Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

+2
T_o_n_i
WebMaster
6 posters

Shko poshtë

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion Empty Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Mesazh nga WebMaster Wed 20 Apr 2011 - 4:36

Ermela Mezuraj, 24 vjeçarja nga Vlora, fitoi atë që e kishin ëndërruar të gjithë banorët e tjerë në “BB4”, e sidomos tre finalistët e tjerë, Ergysi, Ogreni dhe Marieli. Fitoi një çmim vërtet të madh, me vlerë 100 milionë, që për Ermelën është një shumë të cilën ka deklaruar se do ta shpenzojë për të blerë një shtëpi për familjen e saj, që jeton në një apartament me qira në Tiranë, dhe për të paguar shpenzimet e një operacioni kirurgjikal të së ëmës. Por, që pas daljes së saj të parë mediatike në emisionin e Eno Popit të dielën e fundit pas mbylljes së spektaklit, Ermela e cila ka qenë e ftuar në disa programe televizive të “Top Channel”, ka shprehur padurimin e saj për të marrë çekun prej 100 milionë, duke pohuar se i duhen ato para shumë shpejt. Që në bashkëjetesën brenda shtëpisë, ajo përveç strategjisë së saj për të bërë lojë dhe për të dalë fitimtare, e shprehu hapur se kishte hyrë në “Big Brother” për të fituar paratë. Por tani që i ka fituar, nuk po tregohet e matur dhe e kujdesshme që në një komunikim tashmë të ri me publikun, jashtë lojës dhe garës në BB4, të mund të tregojë të tjera ambicie, pasi në fund të fundit çmimin e ka në xhep. Nuk ka tingëlluar mirë në veshin e fansave të saj kjo mënyrë jo me klas, ndërsa ajo e shpreh në çdo emision televiziv apo radiofonik ku ka qenë e ftuar, se vërtet ka fituar, po ende s’i ka prekur paratë me dorë. Kjo s’dëshmon asgjë më tepër, por faktin që Ermela, megjithë shkathtësinë e saj e kalon shpesh sensin e masës. Dhe të gjithë e dimë që ndryshe nga jeta e përditshme në ekran, rrezikon të konsumohesh dhe të digjesh njëherë e përgjithmonë, nëse me dashje apo pa dashje e tepron. Duket se ajo kishte një strategji që funksionoi në lojë, por nuk është kujdesur aspak për të pasur një strategji të mirëmenduar tashmë që ka dalë nga loja dhe i duhet të përballet me një realitet të ri mediatik. Dhe nëse ajo do të vazhdojë të sillet dhe të flasë me lirshmërinë e pakontrolluar, rrezikon të qëndrojë gjatë në treg, apo të arrijë synimet e saj për të depërtuar në botën e televizionit. Asnjë nga tre fituesit e tjerë: Arbri, Qetsori apo Jetmiri nuk i kanë përmendur paratë e fituara pasi kanë dalë nga shtëpia, madje janë përjekur t’u shmangen komenteve apo pyetjeve në media për to, duke pasur parasysh që paraja është një koncept disi tabu. Por jo vetëm kjo, arsyeja pse ata ndoshta s’kanë folur për paratë, është se kanë dashur të flasin në pozicionin e fitimtarit për lojën që kanë bërë dhe personalitetin që kanë treguar në publik.
Nisur nga kjo ambicie, që ajo e ka shprehur dhe në skedën prezantuese për të hyrë në lojën e “Big Brother”, ajo pohoi se do të jetë prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”, pas një batute të Arbana Osmanit në spektakël, që sipas saj ka një të vërtetë në këtë mes. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se ku do të pozicionohet Ermela, nëse do t’i takojë botës së televizionit apo jo. Por, para se të vendosë për këtë, ajo duhet të kujdeset për veten që të jetë më e përmbajtur. Edhe pse ka një eksperiencë televizive si spikere lajmesh në TV Lezha, duket se një televizion lokal nuk i ka dhënë asaj mundësinë për të qenë disi e rezervuar në ato që thotë në ekran. Ashtu siç të gjithëve u bëri përshtypje përgjigjja e paparashikuar që i dhashë pyetjes së Genta Popës në “Pasdite në Top Channel”. Kur ajo e pyeti se si do i pëlqente Ervinit të vishej, ajo iu përgjigj se e pëlqen më shumë të zhveshur”. Ndoshta për një program familjar pasditeje një përgjigje e tillë është pa vend.

Ermela, tentativa për t’i hyrë muzikës
Tentativat e saj të para për të qenë pjesë e muzikës, ajo i ka bërë para se të hynte në “Big Brother”, ndërsa ka qenë figurante në klipe muzikore. Por tashmë duket se Ermela po e merr seriozisht këtë ide, ndërsa thuhet se po punon për realizimin e një kënge, që mund ta fusë në tregun muzikor. Nuk dihet ende se cili do të jetë stili me të cilin ajo do të prezantohet në muzikë. Gjithsesi, këto ditë të daljes së saj nga shtëpia si fitimtare nuk i kanë munguar as ofertat nga menaxherët e lokaleve në Kosovë, që kërkojnë ta kenë si moderatore të koncerteve live me këngëtarë apo të show-ve që organizojnë. E diplomuar për Punë Sociale, në skedën e saj personale të prezantimit për këtë “reality shoë”, ajo ka pohuar se i pëlqen muzika dhe spektakli, kjo ndoshta është arsyeja pse i ka hyrë kësaj aventure televizive. Thotë se ka shumë besim tek vetja, ndonjëherë të tepruar. Ka aftësi të lindura komunikuese, karakter të fortë dhe në një lojë do të dalë gjithnjë fitimtare. Gjithashtu, hyn në “Big Brother” për të fituar famë dhe për një të ardhme në televizion.

REDONA SADIKU
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion Empty Re: Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Mesazh nga T_o_n_i Wed 20 Apr 2011 - 5:11

si bejn ca e ca per 100 miljon qesh qesh
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion Empty Re: Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Mesazh nga Daku Wed 20 Apr 2011 - 6:11

Njerzit qe flasin per leket e tyre shpesh me kujtojne nje batute tek filmi "Scarface"
Kur Elvira ja permend Tonit se ai nje e dy fliste per parate e tij :P

Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion Empty Re: Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Mesazh nga Leo_uk Wed 20 Apr 2011 - 10:42

po ska faj, t'ja vendosesh kameren poshte fustanit femres ato do shohesh.... ca prisnin te shihin manjaket e medias.. :P
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion Empty Re: Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Mesazh nga Prada Wed 20 Apr 2011 - 11:44

eh kjo nuk ishte edhe pa provoj ne dashuri ketu me ate qfar folke ajo edhe numri kishte qen ani i madh
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion Empty Re: Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:39

si nuk ngopen disa njerez me lek.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion Empty Re: Ermela, fituesja milionere bën lypsaren në televizion

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi