Efektet pozitive të qumështit te fëmijët
3 posters
Faqja 1 e 1
Efektet pozitive të qumështit te fëmijët
Duke parë efektet pozitive të qumështit tek zhvillimi mendor dhe fizik i fëmijëve, specialistët nënvizojnë faktin se ai duhet të konsumohet çdo ditë.
Fëmijët kanë filluar tashmë një periudhë të vështirë e të lodhshme prandaj ushqyerja e tyre ka një rëndësi të veçantë për sa i përket suksesit në shkollë. Për të arritur një mesatare të mirë akademike kërkohet një ushqyerje e mirë dhe konsumimi i përditshëm i qumështit është tepër i rëndësishëm.uke parë efektet pozitive të qumështit tek zhvillimi mendor dhe fizik i fëmijëve, specialistët nënvizojnë faktin se ai duhet të konsumohet çdo ditë.
Bashkë me shkollën zhvillohen shpejt edhe ana mendore, fizike dhe sociale e fëmijëve. Mosushqyerja e mjaftueshme e fëmijëve dhe mosmarrja e mjaftueshme e përbërësve energjike dhe ushqyes ndikon negativisht jo vetëm tek rritja, zhvillimi por edhe tek performanca dhe suksesi akademik. Për këtë arsye studimet e realizuara deri tani kanë treguar se fëmijët e ushqyer mirë janë më të suksesshëm se ato të ushqyer në mënyrë të paekuilibruar. Edhe qumështi luan një rol të rëndësishëm brenda këtij modeli ushqyerjeje. Konsumimi i përditshëm i një gote qumësht do të ndikojë pozitivisht në arritjen e suksesit.
Fëmijët duhet ta fillojnë ditën me një mëngjes në të cilin nuk duhet të mungojë qumështi sepse mosmarrja e tij ul aftësinë e zgjidhjes së problemave. Mëngjesi i rregullt rrit suksesin dhe pikët akademike dhe ndikon pozitivisht në proceset e sjelljes apo të trurit ku përfshihen të mësuarit apo kujtesa. Prandaj mëngjesi duhet të shoqërohet me qumësht.(dritaislame/albeu.com)
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Efektet pozitive të qumështit te fëmijët
Un nuk e pij fare,ndersa me te vegjelit sa une po,habitem me vetveten.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Efektet pozitive të qumështit te fëmijët
qumshti e sht i mir se permban vitamina b12 qe njeriu po mos ti ke semuret rende :jastikuuu:
Visi Kurtdedja- I/e Regjistruar
- Postime : 10
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2012
Mosha : 29
Similar topics
» Efektet e qumështit te gjirit.
» Ushqimi dhe efektet e tij, & Këshilla
» Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën
» Dhëmbët e qumështit mund të shërohen
» Produktet e qumështit për eshtra më të fortë
» Ushqimi dhe efektet e tij, & Këshilla
» Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën
» Dhëmbët e qumështit mund të shërohen
» Produktet e qumështit për eshtra më të fortë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi