Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Universitetet përballë regjimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Universitetet përballë regjimit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Universitetet përballë regjimit

2 posters

Shko poshtë

Universitetet përballë regjimit Empty Universitetet përballë regjimit

Mesazh nga WebMaster Fri 18 Mar 2011 - 6:37

Dy dorëheqje të bujshme për vendet e civilizuara u bënë të njohura pak ditë më parë dhe njëra pas tjetrës. Në fi llim ministri gjerman i mbrojtjes dhe pas tij drejtori i “London School of Economics”, një nga universitetet më të shquara në fushën e shkencave shoqërore dhe politike. Dorëheqjet kishin dy gjëra të përbashkëta. E para, asnjë prej dy të dorëhequrve nuk kishte shkelur ligjin në punën që kryente. Ministri gjerman i mbrojtjes, Guttenberg, nuk kishte bërë asgjë të paligjshme në detyrën e tij si ministër i mbrojtjes duke kopjuar për doktoraturën e tij pjesë nga një esse e politologes Zehnpfennig, ashtu sikundër Sir Howard Davies, drejtor i universitetit apo kolegjit të famshëm kërkimor, nuk kishte shkelur asnjë ligj të vendit të tij duke pranuar një donacion nga fondacioni i djalit të diktatorit të Libisë, Saif Gaddafi, student i këtij universiteti në atë kohë. E dyta, të dy dorëheqjet ishin moralisht të motivuara, madje kishin të njëjtin motiv. Ministri gjerman nuk mund të ishte më ministër, sepse kopjimi i pjesëve të disertacionit të tij nga puna e dikujt tjetër tregonte për një karakter të dobët, për një moral të dyshimtë të tij, gjë që një qytetar i thjeshtë gjerman nuk do ta pranonte kurrë të ekzistonte te një njeri që drejton Gjermaninë. Drejtori i universitetit të famshëm nuk duhet të pranonte donacion nga një student i universitetit të tij, i cili, duke dhënë para, mund të ketë fshehur atë që doktoratura e tij ishte e kopjuar, plagjiaturë. Është apo nuk është plagjiaturë doktoratura e djalit të Gadafit, kjo nuk është vërtetuar akoma, por reputacioni i universitetit u dëmtua dhe drejtori i tij nuk kishte rrugë tjetër veçse të jepte dorëheqjen, duke shpëtuar sa mundej nga reputacioni i rrezikuar i universitetit. Në thelb, pra, të dy dorëheqjet tronditën si politikën ashtu edhe botën akademike, duke dhënë mesazhin thelbësor se asgjë nuk mund të qëndrojë në këmbë pa moralin dhe akoma më shumë, se standardet e këtij morali përpunohen në universitete dhe këto të fundit, së bashku me njerëzit që dalin prej tyre, bëhen garant për ruajtjen e këtyre standardeve. Mesazhi ishte i qartë për këdo: Gjermania nuk do të ishte Gjermani dhe “London School of Economics” nuk do të ishte një nga universitetet më të ndritshme të botës, po të mos ndodhte kështu. Morali është themeli ku ato mbështeten, rikrijojnë jetën, ndriçojnë, ruajnë ekzistencën e tyre dhe të standardeve demokratike të shoqërisë.
* * *
Menjëherë pas skandalit që lidhej me ministrin gjerman, ministri shqiptar i arsimit i kërkoi publikisht autoriteteve universitare të ndërmerrnin një kontroll për të gjetur nëse kishte apo jo ndonjë diplomë master apo doktorature të dyshimtë në Shqipëri. Ishte një gjest grotesk dhe jam i sigurt se universitarët që e dëgjuan këtë kërkesë të ministrit shqiptar u zgërdhinë me cinizëm, vrer, por me siguri, ata që e duan këtë vend, janë trishtuar shumë atë ditë. Ministri shqiptar do të kishte bërë mirë të ndryshonte kërkesën e tij për të qenë të paktën vetëm njëherë i sinqertë me njerëzit e këtij vendi. Në vend që të pyeste nëse ka apo jo diploma të dyshimta, ai duhet të pyeste nëse ka apo jo diploma jo të dyshimta, pra diploma të vërteta në Shqipëri, të fituara realisht dhe në përputhje të plotë me standardet. Nëse dikush do të gjente diploma të tilla, jo vetëm të karrierës shkencore, por edhe për titujt akademikë të dhëna nga universitetet e këtij vendi, të paktën këto dhjetë vitet e fundit, atëherë ky ministër dhe njerëzit me të cilët ai ndan përgjegjësitë dhe fajet e tij, do të kishin shansin t’i përgjithësonin ato, të nisnin rrugën e gjatë, pa përfitime personale, por të vërtetë, për ndryshimin e universiteteve shqiptare. Kjo nuk ndodhi dhe sigurisht nuk kishte se si të ndodhte. Autorët e shkatërrimit të universiteteve nuk mund të jenë kurrë rindërtues të tyre.
* * *
Koha në të cilën politikanët shqiptarë kanë punuar për shkatërrimin e universiteteve të këtij vendi nuk fillon me këtë qeveri, por gjithsesi, rrënimi i themeleve morale, shkulja e tyre, i takon pa dyshim kësaj qeverisje. Hataja filloi ekzaktësisht kur qeverisja e këtij vendi e kuptoi që mund të vazhdonte të mbijetonte, pra të qeveriste edhe pa e merituar atë, vetëm atëherë kur të helmonte ndërgjegjen e universitarëve, kur t’i shndërronte ata, studentë e profesorë, nga promovues të lirisë, të standardeve dhe të mendimit të pavarur, në të kundërtën, pra në hallexhinj, në blerës diplomash, titujsh, gradash; në përfitues postesh, rrogash; në numra që nuk kanë fytyrë, nuk kanë profil publik, nuk kanë zë, që zvarriten, që zvarritin të tjerët. Morali u godit i pari, pra, në fillim u godit substanca, thelbi i qenies, vetë ekzistenca e universiteteve. Gjithçka ndodhi dhe vazhdon të ndodhë në emër të asaj politike që e “çon” vendin në Evropë, pra në emër të masivizimit, të rritjes së numrit të universitarëve për njësi të popullsisë. Hyrja në universitete u liberalizua në kohën kur universitetet nuk plotësonin asnjë kusht për pranimin e një numri të madh studentësh. Kishte mungesë dramatike laboratorësh, pedagogësh të kualifikuar, parash, madje edhe hapësirat fizike mungonin. Universitetet u vunë para dilemës tragjike të refuzonin qeverinë apo të shkelnin çdo standard, jo vetëm ligjor, jo vetëm material, jo vetëm akademik, por mbi të gjitha, të shkelnin moralin universitar. Universitetet pranuan të dytën, çka shënoi fillimin e një degjenerimi fatal, historik. Masivizimi nuk ndodhi vetëm në nivelin e parë, por edhe në nivelin master, doktoraturë, madje edhe në nivelin e titujve akademikë, të të gjitha niveleve. Efekti ishte rrënues. Nga njëra anë universitetet, si institucione, pranuan të aplikonin standardet më të ulëta në mësimdhënie për të bërë të mundur që diplomat të merreshin lehtësisht dhe të mos shkaktohej ndonjë problem me qeverisjen, jo vetëm politike, por edhe me qeverisjen e autoriteteve universitare. Kjo solli një degjenerim të menjëhershëm të administratës së universiteteve, pasi gjithçka mund të ndodhte vetëm nëpërmjet një trafiku të pashembullt influencash dhe një korrupsioni që tashmë është kthyer në sundues. Në këtë imoralitet nuk kishin se si të mos përfshiheshin edhe mësimdhënësit, që në shumicën e rasteve u përfshinë pa vullnetin e tyre. Përfshirja e tyre ishte totale, por sidoqoftë në dy mënyra të ndryshme. E para, kërkesa e mësimdhënësve ndaj studentëve u ul në nivele të padëgjuara më parë. Një student mund të marrë lëndën edhe pa e mësuar, edhe pa e ditur se ç’është. E dyta është më e rëndë. Nëse studenti gjen ndonjë pengesë për të marrë lëndën, në të njëjtën kohë ai gjen edhe mënyrën për ta kaluar atë, që shpesh nuk është gjë tjetër vetëm blerja e mësimdhënësit nëpërmjet ose “mikut”, influencë e trashëguar nga e kaluara por që në fakt po shuhet gradualisht, ose parasë, gjë që po shndërrohet sot në sunduese. Përfshirja e rinisë, pra përfshirja e studentëve në këtë proces rrënues, është jo vetëm pjesa më tragjike, por njëkohësisht edhe ajo përgjegjësi që nuk do t’i falet kurrë kësaj qeverisje dhe asnjë qeverisje tjetër. Liberalizimi i pranimeve universitare sipas qeverisjes së sotme i detyron studentët të pranojnë diploma që nuk janë të tilla, sepse përftohen në një proces që është plotësisht jashtë standardeve për sa i përket metodave të mësimdhënies, nivelit të teksteve, burimeve laboratorike dhe jo rrallë, edhe për shkak të nivelit jashtëzakonisht të ulët të mësimdhënësve. Nga ana tjetër i detyron të rinjtë shqiptarë të deformojnë karakterin që në fillimet e formimit të tij, të shëmtohen moralisht, të nisin karrierën ashtu si nuk duhet nisur: me përbuzjen ndaj integritetit, moralit, me pranimin lehtësisht të gënjeshtrës, veçanërisht të asaj që bëjnë ndaj vetes. Të ardhur në universitet jo rrallë në një mënyrë të pamerituar dhe shpesh për faj të të tjerëve, me boshllëqe jashtëzakonisht të mëdha nga shkollat e mesme, studentët jo vetëm që pranojnë, por ka kohë që e quajnë si detyrim të universitetit t’i kalojë, t’i diplomojë, edhe pa e merituar aspak atë.
Liberalizimi i pranimeve universitare sipas qeverisjes së sotme ka prekur në mënyrën më të shëmtuar edhe nivelet e larta të kualifikimit, madje edhe dhëniet e titujve akademikë. Ky proces po detyron sot e gjithë ditën njerëz të ardhur rastësisht në universitet, pa lidhje me kërkimin shkencor, që të bëjnë kërkim shkencor, sepse vetëm kështu mund të ruajnë vendin e punës. Disa herë të ngratë, por jo rrallë edhe me një integritet copë-copë, shumë prej mësimdhënësve të pranuar në universitete detyrohen të gënjejnë për kërkimin shkencor që bëjnë, të manipulojnë të dhëna, analiza, raporte, si dikur, madje edhe më zi, madje duke shpikur për herë të parë në fytyrë të dheut një nga trafiqet më të çuditshëm: trafikun e kërkimit shkencor. Në pamundësi për një mijë e një arsye të kryejnë kërkim shkencor, pothuajse gjithmonë të pafinancuar, pa mjete laboratorike, pa shanse udhëtimi dhe kontakti me kolegë të tjerë, shpesh të paaftë edhe sikur t’i kishin të gjitha këto, universitarët kanë filluar të blejnë punën shkencore të tjetrit, të paguajnë profesorin për t’i vënë emrin e tyre një pune shkencore që ata vetë s’e kanë kryer, të paguajnë një koleg që t’ia shkruaj emrin si bashkautor në një artikull shkencor për të cilin nuk e kanë haberin, madje nuk është as i fushës së tyre, vetëm e vetëm se i shërben për plotësimin e numrit të artikujve për të marrë një gradë shkencore, një titull akademik.
* * *
Me standarde plotësisht të renduara, nën peshën e padurueshme të politikës, universitetet e kanë humbur shansin që të ndryshojnë Shqipërinë nëpërmjet forcës morale, shembullit qytetar. Universiteti nuk mund të luajë rolin e tij si institucion në ndryshimin e regjimit politik në Shqipëri, thjesht sepse nuk është më universitet. Universiteti si institucion ka kohë që nuk merr pjesë në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë, është i përjashtuar prej saj, ashtu sikundër ka kohë që nuk përgatit universitarë të aftë për të ndryshuar botën jashtë universitetit. Zgjedhjet universitare që po afrohen jo vetëm që nuk janë një zgjidhje për universitetin, përkundrazi, ato do të çojnë në një varësi akoma më të rëndë të universiteteve nga politika. Zgjedhjet universitare mund të ishin zgjidhje vetëm nëse aplikohej parimi i KE që “ndërsa universitetet janë vendi ku rafinerohet liria e shprehjes, mendimi dhe ndërgjegjja, ata që drejtojnë ato nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm një zgjedhje individuale, apo edhe një zgjedhje e përbashkët e universitarëve të tjerë, por duhet të përfaqësojnë personalitetin, shqetësimet dhe aspiratat e secilit universitar”. Në Shqipëri do të ndodhë e kundërta. Autoritetet që do të zgjidhen kanë përgatitur terrenin që të mos jenë në asnjë rast përfaqësues të “personalitetit, shqetësimeve dhe aspiratave të secilit universitar”, përkundrazi, përfaqësues të interesave të vogla, amorale, dhe shpirtrave të shitur të atyre që tragjikisht quhen universitarë. Universitetet janë deformuar aq shumë sa zgjedhjet vetëm do ta bëjnë akoma më të dukshëm këtë deformim. Megjithatë, për ndryshimin e regjimit politik në Shqipëri nuk ke se nga të fillosh tjetër, veçse nga universitetet. Nuk ke se nga t’ia fillosh tjetër veçse nga rinia, nga studentët. Të cilët më në fund të kuptojnë se ata duhet të ndërtojnë universitete të tjerë, ndryshe nga të sotmit, për të mos pasur regjim si ky në atdheun e tyre.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Universitetet përballë regjimit Empty Re: Universitetet përballë regjimit

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 3:03

Universitete teper te cuditshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi