Origjina e eposit, nga Iliria
Faqja 1 e 1
Origjina e eposit, nga Iliria
Intervistë me dr. Zymer Nezirin
“Bota sot”: Cilat janë argumentet kryesore, që do t’i parashtroni përpara komisioneve të UNESCO-s?
Prof. Neziri: UNESCO merret me atë që quhet e jashtëzakonshme, dhe kjo është edhe “arma” jonë më e fortë, pasi Eposi i Kreshnikëve është një kryevepër e jashtëzakonshme, për shkak se ka 500 mijë vargje, dhe kjo i tejkalon të gjitha eposet e mbledhura deri tani, pra një monument i madh i poezisë gojore shqiptare. E dyta, është eposi, mund të thuhet, ndër të fundit në Evropë që bën jetë të gjallë, sepse popujt kanë pasur epose, por nuk janë më gjallë. Kur para një shekulli në Gjermani kanë gjetur një bari, i cili i ekzekutonte disa vargje të eposit, gjithë shoqëria gjermane u përkul përpara tij. Ndërkaq ne kemi lahutarë që dinë mbi 10 mijë vargje, që këndohen nga Isë Elezi, Rugovë, e shumë të tjerë që dinë deri në 5 mijë vargje dhe kemi lahutën si instrument ende gjallë te ne. Ajo vlerësohet si vegla më e vjetër kordofone me hark në Evropë dhe ajo te ne është e gjallë, ende jeton kryesisht në viset malore në Shqipëri, në Kosovë e në Mal të Zi. Pra argumenti i dytë është monumenti i rrallë në Evropë. Argumenti i tretë është se hyn në radhën e monumenteve më të mira poetike në Evropë. Vetëm mejdanet, për shembull, janë aq të bukura sa te secili mejdan mund të krijohet një film dokumentar.
“Bota sot”: Një problem në këtë çështje ka qenë edhe përcaktimi i një periudhe kohore se kur daton Eposi i Kreshnikëve, shpeshherë manipulohet me të. Ju, si studiues, kur mendoni se daton Eposi i Kreshnikëve?
Prof. Neziri: Këtu është problemi. Meqenëse është krijim legjendar ka kaluar në disa faza të ndërtimit. Por ky ka prapë një fillim dhe legjenda ka fillimin dhe realitetin e vet. Edhe te eposi gjithë ato prerje, gjak, mejdane, kacafytje, mallkime, kanë të vërtetat e tyre, arsyet e konflikteve dhe me kë bëhen ato. Mbi to hidhen tezat e përcaktimit kohor që ka lindur eposi. Por ne nuk po dërgojmë historinë tonë në UNESCO, ne po dërgojmë një jehonë të historisë së shqiptarëve të periudhës para osmane. Pra në lidhje me kohën, lashtësia e eposit është koha para pushtimit osman të Ballkanit. Këtu është problemi se eposin tonë e vendosin pas pushtimit osman, madje në shekullin XVII, në kohën kur Pjetër Budi bën përpjekje në Mal të Zi që të lidhet besa mes fqinjëve kundër osmanëve ashtu si Bogdani që arriti një periudhë paqeje, pra nuk priteshim me serbët, si thotë eposi. Ky është një argument shumë i fortë për lashtësinë e tij. Fuqia e vërtetë e eposit është para osmane, por është një vijimësi e epikës gojore ilire-shqiptare dhe dëshmia është koha e hershme mitologjike e kulturës ilire-shqiptare, elementet e lashta përrallore të origjinës ilire ose simbolet mitologjike-përrallore. Pra këto tregojnë se eposi nuk ka pasur mundësi të lindë në kohën osmane.
“Bota sot”: Pra në periudhën që e vendos albanologu Elsie lindjen e eposit të shqiptarëve, pra në shekullin XVII, nuk qëndron...
Prof.Neziri: Jo. Sepse në këtë shekull, pra në shekullin XVII eposi ynë ishte i ndarë në tri cikle të epikës historike, dhe kishte të bënte me Betejën e Kosovës, pra në shek.XIV, mandej cikli i këngëve për Skënderbeun në shek. XV dhe cikli i këngëve të shekullit XVI. Pra, nuk mund të flasim për lindjen e epikës legjendare në shekullin XVII.
“Bota sot”: Mendoni se me këto argumente shkencore dhe lobingun që ju e shihni si një nga faktorët kryesorë, Eposi i Kreshnikëve do të pranohet si vlerë e pasurisë së njerëzimit dhe a do të ndodhë kjo?
Prof. Neziri: Nuk mund të them një afat kohor se këtë vendim e marrin komisionet e UNESCO-s, ne jemi të përgatitur shkencërisht për t’u përballur me to. Por jam i bindur se me një vepër të tillë monumentale të rrallë, Eposi i Kreshnikëve do të pranohet në UNESCO.

Similar topics
» A duhet bashkuar ILIRIA?
» ÇDO DITË VIGAN - UKSHIN ILIRIA
» Iliria në Periudhën e zgjerimit dhe të rënies së Perandorisë Romake
» Origjina e shqiptarëve
» Origjina e Ilirëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi