Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Origjina e Ilirëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Origjina e Ilirëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Origjina e Ilirëve

Shko poshtë

Origjina e Ilirëve Empty Origjina e Ilirëve

Mesazh nga WebMaster Sat 24 Apr 2010 - 8:30

Popujt që u bënë më të
njohur në historinë e lashtë të
Ballkanit janë
grekët, ilirët dhe trakët. Ilirët janë ndër

banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë

autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët
i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të
Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i
përmendin në veprat e tyre.

Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të
gjera;
ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të

Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit,
lumenjtë
Sava e Drava, në veri, e deri te Gjiri i
Ambrakisë
(Prevezë), në jug, kurse në lindje deri në
Vardar.
Grupe të veçanta ilirësh u vendosën edhe në
Italinë
e Jugur. Këto janë fiset mesapet dhe japige.


Emri etnik ILIR shfaqet në
veprat
antike që në shek. V p. K. Kurse emrat e disa
fiseve
ilire fillojnë e përmendën që në shek. XII nga

Homeri. Por koha e formimit të etnosit ilir është më
e lashtë.
Fillimet e origjinës ilire janë që në
mesin
e mijëvjeçarit të dytë p.K., që nga periudha e
bronzit
të mesëm, kur fillojnë të formohen tiparet
etnike
ilire. Në epokën e hekurit (mijëvjeçari i
fundit
p.K.) ilirët u formuan plotësisht, duke trashëguar

nga epokat më të hershme eneolitike dhe të bronzit tipare
kulturore gjuhësore e antropologjike etnike.


Teoria e vjetër që i bëri ilirët të ardhur
nga
Evropa Qendrore, në shekujt XII – XI p.K., është
rrëzuar
nga studimet e kryera pas Luftës së Dytë
Botërore.
Vetë fakti që varrimet me urna,
karakteristike
për popujt e Evropës Qendrore, nuk janë tipike

për trevat e shtrirjes së ilirëve, por ndeshen vetëm në zona

të kufizuara, të rralla, dëshmon kundër teorisë së
ardhjes
së ilirëve në Ballkan nga veriu.



Gjurmët e kulturave të Evropës
Qendrore,
që ndeshen në Iliri, janë rezultat i
kontakteve
kulturore, tregtare e të lëvizjes së
artizanëve
të punimit të metaleve.




2. Fiset kryesore ilire



Ndër fiset më të përmendura ilire janë:
taulantët,
ardianët, dardanët, paionët, dalmatët,
albanët,
penestët, molosët, kaonët, thesprotët etj.


TAULANTËT. Banonin në zonën e
Adriatikut,
që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e
Dyrrahut.
Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm

historinë ilire të shek. IV – III p.K., duke u
vënë
në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më
parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i
Albanëve dhe i Parthinëve.


ENKELEJTË. Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit.
Ata krijuan dinastinë e parë të mbretërisë Ilire, në
fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore
ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më.

trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe
dasaretët.
Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.


DASARETËT. Janë një fis i madh

Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos
për prodhimin e drithërave të bukës. Një nga qytetet
më të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të
Poshtme
të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij
fisi
ishte edhe Antipatra (Berati).


ALBANËT. Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut.
Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës).
Fisi
i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë
mesjetës
së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.


ARDIANËT. Fillimisht
shtriheshin
rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit
Neretva.
Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të
gjitha
krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e

taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat
kundër pushtuesve romakë, gjatë shek. III – II p.K., në
kohën
kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire.

Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.


DARDANËT. Ishin fisi më i madh ilir që u
vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin
Qendror,
kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera
dardane të
njohura ishin thunatët dhe galabrët.
Qyteti më i
rëndësishëm i dardanëve ka qenë
Damastioni, i
njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve.

Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë shumë të

mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.


PAIONËT. Fise ilire që banonin në luginën e
sipërme
të Vardarit në kufi me dardanët, duke u
shtrir
deri tek lumi Struma. Përmenden për herë të
parë
nga Homeri, si aleat të trojanëve. Në gjysmën e
parë
të shek.IV paionët krijuan mbretërin e tyre, e
cila
u detyrua t’u bëjë ballë për shumë kohë sulmenve
të maqedonasve. Paionët prenë në shek.IV-II p.K.
monedhën
e tyre prej argjendi.



DALMATËT. Banonin në brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorë të
njohur, shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të
veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin
dalmatika
në shekujt e parë u përdor edhe nga
aristokracia
romake, prej nga kaloi edhe në veshje
rituale
kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë
Delmini.


PENESTËT. Banonin

luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden
për
herë të parë në vitet 170 – 169 p.K. Luajtën rol

rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire – romake. Përfshiheshin
në Mbretërin Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të
cilat përmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse
pranuan
garnizone romake në qendrat e tyre,
maqedonasit
ua shkurtuan vendin.



MOLOSËT. Janë një nga tri fiset kryesore që
banonin
në qendër të Epirit antik dhe që luajtën rol
shumë
të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes
dhe
të formimit të shtetit të Epirit.


KAONËT. Ky fis epirot kishte shtrirje të
gjerë,
që nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri

luginën e Drinosit, në Gjirokastër. Kryeqendra e
kaonëve,
Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek. III
p.K. u
bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit.
Qytet
tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i

Gjirokastrës).


THESPROTËT.
Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama,

deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që

nga shek. V p.K., si fis që sundoheshin nga dy
kryetarë
të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.


Fise të tjera të njohura janë
edhe
labianët (për rreth liqenit të Shkodrës),
pirustët
(në Mirditë) dhe parthiniet në ultësirën
bregdetare
të Adriatikut
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi