Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prodhime për stomak me muskuj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Prodhime për stomak me muskuj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prodhime për stomak me muskuj

2 posters

Shko poshtë

Prodhime për stomak me muskuj Empty Prodhime për stomak me muskuj

Mesazh nga Katniss Tue 22 Feb 2011 - 4:58

Prodhime për stomak me muskuj Stomaku
Linja e dëshiruar nuk arrihet brenda natës. Përveç ushqimit me masë dhe të balancuar si dhe aktivitetit fizik, ekzistojnë produkte që do t’ju ndihmojnë në arritjen e qëllimit të caktuar – bark të drejtë dhe me muskuj.

Qumështi
Qumështi e rit efektin e dietave. Njerëzit që kanë konsumuar dy gota qumësht në ditë në kombinim me ushqimin e balancuar, për gjashtë muaj kanë humbur pesë kilogram. Konsiderohet se kjo është rezultat i kalciumit që dukshëm ndikon në yndyrën mbledhur në stomak.

Drithëra
Edhe pse duken të pashijshme dhe jo tërheqëse, drithërat janë mrekulli e vërtetë e ushqimit. Përmbajnë pak kalori, ndikojnë në mënyrë lehtësuese në sistemin tretës dhe ju pengojnë nga sulmet e papritura të urisë. Është vërtetuar se drithërat ndihmojnë në humbjen e kilogramëve, por jo edhe yndyrës në stomak. Kombinoni edhe me fuqinë e mrekullueshme të qumështit dhe ja një mëngjes ideal – drithëra me qumësht apo jogurt. Fillim i shkëlqyeshëm i ditës!

Lajthi
Hulumtimet e shkencëtarëve kanë treguar se njerëzit që hanë nga një grusht lajthi nuk trashen. Për ruajtjen e peshës ideale lajthitë ndihmojnë me yndyrat e tyre të shëndetshme, që e ulin kolesterolin, por luftojnë yndyrat në stomak. Dhe pa e tepruar – kjo vlen ekskluzivisht për dozën e rekomanduar të lajthive.

Perime të gjelbra
Perimet me fletë të gjelbra ndikojnë në mënyrë lehtësuese në shkrirjen e yndyrave në stomak, kurse begaton edhe me vitamine të rëndësishme. Prandaj, nëse jeni në mision drejt trupit dhe stomakut të fortë e me muskuj, zgjidhni brokullën, spinaqin, sallatën e gjelbër dhe lakrën.

Vezë
Vezët janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe janë të përkryera gjatë formësimit të muskujve. Prandaj, kyçni ato në ushqimin e përditshëm, më së miri si pjesë e vaktit të mëngjesit.

Çokollatë e errët
Është dëshmuar se çokollata e errët e zvogëlon apetitin. Provoni- nëse hani një sasi të vogël çokollatë të errët para vaktit, do të hani sasi më të vogël të ushqimit. Kjo do t’ju bëjë mirë edhe juve, edhe stomakut. Tani mos hiqni më dorë nga kënaqësia e ëmbël – çokollata!

Uji
Sa herë keni dëgjuar për të mirat që uji i thjeshtë natyral ia jep organizmit tonë? Uji është një element i pazëvendësueshëm kur është në pyetje shëndeti njerëzor, por edhe humbja e peshës. Nëse e keni të vështirë që të pini dy litra ujë të pastër, shtrydhni gjysmë limoni apo portokalli dhe shtojeni në sasinë e tërë. Por, mos harroni, çelësi është në konsumimin e tij të rregullt.

Pranoni këto këshilla si shprehi të përditshme dhe rezultatet do të vijnë më shpjet se sa ju prisni!

www.strugasot.com
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prodhime për stomak me muskuj Empty Re: Prodhime për stomak me muskuj

Mesazh nga Anakonda Sat 24 Mar 2012 - 19:01

Shum keshilla te vlefshme,por ndihmojn edhe ushtrimet.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi