Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma

2 posters

Shko poshtë

Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma Empty Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma

Mesazh nga Aristogata Fri 4 Mar 2011 - 23:29

Universiteti është një investim, ndër më të mirët, për të ardhmen. Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës, përgjatë gjithë jetës, një person i diplomuar bën rreth 1 milionë dollarë më shumë se dikush që ka vetëm një dëftesë të shkollës së mesme. Por pavarësisht asaj që thonë prindërit dhe mësuesit, universiteti nuk është thelbësor për të pasur një jetesë të mirë dhe shpërblim monetar të kënaqshëm.

Disa profesione, të cilat s'kërkojnë diplomë universitare, madje mund të jenë më fitimprurëse se disa diploma universitetesh. Revista "Forbes" ka hartuar një listë të dhjetë profesioneve, të cilat paguajnë më shumë se 85 mijë dollarë për një vit. Por duhet pasur parasysh, se meqë diploma nuk nevojitet , nuk do të thotë se s'duhen aftësi për të bërë punën. Shumë prej këtyre punëve kërkojnë trajnim në kurse të ndryshme ose në punë. Disa prej punëve më të paguara në SHBA nuk kanë asnjë lloj pengese përveç energjisë dhe ideve të reja. Pjesa më e madhe e miliarderëve amerikanë i kanë bërë paratë duke u bazuar në talentin e tyre natyror dhe atë të sipërmarrjes. Një shembull i tillë është dhe Bill Gates, i cili s'është diplomuar, por arriti të krijonte një revolucion elektronik. Në shumë punë që kanë lidhje me shitjet, njohuritë teknike janë më pak të rëndësishme se fuqia e bindjes së klientëve.

NJERËZ QË JANË BËRË TË PASUR E TË FAMSHËM PA PASUR NEVOJË PËR NJË DIPLOMË

Ata që kanë lënë shkollën e mesme

1. Jessica Simpson
Këngëtare
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme "JJ Pearce High School" në vitin 1977 për të vazhduar karrierën muzikore

2. Paris Hilton
Trashëgimtare, personazh publik
Mosha: 26 vjeç
La shkollën e mesme luksoze "Dwight" në Manhatan, të cilën e kanë ndjekur mjaft nxënës që janë bërë më pas të famshëm.

3.Britney Spears
Këngëtare
Mosha: 25 vjeç
Para ngritjes dhe rënies së saj meteorike, këngëtarja e popit la shkollën e mesme "Kentwood High School" në Luiziana për të vazhduar karrierën muzikore.

4. Mischa Barton
Aktore
Mosha: 21 vjeç
Ylli i dramës për adoleshentë "The O.C" mbaroi shkollën Profesionale të Fëmijëve në Manhatan në vitin 2004, por nuk ka vazhduar shkollimin më tej.

5. Avril Lavigne
Këngëtare
Mosha: 22 vjeç
Këngëtarja e cila u shfaq në tregun muzikor që në moshën 16-vjeçare e la shkollën e mesme në Ontario, Kanada pasi siguroi një kontratë me një shtëpi diskografike.

6. Lindsay Lohan
Mosha: 20 vjeç
Flokëkuqja e Hollivudit e
la shkollën e mesme për t'iu kushtuar karrierës së aktrimit e sigurisht mbrëmjeve të shumta në shoqërinë e alkolit.

Ata që kanë lënë universitetin

1. Brad Pitt
Aktor
Pasuria: 35 milionë dollarë
Dega: Gazetari, Universiteti i Misurit

2. George Clooney
Aktor
Pasuria: 25 milionë dollarë
Dega: Transmetim, Universiteti i Kentakit

3. Julia Roberts
Aktore
Pasuria: 9 milionë dollarë
Universiteti i Xhorxhias

4. Tom Hanks
Aktor
Pasuria: 74 milionë dollarë
Dega: Teatër, Universiteti i Kalifornisë
California State University in Sacramento

5. Madonna
Këngëtare
Pasuria: 72 milionë dollarë
Dega: Kërcim modern, Universiteti i Miçiganit

6. Sandra Bullock
Aktore
Pasuria: 10 milionë dollarë
Dega: Dramë, Universiteti i Kalifornisë Lindore


Agjentë dhe menaxherë të aktorëve, këngëtarëve dhe sportistë
Të ardhurat mesatare: 84 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë: 114 mijë dollarë në vit

Shumica e agjentëve të aktorëve kanë qenë dikur aktorë dhe kanë ndërtuar kontakte me regjisorët dhe persona të tjerë të kësaj industrie. Kjo është një fushë, ku mjafton që menaxheri të ketë lidhjet e duhura për t'i hapur rrugë klientit të tij dhe s'ka aspak rëndësi dëftesa e notave.

Atletët, aktorët, këngëtarët
Të ardhurat mesatare:
74 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
146 mijë dollarë në vit

Universiteti mund të jetë vendi më i mirë për të marrë formimin e duhur në sporte të tilla, si basketbolli dhe futbolli. Por nëse keni talent si disa ikona të këtyre sporteve apo të muzikës, të cilët paguhen me shifra marramendëse, atëherë trajnerët as që do të duan t'ia dinë nëse keni apo jo diplomë.

Mekanikët e ashensorëve
Të ardhurat mesatare:
62 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
88 mijë dollarë në vit

Mekanikët e ashensorëve fitojnë shumë dhe kanë punën më të sigurt në fushë ne ndërtimit. Por pavarësisht se mund ta bëjnë këtë punë pa pasur nevojë për diplomë, mekanikët e ashensorëve të rinj dhe shkallëve lëvizëse, tashmë duhet të kryejnë një trajnim katër-vjeçar.

Përfaqësues shitjesh për mallra me shumicë
Të ardhurat mesatare:
58 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
101 mijë dollarë në vit


Për t'u punësuar në këtë fushë, kërkesat e punëmarrësit varen nga produkti. Shumë kompani vlerësojnë në radhë të parë eksperiencën e mëparshme në fushën e shitjeve, dhe jo diplomën universitare.

Stilistët
Të ardhurat mesatare: 70 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë: 117 mijë dollarë në vit

Një prej njerëzve më të famshëm të botës së modës, dhe një prej stilistëve më të veçantë, Karl Lagerfeld, nuk ka shkuar asnjëherë në universitet. Sidoqoftë, ai stilon veshjet e njerëzve më të famshëm të botës dhe gjithashtu, shquhet për inteligjencën e mprehtë.

Montazhierët
Të ardhurat mesatare: 58 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë: 110 mijë dollarë në vit

Një sy i mirë dhe një teknikë e perfeksionuar me praktikë, e videos, është thelbësore në këtë profesion. Shumë prej montazhierëve të filmave dhe videove tashmë po marrin kurse trajnimi të shkurtra, pa pasur nevojë të kryejnë një universitet.

Teknikë zëri
Të ardhurat mesatare:
50 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
90 mijë dollarë në vit

Ato që duan t'i futen këtij profesioni duhet të trajnohen në teknologjinë e transmetimit dhe rrjetin kompjuterik. Në biznesin e filmave, inxhinierët dhe teknikët e zërit, përgjithësisht fillojnë punë pasi kanë punuar me teknikë me eksperiencë.

Stjuardesa dhe stjuardë
Të ardhurat mesatare:
58 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
99 mijë dollarë në vit

Nëse keni një paraqitje të qetë dhe qetësuese, industria e linjave ajrore ka nevojë për ju, dhe madje do ju paguajë mirë. Në këtë punë nuk kërkohet asnjë diplomë, përveç paraqitjes suaj të pranueshme, një gjuhe të huaj dhe komunikimit të mirë me publikun.

Operatorë centralesh bërthamore
Të ardhurat mesatare:
70 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
92 mijë dollarë në vit

Centralët bërthamorë punësojnë staf që ka aftësi të mira matematike dhe kompjuterike, por diploma s'është kërkesë e domosdoshme. Sapo të pranoheni në unë, fillon trajnimi i vërtetë, në punë dhe në klasa. Operatorët e centraleve trajnohen për disa vite më radhë.

Komisioner pasurish të patundshme
Të ardhurat mesatare:
80 mijë dollarë në vit
Pagesa më e lartë:
146 mijë dollarë në vit

Komisionerët e pasurive të patundshme duhet të jenë të licencuar për të zhvilluar aktivitetin e tyre, por s'është aspak e nevojshme që të kenë një diplomë universitare. Fitimet e tyre limitohen vetëm nga aftësitë bindëse dhe orët e ditës.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma Empty Re: Te pashkolle, por fitues parash. Profesionet ku nuk vlen diploma

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 18:19

keto po qe paskan patur fat ne jete
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi