Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rovena Stefa dhe Mc Kresha argëtohen në pub, para se të futen në reality show People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rovena Stefa dhe Mc Kresha argëtohen në pub, para se të futen në reality show People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rovena Stefa dhe Mc Kresha argëtohen në pub, para se të futen në reality show

2 posters

Shko poshtë

Rovena Stefa dhe Mc Kresha argëtohen në pub, para se të futen në reality show Empty Rovena Stefa dhe Mc Kresha argëtohen në pub, para se të futen në reality show

Mesazh nga WebMaster Sat 26 Mar 2011 - 13:48

Ka vendosur të jetojë në Prishtinë për një kohë, duke realizuar videoklipe të reja, si dhe duke mbajtur shumë koncerte atje. Kanë marrë një apartament dhe së bashku me dy motrat, Elisën (e cila luan rolin e menaxheres) dhe Irvën (një këngëtare e re e skenës), janë adaptuar me kushtet e jetesës në Kosovë. Gati çdo fundjavë, motrat Stefa kanë ftesa për të performuar nëpër lokale të ndryshme në mbarë Kosovën, duke mos përjashtuar intervistat në programe televizive, të cilat nuk janë të pakta.,Momentalisht është aktive me klipin më të ri “Mallkuar”, që ka zgjuar kureshtje të madhe tek publiku shqiptar. Në adresë të Rovenës pat ardhur edhe një ofertë e re, të cilën nuk kishte mundësi ta refuzonte, për shkak të honorarit të majmë që organizatorët e spektaklit ia kishin propozuar këngëtares dhe këto ditë po bëhen përgatitjet e fundit për të filluar një “betejë” të re në karrierën e saj, duke qëndruar e mbyllur në shtëpi, së bashku me personazhe VIP për një muaj e gjysmë. E teksa po bëhet gati për të qenë pjesëmarrëse në spektaklin “Vip Shpija 2”, ajo është parë duke u argëtuar në klube nate në Prishtinë, e shoqëruar nga motrat dhe disa miq të tjerë, duke mbushur kështu bateritë për të dhënë maksimumin në spektakël. Në anën tjetër, përkrah personazheve të njohur të ekranit, mësohet se kësaj aventure të re televizive do t’i bashkëngjitet edhe reperi i njohur Mc Kresha. Reperi do të qëndrojë një muaj e gjysmë, së bashku me këngëtaret Rovena Stefa, Ingrid Gjoni, Zajmina Vasjari, Xuxi, Andos, ish-banori i BB, Qetsori, ish-deputeti rom, Zylfi Merxha e shumë personazhe të tjerë. Spektakli do të fillojë me 1 prill, si edicionin e kaluar ku morën pjesë shumë këngëtarë të njohur, të cilët bënë dhe gafa e skandale pa fund. Për Mc Kreshën, kjo do të jetë një sfidë e re, pasi për herë të parë pas sukseseve të shumta në muzikë, reperi do të provojë veten dhe në një spektakël të këtij formati, ku për një kohë të gjatë do të qëndrojë brenda shtëpisë, në kushte të cilat ndoshta nuk është mësuar t’i përballojë. Si do të ballafaqohen me realitetin brenda personazhet e njohura, pritet të shihet. Ndërkohë, rikujtojmë se edicionin e kaluar e kanë fituar humoristët Stupcat dhe këngëtari Bertan Asllani.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rovena Stefa dhe Mc Kresha argëtohen në pub, para se të futen në reality show Empty Re: Rovena Stefa dhe Mc Kresha argëtohen në pub, para se të futen në reality show

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:10

mir kan bere se do rrin te mbyllur brenda per ca kohe.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi