Berisha i sulmon të gjithë
Faqja 1 e 1
Berisha i sulmon të gjithë
Kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp të mbajtur dy orë para manifestimit homazh të opozitës, ka akuzuar presidentin e Republikës, Bamir Topi, se ka mbyllur sytë para dhunës së ushtruar nga protestuesit gjatë 21 janarit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka paralajmëruar se këtë cështje do ta trajtojë me shumë seriozitet komisioni i posacëm parlamentar për ngjarjet e 21 janarit.
“Zoti Topi nuk pa policë që gjuheshin barbarisht, nuk pa policë që u hidhej flaka për t’i djegur, nuk pa policë të shtrirë në tokë dhe që protestuesit u turreshin si kafshë të egra, nuk pa flamurin që një protestues e hodhi si leckë. Po them një të vërtetë shumë të hidhur dhe shumë të trishtuar, por është një e vërtetë që do hetohet nga komisioni parlamentar”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka publikuar disa të dhëna që provojnë sipas tij se “bllokmenët” më 21 janar tentuan të realizonin një grusht shteti.
Ai ka bërë të ditur se nga hetimet e kryera është zbuluar se opozita ka stërvitur grupe të posacme për rrëzimin e qeverisë, duke i pajisur ato me armë të sofistikuara.
“I është dhënë 300 dollarë secilit për dhunën që do përdornin. Disponohen të dhëna për sasi eksplozivi, tritoli dhe kallshnikovi, me të cilat do të realizohej sulmi final për të hyrë në ndërtesë. Disponohen të dhëna për armët e sofistikuara, cadrat-pistoletë, stilolapsat-pistoletë dhe thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti. Disponohen të dhëna se grupe pesëshe të stërvitura ditë të tëra në zona të ndryshme për sulmin, se ky puc u financua me së paku 2 milionë dollarë”, ka deklaruar Berisha.
Sipas tij, institucionet e drejtësisë zotërojnë edhe prova për urdhërat që sipas tij lidershipi i opozitës u jepte protestuesve me qëllim “rrëzimin e qeverisë legjitime”.
“Disponohen të dhëna për gjithcka ndodhi në ato 5 orë në bunkerin e bllokmenëve të kryesuar nga Edi Rama. Rama dhe pucistët ishin me veshë dhe sy të ngritur. Gjithcka që ka ndodhur ato 5 orë do t’u zbardhet qytetarëve shqiptarë, të gjitha urdhërat e dhëna nga bllokmenët që po shihnin ëndrrën e tyre të bëhej realitet janë të evidentuara”, ka pohuar Berisha, duke theksuar se opozita puciste kishte bërë gati edhe ndarjen e posteve të qeverisë së re.
“Disponohen të dhëna për ndarjen paraprake të posteve të qeverisë së re, të përcaktuar nga ata që do merrnin Ministrinë e Brendshme. Ky do të ishte Tomë Doshi”, ka deklaruar Berisha.
Duke dhënë garancinë e tij se të gjithë përgjegjësit e dhunës do të përballen me ligjin, kryeministri ka përfituar nga rasti për të sulmuar sërish kryeprokuroren Ina Rama, e cila sipas tij prishi marrëveshjen me SHBA.
“E ftova ndrikullën të hetonte. Miqtë ndërkombëtarë e kuptuan se cfarë fshihej pas urdhër-arresteve për zinxhirin e gardës kombëtare. Pas një angazhimi shumë të fortë, pardje pasdite arritën një marrëveshje, që secili nga oficerët e gardës të paraqitej para prokurorit, ku të bëhej deklarata dhe të anulohej urdhër-arresti. Por kjo marrëveshje u shkel nga urdhëri që mori zonja Rama, duke faktuar se ajo nuk respekton asnjë normë dhe asnjë standart”, është shprehur Berisha.
Duke paralajmëruar se provat që zotëron do t’i vërë në dispozicion të organeve të drejtësisë, Berisha ka shprehur miratimin e tij për homazhet e sotme të opozitës, por ka paralajmëruar liderin e saj Edi Rama se, nëse do të tentojë sërish pucin, do të ndëshkohet rëndë.
“Do respektohet plotësisht e drejta e protestës, se qytetarët nuk do kenë asnjë llojë kufizimi për të drejtën e tyre të protestës paqësore. Ne nuk kemi asnjë shmangie. Por nëse pucisti Edi Rama do të tentojë për herë të dytë, atëherë do të përballet me pasoja që nuk i imagjinon”, ka shtuar Berisha, i cili duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se opsioni për zgjedhje është i vlefshëm vetëm për vitin 2013.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Meta ikje me turp, Berisha sulmon median
» Ruci: Berisha duhej përjashtuar nga gjithë legjislatura
» PD sulmon Ina Ramën
» Macja sulmon ariun
» Përsëri “sulmon” me dekoltenë e saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi