Fukushima jashtë kontrollit
Faqja 1 e 1
Fukushima jashtë kontrollit
Nga Express më 16 mars 2011 në ora 14:30
Gjendja në kompleksin bërthamor japonez Fukushima 1, po bëhet gjithnjë e më e paqartë. Punëtorët e mbetur u larguan përkohësisht nga centrali, pasi rrezatimi arriti nivele ekstreme.
Pjesërisht u matën vlera rekord të radioaktivitetit prej 1000 millizivert në orë. Sipas të dhënave të ekspertëve, një rrezatim kaq i lartë shkakton probleme të rënda shëndetësore. Ndërkohë niveli i radioaktivitetit është sërish në rënie, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze Yukio Edano.
Më parë, në reaktorin 4 kishte shpërthyer sërish një zjarr. Por sipas të dhënave të autoritetit japonez për sigurinë bërthamore, flakët ishin shuar pak kohë më pas.
Edhe mbi reaktorin 3 vihej re tym i bardhë. Fjala mund të jetë edhe për avull, tha Edano.
Në këtë bllok ka gjasa të jetë dëmtuar shtresa e brendshme mbrojtëse e reaktorit.
Japonia tha se nga Washingtoni ka kërkuar ndihmë ushtarake për tu marrë me këtë krizë.
Njëherësh, një tërmet prej 6 shkallësh i ka dridhur ndërtesat në Tokio.
Franca ka dërguar aeroplanë për evakuimin e shtetasve të saj.
Numri zyrtar i personave që e humbën jetën nga tërmeti i së premtes dhe cunami, arriti në 3600 vetë, por ka shqetësime se ky numër mund të jetë edhe më i madh.

Similar topics
» Të dalësh jashtë kontrollit nga operacionet plastike
» GNK: Në veri situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit
» Studimet jashtë Shqipërisë
» Fukushima, gjurmë radioaktive te fëmijët 200 km larg centralit
» Disa keshilla praktike per te perballuar periudhen stresuese te detyrave te kontrollit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi