"Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
+2
Docteur
Katniss
6 posters
Faqja 1 e 1
"Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
Eshte nje shkrim qe me pelqeu tejmase, mjaft i qelluar dhe me kuptim te thelle.
Uroj qe edhe juve t'u le pershtypje te mire, dhe paksa, tu beje te mendoni edhe per veten, per jeten tuaj.
Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!
Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën... më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!
Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"...KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PARË
Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E DYTË
Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TRETË
Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje" KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E KATËRT
Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri" KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PESTË
Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete" KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E GJASHTË
Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E SHTATË
Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam dhembje!" KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TETË
Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.
Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj: Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj. Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj: Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty...

Edituar për herë të fundit nga Calliope në Sun 26 Jun 2011 - 7:39, edituar 1 herë gjithsej
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
shume e bukur calliope
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
Kur lexoj, shikoj, degjoj gjera per Nenat perhere prekem .
Nena eshte nje institucion, qe duhet respektuar.
Kur vonoheni, merrini ne telefon se ato si ze gjumi deri sa ju te ktheheni, mos i lini ne ankth.
Kur ju flasin apo sju kuptojne, mos e ngrini zerin, mos i bertisni nenes , kuptojeni ju , ajo ju ka mbajtur 9-muaj ne bark, ju ka dhene mishi nga i saji, gjak nga i saji , qumesht nga i saji.Kur te gjithe i ka shqetesuar e qara juaj , asaj jo , asaj i eshte dukur kenga me e bukur .Degjojini keshillat e tyre, flisni shpesh me to , perqafojini dhe puthini sa here te mundeni , kthejani dashurine me te njejten monedhe qe ju kane rritur .Kur harxhoni lek klubeve a diskove mendoni se keni dhe nje nene e nje bab qe ndoshta nuk dalin ta pine nje kafe se nuk ju del a mendojne te kursejne , ndaj merrini here pas here per kafe per dreke, jashte.Blini dhurata dhe nenes dhe babait jo vetem te dashurave .
Dashuria e vetme ne kete jete pa Interes eshte ajo qe ka nena per birin - bijen e saj.

Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
E vetmja gje qe me ben te lotoj eshte nena ime sa here qe jam larg filloj mendoj per te kohen qe ka bere per mua ishim bashke shkoja ta ndimoja kur ajo punonte rrija me te edhe pse se ndimoja se isha teper i vogel e shoqeroja nga do kur kishte dhimbje koke i vije doren mbi koke kur kishte temp i veja nje peshqir te lagur me uje kur ishte e etur per uje shkoja me vrap te qeshmja dhe ja mbushja nje shishe me uje te ftohte me thoshte mos i bir i nenes se i bej vete je i vogel....kurse sot akoma i bej kto gjera madje e dua dhe me shume por sot kur me thot mos i bej se i bej vete une i jap pergjigjen qe kur isha i vogel nuk i thashe sepse nuk e dija JO NENE SEPSE TI ME KE BERE KTO GJERA KUR UNE KAM QENE I VOGEL TI U KUJDESI ME DHE KULTUREN ME DHE CDO GJE HOQE NGA JETA JOTE PER TE MI DHENE MUA keshtu qe une do jep nga jeta jeme ty sepse bashke jemi nje jete e vetme
Docteur- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne Afrike
Postime : 5764
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi : Ngacmime
Re: "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
E kam lexuar ka kohe kete shkrim...me pelqen shume
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
Shkrimi eshte shume i bukur, kthehet prape aty ku ish.
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
Tema u hap meqense u rikthye per diskutim..
Teper emocionues shkrimi
Teper emocionues shkrimi
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: "Tetë gënjeshtrat e nënës sime..!!!"
Nje shkrim teper i bukur dhe emocionues.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tetë gënjeshtrat e paharruara në internet
» “Kurvat e kohës sime ishin të virgjëra”
» "Pesha e gruas sime"...film shqiptar..
» Anxhelina Hadërgjonaj: “Dëshiroj suksesin e mamasë sime”
» Ditët e jetës sime…” filmi i shkruar i Xhanfize Kekos

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi