Banaliteti nuk mund të jetë modernizëm !
5 posters
Faqja 1 e 1
Banaliteti nuk mund të jetë modernizëm !
Periudhat e tranzicionit, shoqërohen me mjaft probleme që më së shumti janë të aspektit psikologjik e racional. Mënyra me të cilën mendojnë dhe mënyra me të cilën gjykojnë njerëzit në këtë fazë të shndërrimit të vet, është indikatori më i mirë që tregon perspektivën në kohë dhe në cilësi të fundit të tranzicionit. Sipas sociologëve sa më shpejt mendimi njerëzor ti përshtatet kushteve të reja, sa më shpejt ai të shkëputet nga mënyra e vjetër e te menduarit dhe arsyetuarit, aq më i shpejtë është dhe shndërrimi në shoqërinë drejt së cilës aspirohet. Mënyra se si mendojnë njerëzit, përcakton dhe sjelljen e tyre, veprimin, mënyra se si arsyetojnë, si i vlerësojnë problemet, përcakton dhe ritmin e zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi. Në fund të fundit, gjithçka është mendim dhe arsyetim. Dhe shoqëria shqiptare ka tiparet e veta në këtë transformim që po kap tashmë 20 vitet e veta. Me pak vëmendje menjëherë bie ne sy vështirësia për të menduar në mënyrë të rë, për të arsyetuar dhe më tej për të vepruar.
Nuk po ndalem në mënyrën e “vjetër” të menduarit që sundon në pjesën më të madhe të popullsisë, sipas së cilës, shteti është përgjegjës për çdo gjë e për gjithçka. Madje, po të dëgjosh emisionet televizive të cilat mbështeten ne mendimin popullor për probleme të ndryshme nuk mund të mos e vesh re, mendimin se “Shteti ka faj që plehrat lëshohen nga dritaret e shtëpive”, “shteti ka faj që nuk gjejmë punë”, shteti është përgjegjës ... etj., etj”.
Nuk po ndalem, sepse ky mentalitet që në dukje “kënaq” veshin e njeriut të zakonshëm, sepse e kërkon zgjidhjen tek “njëshi”, kërkon një shpjegim më të gjatë e më të thellë sepse lidhet pikërisht me frenimin që ka aktiviteti njerëzor, mpirja që vjen nga ky mentalitet, dembelizmi që ushqen ai. Por doja të tërhiqja vëmendjen e lexuesit drejt një dukurie që po vjen e bëhet sunduese dhe që për fat të keq po ja anashkalojmë pasojat. Është fjala për vulgaritetin në mendim, në gjuhë në veshje, në opinionbërje e deri ne politikë, vulgaritet ky që maskohet me “modernizmin” por që realisht nuk k asnjë pikë takimi me të.
Po marr fjalorin. Sigurisht që përdorimi i termave në gjuhë të huaja, këngët ,e më tej emrat e lokaleve, është i justifikuar me dëshirën për të qenë bashkëkohor. Por nuk gjej asnjë justifikim tjetër kur dëgjon fjalorin më banal të mundshëm në gojën e një të riu, i cili nuk e ka për gjë, që po me këtë gjuhë, të paraqitet dhe në ekrane dhe nga ekrani ,të marrë jo vetëm miratim por dhe glorifikim televiziv. Në se përdor fjalë të ndyra je “bashkëkohor” je trendy. Ky është mendimi që qarkullon në tryeza dhe “studio” të rinjsh madje dhe të vetëquajtur intelektual. Po ky është mendimi që po pushton dhe administratën madje dhe politikën. Fjalori i rrugës, ka fituar qytetarinë sepse të “tregon modern”. Të vjen turp të dëgjosh deputetë të caktuar që fjalorin banal e kanë fjalorin e tyre, por të vjen të ulërish kur dëgjon “shefin”apo kryetarin e partisë, apo kryetarin e bashkisë, të cilët u drejtohen vartësve me një fjalor të tillë, të denjë për rrugicat e pijanecëve të vetmuar. Por ky është realiteti. Fjalori banal ka fituar qytetarinë aq sa përdorimi i tij konsiderohet si kusht “ moderniteti”. Opinioni po “mësohet” me këtë fjalor dhe kur dëgjon deputetin që lëshon sharje, prej te cilave kujtdo do tu skuqej faqja, jo vetëm që askush nuk ndalet të tregoj skandalin por përkundrazi. Në këtë rast deputeti konsiderohet “modern”!! Ky është paradoksi shqiptar që banalitetin e gjuhës e paraqet si modernizëm! Nuk ka asnjë rast të tillë në botë.
Por nuk do i kushtoja rëndësinë e rastit kësaj dukurie, sikur të mos më trembte pasoja e saj; veprimi vulgar i cili po fiton qytetarinë në ekrane televizive, në koncerte , në rrugë ,kudo. Kur problemet e mprehta të vendit janë me shumicë e kur hallet nuk kanë të sosur, shtypi i ditës bën skupe. Me se? Me të brendshmet e një këngëtareje, me nudizmin e një tjetre, me tituj te natyrës; “U zbuluan marka e tangave që vesh X”, “Y tregon të brendshmet në publik”.... “Politikani që dëshiron gjoksin tim...”. Ky është shtypi i një Shqipërie me shumë probleme. Dhe nuk është shtypi erotik apo pornografik. Është shtypi i ditës ku qytetari kërkon të gjej vetveten!
Po politika dhe politikanët? Dhe ata janë pjesë e kësaj dukurie. Ndjehesh keq kur shikon politikanin të cilit i ke dhënë votën që ndjehet i kënaqur kur një drejtues vulgar televiziv, e pyet për seksin, dhe mjaft intimitete të tjera, të pranueshme vetëm për dhomën e gjumit” dhe “ai” politikani, përpiqet të përgjigjet sa më “bukur” se duket trendy!
Ja kjo është që më shqetëson. Se kur politikani arrin dhe bie pre e kësaj marrëzie kolektive, ç’mund të pres nga të rinjtë. Dikush mund të pyes; e ç’të keqe paska kjo? Nëse ndonjë dritëshkurtër nuk e kupton po ja them dhe unë thjesht: Një shoqëri nuk zhvillohet me vulgaritete dhe asnjë vend në botë nuk i jep të drejtën e qytetarisë banalitetit! Dhe nëse ndodh diku në një ekran a në një emision, a në një aktivitet, drejtuesi në rastin më të mirë, kërkon ndjesë për çka ka ndodhur. Ndryshe rrezikon punën. Vulgariteti është tipar i mungesës së aftësisë për t’ju përshtatur kushteve të zhvillimit. Ja pse ai është frenues për të ardhmen. Kaq besoj duhet të na verë në mendime.
Zamira Çavo
Ju si mendoni ..

Re: Banaliteti nuk mund të jetë modernizëm !
Banaliteti ka egzistuar gjithmone por ka qene si te thuash " privat, mes miqsh, shokesh , lokal , ndersa sot ka marre permasa te larta , Shteti eshte banal, ministri eshte banal, kryeministri eshte banal,deputeti eshte banal, te gjithe keta perdorin banalitete te ulta dhe LIVE ne TV ne sy te te gjitheve.Nje menyre inkurajimi dhe per shtresat me poshte.
Profesor Tupja thote: S'ka fjale banale , por fjale te perdorura banalisht.
Jo se banaliteti eshte ne mode, por i perdorur si fjalor , apo si xhest , si veshje , si sjellje , vjen tek ata njerez qe skane gje per te dhene, skane si bien ne sy dhe perdorin BANALITETIN ne te gjitha kuptimet per te qene koherent.

Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Banaliteti nuk mund të jetë modernizëm !
Banaliteti po perdoret gjithnje e me shume,pasi per te rinjte e sotem eshte mode.Ky banalitet po na cion cdo dite e me shume drejt fundosjes.Banaliteti nuk eshte edukate,por thjesht respekti i fjalorit dhe ndaj vetes tende.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Banaliteti nuk mund të jetë modernizëm !
kur njeriu te bukuren nuk e ben dot me te bukur e gjen zgjidhjen tek banaliteti
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Banaliteti nuk mund të jetë modernizëm !
pajtohem me kete se banaliteti nuk eshte modernizem...por ne diten e sotme perdoret jashtzakonisht ma shum se sa perpara( po mendoj sot edhe perdoret shum ma shum ne publik)...me duket se ka hup marrja haha:P
toni
toni
LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Similar topics
» Nuk mund të jetë vetëm fat…?!
» Dobësia mund te jetë një sëmundje
» Hidhërimi mund të jetë vdekjeprurës
» Uji i tepërt mund të jetë i dëmshëm
» Uji i tepërt mund të jetë i dëmshëm
» Dobësia mund te jetë një sëmundje
» Hidhërimi mund të jetë vdekjeprurës
» Uji i tepërt mund të jetë i dëmshëm
» Uji i tepërt mund të jetë i dëmshëm
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi