Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tuna Sejdiu: “Kënga ime e re, nga ato që të bëjnë të presësh damarët” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tuna Sejdiu: “Kënga ime e re, nga ato që të bëjnë të presësh damarët” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tuna Sejdiu: “Kënga ime e re, nga ato që të bëjnë të presësh damarët”

2 posters

Shko poshtë

Tuna Sejdiu: “Kënga ime e re, nga ato që të bëjnë të presësh damarët” Empty Tuna Sejdiu: “Kënga ime e re, nga ato që të bëjnë të presësh damarët”

Mesazh nga WebMaster Sat 26 Mar 2011 - 13:47

Çift në jetë, por solo në muzikë. Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu, ka vendosur t’u thotë stop bashkëpunimeve me artistë të tjerë tani e tutje. Në albumin që po përgatitet të publikojë, ka dhe një këngë fataliste që e ka nxjerrë nga sirtari pas shumë vitesh.Ndërkohë që po jeton një martesë në fillimet e saj me Rilindin, Tuna vendos të këndojë baladën më të dhimshme të karrierës së saj, që i dedikohet një femre të braktisur në dashuri. Tregon në këtë intervistë për historinë e këngës Dren Abazi, lider i grupit “Zig Zag Orchestra”, është në konkurrim te festivali “Top Fest” me Anjeza Shahinin, me këngën “Unë e ti”, e cila, siç flitet, është një nga favoritet e këtij edicioni, edhe pse ka pak kohë që është hedhur në transmetim. Në një intervistë dhënë për “Panorama plus”, këngëtari flet për bashkëpunimin me Anjezën dhe shumë gjëra të tjera.
Tuna, duket se je tërhequr pak këto kohë nga skena, po përgatit ndonjë dalje të mirëmenduar?
Po, jam duke punuar për disa këngë të reja për albumin tim, ndërkohë që po zgjedh mes këngëve se cilën do ta realizoj klip. Tashmë jam bërë e rreptë ndaj vetes dhe çdo ditë ndryshoj diçka në këngët e mia. Dua të arrij perfeksionin në këngët e mia…
Dy vitet e fundit ke pasur vetëm bashkëpunime në muzikë, do të vazhdosh ende të bësh këngë me kolegët?
Jo më, tani e tutje kam vendosur të mos vazhdoj me bashkëpunimet. Mendoj që këto dy vite i konsumova pak, ishin të sukseshme gati të gjitha bashkëpunimet me këngëtarët e tjerë, por tani do të dal ‘solo’ në karrierën time.
The që po punon disa këngë të reja, cila do të jetë kënga jote surprizë ?
Po e them eksluzivisht që po punoj për këngën “Dyshemeja”, është një baladë e kompozuar vite më parë nga Robert Bilbilov, me tekst të fuqishëm të së preferuarës sime Aida Baraku.. Kemi bërë ca ndryshime në orkestrimin e këngës, ndërsa vija melodike mbetet po e njëjtë.
Mendon se do gjejnë veten shumë vajza në këtë këngë, ty të ndodh ta gjesh veten në tekste të tilla?
Nuk e vë në dyshim që do ta gjejë veten secila vajzë te kjo këngë në momente të caktuara të jetës së saj. Madje, dhe unë e gjej veten në disa tekste të këngëve të mia, pasi i këndoj, aq sa shpesh dyshoj se Aida Baraku më ka parashikuar të ardhmen me tekstet e saj. Në rastin e këngës “Dyshemeja” nuk do të doja të gjeja veten, mirëpo jetës nuk i dihet. Ne femrat jemi të brishta nga natyra, gjithçka është e mundur…
Kaq këngë dramatike është ? Pse vendos ta publikosh tani këtë këngë të krijuar shumë vite më parë?
Është nga ato këngët patetike, që të bëjnë të presësh damarët. Vendosa tani, pasi këtë këngë e ruaj thjesht për ditë më të mira . Kënga flet për një vajzë të lënë nga i dashuri, e cila mbetet në dyshemenë e shtëpisë, e rrethuar me sendet e tij dhe i këndon. Gjithsesi, s’do të thotë që vetëm femrat janë ato që mund të përjetojnë një gjë të tillë, kjo u ndodh edhe meshkujve. E di që ndoshta kjo këngë do të pranohet me shpejt nga femrat por jam e sigurt, që po aq për qind e meshkujve do ta dëgjojnë, kur të mbeten braktisur nga të dashurat e tyre.
Në Tiranë po organizohet festivali “Top Fest 8”, ke plan të konkurrosh edhe ti?
Unë mora ftesën nga “Top Channel” që të konkurroj këtë vit por mbetem në të njëjtën qëndrim që të mos marr pjesë këtë vit.
Ka ndonjë arsye që nuk e pranove ftesën, apo një zgjedhje personale jotja?
Në fakt, unë kisha gati dhe këngën potenciale për të konkurruar siç doja, por për t’u treguar e sinqertë nuk më intrigojnë më gara të tilla, ndoshta për faktin se i kam filluar shumë herët garat në muzikë, aq sa tashmë kam 20 çmime dhe trofe të fituara në vite. Tani më interesojnë vetëm fitoret e vërteta, pasi edhe çmimet e kritikës e kam fituar atë çfarë mund të dëshirojë një këngëtar. Më parë s’ia dija vlerën këtij çmimi, por tashmë ndihem krenare për një çmim të kritikës me këngën “Testamenti” te “Kënga Magjike”, apo “Best song” për këngën “Bileta”, në “Top Fest” etj.
Pra ke hequr dorë përfundimisht nga këto gara?
Tani për tani po. Por nuk jam kategorike, sepse ne artistët jemi të paparishikueshëm. Mjafton të kemi një këngë të mire në dorë dhe mund t’i themi po një oferte.
Je në biznesin e muzikës, si e ndien veten pas kaq vitesh?
Sinqerisht, ky biznes të dëmton pak, ndaj unë mundohem të ruaj thelbin e asaj që jam. Mikeshat e mia të reja, këngëtare, i këshilloj për të njëjtën gjë, edhe pse mua atëherë s’kishte kush të më jepte këshilla për t’ia dalë në rrugën e muzikës. E rëndësishme për ne këngëtarët është të ruajmë njeriun brenda vetes, sepse ky biznes të shndërron në një përbindësh.
Tashmë ti ke statusin “e martuar”, si po shkon dhe a është më e thjeshtë apo më e vështirë për një këngëtare?
Tani jetoj në Prishtinë, sidoqoftë jam gjithmonë mes Prishtinës dhe Shkupit. Sapo jemi kthyer me Rilindin nga Shkupi dhe vërtet e ndienim që na mungon shumë ai qytet, pasi dhe Rilindi ka jetuar për pak atje. Për mua është e vështirë, pasi më mungon jashtë mase ai qytet, megjithatë kemi vendosur që keto vite t’u përkushtohemi të dy karrierës, duke jetuar në Prishtinë. Nëse do flisja për martesën, pikërisht kjo zhvendosje nga Shkupi më ka ‘rregulluar regjimin tim të jetës, gjë që e kam përjetuar edhe me kriza nostalgjie.

KLOTILDA HARKA
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tuna Sejdiu: “Kënga ime e re, nga ato që të bëjnë të presësh damarët” Empty Re: Tuna Sejdiu: “Kënga ime e re, nga ato që të bëjnë të presësh damarët”

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:10

kenge per te semurit psiqike.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi