Meta ikje me turp, Berisha sulmon median
Faqja 1 e 1

Kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi dje, se “largimi i Metës është një manovër e detyruar në kushtet e presionit qytetar, politik dhe ndërkombëtar që e formalizon krizën e thellë ku e ka futur qeverisjen e vendit llumi i korrupsionit”. Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë, Rama komentoi dorëheqjen e Metës, ndërkohë që kërkoi edhe largimin e kryeministrit Berisha dhe ftoi qytetarët që të protestojnë fuqishëm më 21 janar, në Tiranë.
“Ky largim me turp dhe qëndrimi akoma më i turpshëm i të ashtuquajturit kryeministër pas largimit, si edhe lëvizjet tërësisht të kompromentuara që pasuan, shtojnë arsyet për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjidhjen e re politike që do tu hapë rrugë zgjedhjeve të reja. Në 21 Janar në demonstratë cilido që mendon se kështu nuk vazhdohet më”, u shpreh dje, Rama.
Ai dënoi edhe sulmet e Berishës, ndaj drejtuesve të Top Channel, që sipas Ramës janë sulme mafioze. “Saliu vazhdoi avazin fyes me popullin duke vazhduar të mohojë atë që çdo shqiptar e pa dhe e dëgjoi me zë e me figurë dhe që në fakt ndodh çdo ditë nën strehën e pushtetit të vjedhur për të vjedhur Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Skandalet
Ndërkohë, dje, pak orë më parë, Rama kishte deklaruar në nisje të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare se së shpejti PS do të denoncojë një skandal të dytë që ka lidhje me shifrat e kriminalitetit në Shqipëri, “të cilat fshihen e manipulohen njësoj si shifrat e zgjedhjeve, si shifrat e ekonomisë, si shifrat e ullinjve që mbjell Saliu në mbledhjet e qeverisë dhe që u dyfishuan tamam ditën kur duhej kërkuar dorëheqja e Metës”. “Ka radhën e publikimit edhe e vërteta e dokumentuar e përmbytjes së fundit, për të cilën arritëm t’i sigurojmë dokumentet zyrtare në një rrugë strapacimesh e vështirësish si të siguronim sekretet që kanë krijuar botën. Ato dokumente provojnë tmerrin e madh të përmbytjes së parashikuar e plotësisht të pranuar nga Meta e Saliu si një domosdoshmëri për interesa ekonomike, pikërisht sepse nuk kanë asnjë fije respekti për popullin që përmbysin”, u shpreh Rama. ai u shpreh se Prokuroria “duhet të kishte filluar me kohë hetimin për blerjen e paligjshme me sasi të mëdha të tokës nga një shtetas i huaj, të cilin Saliu e ka quajtur publikisht në parlament “miku im”, por që në fakt e ka mik me bllok në dorë, ministri më ministri e pasuri më pasuri, njësoj si zëvendësin e tij”. Duke kujtuar se PS-ja ka të dhëna të reja edhe për këtë miqësi i drejtoi publikisht një pyetje kryeministrit. “ A ka fituar ai drejtpërdrejtë apo, nëse jo, a është ai në dijeni për ndonjë anëtar të familjes së tij që ka fituar para të thata në dorë në kurriz shqiptarësh të zakonshëm e të mjerë nga kjo miqësi? Sqaroj se nuk bëhet fjalë për shërbime avokatie”, u shpreh Rama. Duke ironizuar me videon e Metës, Rama tha se kjo nuk është truk dhe as montazh. “Në 21 janar ne do të fillojmë përpjekjen tonë, me gjithçka mundemi”, - u shpreh dje, Rama.

Similar topics
» Berisha i sulmon të gjithë
» Turp apo Xhelozi?
» Turp apo Xhelozi?
» “I dua kuqezinjtë, Xhakës t’i vijë turp”
» PD sulmon Ina Ramën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi