Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë
Faqja 1 e 1
Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë
Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka thënë në një intervistë dhënë për mediat maqedonase se Kosova ka nevojë për një qeverisje të mirë, që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Duke u shprehur i zhgënjyer me zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, Serwer i ka quajtur ato një mundësi e humbur për Kosovën për të treguar arritjet e saj demokratike.
Duke folur për Shqipërinë, Serwer ka theksuar se Shqipëria po rrezikon progresin pas ngjarjeve të 21 janarit.
Ai ka vlerësuar se është koha që opozita dhe mazhoranca të kuptojnë se në rast se vazhdon kjo situatë, vendi nuk mund të ecë përpara dhe se palët duhet të ulen dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve, të cilat nuk janë më dramatike se sa në shumë vende të tjera.
Serwer ka folur gjithashtu për problemet në Maqedoni, duke vënë në dukje jo vetëm mos-anëtarësimin në NATO dhe në BE, por edhe problemet që kanë të bëjnë me shqiptarët në këtë vend. Ai ka thënë se ekzistojnë mekanizmat për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Similar topics
» Rita Ora: Kosova ka nevojë për mbështetje
» 9 arsye, përse femrat kanë nevojë për një shoqe të mirë
» Mire Se Erdha e mire se ju Gjeta te Gjitheve ..!!
» Mire se ju gjeta mire se erdha
» Me mire te dish apo me mire te kesh??
» 9 arsye, përse femrat kanë nevojë për një shoqe të mirë
» Mire Se Erdha e mire se ju Gjeta te Gjitheve ..!!
» Mire se ju gjeta mire se erdha
» Me mire te dish apo me mire te kesh??
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi