Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Efektet e qumështit te gjirit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Efektet e qumështit te gjirit. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Efektet e qumështit te gjirit.

2 posters

Shko poshtë

Efektet e qumështit te gjirit. Empty Efektet e qumështit te gjirit.

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 23 Feb 2011 - 23:54


Mënyra më e mirë, më e sigurt, më e shëndetshme dhe më e lirë e të ushqyerit të foshnjës suaj është me qumësht gjiri. Vënia e rregullt e fëmijës në gji është metoda më e mirë për të nxitur fluksin e qumështit të gjirit.

Qumështi i gjirit e mbron fëmijën nga sëmundjet e ndryshme dhe e bën më të qëndrueshëm ndaj infeksioneve dhe alergjive, mirëpo, në anën tjetër, të ushqyerit me qumësht gjiri e mbron edhe shëndetin e nënës.

Posaçërisht, në vitin e parë të jetës, varet mirëqenia dhe shëndeti i foshnjës tuaj nga ushqimi i drejtë. Shtrohet pyetja se çfarë ushqimi duhet të hajë nëna gjatë kohës së gjidhënies për një ushqim me gji të suksesshëm? Një ushqim i balancuar gjatë shtatzënisë dhe pas shtatzënisë favorizon dhënien me gji. Prandaj, ushqimi i nënës duhet të jetë i shumëllojshëm, të përfshijë ushqime bimore, shumë fruta dhe perime të freskëta, produkte të qumështit, vezë, mish dhe peshk. Në gatim është e preferueshme që të përdorini kripë të jodizuar dhe me fluor. Për formimin e kockave foshnja ka nevojë shumë për kalcium dhe fosfat, prandaj nëna duhet të pijë 200-500 ml qumësht ose të hajë produkte të qumështit si p.sh.: kos, jogurt, gjizë apo djathë. Foshnjat kanë nevojë për vitamina të shumta e posaçërisht për vitaminën C, prandaj nënat duhet që minimumi një herë në ditë të hanë fruta dhe perime. Foshnjat kanë nevojë për hekur për formimin e gjakut, i cili gjendet në mëlçi, mish dhe në të verdhën e vezës, prandaj nënat duhet t’i hanë këto lloje të ushqimit. Nëna e cila e ka fëmijën në gji pi për nevojat e saj normale minimumi 1 litër lëngje shtesë në ditë. Këtu hyjnë: lëngjet e frutave dhe të perimeve, qumështi si dhe llojet e ndryshme të çajeve.

Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Efektet e qumështit te gjirit. Empty Re: Efektet e qumështit te gjirit.

Mesazh nga Anakonda Wed 21 Mar 2012 - 17:35

Shum te vlefshme keta keshilla.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi