Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve

Shko poshtë

Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve Empty Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve

Mesazh nga Vizitor Mon 31 Jan 2011 - 2:11


Biznesi: Të ndalet çmimi i karburanteve Karburant1
Rritja e çmimit të karburanteve ka sjellë reagimin e biznesit industrialist, duke qenë se e përdor si lëndë të parë në përpunimin e mallrave të ndryshëm.
Duke marr shkak nga shenjat e dukshme të keqfunksionimit të tregut të gazit, si dhe të tregut të karburanteve në përgjithësi në vend, Konfindutria i ka drejtuar qeverisë kërkesën për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë të veprimit të Entit Rregullator të Karburanteve (ERK).

“Institucioni në fjalë duhet të shërbejë si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet subjektive të çmimeve në tregun strategjik të karburanteve, përfshi edhe tregun e gazit të lëngshëm krahasuar me çmimet e tregjeve ndërkombëtare për shmangien e kostove shtesë për bizneset, industrive dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh dje administratori i përgjithshëm i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, mbështetur në vlerësimin krahasimor të çmimeve të tregjeve vendore dhe ndërkombëtare arrihet në përfundimin, se në janar 2011 konsumatorët me pakicë të karburanteve dhe gazit në Shqipëri po përballen pothuaj me të njëjtat nivele sikundër ishin në kulmin e çmimeve në fund të vitit 2008, në pragun e krizës globale edhe pse çmimet respektive në tregjet ndërkombëtare në vitin 2011 janë pothuaj 90 për qind më të ulëta sesa në vitin 2008.

Buxhuku thotë se, ndërkohë monedha kombëtare Lek në periudhat krahasimore të mësipërme është zhvleftësuar kundrejt dollarit amerikan (USD) jo më shumë sesa 28 për qind. “Në kushtet e mësipërme rrezikojmë, që çmimet e karburanteve të rriten në vazhdimësi në nivele të tjera mjaft më të larta, nëse vlerësohet edhe kahu për rritje të dukshme i çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, deklaron administratori i Konfindustrias.

Në dy javët e fundit, tregu vendas ka hasur me çmime gjithnjë e në rritje të karburanteve, që sot shiten në treg, nafta me 160 lekë, kurse benzina me 170 lekë për litër.

Tregu i karburanteve dhe gazit me një qarkullim vjetor prej 800-900 milionë eurosh përbën tregun më të madh në vend me ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë sektorët e ekonomisë, sidomos industrive, si dhe në mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

“Kostot shtesë të panevojshme të krijuara në vazhdimësi nga keqfunksionimi i tregut të karburanteve ndikojnë në uljen e fuqisë konkurruese të prodhimeve vendore krahasimisht prodhimeve të huaja, duke shtuar problematikën shqetësuese në ekonominë shqiptare, sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale”, analizon Buxhuku.

Konfindustria, në kushtet kur shteti shqiptar nuk ka më asnjë mjet për të ndërhyrë drejtpërdrejt për të rregulluar çrregullimet e tregut strategjik të karburanteve, kërkon ngritjen sa më shpejtë të Entit Rregullator të Karburanteve.

Sipas Buxhukut, shembuj të institucioneve të tilla i gjejmë jo vetëm në vendet e zhvilluara të BE dhe botës, por edhe në vende të rajonit tonë.

Nga ana e tyre, tregtarët e karburanteve deklarojnë se me kushtet si operon sektori është e pamundur të vërtetosh abuzimin, ndërsa si shkak për rritjen e çmimeve jepen disa faktorë që lidhen me politikën fiskale të ndjekur nga qeveria në dy vitet e fundit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi