Ishujt sekretë të Mesdheut
2 posters
Faqja 1 e 1
Ishujt sekretë të Mesdheut
11:12 CET
Të shkosh në një ishull në ditët e sotme, nuk të bën që medoemos të ndihesh një Kruzo në kërkim të aventurës dhe të panjohurës. Shumica e ishujve janë tashmë të populluar dhe ne do jemi vetëm një prej shumë turistëve që e viziton….
Por fati e do, që edhe pse në 2011, të kenë mbetur ende një tufë me ishuj, jo të pazbuluar, por, fare pak të dëgjuar. Dhe këto janë pikërisht shumë afër nesh, në Mesdhe! Ja 4 ishuj për të cilët, me siguri, nuk keni dëgjuar kurrë. Mund të ishin aventuara juaj më e bukur verore.
Tabarka – Spanjë
Vetëm 1800 metër i gjatë e 400 m i gjerë, i shtrirë në brigjet e Valencias, Tabarca, është një tjetër destinacion të cilin rrallë e gjeni nëpër guida. Dikur një vend strehimi për piratët afrikanë, sot një parajsë ishullore e cila tërheq me mijëra turistë. Duke qenë një ishull i pabanuar, shumica e turistëve nuk zgjedhë ta kalojë natën aty, ndaj ekskursionet një ditore janë ideale për të vizituar ishullin.
Ndërtesa më mbresëlënëse në ishull është “Casa del Gobernador” apo Shtëpia e Guvernatorit, e cila pas 2 vitesh restaurimi, do të rihapet së shpejti si Hotel Boutique Isla de Tabarca. Megjithatë ishulli ofron edhe vende të tjera ku mund të qëndroni, që nga shtëpitë tradicionale e deri tek apartamentet për familjarë.
Gökçeada –Turqi
Bregdeti turk mund të jetë i njohur për shumë nga ne. I njohur për resorët dhe mirëpritjen shembullore të turistëve, por ndoshta pakkush e di që Turqia numëron afro 500 ishuj në hartën e saj, ndaj do ishte rasti për t’u ndalur tek njëri prej tyre: Gökçeada. Ishulli që laget nga deti Egje, nuk arrihet dhe aq lehtësisht.
Fillimisht do t’ju duhet të shkoni në qytetin e nxehtë të Çanakales, nga porti i së cilit merret trageti që ju shpie në ishullin “sekret” turk. Ndjesia e parë që të dhuron ishulli është aroma e trumzës e cila rritet thuajse në të gjithë sipërfaqen e tij, megjithëse ishulli njihet për vreshtat e tij dhe për një prodhimtari të lartë verërash. Megjithatë nëse kërkoni ndopak gjallëri, atë e gjeni në pjesën perëndimore të ishullit, në plazhin Aydincik Plaji.
Fourni – Greqi
Fourni, pozicionuar në pikën më lindore të detit Egje, është një arkipelag i përbërë prej 12 ishujsh të cilët, për fatin e tyre të mirë apo të keq, nuk kanë famën e ishujve të tjerë grekë. Kodrat e Forunit të zhytura hijshëm në det, në muzg vishen me nuanca të rozës, vjollcës e deri tek e hirta në të zezë.
Një panoramë që do bënte çdo piktor e fotograf të dashurohej me këtë vend. Ka diçka që e bën Forunin, ishullin kryesor të arkipelagut, të dallojë nga ishujt e tjerë mesdhetarë. Dhe këtë do ta ndjeni sapo të zbrisni nga trageti. Turistët preferojnë pensionet dhe shtëpitë e pushimit, kjo ngaqë shumica e tyre e viziton këtë ishull pikërisht për këtë fakt… pushime modeste në një bregdet aspak modest.
Vis – Kroaci
Më perëndimori i gjithë ishujve të Dalmacisë, Visi mbetet çuditërisht një nga më pak të vizituarit. Pavarësisht sharmit që vesh ishullin, aty nuk do të gjeni hotele, restorante apo plazhe luksoze, megjithëse bregu është plot me jahte të ankoruar.
Ajo çka në fakt Visi dhuron, është një bukuri e një lloji tjetër, një përzierje aromash të makisit, rozmarinës, livandës, fiqve, ullinjve dhe vreshtave. Ishulli njihet për prodhimin e verërave më të mira në Kroaci ndaj të pasionuarit pas enologjisë mund të gjejnë parajsën duke provuar verëra si Vugava apo Plavaci. Plazhet dhe limanet janë thuajse të shkretuar ndaj mënyra më e mirë për t’i përshkuar ata është një motor uji me qira.(Zeri.info)
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Ishujt sekretë të Mesdheut
ishull shum i bukur,por pse vall te jet sekret
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Tre artistë nga Kosova, në bienalen e Mesdheut
» Dhjetë ishujt më të mëdhenj
» Ishujt Maldive, çfare kontrastesh
» Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
» Rihanna shijon pushimet në ishujt e Bahamasit
» Dhjetë ishujt më të mëdhenj
» Ishujt Maldive, çfare kontrastesh
» Po fundosen ishujt e “Dubai World”?
» Rihanna shijon pushimet në ishujt e Bahamasit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi