Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dobësia mund te jetë një sëmundje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dobësia mund te jetë një sëmundje People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dobësia mund te jetë një sëmundje

2 posters

Shko poshtë

Dobësia mund te jetë një sëmundje Empty Dobësia mund te jetë një sëmundje

Mesazh nga WebMaster Tue 5 Apr 2011 - 4:15

Qindra njerëz vuajnë nga dobësia dhe lodhja kronike, një shqetësim i cili prek një individ në nivelin fizik dhe psikik, duke lënë pasoja në jetën sociale dhe sjelljet e tij. Të gjendur në këtë situatë, shumë persona përpiqen ta bindin veten se kjo është një periudhë kalimtare, ndërkohë që të tjerë shkruajnë letra në adresë të mjekëve, duke kërkuar zgjidhje. “Dobësia mund të kurohet dhe shërohet, por nevojitet një bashkëpunim i ngushtë mes mjekut dhe pacientit”, thekson një onkolog. Janë të shumtë njerëzit që s’kanë dijeni për ekzistencën e kësaj sëmundjeje. Zakonisht sindroma e lodhjes kronike (Cfs) prek të rinjtë dhe lë për shumë vite një situatë aq të rëndë nga ana fizike saqë të pengon të punosh dhe të studiosh.

Nënvlerësohet nga mjekët

Problemi mund të jetë tepër i dëgjuar nga të sëmurët me kancer, aq sa është krijuar një sëmundje brenda sëmundjes. Nga kjo sindromë vuajnë 90 për qind e pacientëve, sidomos kur ata bëjnë kimioterapi, megjithatë lodhja shfaqet edhe pas shumë trajtimeve tjera. Sipas dëshmive të pacientëve, lodhja kronike ndikon negativisht në jetën e përditshme: 89 për qind pohojnë se kjo simptomë u kushtëzon aktivitetin e përditshëm, 75 për qind janë detyruar të ndryshojnë shprehitë e punës, 69 për qind ndiejnë vështirësi kur ecin gjatë dhe 55 për qind e kanë të vështirë të kujdesen për familjen. Nëse nga njëra anë, shumë mjekë nuk e njohin ose i nënvlerësojnë simptomat, sepse janë të prirur t’i lidhin ato me një sindromë depresive dhe një gjendje të zakonshme pafuqie, nga ana tjetër, të sëmurët, duke mos i treguar me saktësi ndjesitë që kanë, ua bëjnë edhe më të paqartë situatën doktorëve. Është e zakonshme që pacientët, të cilët kurohen për kancer, të ndiejnë dobësi të vazhdueshme, pasi kjo simptomë është pjesë e pandashme dhe e pashërueshme e sëmundjes. Për këtë arsye disa shoqata të ndryshme europiane dhe amerikane u mblodhën më 12 maj të 2010-s që të tërhiqnin vëmendjen e njerëzve për këtë patologji kaq të rëndë, e cila po shkatërron jetën e shumë personave.

Të dobët, dembelë, të topitur

Shumë të sëmurë tregojnë se kanë vështirësi të kryejnë normalisht aktivitetet e përditshme, të përqendrohen dhe t’i kushtojnë vëmendje diçkaje, të flasin, të marrin vendime, apo të kujtojnë gjërat. Veç të tjerash, ankohen se nuk kanë forcë të bëjnë asgjë, ndihen krejtësisht “të zhveshur” nga çdo lloj energjie, shpesh vuajnë nga çrregullimet e gjumit dhe humori i keq. Lodhja është një prej simptomave më të zakonshme që i ka ndodhur një njeriu, megjithatë, në pjesën më të madhe të rasteve, ajo i detyrohet stresit, depresionit ose patologjive si diabeti, infeksionet kronike, apo sëmundjet infiamatore kronike. Një diagnozë e saktë e “Cfs”-së përjashton të gjitha rastet e përmendura më lart. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme një konsultim i vazhdueshëm mes mjekut dhe pacientit, një bashkëpunim që ndihmon të sqarohet një situatë paksa e ndërlikuar si kjo. Shenjave të cilave u duhet kushtuar rëndësi? Ja disa prej tyre, por vetëm në qoftë se janë të pranishme prej të paktën gjashtë muajsh: probleme me kujtesën dhe përqendrimin, faktorë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në punë, jetën sociale dhe personale, faringjit, dhembje të qafës dhe gjëndrave limfatike, dhembje muskulore dhe të artikulacioneve (pa inflamacion), gjumë jo i qetë, dobësi pas ushtrimeve fizike që zgjasin për 24 orë.

Si mund t’i luftojmë simptomat

Fatkeqësisht për momentin nuk ekziston një ilaç i cili është në gjendje të shërojë përfundimisht sëmundjen, edhe pse shpesh pacientët mund të qetësohen nga barnat e ndryshme dhe modifikimi i stilit të jetesës. Ndonjëherë mund të arrihet deri në shërim të plotë, madje një numër i madh rastesh kanë përmirësime të dukshme. Në një të ardhme jo shumë të largët, shpresohet të gjenden shkaqet e kësaj sindrome në mënyrë që të diagnostikohet dhe kurohet më mirë. Një studim i publikuar në “Journal of Clinical Patology” ka zbuluar në një grup pacientësh me “Cfs” një sërë anomalish gjenetike, gjë që mund të shpjegojë mosfunksionimin e prodhimit të energjive qelizore. Për momentin duhet të kënaqemi me “luftimin” e simptomave të ndryshme përmes disa barnave: për shembull analgjezikët mund të përdoren për dhembje, “erythropoietin” në rastin e uljes së nivelit të rruazave të kuqe të gjakut, shtesat e hekurit ose vitamina në rast se mungojnë këto substanca etj. Sipas specialistëve, rezultatet më të mira arrihen përmes kombinimit të barnave dhe mbështetjes psikologjike, duke përdorur nëse është e nevojshme edhe antidepresivë.

Gjimnastikë, ushqime të shëndetshme dhe gjumë

Hapi i parë që duhet të bëni është një vizitë e imtësishme te mjeku i familjes, sepse zgjidhja mund të gjendet vetëm përmes komunikimit mjek-pacient. Pastaj, siç sugjerojnë edhe ekspertët, duhet të organizoni ditët (në shtëpi dhe punë) pa pretenduar shumë nga vetja. Bëni sa më shumë gjimnastikë. Nëse mendoni që qëndrimi i tepërt në shtrat ju bën mirë, nuk është e vërtetë. Edhe nëse nuk ndiheni mirë fizikisht, mblidhini forcat dhe bëni një shëtitje të shkurtër, sepse siç kanë dëshmuar edhe shumë studime shkencore, aktiviteti fizik është një kurë e pazëvendësueshme për trupin. Në fund, duhet të ushqeheni mirë dhe të flini aq sa duhet. Jo duke e tepruar, sepse një ushqim i rëndë dhe gjumë i tepërt ua shtojnë edhe më shumë gjendjen e lodhjes. Gjithashtu nuk duhet të hani pak, sepse në të kundërt ndiheni të dobët.

Shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësia mund te jetë një sëmundje Empty Re: Dobësia mund te jetë një sëmundje

Mesazh nga WebMaster Wed 6 Apr 2011 - 1:04

Besoj se po sepse njeriu i dobet tregon karakterin e ti qe ka edhe nuk duhet nganjehere qe dobesia te fitoj duhet ta perballoj ate me te gjith forcen qe ke
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësia mund te jetë një sëmundje Empty Re: Dobësia mund te jetë një sëmundje

Mesazh nga Anakonda Mon 5 Mar 2012 - 0:34

eshte semundje,por varet sesa te zote jemi per ta sheruar kete semundje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dobësia mund te jetë një sëmundje Empty Re: Dobësia mund te jetë një sëmundje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi