Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

5 posters

Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Katniss Tue 8 Mar 2011 - 5:18

Greta dhe Vilma Zenelaj janë dy shqiptaro-amerikane që tashmë kanë filluar karrierën e tyre në fushën e filmit në Hollywood dhe kanë themeluar edhe kompaninë e tyre filmike “Colored Films”.
“In the woods” është filmi i fundit i dy motrave shqiptare në Hollivud, Vilma dhe Greta Zenelaj, premiera e të cilit do të shfaqet me 19 mars në Ontario të Kandasë, të cilat deri tani kanë përfunduar me sukses edhe një film tjetër të metrazhit të gjatë, komedinë “What do I do now?” (Çfarë të bëj tani?).

Skenari i filmit të pavarur me buxhet të kufizuar “In the woods” është shkruar dhe drejtuar nga vetë Vilma, e cila është edhe regjisore e filmit, ndërsa rolin kryesor në film e luan Greta.

Në një intervistë për ‘Zëri i Amerikës’, Greta dhe Vilma kanë biseduar mbi sfidat e konkurrencës në kinematografinë hollivudiane si dhe projektet e tyre për të ardhmen.

“Filmi ‘In the Woods’ sapo është pranuar në Female Eye Festival, për të marrë pjesë në Toronto në muajin mars, si dhe në New York Film Festival, i cili do mbahet në fillim të prillit”, thotë Vilma.
Vilma dhe Greta shkuan në Shtetet e Bashkuara në vitin 2003 dhe u vendosën në Los Anxhelos. Ëndrra e tyre ishte të bënin karrierë në një prej fushave më me konkurrencë të artit dramatik, në kinematografi.

“Mënyra se si fillova unë karrierën ishte me disa pjesë teatrale këtu në Los Anxhelos. Aty ishin prezantimet e mia të para. Pastaj mora pjesë në dy reklama dhe disa filma studentësh. Filmi im i parë me metrazh të gjatë ishte filmi horror ‘Day of the Dead’ apo ‘Dita e të Vdekurve’. Pastaj filmi im i dytë, por i pari që bëmë si kompani ishte komedia ‘Çfarë të bëj tani’ dhe filmi i fundit titullohet ‘Në pyll’”, ka shtuar Greta.

Në shtator të vitit 2008, Greta dhe Vilma Zenelaj themeluan së bashku kompaninë e tyre filmike Colored Films, një hap mjaft i guximshëm dhe ambicioz në një vend që vlerësohet si origjina e filmave më të mirë në botë. Kjo është edhe kompania e parë shqiptare kinematografike në Hollywood.

“Ideja për krijimin e kompanisë ‘Colored Film’ na erdhi sepse mund të jenë shumë rrugë që mund të ndjekësh për pasionin tënd, dhe ne pamë shumë miq që ishin aktorë dhe merreshin edhe me prodhimin e filmave. Prandaj, ne menduam se duke qenë dy veta, mund ta krijonim lehtësisht kompaninë tonë”, ka shtuar Vilma.

Tani, dy motrat po punojnë për projektin e tyre të tretë, i cili do të ketë një temë që lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre personale dhe përjetimet gjatë imigrimit nga Shqipëria në Amerikë.

“Ka të bëjë me një histori shqiptare dhe amerikane që nuk është treguar ndonjëherë. Kemi shumë besim tek potenciali i këtij projekti”.

“Pjesa e parë e filmit, rreth 20 minuta do të jetë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do të xhirohet në shtetin e Miçiganit. Mund të themi se filmi është bazuar në histori të vërtetë sepse shumica e këtyre ngjarjeve i kemi përjetuar edhe vetë në një mënyrë apo një tjetër. Dhe ngjarjet zhvillohen në vitet 1990 në Shqipëri, tamam në atë kohë kur filluan këto probleme”, kanë përfunduar motrat Zenelaj. /Telegrafi/
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Leo_uk Fri 11 Mar 2011 - 11:42

Nuk e dija qe eshte shqiptare ajo tek filmi In the woods..
Do ta shoh, mund edhe ta blej DVD.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 11 Mar 2011 - 11:49

As une nuk e paskam dijte deri sot..as shqipe nuk duken keto asnjera
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga dajti modh Fri 11 Mar 2011 - 11:54

shqipe eri shqipe duken :lol!:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Leo_uk Fri 11 Mar 2011 - 11:57

Qenkan te talentuara kto.. Ku dallohen shqiptaret, kam takuar nje studente shqiptare para pak javesh e mora ne interviste 1 ore dhe vetem kur mbushi formen e rregjistrimit e mora vesh nga emri.. qesh
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 11 Mar 2011 - 11:59

Edhe une nje dite ne shitese, fola sa fola anglisht..por kur i pash emrin aty te varur ne qafe....emri Bedrie..thashe po Bedrie ne shqiperi se kund tjeter nuk ka....e kur me pyeti A je albanian?..i thashe po..tha edhe une..i thashe e di.. celebrate005
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga dajti modh Fri 11 Mar 2011 - 12:00

shike ke vidio siper .. mbasi mbaron vidio e merr ne intervist voa emisioni per shqiptart ne amerike ...............
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Leo_uk Fri 11 Mar 2011 - 12:04

Ermelinda shkruajti:Edhe une nje dite ne shitese, fola sa fola anglisht..por kur i pash emrin aty te varur ne qafe....emri Bedrie..thashe po Bedrie ne shqiperi se kund tjeter nuk ka....e kur me pyeti A je albanian?..i thashe po..tha edhe une..i thashe e di.. celebrate005

hahahahahahaha Bedrie.. qesh qesh qesh

Kjo e kishte emrin Besnike... I thashe une nga je ti me kete emer? Jam shqiptare me tha nga Kosova.. I thashe edhe une shqiptar jam.. e di me tha se kam nje ore qe po te shoh emrin varur ne qafe.. qesh qesh qesh

me shqiptar se emri nuk ka!! qesh qesh qesh
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:26

vildanen e kam degjuar,por ket tjetrn tashi po ia degjoj emrin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood  Empty Re: Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi