Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festat e nentorit, Bashkia organizon nje sere aktivitetesh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festat e nentorit, Bashkia organizon nje sere aktivitetesh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festat e nentorit, Bashkia organizon nje sere aktivitetesh

Shko poshtë

Festat e nentorit, Bashkia organizon nje sere aktivitetesh Empty Festat e nentorit, Bashkia organizon nje sere aktivitetesh

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 26 Nov 2011 - 11:21

Festat e nentorit, Bashkia organizon nje sere aktivitetesh 28nentori-tiraneTIRANE - Permes nje publikimi ne faqen e saj zyrtare Bashkia e Tiranes ben te ditur te gjithe axhenden e programeve artistike dhe kulturore te organizuara ne kuader te festave te nentorit.
Permes ketij njoftimi Bashkia bent e ditur oraret dhe vendet ku do te mbahen keto aktivitete.

Per te gjithe qytetaret qe duan te kene nje informacion me te detajuar programi i plote vijon si me poshte:
Ora: 10:00, ceremoni ne varrezat e Deshmoreve.
Ora: 09:00 – 21:00, Panairi “Blej shqip”, ne rrugen Murat Toptani.

Ne bashkepunim edhe me OJF-ne Blej Shqip, ne diten ku te gjithe kane ndergjegjesimin me te larte rreth vlerave kombetare, iniciohet panairi "Blej Shqip", ne te cilin do te marketohen e tregtohen vetem produkte shqiptare.

Kjo iniciative pertej hapjes se nje panairi ka per synim te promovoje produktet shqiptare ne treg dhe te nxise perdorimin e tyre nga qytetaret, per te dhene impaktin e saj ne terma afatgjate edhe ne ekonomine shqiptare duke mbeshtetur drejtperdrejt biznesin vendas.

Ora: 10:00 - 13:00, shfaqje per femije nga Cirku i Tiranes Teatri Metropol dhe femijet e qendres "TEN" ne Parkun Rinia.
"Thesaret e Cirkut" eshte shfaqja e cila do te lancohet per here te pare me rastin e festave te 28 Nentorit dhe do te vazhdoje pergjate gjithe sezonit te Dhjetorit, ku do te permblidhen numrat me te mire nder vite ne 7 profilet themelore te cirkut.

Shfaqja teatrale per femije nga Teatri Metropol, do te performohet ne terren te hapur nga artistet e ketij teatri ne krah te shfaqjes se cirkut me orare te alternuara per te krijuar nje program te plote e argetues per femijet e Tiranes te perqendruara tek Parku Rinia.
Vogelushet qe prej kohesh ndjekin kurse artistike prane qendres TEN do te performojne ne skenen e ngritur tek lulishtja e "Parkut Rinia" per cirkun dhe teatrin me nje kolazh kengesh ne korr, vallesh popullore, performime me violine, kitare etj, per te filluar keshtu gezueshem kete dite festive.

Orari: 11:00 - 13:00 dhe 16:30 - 18:00, kendi I fotografise, ne trotuarin perpara Galerise se Kombetare te Arteve.
Aktoret e Teatrit te Metropolit ne bashkepunim me Teatrin Kombetar per kostumografine e aktoreve do te vishen me veshje te personazheve Historike si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Murat Toptani, Marigoja, etj ne nje background me imazhe qe te kthejne ne kohe, ne vitet e ngritjes se flamurit, do te krijojne keshtu kendin e fotografise, ku qytetaret do te mund te bejne foto me keto personazhe.

Orari: 11:00 - 13:00 dhe 16:30 - 18:00, Ansambli ne rrugen Murat Toptani.
Ansambli i Tiranes do te performoje valle te te gjitha krahinave per ti shtuar frymen festive dhe ndjesine shqip panairit ne rrugen pedonale. Programi i valleve perfshin valle nga te gjitha krahinat.

Orari: 11: 00 - 13:00, konkursi i piktures dhe Kori i femijeve ne sheshin tek Vellezerit Frasheri.
Ne bashkepunim me Liceun Artistik do te organizohet pikturimi interaktiv me teme: " Shqiperia ime" ne nje telajo te permasave 1m* 10m, ne te cilen femijet do te pikturojne "live", secili ne 1m gjeresi. Aktiviteti do te shoqerohet nga korri i femijeve te liceut qe do te performoje kenge patriotike.

Orari:12:30 - 13:30, kamerata e Tiranes tek Vellezerit Frasheri .
Kamerata e Tiranes do te jete pjese e aktivitetit qe do te organizohet ne bashkepunim me liceun e Tiranes.
Orari: 20:00 ,shfaqja e filmit ne Galerine Kombetare te Arteve.

Perpara Galerise Kombetare te Arteve do te shfaqet me nje aparature tradicionale jo dixhitale me projeksion filmi "Nentori i dyte", e cila krijon emocione te vecanta e shfaqur ne nje ambjent te hapur me teknologjine e vjeter, per te plotesuar mozaikun e sjelljes ne vemendje te historise 99 vjecare te Shqiperise ne Pavaresi.

Orari: 18:00, koncert ne sheshin "Nene Tereza".
Atmosfera festive do te kulmoje me koncertin e madh ne oren 18:00 ne Sheshin Nene Tereza, ku do te marrin pjese kengetaret me te njohur.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi