Ditët e jetës sime…” filmi i shkruar i Xhanfize Kekos
Faqja 1 e 1
Ditët e jetës sime…” filmi i shkruar i Xhanfize Kekos
| |
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të Xhanfize Kekos, lexuesit do të kenë në duar ditët e jetës së një prej artisteve më të shquara shqiptare, në një botim përgatitur nga Ilir Keko e Teuta Keçi dhe mundësuar nga Adrian Laperi, një prej aktorëve të vegjël të filmave të saj. "Xhanfize Keko do të mbetet 'Zonja e madhe e filmit', siç e ka përcaktuar me të drejtë një gazetare regjisoren e shquar të filmit shqiptar, sepse ajo iu përkushtua fëmijëve dhe krijoi me fëmijët e për fëmijët, si askush tjetër. Të bëheshe pjesë e filmave të saj ishte një privilegj, të cilin e kupton sa më shumë kalojnë vitet, por 'teta Xhano' - kështu na ka pëlqyer ta thërrasim gjithnjë - do të mbetet veç të tjerash, dhe 'nëna jonë shpirtërore', pasi ajo na bëri të ndiheshim njerëz me personalitet që kur ne ishim ende fëmijë dhe nuk e dinim se çfarë ishte personaliteti dhe sa i rëndësishëm ishte dhe mbetet ai në jetën e njeriut. Kjo Zonjë që sot na mungon të gjithëve, meriton shumë më tepër se këto radhë për çfarë na dha e çfarë na mësoi." Kështu shkruajnë në kopertinën e pasme të librit me kujtime "Ditët e jetës sime…", Adrian Laperi dhe shumë fëmijë të tjerë, protagonistë të filmave të atyre viteve, të cilët kanë nënshkruar tekstin e mirënjohjes ndaj artistes së ekranit shqiptar, që ia kushtoi jetën botës së madhe të fëmijëve të vegjël. Ajo e nisi karrierën si një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios "Shqipëria e Re", më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjisores më 1971. Për 13 vjet xhiroi 12 filma, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer. Filmografia e saj përfshin "Taulanti kërkon një motër" (1984/ edhe skenariste), "Një vonesë e vogël" (1982/edhe skenariste), "Kur xhirohej një film" (1981/edhe skenariste), "Partizani i vogël Velo" (1980), "Pas gjurmëve" (1978/edhe montazhiere), "Tomka dhe shokët e tij" (1977/edhe montazhiere), "Tinguj lufte" (1976), "Beni ecën vetë" (1975/edhe montazhiere), "Qyteti më i ri në botë" (1974/edhe montazhiere), "Mimoza llastica" (1973), "Kryengritje në pallat" (1972), "ABC...ZH" (1971). Përveç çmimeve e titujve të shumtë, ka fituar edhe Kupën e Festivalit për filmin "Beni ecën vetë". Keko është gjithashtu regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat "Beni ecën vetë", "Pas gjurmëve" dhe "Tomka dhe shokët e tij". Është bashkëshortja e kinodokumentaristit të shquar Endri Keko dhe nëna e shkrimtarit Teodor Keko. |
Similar topics
» Titulli apo tematika e poezis apo tregimit, qe keni shkruar se fundmi, apo qe jeni duke shkruar momentalisht...
» Fazat e jetës seksuale gjatë jetës, te meshkujt
» "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
» "Pesha e gruas sime"...film shqiptar..
» “Kurvat e kohës sime ishin të virgjëra”
» Fazat e jetës seksuale gjatë jetës, te meshkujt
» "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
» "Pesha e gruas sime"...film shqiptar..
» “Kurvat e kohës sime ishin të virgjëra”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi