Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

2 posters

Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 31 Mar 2010 - 2:59

EKZIL
Fjalën e zgjuam
Nga gjumi i gjatë nga bari

Qen e çakaj
U vunë pas ushtimës së saj

Morëm me vete
Syrin e madh dhe vajtëm

Atë ditë e sot
Na kërkon gjithkah e pabëra


NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Antopoezimodshqipzvog
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty Re: NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 31 Mar 2010 - 2:59

NË VEND TË PËRSHENDETJES


Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.
Dhe dije


Mirë, kurrë më një e një nuk bëjnë një
Si thonte Hikmeti, aj farë poeti me këngë prej zjarri. Shko
Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde, hiqe zvarrë
Rrugëve si gjenë e ndyrë. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj. Merri me vete gjurmat nëpër të cilat
Erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko
Dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time. Bëhu shkrepëtirë
e fikur


N’ylberin e shikimit tim. Bëhu çdogjë pos Meje e Teje
Dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat
E ua ngjisnim nga një emër mos ta harrojmë emrin tonë.


Kumbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur
më buza buzën
E han n’pikllim që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë
Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekballin tim. Mos më thuaj lamtumirë
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim,
fshihu prej vetes


Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde
dhe mos qaj. Shko
Se tmerrshëm po lëndrojnë sonte n’mua rrëketë e gjakut
Shko
Merri me vete edhe rrugët të mos kthehesh kurrë
Në vesën e lotit të rrejshëm gërmadhat e kujtimit t’i
rrëzosh. Shko
Mbyllu në do kështjella të largëta harrimi ku s’të zgjojnë

Kumbonat e pendimit kur çmendet mallit vetmia ose kur
buza
buzën
E han n’pikllim që mëkatin s’e lan, që s’mundet ta shpojë
Gurin e rëndë, gurin e ftohtë të ndarjes. Shko, më mirë
Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro
Sytë e përlotur n’shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë
E kur t’shkojsh, më larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, më larg se prej zemre në zemër
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tënd dhe zërin tim,
fshihu prej vetes


Shkurto flokëgjatat, mate me to mendjeshkurtrën tënde
dhe mos qaj.
Shko
Se tmerrshëm po lodrojnë sonte n’mua rrëketë e gjakut
të ndezur
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty Re: NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 31 Mar 2010 - 3:00

EPITAF I NJË KËNGE


Merrni me vete të lashtat
E verës sate që s’erdhi


Mbilli idhur e thellë
Të vogla të verdha buzë heshtjes


Shih si ja bëmë vetes
Vdekshmërinë të pavdekshme


Më le vjeshtor dhe timin
Le të myken të pathëna fjalët
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty Re: NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 31 Mar 2010 - 3:00

KËRCNIMI


Mbramë...
Ku thehen krahët e gëzimit
E diell’ i jetës tret mbas malit
Hijen tande e pashë
Ngadalë kah unë tue u matë.


Mbramë,
Në cakun e të gjitha caqeve
Ku fjala e kamba ngrihen,
Në përshpëritjen tande tinëzake
Heret, shumë heret e ndjeva
Emnin e vogël t’kurrkushit,
Edhe hijen time kah përpëlitet si gjet i vramë
E pashë ndër dhamb’ t’përgjakun...

Mbramë...

E tash
Shpeshherë po e ndjej
Shushuritjen e kambëve t’tua
Livadheve t’gjoksit tim,
Dhe e dij:
- Dikund...
- Ti po vjen
- Me hapa të mdhej sa vjeti.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty Re: NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 31 Mar 2010 - 3:01

Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e

Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi

dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës,

ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin

e euforisë kolektive.

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa

në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të

letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i

Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej

guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë

me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri

përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij

janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm,

shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës.

Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe

e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe

gurë", botuar më 1997.

Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në

fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë

viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën

shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e

duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo

pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores

përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.

Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë,

duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektiv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen

dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë

për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare,

kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin

"Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty Re: NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga WebMaster Wed 31 Mar 2010 - 4:03

Azem Shkreli

KATER KESHILLA VETES

Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.

Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.

N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty Re: NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga WebMaster Wed 31 Mar 2010 - 4:04

Azem Shkreli

NENAT
SHOKUT TIM PER NENEN
Ato lahen në gazin
tonë e në lotët e tyre.

Bëhen rojë murane
te krojet e shtera të gjirit.

Në ballin tonë për herë
u bëjnë dritë shejt gishtat.

Ditët na i prarojnë dhe rrugët
me nga një bekim më t'mirin.

Me rrëmetën e krrusur t'moteve
na ruajnë nga hijet e liga.

Një ditë shkojnë si të shkonin,
të mos vijë më vdekja.

E s'na kërkojnë asgjë,
pos një grusht dhe mbi krye.

Shkojmë. E sa herë vdes nënë,
vdes nënëmira ime.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT Empty Re: NGA ANTOLOGJI MODERNE E POEZISË SË SHKRELIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi