Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E shkuara permes Fjaleve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E shkuara permes Fjaleve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E shkuara permes Fjaleve

2 posters

Shko poshtë

E shkuara permes Fjaleve Empty E shkuara permes Fjaleve

Mesazh nga WebMaster Sun 27 Feb 2011 - 8:36

Gustav Meyer-i, profesor gjerman i sanskritishtes dhe i gjuhësisë krahasimtare në Universitetin e Graz-it, e botoi fjalorin e vet etimologjik të shqipes në 1891. Në atë kohë shqipja ishte ende relativisht e panjohur për gjuhëtarët europianë, për shkak të pakësisë së teksteve të shkruara, traditës letrare të pamjaftueshme dhe numrit të vogël të folësve; edhe pse Franz Bopp-i, një prej themeluesve të shkollës krahasimtare, ia kishte njohur e sanksionuar përkatësinë në familjen gjuhësore indo-europiane. Falë punës kërkimore të palodhur, shkëlqimit profesional dhe shfrytëzimit mjeshtëror të burimeve të folura e të shkruara nga më të shpërndarat e të gjymtuarat, Meyer-i ia doli t’i shndërrojë studimet albanologjike në një degë autonome të gjuhësisë historike-krahasuese. Fjalori i tij Etimologjik, që më në fund po i jepet lexuesit i përkthyer në shqipe, si kurorëzimi i përpjekjeve të këtij dijetari, mbetet sot e kësaj dite një prej veprave themelore në lëmë të albanologjisë.

Para Meyer-it, pothuajse asgjë nuk dihej për historinë e gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera të familjes indo-europiane. Vetë gjuha ishte kaq pak e njohur në rrethet akademike, sa vërejtjet, komentet e analizat për tiparet e saj fonetike, gramatikore e leksikore shpesh kufizoheshin me shënimet në fund të faqes, ose zëvendësoheshin me retorikë romantike të tipit “i vetmi popull…”. Gjuhëtarët dhe filologët në qendrat e mëdha universitare dhe akademike të Europës në shekullin XIX e kishin të vështirë të shtinin në dorë burime të shkruara të shqipes, ndërsa vetë trojet e banuara prej shqiptarëve shtriheshin, në pjesën më të madhe, brenda Perandorisë Otomane, ose përtej vijës ujëndarëse të kulturave. Megjithatë, Meyer-i ia doli të grumbullojë material gjuhësor të pasur nga ngulimet arbëreshe të Greqisë e të Italisë së Jugut, të themeluara gjatë Mesjetës së vonë; si dhe një numër burimesh të shkruara, tepër të rralla, nga shqipja ballkanike. Njohës me rrënjë i gjuhësisë indo-europiane dhe i metodës krahasimtare të përpunuar kryesisht prej gjuhëtarëve gjermanë, ai gjithashtu zotëronte kënaqshëm shumë prej gjuhëve me të cilat shqipja kish hyrë në kontakt gjatë historisë së vet. Në ato rrethana, Fjalori Etimologjik nuk mund të mos përfaqësonte një moment kthese në historinë e albanologjisë, çka do t’i sillte autorit edhe çmimin e merituar Volney, të cilin ia blatoi Instituti i Francës, në vitin 1891.

Etimologjia është ajo degë e gjuhësisë që i tërheq veçanërisht amatorët e dashamirësit, me gjithë kërkesat e mëdha që ia bën lexuesit. Etimologu studion prejardhjen e fjalëve të një gjuhe, duke ua qëmtuar historinë hap pas hapi, në tekstet e shkruara, në mbishkrimet ose në gjurmët që kanë lënë në gjuhë të tjera e në dialektet periferike. Nëse për gjuhë si italishtja ose frëngjishtja etimologjia kryesisht ndalet në momentin që një fjale i gjendet prejardhja latine, për gjuhë të tjera si shqipja, të cilave nuk u dokumentohet ndonjë fazë e lashtë, metodat që duhen ndjekur janë më të tërthorta. Etimologut i lypet kështu të njohë mirë jo vetëm gjuhën e vet dhe gjuhë të tjera, por edhe historinë, historinë e kulturës materiale dhe parahistorinë; sikurse duhet edhe të ketë sensin e masës dhe intuitën e nevojshme, për të mos e tepruar me hipoteza dhe fantazi sugjestive por të pambështetura. Jo rrallë, historia e fjalëve ia çel dyert historisë së kulturës dhe dijetarët janë në gjendje të kuptojnë diçka më tepër nga rrethanat e jetës së të parëve të shqiptarëve, ose për marrëdhëniet e tyre me popuj të tjerë. Kjo punë prej detektivi të mirëfilltë ka admiruesit e vet, por shpesh i “dënon” autorët me vite, në mos dekada të tëra të kaluara detyrimisht bibliotekave e arkivave, duke marrë në pyetje fjalë e forma gjuhësore që ndonjëherë e kanë humbur zërin prej kohësh.

Dihet, gjithashtu, se shqipja është dokumentuar për herë të parë me shkrim gjatë shekullit XV, dhe libri i parë shqip që njihet deri më sot, “Meshari” i Gjon Buzukut, është botuar në vitin 1555. Deri andej nga gjysma e dytë e shekullit XIX, tradita e shkruar e shqipes ruhej kryesisht nga klerikët katolikë të veriut shqiptar dhe elitat kulturore provinciale në ngulimet arbëreshe në Itali të Jugut. Ata gjuhëtarë që dëshironin të hulumtonin historinë e gjuhës më herët se shekulli i XIV, ishin të detyruar të bënin përpara shumë ngadalë, praktikisht në errësirë. Ndër studiuesit e asaj kohe, Gustav Meyer-i ishte i pari që e rroku leksikun e shqipes në tërësinë e vet të njohur; dhe gjithashtu i pari që ia mati shtrirjen dhe peshën elementit latin në këtë gjuhë. Falë etimologjive të këtij autori, u qartësua se të parët e shqiptarëve kishin qenë në kontakt të afërt me Romën, madje për një kohë aq të gjatë sa të huazonin prej latinishtes një numër të madh fjalësh e strukturash kuptimore.

Elementi latin ka rëndësi të pashoqe për historinë e shqipes dhe të shqiptarëve. Vetëm falë hipotezave të kujdesshme dhe të mbështetura mirë të Gustav Meyer-it, u bë e mundur të hidheshin bazat e fonetikës historike të shqipes; meqë fjalët me prejardhje latine në këtë gjuhë plotësuan, tërthorazi, çka u mungonte studiuesve: forma të lashta të fjalëve shqipe. Shumë prej arritjeve të dijetarëve të mëpasëm, si Pedersen-i, Jokl-i dhe Çabej, u mbështetën fund e krye në punën udhërrëfyese të Meyer-it. Për më tepër, rregullsitë historike-fonetike që iu përcaktuan shqipes falë prejardhjes latine të shumë fjalëve shqipe, do të përdoreshin pastaj për të rindërtuar forma të lashta të fjalëve të tjera të gjuhës, e për të zbuluar një numër të madh elementesh indo-europiane të mirëfillta në vetë shqipen, si dhe për të përshkruar më mirë e shkencërisht më saktë vendin e shqipes brenda familjes gjuhësore indo-europiane.

Nga ana tjetër, edhe pse dihej që shqipja kish huazuar një numër fjalësh prej gjuhëve fqinje, Gustav Meyer-i ishte i pari që vlerësoi peshën specifike të elementeve turke, sllave, italiane dhe greke moderne e mesjetare në shqipe, për t’u dhënë studiuesve një numër mjetesh hetuese të domosdoshme për hulumtimin e dinamikës së marrëdhënieve kulturore dhe antropologjike në Ballkanin e lashtë dhe modern. Profesori prej Graz-it ishte edhe një pionier i studimit të marrëdhënieve shqiptaro-rumune të hershme, dhe puna e tij me elementin latin të shqipes jo vetëm që ndihmoi për të ftilluar çka më pas do të quhej latinishte ballkanike, por edhe shtroi rrugën për përftimin e vetë konceptit të lidhjes gjuhësore ballkanike.

Asnjë gjuhëtar i shekullit XX nuk mund t’i hynte hetimit të historisë së gjuhës shqipe pa studiuar paraprakisht Fjalorin Etimologjik të Meyer-it, e pa e përdorur më pas si mjet referues; çka shpjegon edhe pse shumë prej etimologjive dhe hipotezave të Meyer-it u kritikuan më pas, ose u gjetën të pambështetura mirë, ose të pasakta. Gjuhëtarë që ecën në gjurmët e Meyer-it, si Pedersen-i dhe Jokl-i, patën mundësi të shfrytëzojnë një korpus shumë më të pasur tekstesh shqipe, i cili u lejoi të nxirrnin përfundimin se Meyer-i e kishte mbivlerësuar disi ndikimin e gjuhëve fqinjë ndaj shqipes. Rezultatet e fjalorit, statistikat e huazimeve dhe portretizimi që i bëhej atje historisë së shqipes, megjithatë, vareshin edhe nga natyra e teksteve që autori kishte mundur të shfrytëzonte për etimologjitë e veta, në një kohë kur fjalorët ekzistues të shqipes ende nuk i përgjigjeshin mirë realitetit të gjuhës së folur në trojet e banuara prej shqiptarëve. Dihet se Meyer-i, për studimet e veta albanologjike e veçanërisht për të grumbulluar material për Fjalorin, u detyrua të mbështetej në burime, tekste të shkruara dhe informantë gjuhësorë prej shqipes së folur në diasporë, e cila prej shekujsh ishte shkëputur nga trungu i gjuhës mëmë dhe u ishte ekspozuar keqas ndikimit prej gjuhëve fqinje: italishtes në ngulimet e Italisë së Jugut, greqishtes së re në ngulimet e arbërorëve të Greqisë e përsëri të Italisë së Jugut, në atë masë që këto të fundit gjithnjë i përkisnin universit kulturor bizantin. Çabej, që mbetet më i madhi etimolog i gjuhës sonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, më në fund ia arriti ta paraqitë historinë e leksikut të shqipes si proces dinamik e të përfshirë në zhvillimet sociale e kulturore, jo si një përmbledhje tabelash me përkime rrënjësh abstrakte dhe temash gjuhësore të rindërtuara. Megjithatë, vepra e Çabejt nuk do të mund të përkryhej pa mbështetjen në themelet e hedhura prej Gustav Meyer-it.

Shumë prej etimologjive shqipe të Meyer-it mbeten të vlefshme edhe sot, ose të paktën nuk janë hedhur poshtë nga hulumtime të mëpasme. Ndihmesat e sjella në etimologjinë shqipe më parë prej Jokl-it e Çabejt, pastaj prej Huld-it, Hamp-it, Orel-it e tani së voni prej B. Demirajt nuk mund të rroken në plotësinë e tyre pa u familiarizuar paraprakisht me punën e Meyer-it. Për më tepër, fjalori lexohet lehtë e me kënaqësi, filli i arsyetimeve të autorit mund të ndiqet pa vështirësi sepse gjithnjë mbetet logjik e i tejpashëm, sikurse mbetet erudicioni i tij i admirueshëm, dhe zotërimi prej tij i burimeve shqipe i habitshëm. Për lexuesin dhe studiuesin e sotëm, fjalori legjendar i Meyer-it njëkohësisht përfaqëson edhe një dëshmi të mrekullueshme të një faze më të vjetër të shqipes, gjatë së cilës gjuha ende nuk u ishte nënshtruar shndërrimeve programatike të cilat ndodhën gjatë Rilindjes Kombëtare, prej shkrimtarëve, publicistëve dhe ndriçimtarëve; qëmtimit dhe mënjanimit të shumë turqizmave e huazimeve të tjera; hyrjes në përdorim të fjalëve të krijuara rishtas ose neologjizmave; dhe përftimit të një ligjërimi të shkruar shqip që, në thelb, pasqyronte programin e kombëtarizmit shqiptar. Si përmendore në historinë e studimeve albanologjike dhe si shembull i shkëlqyer i metodës krahasimtare të zbatuar; si thesar fjalësh dhe formash që tashmë praktikisht janë zhdukur prej përdorimit ose janë shtyrë në skajet e ligjërimit; dhe si mjet i domosdoshëm për të kuptuar evolucionin e gjuhës shqipe së paku gjatë 2000 vjetëve të fundit, Fjalori Etimologjik i Meyer-it përfaqëson një ndihmesë të lumtur në bibliotekën e veprave të çmuara albanologjike, të cilat po kujdeset t’i sjellë të përkthyera në shqipe shtëpia botuese Çabej, me gjerdanin e vet të mirënjohur “Excipere”, drejtuar me pasion, kompetencë e përkushtim të veçantë nga Ledi Shamku-Shkreli.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E shkuara permes Fjaleve Empty Re: E shkuara permes Fjaleve

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Mar 2012 - 0:44

E shkuara nuk harrohet permes fjaleve,por me kalimin e koheve.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi