Durrës, informatizohen të dhënat
Faqja 1 e 1
Durrës, informatizohen të dhënat
Është prezantuar në Durrës projekti i informatizimit të shërbimeve.
Kjo iniciativë synon t’i ofrojë shërbimet më shpejt, në kohë dhe cilësi, duke lehtësuar procedurat për qytetarët durrsakë. “Jemi në kushtet e shtrëngesave financiare buxhetore dhe optimizimi i përpjekjeve do të rrisë efektivitetin e projekteve tona në shërbim të qytetarëve”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit, në prezantim të këtij projekti, me vlerën e 75 milionë lekëve.
Ai është ndarë në tri faza dhe aktualisht po punohet në fazën e dytë të tij. Përmes këtij projekti, qyteti bregdetar bëhet pionier i nismës “Oracle-Smart Cities” në Ballkan. Informatizimi i shërbimeve do të ofrojë lehtësira për 47 mijë familjet durrsake dhe rreth 6 mijë biznese që kanë nevojë për shërbime. Brenda këtij viti synohet që qytetarët të marrin përgjigje të plota për nevojat e tyre në qendrat e njësive administrative.
Po ashtu mendohet që një rrjet zyrash informuese të instalohen në qytet, ndërsa do të shfrytëzohen dhe sms-të, adresat elektronike dhe qendra e thirrjeve, call center. Aktualisht po punohet për administrimin e kontaktit të informatizuar me qytetarët dhe bizneset, ndërsa në Bashkinë e Durrësit janë informatizuar sektori i financave, departamenti i taksave, burimet njerëzore dhe pagat, protokoll-arkiva.
Në fazën e tretë do të krijohet rrjeti i përbashkët me të gjitha institucionet e tjera. “Me këtë program jemi të aftë t’i ofrojmë kujtdo përgjigje në të gjitha kanalet e komunikimit që përdorin qytetarët në jetën e tyre të përditshme. Brenda këtij viti qytetarët e Durrësit do ta kenë të zakonshme të marrin përgjigje edhe me e-mail, edhe me SMS, edhe me internet, edhe me call center”, tha kryebashkiaku Vangjush Dako.
Gjatë prezantimit të projektit ai iu drejtuar autoriteteve qendrore që të zhvillojnë programe të përbashkëta, në funksion të përmirësimit të cilësisë, në shërbim ndaj qytetarëve, duke shmangur sorollatjet e shumta. Ftesën për bashkërendim të burimeve dhe forcave për projekte të ngjashme, Dako ua drejtoi dhe kryebashkiakëve të tjerë të vendit, duke theksuar se detyra e institucioneve publike është që të ofrojë informacion të plotë, koherent e të arritshëm me të gjitha mjetet moderne të komunikimit që ofron sot tregu.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» KLSH: Dogana fsheh të dhënat për homologët
» Durrës, dështon buxheti
» Durrës, ekzekutohet 35 vjeçari
» Të dhënat e reja tregojnë se edhe meshkujt edhe femrat pëlqejnë të shikojnë filma pornografikë
» Pamje nga vendi ku jetoni aktualisht.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi