Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

5 posters

Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Apr 2011 - 0:10

“Nëse deri dje keni menduar se Tropoja është vendlindja e burrave të fortë, ndonjëri edhe politikan karriere, Afrim Aliaj është një rast i cili vërteton se nga ky vend e kanë origjinën edhe djemtë sharmantë, të cilët teksa i sheh nëpër faqet e revistave të modës, të lënë pa frymë. Afrimi ishte një djalë më se i zakonshëm para se të merrte rrugën e emigracionit, ndërsa sot rikthehet në vendlindje si një personazh i famshëm, falë karrierës që bëri në perëndim. Paparaci ynë e ka fiksuar fundjavën e kaluar në shoqërinë e këngëtares shumë të njohur Ingrid Gjoni, në një nga komplekset më trendy të momentit, në Mai Tai.

E teksa i sheh së bashku, mendon se kur iku në Itali, Afrimi ishte në kërkim të një ëndrre të cilën arriti ta realizojë falë një pamjeje shumë mashkullore dhe një gjatësie që i kalon 190 cm. Prandaj falë kësaj fame dhe këtij suksesi, ai sot mund të ketë në krah edhe vajza si Ingridi, që pëlqehen nga i gjithë publiku shqiptar. Nuk dimë se çfarë lidhje mund të ketë mes modelit dhe këngëtares, por në fakt po të bëjmë një analizë të ngjarjeve më të fundit në jetën e secilit, një konkluzion të përafërt mund ta nxjerrim. Ingrid Gjoni ka gati një vit që nuk duket në publik në shoqërinë e një mashkulli, që kur u përfol ndarja e saj nga Enea, një lidhje që zgjati gati dy vjet. Nuk e dimë nëse vajza e njohur e ekranit ka patur ndonjë lidhje tjetër ndërkohë, por nëse po, ajo ka arritur me shumë kujdes ta mbajë atë larg syve kureshtarë të njerëzve dhe mbi të gjitha larg aparatit të paparacit.

Ndërkohë Ingridi ka patur një jetë artistike shumë të ngjeshur me këngë dhe klipe të reja, por edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Shumë i suksesshëm ka qenë klipi i saj me Çiljetën, ku Ingridi bëhet për herë të parë brune dhe natyrisht ndryshimi pëlqehet nga fansat e saj. Ndërsa të shtunën e kaluar, kur u fotografua nga paparaci me Afrimin, ajo kishte ndryshuar përsëri look, një model shumë vajzëror dhe modern, i cili i shkonte shumë dhe mbi të gjitha ideja për të veshur një bluzë transparente të zezë pa sutjena poshtë, e bënte të dukej edhe më shumë seksi. Sa herë e kemi pyetur në intervista, këngëtarja pohonte se nuk kishte të dashur dhe ndoshta kjo shoqëri me Afrimin mund të jetë diçka më shumë se thjesht miq. Natyrisht ne nuk e morëm mundimin që ta pyesim, pasi në këto raste dihet që personazhet publikë nuk të tregojnë kurrë asgjë dhe, në fakt, sa herë ne arrijmë të zbulojmë të reja nga jeta e tyre private, gjithçka e arrijmë pa ndihmën e tyre, edhe pse ata përpiqen të mohojnë gjithçka.



Ndërsa Afrimi ose Alessio, emri me të cilin është pagëzuar në Itali, ka bërë një jetë shumë aktive jo vetëm si model, por edhe përsa i përket lidhjeve me femrat. Sot në moshën 31- vjeçare ai ka pohuar në intervista se ka patur shumë eksperienca me femra, ndërkohë që pak muaj më parë i ka dhënë fund një lidhjeje katër vjeçare me një modele australiane të quajtur Jaime Wright. Gjithashtu Alessio tregon se i pëlqen shumë femrat shqiptare si dhe do të donte një lidhje me një vajzë shqiptare. Ndërkohë sa herë vjen në Shqipëri për pushimet e verës, ai krijon lidhje, por shumë të shkurtra dhe pa ndonjë rëndësi të madhe për të. Alessio ka qenë protagonist në një klip të Çiljetës, ku luante rolin e një cigani dhe kërcente së bashku me Çiljetën.



Modeli me origjinë nga Tropoja është në kulmin e karrierës së tij dhe nëse meshkujt modelë i kemi parë në përgjithësi shumë të ëmbël dhe gati femërorë, Alessio pëlqehet pikërisht për të kundërtën, pra për tiparet e tij tejet mashkullore. Madje, kohët e fundit ai ka tërhequr vëmendjen e kompanisë së njohur “Hugo Boss” dhe, së shpejti do të nënshkruajë një kontratë për të qenë imazh zyrtar i kësaj kompanie. Këto janë të rejat në jetën artistike dhe private të Ingridit dhe Alessios. Se çfarë kanë qenë, ç’janë dhe ç’do të jenë ata të dy për njëritjetrin, mund ta mësojmë në javët në vazhdim, mbase edhe nga vetë ata.


PanoramaPlus
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Re: Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 5 Apr 2011 - 0:26

Sa i bukur eshte ky..o zot..edhe nga afer e kam pare madje celebrate005
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Re: Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga Daku Tue 5 Apr 2011 - 3:59

Vallaj vetem i bukur nuk ishte vetem trupin ndoshta por prape shume muskuloz per model

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Normal_alessio-alia
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Re: Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga Leo_uk Tue 5 Apr 2011 - 8:16

kta modelat une per homoseksual i njof.. 00027003
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Re: Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Apr 2011 - 8:28

Ku dreqin e ka bukurine amon hahaha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Re: Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 6 Apr 2011 - 10:35

E ka shpirtin e bukur...se nuk po flas per muskujt une ore..muskujt shkojne e vine 00027003...e sa per homo Leo...he IS a MANN...if u know what I mean.... geeegge
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Re: Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:57

u bo tropojanet me sh*t numra..............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan Empty Re: Në shoqërinë e Afrimit, modelit tropojan

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi