për të pasur duar të bukura duhet t’i rregulloni një herë në javë. Keni nevojë për: limë, një manikyr pa ngjyrë, forcues me vitamina dhe krem hidratues.

2) Para se të përdorni manikyrin, zhytini duart në ujë të vakët me sapun dhe pasi i keni lënë për 5 minuta i lyeni me pak vaj që zbut pjesët anësore.

3) Më pas, me pincën e posaçme rregulloni pjesët anësore. Shtyjini ato për nga brenda dhe mos i prisni (as t’i kafshoni) pasi mund të infektohen.

4) Me anë të limës caktoni dhe formoni gjatësinë dhe formën e thonjve. Kur t’i limoni bëjeni vetëm në një drejtim. Gjithashtu, mund të limoni lehtë edhe pjesën e sipërme të thoit për një rezultat më të pastër dhe të ndritshëm.

5) Përfundoni me manikyrin e tejdukshëm që është i domosdoshëm për mbrojtjen e thonjve edhe në rastet që nuk përdorni manikyr me ngjyrë. Filloni të vendosni manikyrin nga mesi i thoit e më pas në pjesët anësore. Ngjyrat e lehta ose të tejdukshme janë ideale për manikyr të shpejtë dhe nuk janë kurrë jashtë mode.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga Vizitor Wed 19 Jan 2011 - 7:25

dy temat u bashkuan
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga Emona Wed 19 Jan 2011 - 7:28

Si të kujdeseni për thonjtë  389496 Nuke dija Qe egziston Sory.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Jan 2011 - 4:57

Si të kujdeseni për thonjtë  Ale_glitter_rosa6
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Jan 2011 - 4:58

Si të kujdeseni për thonjtë  Ale_glitter_rosa7
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Jan 2011 - 4:58

Si të kujdeseni për thonjtë  Ale_glitter_rosa8
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga WebMaster Fri 28 Jan 2011 - 4:58

Si të kujdeseni për thonjtë  Ale_glitter_rosa3
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga Katniss Wed 9 Feb 2011 - 8:00

Ok vajza ,jam dakord per higjinenen e thonjve,mirepo si mund ti duroni thonjte e rritura dhe te lyera aq rende?
Nuk mendoni qe gjera te tilla jane vrasese te higjienes?
Nuk u pyes me synimin tu kritikoj,vetem se une per vehte nuk do ti kisha rritur dhe lyer asnjehere....
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 19:03

Keshilla teper te vlefshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si të kujdeseni për thonjtë  Empty Re: Si të kujdeseni për thonjtë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi