“Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” e Gjon Markut
2 posters
Faqja 1 e 1
“Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” e Gjon Markut
Autori i këtij libri ia arrin që të pasqyrojë në mënyrë të shkëlqyeshme vlerat, të cilat i karakterizojnë Mirditën dhe popullin e saj.
Libi i Gjon Markut “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën, është një begati e punës përkushtuese për një trevë shqiptare siç është krahina e Mirditës. Për të eksploruar çështje të caktuara përmes intervistës, sikurse janë vlerat brilante të popullit të krahinës së Mirditës, vërtet duhet pasur njohuri të thelluara tematike edhe një qasje të kujdesshme metodologjike. Kjo qasje njohëse dhe metodologjike nuk i mungoi, por mjeshtërisht i shkoi për dore autorit të librit “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”. Përmes metodologjisë së intervistave, me personalitete nga sferave të ndryshme të dijes, në nivel kombëtar dhe të huaj, autori i këtij libri ia arrin që të pasqyrojë në mënyrë të shkëlqyeshme vlerat, të cilat i karakterizojnë Mirditën dhe popullin e saj
Mendimi i sotëm për Mirditën, i pasqyruar në libër nga intervistues të ndryshëm të dijeve interdisiplinare, është një begati që e zgjeron mendimin shkencor, jo vetëm në rrafshin regjional, por edhe në atë kombëtar. Mirëdita është një regjion, i cili, po t’i mungonte etnikumit shqiptar begatia e tërësisë së tij, do të ishte e paplotësuar. Kjo krahinë, që nga njeriu homo sapiens, e jetoi jetën në mënyrën e vet më autentike, duke e ruajtur identitetin e mëvetësishëm, qoftë atë etnik, shpirtëror, kulturor dhe kombëtar dhe duke e begatuar me vlera të reja, krahas ecurisë së rrjedhave te kohës Sa herë që kohërat ishin të mynxyrshme, dhe të tillat ishin jo të pakta, populli i kësaj krahine i kthehej vetvetes dhe kaliste mbijetesën në rrugëtimin autentik të vazhdimësisë së jetës. Kur populli shqiptar jetonte në errësirën e pllakosur nga pushtuesit e ndryshëm, Mirdita bënte përpjekje që ta sfidonte këtë dhe të jetonte e përndritur në entitetin e saj. Kjo na nxit të mendojmë se një çështje e tillë mund të jetë një prej arsyeve se kjo krahinë dhe njerëzit e saj ishin mjaft tërheqës për studiuesit e ndryshëm që të hulumtojnë një vend ku njerëzit e ruajtën substancën e mëvetësisë së tyre të pandryshueshme në ndryshime.
Në këtë libër, përmes mendimit kompetent të autorëve vendas dhe te huaj, shpalosen fakte të rëndësishme historike, si për shembull e dhëna se në fund të shekullit XII në Mirdite e kishte epiqendrën Shteti i Arbrit, në Mirditë vepronte Abacia e Oroshit si qendër shpirtërore e kulturore, me shtrirje në sferën edukativo-arsimore . Kjo abaci, për kohën ishte fije lidhëse mes botës shqiptare me boten perëndimore. Kjo krahinë gjatë pushtimit shumëshekullor otoman, prezantohet se kishte një Princ autonom si Kapidani i Mirditës, kishte një kushtetutë vetëqeverisëse si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Mirditorët, vëllezërit Gazulli ishin këshilltarë dhe ambasadorë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe përfaqësues të humanizmit evropian. Mirdita, në bazë të të dhënave, është e njohur edhe për kuvende të shumta, në të cilat përmes fjalës dhe debatit, sheshoheshin çështje të jetës dhe të sfidave të saj, si dhe të momenteve kyçe të historisë kombëtare. Andaj kjo mënyrë e kuvendimit sikur aticipojnë fillet e parlamentarizmit shqiptar. Në Mirditë ishte themeluar dhe vepronte Shoqëria letrare dhe kulturore “Bashkimi” në krye me imzot Preng Doçin dhe me përbërje nga figura të shquara si Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Fishta, shoqëri, e cila hartoi projektin e shkronjave shqipe, që u pranua në Kongresin e Manastirit si bazament i alfabetit të gjuhës shqipe. Në lëmin e dijeve humane theksohet figura erudite mirditore, doktorit të filozofisë Atë Ambroz Marlaskaj, rektor i universitetit Antonian në Romë. Ndërsa me rastin e pavarësisë së Shqipërisë, përkrah Ismajl Qemajlit, ishe edhe figura e njohur patriotike nga Mirdita dom Nikollë Kaçorri, figurë e cila meritonte që të përjetësohej në ditën e përndritjes së Atdheut.
Mirditori, i prezantuar në këtë libër, vlerësohet si mjaft inteligjent, trim dhe i besës që ishte në gjendje të mbrojë jo vetëm rajonin ku jetonte, por ishte i përkushtuar gjithherë në mbrojte të tërësisë dhe të lirisë së Shqipërisë. Dhe studiuesit e ndryshëm shfaqin mendime për relievin gjeografik si dhe për pasuritë nëntokësore të Mirditës. Duke e lexuar librin e Gjon Markut “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, ngjallet reminishenca e rrëfimeve të dëgjuara, për Mirditën, nga njerëzit e moshuar të regjionit të Lugut të Drinit dhe të trevave tjera të kësaj ane të Dukagjinit dhe me gjere. Përmenda trevën e Lugut të Drinit dhe një theks i tillë meriton pasqyrim, sepse në këtë anë, përpos lidhjeve tjera , në rajonin e Lugut te Drinit ka punuar dhe vepruar njohësi i mirë i botës së mirditorëve, kodifikuesi i Kanunit të Lekë Dukagjinit Atë Shjefen Gjeçovi, i cili e në vitin l897 në Qelën e Kishës së Zllakuqanit hapi për herë të parë shkollën shqipe për fëmijët e kësaj ane. Ndërsa mësuesi mirditor Ndrec Ndue Gjoka, i emëruar nga Ernest Koliqi, për katër vite me radhë shërbeu në detyrën e mësuesit në shkollën e Zllakuqanit. Libri,” Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” i autorit Gjon Marku, me vlerat e tij përmbajtjesore, meriton vëmendjen jo vetëm të lexuesit kureshtar, por edhe të botës akademike dhe të mendimit shkencor, nga shkaku se ky libër prezanton të dhëna me vlera të rëndësishme për Mirditën si një regjion shqiptar me histori të spikatur.

Re: “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën” e Gjon Markut
Miredita ka nje histori interesante , por ka qene perhere antishqiptare , ne ca kuptimi, kur gjithe Shqiperia , atdhetaret e saj luftonin per lirine dhe pavarsine e Shqiperise, Princi i Mirdites Preng Bibe Doda ka menduar perhere ta ndaje Mirditen nga Shqiperia , ka menduar vetem per pavarsine e qytetit te tij.Te perkrahur nga AUstro-Hungaria kane qene te prilivegjuar per kohen e atehereshme.
Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Similar topics
» 25 prill, festa e Shën Markut
» babe e bije nje antologji?
» NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT
» DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher
» Dedë Gjon Luli;Jetë e shkrirë në luftë kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi