Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rritet dogana për automjetet e përdorura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rritet dogana për automjetet e përdorura People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rritet dogana për automjetet e përdorura

Shko poshtë

Rritet dogana për automjetet e përdorura Empty Rritet dogana për automjetet e përdorura

Mesazh nga Vizitor Thu 18 Mar 2010 - 4:19

Rritet dogana për automjetet e përdorura Makina-lezheKush planifikon të blejë automjet të përdorur duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi Ministria e Financave parashikon ta rrisë ndjeshëm taksën e mjedisit.

Pas dy vjet negociatash, qeveria ka pranuar kërkesën e Bashkimit Europian për të ekuilibruar taksën doganore, duke ia “ngopur” konsumatorit shqiptar, i cili do të paguajë taksë me norma edhe më të larta.

Formula e llogaritjes së taksës për makinat e importuara të përdorura ndryshon në disa elementë, ku hiqet taksa fikse për vitet e prodhimit (10 vjet), ndërsa koeficienti ka pësuar rritje.

Tjetër masë e pashpjeguar mirë në relacion është fakti se taksa e makinës së importit do të paguhet kurdoherë që shitet mjeti, brenda territorit të vendit.

Në këtë mënyrë, në lojë do të futet edhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, e cila në çastin e pagesës së qarkullimit, individi që ka blerë makinë të përdorur, do të paguajë taksë ekstra.

E thënë ndryshe, qeveria ia bën qejfin BE-së, duke hequr taksën fikse, e cila nuk shkonte më shumë se 60 mijë lekë, ndërsa rrit ndjeshëm koeficientët për makinat e përdoruara, ku nga 0.0048 që ishte për 10 vjet përdorimi, e bën me 0.5 për çdo vit përdorimi.

Gazeta “Shqip” disponon të plotë projektligjin “Për taksat kombëtare”, ku ndër të tjera parashikohet rritje e taksës për karburantet dhe qymyrin, sa i takon karbonit të djegur.

Në projektligj parashikohet falja e detyrimeve për automjetet me targa të huaja, duke e liberalizuar plotësisht lëvizjen e tyre.

Sot këto automjete paguajnë 1 euro për 60 ditë qëndrimi, ndërsa mbi këtë periudhë paguajnë çdo ditë 1 euro.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi