Mos i preni thonjtë natën!
2 posters
Faqja 1 e 1
Mos i preni thonjtë natën!
(Nga alfabeti i besëtytnive)
Komentimi i besëtytnive të cilin do ta japim këtu, duhet të merret vetëm si një gjë argëtuese, dhe nëse dikujt i shkon ndërmend se po bëjmë manipulime pseudoshkencore me frikën dhe mosnjohurinë e njeriut - gabon rëndë. Në fund të fundit, vetë zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, si duket, është fajtor për rrënjëzimin edhe më të madh të këtyre dukurive ngase mos harroni, për shkencën e djeshme kjo e sotmja ka qenë besëtytni pseudoshkencore... po ajo e nesërmja...?!
Sa e sa herë më ka ndodhë kur gjyshja apo dikush tjetër më tërhiqte vërejtjen kur tentoja që një veprim të zakonshëm ta kryeja në kohë të pazakonshme. Po ju të dashur lexues, sa herë deri tash keni pasur rastin të dëgjoni vërejtje të llojit: "Mos u shiko në pasqyrë natën", "Mos puno se është e Xhuma", "Mos e zbath vetëm njërën çorapë se...", etj. etj.
Ardhmëria (fati dhe fatkeqësia), edhe sot e kësaj dite, krahas zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë ,mbetet e panjohur në po atë masë sa ishte edhe në kohët e civilizimeve të lashta. Kujdesi që të evitohet fatkeqësia, gjegjësisht që të arrihet deri te fati, bëri që njeriu gjatë gjithë këtyre shekujve në çdo pëllëmbë të tokës, t'i ruajë në traditën e vet këshillat bestyte nga të parët e tij. Kështu besëtytnitë me shekuj e shekuj ndikuan në psiken e njeriut. Historiani T. S. Noulson besëtytnitë i klasifikon në tri kategori:
a) Besëtytnitë që kanë të bëjnë me veprime të ashtuquajtura detyruese e që manifestohen si formë e bindjes së individit se do t'i ndodh ndonjë fatkeqësi nëse e kryen veprimin e caktuar.
b) Besëtytnitë që shprehen me anë të kryerjes së ritualeve të caktuara specifike ose fetishizmit të mjetit të caktuar, e që më vonë sjellin deri te rezultati i kërkuar.
c) Leximi i shenjave dhe komentimi i parashikimeve të cilat na bëjnë me dije për pritjen e ndonjë ndodhie. Komentimi i besëtytnive të cilin do ta japim këtu, duhet të merret vetëm si një gjë argëtuese, dhe nëse dikujt i shkon ndërmend se po bëjmë manipulime pseudoshkencore me frikën dhe mosnjohurinë e njeriut - gabon rëndë. Në fund të fundit, vetë zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, si duket, është fajtor për rrënjëzimin edhe më të madh të këtyre dukurive ngase mos harroni, për shkencën e djeshme kjo e sotmja ka qenë besëtytni pseudoshkencore... po ajo e nesërmja...?!
Nëse pa paragjykie dëshironi të argëtoheni disa çaste, ja disa këshilla që i mblodhëm kohë më parë nga tradita mjaft e pasur e popullit tonë.
Abeceda e besëtytnive
-Nusja e re në shtëpi të burrit, në ditën e martesës, duhet të hyjë (ta shkelë pragun) me këmbën e djathtë, në të kundërtën harmonia e familjes do të shkatërrohet që nga ai çast. Po ashtu, me të dy duart (ndonjëherë të lyer me mjaltë) duhet ta prekë pjesën e sipërme të derës -që jeta e qiftit të ri të jetë e ëmbël, e lumtur dhe në harmoni me anëtarët tjerë të, familjes. Bonbonet, orizi, gruri e drithërat tjera që i hidhen nuses (apo ndonjëherë çiftit të ri) - kanë për qëllim që trashëgimia e tyre të jetë e suksesshme.
-Nëse gërshërët bien nga dora dhe ngulen në dysheme - është shenjë e grindjes së shpejtë e anëtarëve të asaj familjeje.
-Ena që rastësisht thyhet në kuzhinë paralajmëron fat të befasishëm për atë familje, ndërsa nëse fotografia apo ndonjë gjësend tjetër bie nga muri rastësisht, pritet një fatkeqësi e madhe për shtëpinë. Po qe se e thyeni rastësisht pasqyrën, atëherë thonë se në shtatë vitet e ardhshme do të jeni i pafat!
-Fatkeqësi sjell gjithashtu edhe ajo nëse e harroni çadrën hapur në shtrat, çadrën e mbyllur dhe nëse luani me gërshërë pa prerë asgjë.
-Nëse në të njëjtën kohë i preni thonjtë edhe të këmbëve edhe të duarve, në të njëjtën ditë do të keni edhe gëzim edhe hidhërim.
-Nëse gjethja nga druri vetvetiu bie dhe prek supin tuaj të majtë - mund të pritni së shpejti një fat apo gëzim të madh.
-Fëmija, nëse vetvetiu merr fshesën dhe fillon ta fshijë dhomën, mund të pritni ardhje e një mysafiri nga larg. E njëjta ndodh edhe nëse e harroni (mbetet gjatë) lugën nën sofër. Thonë se do të takohesh me dikë nëse faqja ju kruhet, syri i djathtë nëse ju kruhet sjell gëzim, ndërsa majti lot.
-Nëse ju tingëllon veshi i majtë mund të pritni lajme të këqija ,ndërsa i djathti sjell lajme të mira. Lemza nëse ju ngacmon intensivisht - është shenjë se dikush pandërprerë në ju mendon, dikush që ju do me zemër.
-Nëse e dëgjoni gjelin që këndon në mesnatë - pritet një rrezik i madh për zotin e shtëpisë në oborrin e të cilit ndodhet gjeli, ndërsa këndon në orën 12, apo pak para mbrëmjes, atëherë paralajmëron fat të papritur.
-Kur ju kruhet dora e djathtë - është paralajmërim se do të jepni (te disa e kundërta) para, ndërsa e majta - se do të merrni para.
-Po qe se nga shtrati zgjohesh dhe së pari shkel me këmbën e majtë, tërë ditën punët mbrapsht do të vejnë. Shumë njerëz në mesin tonë besojnë se vetëm në mëngjes njeriut i ndahet fati, prandaj duhet zgjuar sa më herët!
-Nëse në majë të gjuhës ju paraqitet ndonjë puçërr, dikush është duke ju sharë prapa shpine, e njëjta vlen edhe nëse ju skuqet veshi i majtë, ndërsa i djathti do të thotë lavdërimin që dikush ju bën.
-Nëse syri vetvetiu loton, apo tymi nëse vazhdimisht hyn në sy, do të thotë se dikush është i përmalluar për ju. Gëzim sjell edhe nëse mjekra ju kruhet.
-Ilirët kanë besuar se nëse lëshohen gjarpërinjtë nëpër trupin e femrave pa fëmijë, ato do të mbarësohen në natën e parë të fjetjes me burrin.
-Vënia e dorës gjatë gogësimit nuk është vetëm mirësjellje bontone, por atë e bëjnë shumica ngase janë të bindur se përmes gojës hyjnë shpirtrat e këqinj.
...Dhe nëse ju fiket cigarja thonë...
...thonë...thonë...
...ndize edhe njëherë!
/sa-kra/

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Mos i preni thonjtë natën!
qenkan shum interesante i kam lexuar me tere vemendje.......
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» MOS I PRENI THONJTË NATËN!
» Si të kujdeseni për thonjtë
» Si te kujdesemi per thonjte!
» Thonjtë rrёfejnё sekretin e shëndetit
» Ngjyrë nudo për thonjtë tuaj
» Si të kujdeseni për thonjtë
» Si te kujdesemi per thonjte!
» Thonjtë rrёfejnё sekretin e shëndetit
» Ngjyrë nudo për thonjtë tuaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi