Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
UBT organizon Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
UBT organizon Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UBT organizon Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll

Shko poshtë

UBT organizon Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll  Empty UBT organizon Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll

Mesazh nga Katniss Thu 14 Apr 2011 - 4:47

UBT organizon Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll  F.0413203246797_210
Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) organizon edhe një aktivitet unik ndërkombëtar. Federata Evropiane e Futbollit me Robotë, pas organizimit me sukses vitin e kaluar, ia ka besuar UBT-së organizimin për herë të dytë me radhë Garës Evropian të Robotëve që luajnë futboll.

Kjo garë do të mbahet nga 3 deri më 6 maj 2011, në lokalet e UBT-së në Prishtinë. Organizimi i këtij aktiviteti shënon edhe një sukses të UBT-së, por njëkohësisht edhe të Republikës së Kosovës, që është shteti i vetëm në Evropën Juglindore ku organizohet, madje për të dytën herë, një aktivitet i karakterit shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Deri tash pjesëmarrjen në Garën Evropian të Robotëve që luajnë futboll e kanë konfirmuar disa ekipe nga shtetet evropiane, të njohura për aktivitete në fushën e robotëve që luajnë futboll.

Sikur edhe në kampionatin e kaluar, vendin tonë në këtë garë do ta përfaqësojë ekipi “UBT-Kosova”, i cili e ka përfaqësuar Kosovën edhe në kampionate të mëhershme evropiane, përfshirë të në Zvicër e Austri, ku ka shënuar suksese të dalluara.

Me këtë rast, organizatori ka paraparë të mbahet edhe një konferencë shkencore për robotik, ku pritet një numër i madh studiues ndërkombëtarë dhe vendorë t’i paraqesin punimet e tyre nga kjo fushë.

Në ceremoninë e hapjes dhe gjatë zhvillimeve janë të ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, profesorë e ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues të kompanive të ndryshme, ata të biznesit, studentë e mysafirë të tjerë.

Garat Evropiane të Robotëve që luajnë futboll zhvillohen në objektin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë dhe mund të përcillen nga të gjithë të interesuarit. /Telegrafi/
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi