Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ku mbeti flamuri i Vlorës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ku mbeti flamuri i Vlorës? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku mbeti flamuri i Vlorës?

Shko poshtë

Ku mbeti flamuri i Vlorës? Empty Ku mbeti flamuri i Vlorës?

Mesazh nga WebMaster Fri 11 Feb 2011 - 7:30

Ku mbeti flamuri i Vlorës? SheradinberishaPër shumë vite me radhë ka dominuar versioni zyrtar,se flamuri që Ismail Qemali ngriti më 28 Nënor 1912 në Vlorë,u qëndis nga korçarja Marigo Pozio,që jetonte në atë kohë në Vlorë dhe ajo e qëndisi atë brenda natës. Por,ky version i shndërruar në mit nuk i kënaqi të gjitha interpretimet që bëhen kohëve të fundit.
[justify]Një version tjetër që del nga kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës,vë në pah se,flamuri që Ismail Qemaili ka ngritur në Vlorë,është po ai që zbukuronte podiumin e Hotelit-„Kontinental“në Bukuresht,në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912.Takimi i Ismail Qemaili me komunitetin shqiptar të Bukureshtit,realisht vendosi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,që do të jetësohet 23 ditë më vonë në Vlorë.Të gjitha burimet rezultojnë se flamuri u mor nga Spiridon Ilo dhe gjatë gjithë udhëtimit me shpurën e Ismail Qemailit,e ka mbajtur me vet në gji.Meqë z.Ilo ishte djali i tezes së Marigo Pozios,natën e 27 nëntorit,ka fjeturr në shtëpinë e saj në Vlorë dhe sipas dëshmive,znj.Pozio ka qëndisur brenda natës vetëm theket e flamurit.Sipas kujtimeve të Vangjo Ilos(djalit të Spiridon Ilos)flamuri që e ka sjellur i ati nga Bukureshti në Vlorë ishte i stampuar e jo i qëndisur dhe ka pas përmasën 80 cm me 1 metër.Ky flamur nuk ishte i qëndisur më fije ari siç është pohuar deri më tani,por ka pasur thekë të verdhë,të cilat siç u tha më lartë, i ka qëndisur Marigo Pozio[size=7]Ekziston edhe një version tjetër që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Në një shkrim të gazetës“Dielli“që botohet në SHBA,thuhet se flamurin e ngritur në Vlorë e kishin sjellur mërgimtarët shqiptarë nga Amerika në Korfuz,për këtë qëllim.Meqenëse Marigo Pozio(grua e një tregëtari vlonjat),ato ditë ndodhej në Korfuz,në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri(për shkak të pengesave të mëdha doganore),këtë e bëri Marigo Pozio,e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.

Eqrem bej Vlora thotë se flamuri që u ngrit në Vlorë,në vitin 1914
u dogj nga grekët në Delvinë[Ndërkaq,përveç këtyre versioneve,Eqrem bej Vlora(kusheri i Ismail Qemalit), në kujtimet e tij,thotë se-flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë,ishtë një flamur që e mbaja në shtëpi si kujtim,të dhuruar solemnisht më 1909 nga një pinjoll i familjes Kastrioti(don Aladro Kastrioti)me banim në Paris.Dhe këtë pohim të Eqrem bej Vlorës e vërtetojnë plotësisht disa dokumente(letërkëmbime) që janë gjetur në maj 2004 në arkivat e ministrisë së jashtme të Shqipërisë 1.Në dokumentin e parë thuhet se në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm që flamurin e ngritur në Vlorë ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim,prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare,ku i kërkohej ta gjej flamurin dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në muzeun kombëtar.Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë përfshirë këtu edhe Marigo Pozion2.Ndërkohë Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë(asokohe ministër ishte Musa juka) në të cilën sqaron se flamuri,që Ismail Qamaili e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës,ashtu siç thotë edhe vet Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij.Së këndejmi kjo perfekturë kërkonë nga ministria që t´i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës,i cili asokohe ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare(mbretërisë zogiste) në Athinë Zoti Rauf Fico,ministër i jashtëm i Shqipërisë përmes një letre dërguar z.Eqrem bej Vlorës në Athinë,kërkon që ta dorëzon flamurin për ta vendosur në muzeun kombëtar 4.Ndërkohë z.Eqrem bej Vlora në letër-përgjigjen e tij prej 3 faqesh,pasi e falënderon ministrinë e jashtme që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin e ngritur në Vlorë,në material muzeal,me keqardhje thotë,se ai flamur nuk ekziston më!Në vijim ai shpjegon se ky flamur,pas për
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ku mbeti flamuri i Vlorës? Empty Re: Ku mbeti flamuri i Vlorës?

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Feb 2011 - 7:54

me gjithe keto permbysje dhe ndryshime te historise nuk do te cuditesha aspak sikur te dilte ndokush dhe te thoshte se asnjehere nuk eshte ngritur flamuri ne vlore Ku mbeti flamuri i Vlorës? 61998
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi