Shkatërrohet komanda e Gaddafit
2 posters
Faqja 1 e 1
Shkatërrohet komanda e Gaddafit
Aleatët kane vazhduar sulmet ajrore ndaj objektivave ushtarake në Libi, duke goditur e shkatërruar edhe një ndërtesë brenda kompleksit të Muamar Gaddafit në Tripoli.
Sipas zyrtarëve perëndimorë, në këtë godinë ishte vendosur qendra e kontrollit të forcave ushtarake libiane.
Gazetarëve atje iu janë treguar gërmadhat e ndërtesës, por duket se viktima në njerëz nuk ka patur.
“Kjo është një ndërtesë administrative ku njerëzit po punonin. U godit orë më parë, siç e keni parë mbase edhe nga kamerat tuaja. Këtu ka njerëz, civilë, familje, fëmijë që kanë ardhur nga çdo cep i vendit për të mbrojtur këtë kompleks dhe raketa ra vetëm 50 apo 100 metra larg tyre”, tha Ibrahim Musa, zëdhënës i qeverisë libiane.
Zyrtarët amerikanë e vlerësojnë aksionin si të suksesshëm. Falë ndërhyrjes se avionëve të tyre bashkë me ata francezë e britanikë, depërtimi i forcave të Gedafit në qytetin e Benghazit-fortese e rebelëve, u arrit të ndalohej.
Por në mënyrë të vazhdueshme, ata sqarojnë se koloneli nuk është objektiv i sulmeve që synojnë goditjen e forcave të tij të armatosura dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.
Aleatët nuk e besojnë vendosjen e armëpushimit, e kanë hedhur poshtë edhe raportet për viktima të shumta civile gjatë këtyre dy ditëve.
Një zyrtar libjan pretendon se 64 vetë kanë mbetur të vrarë gjatë fundjavës, por një shifër e tillë nuk mund të verifikohet.
Një valë e dytë sulmesh, kryesisht nga avionë dhe bombardierë amerikanë goditën forcat tokësore libiane dhe mbrojtjen ajrore të dielën pas mësymjes të shtunën me raketa kruiz Tomahok nga deti.
Nënadmirali Uilliam Gortni tha se veprimet e koalicionit kanë neutralizuar pjesën më të madhe të mbrojtjes ajrore të Gadafit.
Shpërthime të fuqishme goditën kryeqytetin e Libisë, Tripoli, mbrëmë vonë, duke përfshirë edhe ndertesën në zonën rezidenciale të Gadafit.
Zjarri i artilerisë kundërajrore shpërtheu përsëri në kryeqytet pas rënies së natës.
Ndërkohë, Katari ka vendosur të dërgojë katër avionë të cilët do t’i bashkohen koalicionit që po vendos zonën e ndalim-fluturimit, të mandatuar nga OKB-ja.
Kjo lëvizje e bën Katarin vendin e parë arab që i bashkohet fushatës kundër kolonel Gedafit.

Re: Shkatërrohet komanda e Gaddafit
eeeeee cfar ben nafta i ben ujqerit shenjtor gjoja ju vika keq perendimit per popullin e Libis skenar i vjeter ky per te ven nen kontrroll puset e naftes sipas interesave te tyre bejn te tilla nismash te kamufluara gjoja si goditje ndaj Gadafit e per te cliruar popullin por ishin kta zoterinjt francez italian etj qe deri die i puthnin dore Gadafit i shtronin tapetin e kuq. hipokrit te cilet e ngren lojen e tyre si nje dram e komedi bashk, jo thjesht ne emer te liris por ka nje arsy me teper ne emer te babezis per arin e zi qe aq shume e deshirojn
zoterinjeve ju vika keq per popullin e ju dhemb zemra por shikoni se cbejne ne vendet e tyre i perdorin emigrantet si skllever te koheve moderrne, rracist te ndyr jane nuk kan asgje prej shentori dhe pse predikojne gjoja ne emer te paqes e liris, le ti hedhin syte nga Afrika qendrore se kan cte shohin kta shenjtor le te vene doren ne plagen e afrikes se pangren e te dremitur me shpirtin e thar e te sakatosur, te plurosur ne mjerimin e perandoris se kapitalisteve perendimor qe i shfrytezojn e i cvleresojne me pak se jeta e nje qeni,
Sarkozinj e berluskona nuk vleni as sa bajga e shkelur nga kemba e nje afrikani

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Similar topics
» Shkatërrohet organizata italo-shqiptare
» Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare e drogës
» Verona, shkatërrohet banda shqiptare e shpërndarjes së drogës
» Itali, shkaterrohet banda shqiptare
» Greqi, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi