Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tuna Sejdiu: ‘’Për shkak të stresit të lartë, isha e varur nga medikamentet‘ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tuna Sejdiu: ‘’Për shkak të stresit të lartë, isha e varur nga medikamentet‘ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tuna Sejdiu: ‘’Për shkak të stresit të lartë, isha e varur nga medikamentet‘

2 posters

Shko poshtë

Tuna Sejdiu: ‘’Për shkak të stresit të lartë, isha e varur nga medikamentet‘ Empty Tuna Sejdiu: ‘’Për shkak të stresit të lartë, isha e varur nga medikamentet‘

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 26 Mar 2012 - 6:22

Tashmë 10 vite profesionalisht meret me muzikë, ndërsa me këngën ‘’12 muaj’’ mer vendimin për zgjerimin e karierës së saj në gjithë trojet e Ballkanit. Seksi këngëtarja Tuna Sejdiu (26 vjeçe) ishte konkuruese e festivalit të Eurovisionit për Maqedoninën, por edhe pse nuk shkoi në Beograd, ajo mori shumë çmime në Kosovë e Shqipëri, kurorëzuar me koncertin e Snoop Dog në Prishtinë, e besueshme në principet e saja hapur flet mbi përvojën në jetën e saj dhe dështimin e një martesë.Në ditarin e saj profesional nuk qëndron vend për improvizime. Kur është në pyetje puna, pa kompromis hidhet në krahët e dashurisë së saj ‘’muzikës’’, duke folur për të gjitha përvojat e saj të jetës. Për momentin është duke punuar disa projekte të reja muzikore, ndërsa paralelisht realizon edhe koncerte. Këtë vit ajo kremton edhe 10 vjetorin e ekzistimit në skenë, ndërsa para realizimiz të jubileut të madh, ajo flet për ndryshimet e mëdha të cilat i kanë ndodhur në jetën private dhe profesionale.
Për veten:
Disa muaj isha e varur nga medikamentet për gjum për shkak të stresit të lartë nga puna e madhe, dhe ndodhte që të mos bëj gjum aspak…
Dashurohem lehtë, por edhe lehtë c’dashurohem!
Jam e varur nga ëmbëlsirat. Jam e disciplinuar për të gjitha, por atyre nuk mund t’u ndahem. Shpesh i konsumoj tinëz, ndërsa pastaj mbaj një fjalim para pasqyrës se prej kujt jam fshehur?
I ha thonjtë.
Jam e varur nga rrjetet sociale ‘’facebook & tëitter’’.
Ndonjëherë fshihem nga vetvetja ose nga Tuna tjetër. Egon time e aktivizoj vetëm profesionalisht. Privatisht mendoj se jam shumë normale.
Tuna e ka atë që të tjerët nuk e kanë, ose e kanë pak, guximin!
Biondja bukuroshe ishte një synonim për ju, por binde fansat se edhe me flokë të kuqe mund të dukeni seksi, çka tregon ndryshimi?
Hmm asnjëherë nuk kam pasur frikë të eksperimentoj me flokët, dhe këtë rradhë mendova që është koha për një ndryshim radikal. Nuk dyshoja se do t’u pëlqejë shumicës, ishte një këshillë nga disa profesionist, dhe përveç saj mendoj se jam duke treguar që jam si një kamelon, jam e bindur për ndryshime, çfarë do qofshin ato.
Nuk ka dyshim se eksperimentimin me stilin e arsyetoni me modën. A maten lekët me imazhin, ose prap dini të vlerësoni se cfarë ju vjen më bukur dhe cfarë është më e përshtatshme që të tërheqni vëmendjen në skenë?
Uf, më duhet të pranoj se edhe pas përvojës shumëvjecare kam dyshime në zgjedhjet e mia. Por unë kam një armatë njerëzisht që qëndrojnë prapa meje të cilët më japin ideja, bashkërisht i shqyrtojmë dhe gjithë kjo më ka ndihmuar që të rritem si Tuna, stabile, dhe me fjalë të tjera ‘’kështu sic jam’’.
Sa mirë i dini trendet e modës, a keni dicka që fshehni në vete dhe si e bëni atë, askush nuk është perfekt, por…?
Një nga elementet kryesore është personaliteti të njoh trupin tim. Mendoj se e kam mësuar dhe tash e di saktë se në cilin moment, ku dhe si e cfarë të vesh, por edhe të gaboj ndonjëherë. Kështu që askush nuk është perfekt sic thonë të gjithë.
Rrallë këngëtare qëndron mirë në katër anë të skenës, në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë e diasporë, ku fitohet më shumë?
(Qesh), në trojet ballkanike, edhe pse e dimë se si funksionon tregu muzikor. Kjo gjë është e pakuptimtë të komentohet.
Thonë që jeni shumë kokëfortë dhe rrallë herë lëshoni pe në qëndrimet tuaja?
E di se shumë bashkëpunëtorëve të mi ju pengon kjo gjë, por gjithashtu di të bëj gjithmonë mirë dhe të arsyetoj gjërat dhe në fund të gjejnë zgjidhje, dhe cka është më e rëndësishme nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm të më pranojnë si jam (qesh).
Gjithashtu silleni si yjet botërore dhe keni kërkesa të rënda kur bëhet fjalë për klipe apo koncerte?
Mundohem të nxjer maksimumin të cilin e kam, nga vetvetja dhe këtë e kërkoj dhe tek të tjerët dhe nuk mendoj që ka ndonjë gjë të keqe këtu. Dita ditës mundohem të sfidoj veten dhe në momente me të vërtetë mendoj se jam mahoiste. Por nga ana tjetër e di vërtetë të vlerësoj miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, dhe t’i maltretoj me gjithë torturën time të cilën e shfaq.
Pse artistët tanë asnjëherë nuk janë bashkuar kundër dickaje, politikisht janë aktiv vetëm nëse ju paguhet të këndojnë në kampanja dhe mitingje?
Hmm, vërtetë sa pare aq muzikë. Në fakt dhe aq iniciativë. Mënyra se si funksionojnë punët këtu nuk japin hapësirë për kreativitet. Nga ana tjetër nëse bëjmë dallim me tregun muzikor të jashtëm, atje shteti përkrah artistët, për pak të filloj dhe për politikë të flas por më mirë jo, (qesh).
Rrjedhni nga një familje e qytetëruar por a keni kundërshtime me prindërit, miqtë për shkak se jeni artiste por edhe pse zhvisheni?
Për mua vërtetë janë të rëndësishëm prindërit e mi, familja, dhe derisa ata më përkrahin në ambiciet e mia dhe atë që bëj unë, nuk mundohem të arsyetohem tek të tjerët. E rëndësishme për mua ishte që familja ime të ‘’hesht’’ për thashethemet dhe gjitha reziqet të cilat i mban fama dhe me kalimin e kohës të kuptojnë se ajo është pjesë e punës sime.
Dhe si vendosët për divorc kur të gjithë ne këtu edhe martesën e kemi tabu temë e lere më divorcin?
Nuk mendoj si në Ballkan. Thjeshtë, në momente mendoj se nuk përkas këtu momentalisht. Shpesh dëgjoj këngën ‘’Out of the box’’. Kjo flet më shumë…
Ndoshta jo mjaftueshëm të tregoni se cilat ishin arsyet e divorcit vetëm pas një vit martese?
Thjeshtë nuk funksiononim, nuk isha e lumtur. Ka shumë njerëz të cilët do qëndronin në martesë edhe atëherë kur do ta humbnin buzëqeshjen në fytyrë, vetëm që mos gjenden keq në rrethin ku qëndrojnë. Martesa duhet të ketë një kthesë. Kur biesh dhe zgjohesh pranë personit që jeni përkulur për dashuri të përjetshme, ndërsa nga ajo dalin qëndrime të ndryshme, vjen një moment kur kupton se nuk ka cfarë të japish më shumë dhe nuk mund ta bëjsh të ndihet mirë as veten as atë. Megjithatë edhe pas divorcit unë nuk kam humbur besimin në martesë. Edhe pse është klishe, por do ta them se koha shëron plagët. Unë vërtetë jam bindur në të. Jam krenare me veten se kam qëndruar fortë në momentet më të vështira të jetës. Të gjithë energjinë e kam dhënë në punë. Por cdo ditë kam gjetur kohë të kujtoj se sa fansat e mi mendojnë për mua, sa më përkrahin dhe më tregojnë dashurinë e tyre. Ndoshta duket jo shumë thjeshtë por publiku im më kujton kur jam e bekuar.
Si është raporti me nënën tënde?
Edhe pse di shumë herë t’i vërsulem si të gjithë të tjerët që bëjnë në momente stresi, menjëherë pastaj pendohem. Mendoj që nëna ime meriton një falenderim të parezervë për përkrahjen që më jep në të gjitha kahjet gjithë këto vite. Ajo është një nënë e vërtetë!
Po babi juaj si një bokser i njohur si ka reaguar për muzikën tuaj dhe rrugën të cilën e ke zgjedhur?
Ai që në fillim ka qenë shumë neutral në këtë drejtim, thjeshtë më ka lënë të zgjedh vet atë që dua. Ka raste kur kam qenë shumë e hidhëruar pasi ndonjëherë nuk ka qenë me mua në kohë të caktuara dhe gjithë kohës që jm rritur si artiste. Në anën tjetër jam shumë falenderuese pasi për shkak të kësaj ka bërë nga unë një luftëtare të madhe, ndoshta dhe më e madhe se ai, babi të faleminderit.
Po të dashuroheni? Gjithmonë ka kohë për të…
Do të tingëllonte qesharake, por këtë verë planifikoj të dashurohem. Ky është plani, madje edhe zëdhënësi im mendon se kjo duhet të planifikohet. Në planin e dashurisë stagnoj për momentin, por ndoshta ai është afër meje dhe unë nuk e shoh? (Qesh).
Me cfarë mashkulli do kishit filluar lidhje romantike?
Dua mashkull mbi të gjitha, jo femra! Autoritativ, të duket bukur, të ketë shpirt sportiv, i freskët dhe stabil që të balancojë disponimin tim, tipik për gaforet. Le të mendojë!!! Yllpress
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tuna Sejdiu: ‘’Për shkak të stresit të lartë, isha e varur nga medikamentet‘ Empty Re: Tuna Sejdiu: ‘’Për shkak të stresit të lartë, isha e varur nga medikamentet‘

Mesazh nga Anakonda Tue 27 Mar 2012 - 3:53

Qyqa goce edhe ti ike nga kjo bote.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi