Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KLSH: Dogana fsheh të dhënat për homologët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KLSH: Dogana fsheh të dhënat për homologët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KLSH: Dogana fsheh të dhënat për homologët

Shko poshtë

KLSH: Dogana fsheh të dhënat për homologët Empty KLSH: Dogana fsheh të dhënat për homologët

Mesazh nga Vizitor Mon 31 Jan 2011 - 2:04

KLSH: Dogana fsheh të dhënat për homologët Klsh
Lufta ndaj korrupsionit në doganat shqiptare duket se nuk ka sjellë rezultatet e pritshme në vitet 2007-2009.

Pavarësisht marrëveshjeve të shumta me doganat e vendeve finje për shkëmbim informacioni për rastet e kontrabandës dhe verifikimin e faturave, pala jonë nuk i ka respektuar të gjitha “paktet”, duke i kthyer proceset e hetimit tepër të vështira në nxjerrjen e konkluzioneve.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, hartuar në vitin 2010, për periudhat 2007-2009, vë në dukje një mori problemesh dhe shkeljesh të ligjit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganës, sektori i Informacionit.

Me gjithë punën e bërë nga Drejtoria e Informacionit, në bashkëpunim me strukturat doganore homologe, me të cilat janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacioneve doganore dhe me strukturat e tjera të specializuara në luftën kundër trafiqeve të paligjshëm, për grumbullimin, përpunimin e klasifikimin e informacioneve, KLSH thotë se, nuk është punuar sa duhet në verifikimin e faturave të dyshimta dhe ka pasur mungesa në bashkëpunimin dhe bashkëveprimin efektiv ndërmjet drejtorive brenda departamentit dhe jashtë tij.

Nga të dhënat e marra në Sektorin e Verifikimit të Faturave rezulton se, për periudhën e viteve 2006-2009 janë kërkuar verifikime faturash nga doganat homologe 1384 raste, nga të cilat 163 prej tyre kanë rezultuar me probleme ose 11.8 për qind.

“Nga të dhënat kemi se jo të gjitha strukturat e administratës doganore kanë punuar me përgjegjësi për të verifikuar, zbuluar, parandaluar dhe vënë para përgjegjësisë subjektet që kanë shmangur pagesën e detyrimeve doganore në import, në mënyrë të veçantë duhet përmendur puna e pamjaftueshme që është bërë nga bashkëpunimi i Drejtorisë së Informacionit me Drejtorinë e Kontrollit pas Zhdoganimit dhe disa degë doganore, lidhur me verifikimin e çmimeve në origjinë, për të vërtetuar transaksionet e vetëdeklaruara nga subjektet importuese, të cilat në pak raste pas verifikimit kanë rezultuar të falsifikuara”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Drejtoria e Hetimit ka bërë më shumë kërkesa për verifikim faturash, gjithsej 588 raste, ku këtu janë përshirë edhe rastet kur kërkesa përsëritet dhe rastet kur një kërkesë përmban më shumë se një subjekt ose fatura për t’u verifikuar, nga të cilat me probleme kanë rezultuar 112 fatura ose 19% e tyre. Drejtoria e Kontrollit pas Zhdoganimit të Departamentit Operativo-Hetimor dhe disa degë doganore si Tirana, Durrësi, Elbasani, Kakavija, Vlora dhe Kapshtica, rezulton se kanë bërë shumë kërkesa për verifikim faturash por kanë një përqindje shumë të ulët të rasteve me probleme, çka KLSH nxjerr konkluzionin “se rastet e dërguara janë vetëm për të justifikuar punën se kemi dërguar fatura për verifikim kur e ‘dinë’ shumë mirë se ato janë të rregullta ndërsa ato me probleme nuk i dërgojnë për verifikim”.

Gjatë viteve 2006–2009 kanë ardhur për t’u verifikuar nga doganat homologe disa raste eksportesh të bëra në drejtim të vendit tonë në të cilat pjesën më të madhe e përbëjnë eksportet e karburanteve nga Greqia.

Sipas të dhënave të kësaj tabele rezulton se në 11 raste nuk i është dhënë përgjigje autoriteteve doganore homologe e konkretisht, në pesë raste të Greqisë, dy raste të Italisë, dy raste të Serbisë, një rast Hungarisë dhe një rast autoriteteve doganore homologe të Maqedonisë, me pretendimin se nuk janë mbyllur hetimet.

“Të gjitha këto dhe të tjera të cilat mund të kenë të bëjnë me cilësinë e rakordimeve, janë me pasoja të mëdha, sepse hetimi i tyre bëhet shumë i vështirë duke pasur parasysh afatet e parashkrimit të shkeljeve doganore të përcaktuara në Kodin Doganor, e cila është me pasoja, si dhe në realizimin e të ardhurave nga i gjithë sistemi fiskal”, thotë KLSH
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi