Korçë, policia: Dy të rinjë humbën rrugën nga trashësia e borës
Faqja 1 e 1

Policia e Korçës informoi se mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00 familjarët e dy të rinjve 21-vjeçarit Neritan Hasani lindur në fshatin Qytezë të Ersekës dhe banor në Tiranë dhe 18-vjeçarit Stefan Dono lindur në fshatin Katundi i Ri i Ersekës dhe banues në Korçë kishin humbur kontaktin me fëmijët e tyre. Uniformat blu të Korçës janë mobilizuar menjëherë pas informatës së familjarëve duke organizuar edhe operacionin policor për lokalizimin e vendndodhjes së dy shtetasve.
Sipas policisë është shkuar në vendngjarje rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të enjtes.
Sipas deklarimeve të të afërmve të dy të rinjve, të cilët ishin shokë u mësua se ata ishin nisur dje rreth orës 13:00 nga fshati i Vithkuqit për një vizitë tek të afërmit e tyre në fshatin Qytezë, rrugë, e cila do të përshkohej në këmbë nga ata.
Pas njëfarë kohe të rinjtë kanë humbur kontaktet me prindërit e tyre.
Policia bën të ditur se pas shumë orë kërkimesh gjatë tërë natës nëpër zonat përreth, forcat e policisë kanë mundur të bien në gjurmët e dy të rinjve vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Blutë e Korçës i kanë gjetur të rreth orës 2:30 pas mesnatës në fshatin Shtyllë të komunës Vithkuq.
Dy të rinjtë menjëherë janë dërguar për në spitalin Spitalin Civil të Korçës, pasi nga deklarimet e tyre rezultoi se Neritan Hasani dhe Stefan Dono kishin humbur rrugën përdrejt banesave të kushërinjve për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të borës me një trashësi rreth 1 m e 30 cm.
Policia e Korçës bëri me dije se gjendja shëndetësore e të rinjve është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Similar topics
» Protesta e PS-së në Korcë, ndërhyn policia
» Grabitja e kosovarëve në Rrugën e Kombit, policia operacion me helikopter, 1 në pranga
» Korçë, policia urdhër mbrojtje për 72-vjeçarin, e rrahu nusja e djalit
» Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Tropojë
» Trashësia e tinejxhereve e dëmshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi