Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Perse po braktiset Shqiperia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
	 Perse po braktiset Shqiperia? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perse po braktiset Shqiperia?

4 posters

Shko poshtë

	 Perse po braktiset Shqiperia? Empty Perse po braktiset Shqiperia?

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Mar 2011 - 5:32


Nga: Adri Nurellari
Botuar tek gazeta Shqip

Nisma e përfolur shpesh por së fundmi e promovuar bindshëm prej G99, për të pajisur emigrantët me mundësinë për të votuar, çon në qendër të vëmendjes një çështje shumë delikate e problematike që ka hedhur rrënjë prej kohësh në Shqipëri por që shumicën e kohës është e eklipsuar nga rutina politike. Braktisja e Shqipërisë nga qytetarët e saj. Qeveritë e ndryshme që kanë ardhur e ikur nga ndërtesa përbri bulevardit Dëshmorët e Kombit e kanë parë emigracionin masiv të shqiptarëve si një leverdi të vazhdueshme dhe jo si një fatkeqësi apo manifestim të drejtpërdrejtë të dështimit të tyre. Emigracioni ilegal nuk është luftuar asnjëherë seriozisht në Shqipëri përveçse në situatën kur imigracioni u vendos në krye të rendit të ditës së debateve të brendshme politike të vendeve anëtare të BE-së të cilat më pas bënë që BE-ja ta ushtronte presion tek vendet dërguese për të blinduar kufijtë e tyre. Nga një anë remitancat e vazhdueshme të emigrantëve kanë qenë për vite me radhë mbështetja kryesore e ekonomisë duke mbuluar në një farë mënyre dështimin ekonomik dhe paaftësinë e qeverive shqiptare për të shfrytëzuar optimalisht burimet materiale dhe njerëzore brenda vendit e duke bërë njerëzit si të vetmin eksport domethënës të Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër emigrantët mund të hamendësohen si individë me aspirata, pretendime, iniciativë e këmbëngulje duke patur parasysh se çfarë telashesh heqin për të udhëtuar (në më të shumtën e rasteve ilegalisht) gjetur punë e jetuar në vendet pritëse. Emigracioni si proces ka shërbyer si një valvul sigurese që ka shfryrë jashtë Shqipërisë një segment aktiv të shoqërisë shqiptare që nëse do të ngelej në atdhe do të kishte rritur shumë numrin e papunësisë e do të kishte shërbyer si një detonator social pakënaqësie e revoltimi.

Asnjë qeveri nuk e ka parë çështjen e emigracionit shqiptar me alarmizëm edhe pse pas Salvadorit ne kemi përmasat më të larta të emigracionit në botë për frymë. Faktin që vendlindja nuk është më e ngrohtë dhe e ëmbël për shqiptarët duhet të nxiste një ndjesi paniku e përgjegjësie shume vite më parë. Përflitet se rreth 700 000 shqiptarë aplikojnë për lotarinë amerikane e 300 000 për kartat greke, ndërkohë që nuk mund të numërohen shqiptarët e tjerë që do të donin të arratiseshin nga vendlindja e që shohin tek futja në BE, vetëm një trampolinë për t’u larguar nga vendi pa patur nevojën e vizës. Madje ajo që është më e turpshmja është se shteti shqiptar jo vetëm që është i dorëzuar ndaj kësaj situate, por është edhe “palë në krim” në një far mënyre. Rasti tipik e qesharak i kësaj përlyerje është aplikimi për lotarinë amerikane për kartën e gjelbër (Greencard). Posta shqiptare e paguar nga taksapaguesit shqiptar, në periudhën e aplikimeve ofron një sportel enkas dhe shërbimin e ndihmës në mbushjen sa më të përshtatshme dhe të personalizuar të formularëve përkatës, në këmbim të pagesës. Madje edhe kur vijnë përgjigjet pozitive të aplikantëve të përzgjedhur, Posta Shqiptare sërish ofron një shërbim të posaçëm shpërndarje dhe njoftimi duke vendosur në ambientet e saja shpalljet e emrave të fituesve e madje duke ua përcjellë këto informacione edhe shtypit të përditshëm.

Këtu nuk është thjesht çështje ekonomike e sociale, problemi është që një numër në rritje e shtetasve shqiptarë nuk mendojnë se do të bëhet Shqipëria, nuk shohin me optimizëm të ardhmen e tyre në vendlindje dhe ç’është më e keqja, nuk ndihen rehat me identitetin shqiptar. Dhe këtu nuk bëhet fjalë thjesht për emigrantët shqiptarë në Greqi që ndryshojnë emër e fe për t’iu përshtatur sa më mirë ksenofobisë së këtij vendi, as për faktin që një pjesë dërrmuese e emigrantëve tanë po e shohin emigracionin si një zgjidhje permanente e jo më të përkohshme, por për faktin që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë nuk iu mësojnë fëmijëve shqip. Kjo gjë nuk ka ndodhur ende me fëmijët e emigrantëve shqiptarë të ish Jugosllavisë, por ndodh gjithnjë e më masivisht me fëmijët e emigrantëve të Republikës së Shqipërisë.

Kjo arratisje nga identiteti kombëtar nuk ka të bëjë thjesht me diasporën por edhe me banorët autoktonë të trojeve etnike shqiptare. Viktimat e para të asimilimit kanë qenë shqiptarët ortodoks të ish Jugosllavisë të cilët brenda pak dekadash pas konferencës së Londrës janë shndërruar në sllavë të zellshëm, e sot vështirë se gjen ndonjë të vetëm në qytete si Manastiri apo Ohri ku dikur gëlonin. Aq pak frymëzuese është Tirana dhe Shqipëria sa edhe çamët ortodoksë që i shpëtuan shkëmbimit të popullsisë me Turqinë të vitit 1923 dhe masakrave të Zervës, nuk denjojnë ta quajnë veten shqiptarë edhe pse ende flasin rrjedhshëm shqip. E njëjta gjë mund të thuhet për arvanitasit e Atikës, Peloponezit dhe ishujve të Egjeut të cilët aq shumë i përçmojnë shqiptarët sa nuk duan kurrsesi të kenë lidhje me Shqipërinë e sotshme. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe me arbëreshët e Italisë për të cilët të kesh të bësh me shqiptarët nuk është më aq e hijshme tani që pas rënies së murit të Berlinit edhe Shqipërisë i doli nami i keq. Identiteti kombëtar shqiptar nuk është joshës as për shumë kinse qytetarë të vjetër të qyteteve të vjetra si Tetova a Prizreni ku këta parapëlqejnë ta quajnë veten turq duke folur në fakt osmanishten zyrtare që ushtronin dikur kur ishin hyzmeqarë të Portës së Lartë. Po kështu himarjotët e banorët nga zona përreth edhe pse këndojnë këngë polifonike preferojnë të flasin greqishten që përdorej nga detarët e Mesdheut si gjuhë komunikimi në kohën e Perandorisë Osmane.

Edhe po ta hedhësh vështrimi diku tjetër në hartën e trojeve të banuara nga shqiptarët sheh të njëjtin problem. Të zhgënjyer nga elita politike shqiptare vendase dhe aspak të tërhequr nga imazhi i Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më tepër po jepen pas identitetit fetar duke dorëzuar identitetin kombëtar. Një proces ky i ndodhur më herët me shqiptarët e Sanxhakut dhe që është duke u përfunduar në këto momente edhe në Plavë e Guci. Tanimë shqiptarët në këtë zonë ku ka luftuar Ali Pashë Gucia janë minoritet, pasi shumica e ish shqiptarëve, janë shndërruar në muslimanac apo boshnjak e madje edhe stërnipat e Jakup Ferrit flasin sot serbisht. E njëjta prirje mund të vihet re edhe në brigjet e Bunës ku katolikët e Shtojit gjithnjë e më dendur marrin e japin me malazezët e kanë filluar t’i quajnë fëmijët Jovan dhe Pavël në vend që t’i quajnë Gjon e Pal.
Për të kuptuar këtë papërgjegjshmëri për imazhin e Shqipërisë mjafton të shikohet sesi përfaqësohet republika jonë nga politikanët tanë të të dyja palëve. Politikanët opozitarë shqiptarë shkojnë jashtë e vjellin vrer për kundërshtarin e vetë politikë, sterrosin realitetin shqiptar jashtë vendit duke dashur të lënë që të kuptohet prej partnerëve të huaj, se këta janë pika e kthesës e për rrjedhojë meritojnë mbështetje ndërkombëtare. Shpesh këtë taktikë të përbaltjes së Shqipërisë e përdorin edhe qeveritarët e papërgjegjshëm shqiptarë të cilët duke mos patur arritje domethënëse për të cilat të mburren portretizojnë një realitet të zymtë shqiptar për të thënë se duke parë sa e ulët pikënisja ku e morën ata pushtetin ajo që ata kanë bërë deri tani është shumë. Ose hiperbolizojnë tërë tërsëllim kriminalitetin apo korrupsionin vetëm e vetëm për të treguar që mosrealizimet e tyre kanë të bëjnë me rrethanat e këqija kushtëzuese ku dergjet e ngrata Shqipëri e jo me paaftësinë apo mungesën e vullnetit të qeverisë.

Për këtë arsye debati i nisur për votat emigrantëve, nuk duhet të kufizohet vetëm tek një simptomë, por të kapi problemin, pse janë duke e braktisur shqiptarët Shqipërinë. Pse ka kaq imazh të keq Shqipëria dhe a mund të ndryshohet imazhi i vendit tonë e të kthehet besimi për një të ardhme të lumtur në vendin tonë? Pse nuk ndihen rehat shqiptarët me emrin shqiptar? Tek tuk shikohet ndonjë rreze shprese si për shembull ndonjë deklaratë e guximshme nga ekzekutivi për të drejtat e shqiptarëve, ndërtimi i rrugës Durrës Morinë apo difuzioni kulturor shqiptar i çmuar që realizohet nëpërmjet platformës Digitalb. Megjithatë kjo është shumë më pak nga ç’pritet prej Tiranës e cila duhej të shërbente si lokomotivë zhvillimi, pikë graviteti, parzmore sigurie e simbol krenarie për të gjithë shqiptarët, kudo që banojnë. Nëse kjo arrati nga Shqipëria nuk bëhet një çështje që të shqetësojë të gjitha palët politike e nëse nuk krijohet një frymë bashkëpunimi ndërpartiak lidhur me përmirësimi e imazhit të Shqipërisë dhe forcimit të identitetit kombëtar situata ka për tu përshkallëzuar keq. Do kemi gjithnjë e më shumë qytetarë jo besnik të Shqipërisë, gjithnjë e më pak interes e përkujdesje për fatet e vendit, gjithmonë e më shumë shqipfolës, gjithnjë e më pak shqiptarë . Fjala shqiptar do të rrezikoj të shndërrohet në një koncept gjeografik ose term filologjik.

-Nje shkrim qe te ve ne mendime....
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	 Perse po braktiset Shqiperia? Empty Re: Perse po braktiset Shqiperia?

Mesazh nga Gjeto Gjetani Tue 15 Mar 2011 - 22:57

....Poezi qe flet per nje realitet.....
KTHIM NË KOSOVË

Kthehem këtu në Kosovë fill prej mërgimit,
kthehem nga lumi i rejnit, Senës, Sir_darjes,
Barin e gjejë të tharë nga bryma e trishtimit
Gurët të plasur nga peshë e lotit të ndarjes.

Kthehem me shpresë se mund të rri në një kafe,
të çlodhem nga rruga e dërmuar e vrarë,
Miqtë t'i shoh dhe dorën t'u jap e t'u hidhem përqafe,
Se koha ka rjedhur e malli si dreq më ka marrë.

Mjerisht e gjej dhe kopshtin e tharë nga bryma e mërgimit,
Rrugën e plasur nga peshë e lotit të ndarjes
Unë, i ardhur këtu në Kosovë pas udhëtimit
Nga lumi i Rejnit, Senës, Sir-Darjes,

Andej i mallkuari fat më ka hedhur
Larguar nga serbët që Kafen e miqeve ma zunë,
Dje jonxhen e fisit pa korur ma lanë e rrushin pa mbledhur,
Kazanë e rakisë së vëllait ma hodhën në lumë.

Ah,ç'ishte kazan i çuditshum, ah, ç'ishte!
E zjente rakinë e ebeltë, të mirën e botës,
Dhe miqtë e vëllezërve nga anë e anës i mblidhte
I shtronte atje me peshqirë në gjunjë rreth sofrës!...

Ç?ti bësh!... E hodhën kazanin në lumë përtej një gremine
Pas ikjes sime drejt grykës së Rejnit, Senës, Sir - Darjes,
Dhe sofra e vëllait mbeti pa lugë e thërime
Dhe buzët e sofrës u plasën nga lotët e ndarjes.

Kthehem tani e pres në një kafe,
Sërbi shpon xhamin e kafes me sytë çapluar
Përgjon se cilin kam për të zënë përqafe
Këtu në kafen e miqve të mi të bekuar.

Ik, or serb, e më ler të çlodhem ketu te kjo derrasë.
Tani në filgjanin e kafesë vërtitet e ulet një mizë
Më tepër e sjellshme se sërbi i trashë,
Kjo mizë e përmallshme hesht në filxhan si kokrrizë...

Në kafe, të varur në mur, e marr çiftelinë,
Të gdhendur nga mjeshtër të famshëm Prizreni,
Dhe sërbi padashur këmbët lëviz e ndjek melodinë
pastaj themë më vete: " Të munda, or serb, qen bir qeni,
Të mundi kjo çifteli e gdhendur nga mjeshtër Prizreni"!...

Kthehem këtu në Kosovë fill prej mërgimit
I lodhur nga lumi i Rejnit, Senës, Sir- Darjes,
misrin e gjej të tharë nga brymë e trishtimit,
Miqtë i gjej të lodhur nga peshë e mallit të ndarjes...

Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	 Perse po braktiset Shqiperia? Empty Re: Perse po braktiset Shqiperia?

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 19:18

Shum e bukur kjo poe;zia ketu siper.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	 Perse po braktiset Shqiperia? Empty Re: Perse po braktiset Shqiperia?

Mesazh nga WebMaster Sun 16 Sep 2012 - 6:33

Sepse ska siguri ska nje te ardhme mjafton te shikoni deputetet si shahen ndaj tyre mjafton te shikosh korrupsionin ligji nuk eshte si vendet e tjera edhe po te ishte si vendet e tjera do te ishte me ndryshe do kishte me siguri qe emigrantet te rikthehen ne vendin e tyre edhe te investojne kur ska ligje ska as kthim nga ana jone,
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	 Perse po braktiset Shqiperia? Empty Re: Perse po braktiset Shqiperia?

Mesazh nga Maksi Sun 16 Sep 2012 - 6:37

sepse edhe korrupsioni gjithandej ben punen e tij
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

	 Perse po braktiset Shqiperia? Empty Re: Perse po braktiset Shqiperia?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi