Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fier, lumi i vdekjes dhe naftës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fier, lumi i vdekjes dhe naftës  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fier, lumi i vdekjes dhe naftës

Shko poshtë

Fier, lumi i vdekjes dhe naftës  Empty Fier, lumi i vdekjes dhe naftës

Mesazh nga Vizitor Mon 7 Feb 2011 - 13:00

Fier, lumi i vdekjes dhe naftës  FIER-NDOTJA-SPECIALE07
Një katastrofë ekologjike me përmasa të pallogaritshme, vetëm me këto fjalë mund të përkufizohet sot gjendja në të cilën ndodhet bregdeti i Fierit, vënë në fokusin e “Shqipëria Tjetër”, reportazhit të çdo të hëne.
I mbytur nga inertet e mbeturinat, por mbi të gjitha nga mbetjet e naftës që kanë mbuluar gjithçka në një rreze prej disa kilometrash.

E gjithë vija bregdetare është shndërruar thuajse në një muze makabriteti mes ndotjes ekstreme e skeleteve të kafshëve të ngordhura.

Nafta dhe mbetjet e saj kanë mbuluar gjithçka, duke i dhënë zonës ngjyrë të hirtë, shoqëruar me një aromë mbytëse që të bën të vështirë frymëmarrjen.

Në det, në tokë, në ajër, kudo dallohen shenjat e forta të ndotjes që ka mbërthyer në një morsë shkatërrimtare të gjithë vijën e bregdetit.

E pamundur të gjesh qoftë edhe një grusht tokë të pastër e të paprekur nga ndotja në këtë peisazh të trishtë, të humbur e që pak ose aspak ka sot për të thënë.

"Njerëzit kur vijnë në plazh në verë, marrin me vete shishe benzine për të pastruar fëmijët e tyre nga nafta dhe ndotja pasi të lahen", thotë një banor i zonës.

Kolektori i Roskovecit, lumi i njohur ndryshe nga banorët e Fierit si vija e Ngjalës është shkaktari kryesor i ndotjes katastrofike të kësaj zone.

Në grykëderdhjen e lumit mund të dallohen lehtësisht gjurmët e naftës dhe mbetjeve të saj, që më pas shpërndahen lirshëm për dhjetëra kilometra.

Sa më shumë të ngjitesh përgjatë rrjedhës së tij, aq më të dukshme bëhen gjurmët e ndotjes, deri pranë asaj që banorët e zonës e njohin si ura e fshehte, ku vija e naftës merr pamjen e një llave të zezë, të lëshuar frikshëm drejt detit.

Masa e mbetjeve të hidrokarbureve që vijnë nga lumi, shpesh është aq e madhe sa e ngurtësuar krijon ishuj mbi të cilët pakush do ta besonte se mund të qëndronin lehtësisht edhe njerez.

Sporadikisht, ndonjë peshkatar gjuan me shpresën se preja e tij mund të ketë hyrë gabimisht nga thellesitë e detit në lumë dhe nuk ka qëndruar gjatë aty.

Në të kundërt, siç na thonë edhe ata vetë, peshkun e hedhin sërisht në ujë për shkak të shijes dhe erës së fortë të naftës.

"Është e qartë që edhe bagëtitë që pijnë ujë, mund të kenë rreziqe të mëdha për shëndetin", thotë një banor i zonës.

Shterpëzimi është rezultati i vetëm që ka prodhuar kolektori i Roskovecit përgjatë 30 kilometrave shtrirje, pa kursyer as tokat bujqësore, produktet e të cilave, në shumicen e rasteve janë të pakonsumueshme.

Gjurmët e vijës së zezë të naftës që udhëton me kolektorin e Roskovecit, të çojne drejt një stacioni të vetem, Patos Marinzës, zonës naftëmbajtëse më të madhe në vend. Lumi gjarpëron dendur përgjatë puseve e shtëpive që shpesh bashkëjetojnë në pak metra katror.

Rreth 80% e banorëve të fshatrave Marinëz e Beline janë të sëmurë me tepricë karboni në gjak, shumë të tjerë janë detyruar t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, në zonë po shtohen edhe fëmijët me probleme të lindura mendore.

"Ndotja e ambientit nuk mund të bëhet më e keqe. S’ka ku të shkojë më, jemi të gjithë të sëmurë, pa përjashtim të gjithë", deklaroi njëri prej banorëve të zonës për kamerat tona.

Thirrjeve 20-vjeçare të banorëve, askush nuk i është përgjigjur, në këtë zonë që është mësuar tashmë të lundrojë në një përballje të dhimbshme me vdekjen.

"Unë kam bërë analizat dhe më ka dalë karboni 15% mbi normë. Megjithatë, ka nga ata që kanë probleme edhe më të mëdha se unë", thotë mes dëshpërimit një prej të sëmurëve nga përthitja e hidrokarbureve, nëpërmjet ujit dhe ushqimeve.

E teksa banoret lëngojnë, krah tyre rrjedh i qetë kolektori i Roskovecit, i cili këtu zbulon një prej furnizuesve të tij. Mbetjet e naftës shkarkohen lirshëm në këtë pikë të lumit, i cili më pas udhëton për kilometra të tërë drejt bregdetit të Fierit, duke ngjyer në të zezën shfarrosëse çka gjen përpara.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi