Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët

Shko poshtë

Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët Empty Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 25 Mar 2012 - 9:57

Shëndeti mendor, ja përse janë të tronditur shqiptarët Depresion_1-300x180 Eglantina Bardhi

Personat, të cilët vuajnë nga stresi apo depresioni, gjatë viteve të fundit, janë rritur ndjeshëm. Këtë e tregojnë shifrat alarmante ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku rreth 25 për qind e popullsisë vuan një formë të çrregullimit mendor.

Problemet ekonomike, papunësia dhe varfëria por edhe trashëgimia renditen si shkaqet kryesore të çrregullimeve mendore, sipas specialistëve të shëndetit publik. Drejtori i Shërbimit Parësor dhe specialist i shëndetit publik, Gazment Bejtja pohon se nuk ka studime të mirëfillta në lidhje me depistimin e popullatës sa i takon shëndetit mendor, megjithatë ai thekson se numri i personave që vuajnë nga këto çrregullime ka ardhur duke u rritur vitet e fundit.

Statistikat tregojnë se çdo person, të paktën një herë gjatë jetës së tij, kalon në depresion, ndërsa 1 në 4 shqiptarë e përjeton atë në gjendje më të rëndë, që kërkon mjekim. Kalimi i fazave nga psikologu te trajtimet më të rënda mendohet se janë më frytdhënëse, duke bërë klasifikimin e pacientëve dhe kurimin e tyre sipas stadeve. “Pavarësisht hapjes së qendrave komunitare, shërbimi i psikiatrisë dhe izolimi nuk do të zhduken tërësisht, por nëpërmjet terapisë së barnave, shtrimit apo izolimit mendohet se do të trajtohen vetëm rastet më të rënda ndaj dhe specialistët këshillojnë ngritjen e qendrave komunitare për shëndetin mendor dhe jo psikiatri”, pohojnë specialistët.

Ndërkohë problem kryesor sipas specialistëve të shëndetit publik mbetet pikërisht numri i kufizuar i mjekëve specialist që duhet të trajtojnë këto çrregullime. “Sot ka një shtim të numrit të personave, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore, por numri i bluzave të bardha të specializuara në këtë fushë, është shumë i vogël. Ndaj, do të ishte i domosdoshëm shtim qoftë edhe të qendrave ditore. Po kështu, edhe të psikologeve, pasi një pjesë e mirë e popullatës e kanë të nevojshëm këtë trajtim”, pohojnë specialistët e shëndetit publik.

Por nga ana tjetër psikologët shpjegojnë saktësisht se çfarë është shëndeti mendor. “Shëndeti mendor vihet në provë nga shumë gjëra. Në situata të vështira të jetës gjendja e keqe del në pah si simptomë psikike dhe fizike. Marrëdhëniet shoqërore lihen mënjanë dhe njeriu nuk mund të kujdeset për veten, veprimtaritë e kohës së lirë ndërpriten dhe asgjë nuk të entuziazmon më”, pohon psikologia Ilisa Polena.



Specialistët: Të bëhet depistimi i popullatës

“Është i domosdoshëm depistimi i gjithë popullatës për shëndetin mendor dhe të jeni të sigurt, që këto shifra që shpjegova unë do të jenë reale”. Kështu theksojnë specialistët e shëndetit mendor sipas të cilëve fakti që shëndeti mendor i popullatës është cënuar shumë nga çrregullimet mendore, organet kompetente duhet të marrin masa për evitimin e këtij problemi. Kështu ata shpjegojnë se duhet të fillojë pikërisht me depistimin e popullatës dhe ky depistim të realizohet me ekipe të përbërë nga psikiatër, psikologë, infermierë dhe mjekë specialistë. “Problemi i sëmundjeve mendore, nuk është vetëm problemi i individit që e vuan atë apo i familjes së tij, por ky problem është i gjithë shoqërisë, ndaj dhe nuk duhet të jemi indiferentë përballë këtij fenomeni shqetësues”,- theksojnë specialistët e shëndetit mendor.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi