Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
5 posters
Faqja 1 e 1
Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
Bëhet e ditur se ishujt artificialë, të cilët krijojnë projektin “Dubai World” në formën e hartës së botës, po fundosen në det dhe se kanalet janë bllokuar me rërë.
Përfaqësuesi i kompanisë e cila përgjigjet për transportin e personelit dhe të lëndëve të ndërtimit, Richard Wilmot-Smith, deklaroi se ishujt sa vijnë e fundosen në det dhe se kërkimet e fundit tregojnë se ishujt janë prekur nga erozioni.
Projekti i përbërë nga 300 ishuj artificialë është një nga projektet më të mëdha dhe të famshme të Dubait. Projekti ishte ngadalësuar pak në fund të 2008 për shkak të uljes së çmimeve dhe problemeve financiare. Kompania e cila ka hapur një proces gjyqësor në lidhje me projektin “Dubai World” bëri të ditur se për shkak të mbylljes së kanaleve të udhëtimit me rërë është ulur thellësia e ujit, prandaj kërkohet një punim rregullues për kalimin e sigurt të mjeteve detare. Gjatë dëshmisë së dhënë në gjyq , Wilmot-Smith deklaroi se “përkeqësimi i gjendjes së ishujve” është një argument për ndalimin e punimeve dhe për këtë arsye kompania nuk është e detyruar të paguajë pagesën vjetore, e cila kompensohet me 15 % të të ardhurave.
Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Nakheel, kompania përgjegjëse për zhvillimin e projektit “Dubai World”, Graham Lovett theksoi se projekti nuk është anuluar por është ngadalësuar për shkak të krizës ekonomike botërore. Lovvet gjithashtu pohoi se ky është një projekt 10-vjeçar dhe se do të përfundojë. Ndërkohë, një përfaqësues tjetër i Nakheel dje ka refuzuar deklaratën e dhënë mbi fundosjen e ishujve.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
Nje arsye me shume per ta vizituar sa me shpejt
Eliz- I/e Regjistruar
- Postime : 388
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/02/2011
Mosha : 34
Re: Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
Dubai me sa di une nuk eshte ne Europe
Eliz- I/e Regjistruar
- Postime : 388
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/02/2011
Mosha : 34
Re: Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
Jo nuk eshte po them qe ishujt kan qene te vizituar me shum se te gjithe ata qe ka europa 00027003
Re: Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
Shyqyr qe e shita une ishullin tim para pak muajsh dhe s'me rrin me mendja aty...
Re: Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
Sa mire ja paska bere sepse paska shpetuar
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ishujt sekretë të Mesdheut
» Dhjetë ishujt më të mëdhenj
» Ishujt Maldive, çfare kontrastesh
» Mengjesi me mjegull ne Dubai [Foto]
» Tatuazhe nga ari në Dubai
» Dhjetë ishujt më të mëdhenj
» Ishujt Maldive, çfare kontrastesh
» Mengjesi me mjegull ne Dubai [Foto]
» Tatuazhe nga ari në Dubai
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi