Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”

3 posters

Shko poshtë

Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB” Empty Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”

Mesazh nga WebMaster Mon 14 Mar 2011 - 22:20

Në një intervistë të drejtpërdrejtë për “Shqip” vjen Elisa, banorja më e veçantë që del nga show i “Big brother 4”. Cilat janë ëndrrat dhe ambiciet e saj, jeta mes Londrës dhe Shqipërisë. Lidhja që ka prej vitesh me Fatjonin, djalin që jeton në Londër si dhe deklarata të bëra ndryshe për banorët më të komentuar të momentitElisa është një nga banorët më simpatike që ka lënë vetëm pak ditë më parë spektaklin më të ndjekur të momentit. Një vajzë e bukur, e guximshme, dhe pse shpesh e ashpër me idetë e saj që thellë thellë ishin të drejtpërdrejta e me vërtetësi. Dëshironte që luftën ta bënte shpejt dhe e vetme. Historia e një vajze ndryshe, plot aventura të bukura e të guximshme në të njëjtën kohë, endoshta shpërfillja që i bëri vajzave të tjera e bënë atë një karakter lehtësisht të dallueshëm. Ndoshta kjo e penalizoi.

Megjithatë, në javën e parë të qëndrimit në shtëpi ajo mori votat maksimale të publikut, duke u renditur si banorja më e pëlqyer. Kjo do të jetë një përvojë që vajza me eksperiencën londineze, por me karakterin tipik shqiptar do ta kujtojë për shumë kohë.

Në jetën e përditshme Elisa është një vajzë sportive dhe pasionante, jeton në Londër mes miqsh dhe të dashurit të saj Fatjonit. Ka një marrëdhënie të mirë me prindërit dhe pse ata janë të divorcuar, ka marrë prej tyre shumë dashuri. Pas daljes nga “BB” ka shprehur se ëndrrat e saj janë të lidhur me Shqipërinë, pse jo të bëhej një prezantuese spektaklesh. Ndërsa Londra është vendi që nuk do t’i shkëpusë lehtë marrëdhëniet, për të vetmen arsye, se ndodhet Fatjoni, djali për të cilin ndjen se ka një lidhje të fortë e të pandarë.
E kishe menduar ndonjëherë se do njiheshe nga një publik kaq i madh?

Jo as që më kishte shkuar në mendje që do kishte kaq shumë audiencë “BB4”. I jam mirënjohës publikut shqiptar, i cili shkurtimisht për mua mbetet i mrekullueshëm. I saktë në zgjedhjet që bën.

Çfarë ndjesie është kur e provon këtë?

Uauuu. Është një ndjesi e mrekullueshme. Ndihem shumë e vlerësuar nga publiku shqiptar.

Si vendose të marrësh pjesë në “BB”?

Ishte thjesht një dëshirë e minutës së fundit e cila me plotësoi një pjesë të ëndrrës time që ishte pjesëmarrja në “BB4”.



Ia vlejti?

Shumë. Ishte e mrekullueshme, pasi krijova miqësi në një familje të madhe siç ishte “BB”, dhe jashtë saj me njerëz të ndryshëm që janë fansat e mi.

Çfarë kishe më tepër merak te vetja para se të niste BB?

Meraku më i madh i imi ishte nëse do të më kuptonte publiku shqiptar pikërisht atë që unë vërtet doja të thoja ose transmetoja. Dhe tjetra ishte nëse do mund të shprehesha qartë e pastër në gjuhën shqipe. Meqenëse kam qëndruar për një kohë të gjatë në Londër shkëputja me vendin, gjuhën, ndoshta dhe komunikimin, kanë bërë të vetën. Por ia arrita dhe them se dola me sukses.

Kush mendoje se do dilte atë mbrëmje?

Ervini. Kur mbetëm në fund unë dhe Ervini mendova se do ishte ai personi që do linte “Shtëpinë” përfundimisht.

Cila ishte biseda e parë që bëre me mamanë?

U çmallëm si fillim. Pastaj e pyeta nëse ishte e kënaqur me mua dhe performancën time, le të themi, brenda shtëpisë. Sigurisht ajo është shumë e kënaqur me mua. Kemi një lidhje shumë të fortë me njëra tjetrën dhe ardhja e saj pikërisht atë natë më emocionoi pa masë.

Si t’u dukën djemtë në krahasim me vajzat ?

Unë gjithmonë jam më e shoqërueshme me djemtë se me vajzat. Të gjithë pa përjashtim ishin të mirë në mënyrën e tyre.





Kishte ndonjë nga ata me të cilin po të kishe qëndruar më gjatë do të ishe afeksionuar?

Nuk u futa me këtë ide dhe nuk jam natyrë që planifikoj ndjenjën. S’kam përgjigje për këtë.

Po për Ogrenin ç’mendim ke?

Ogreni ishte një djalë i zgjuar po për tre javë s’ishte koha e mjaftueshme, dhe me thënë të drejtën nuk m’u dha mundësia ta njihja më mirë.

Ti jeton me nënën e cila është divorcuar. Çfarë raporti ke me babanë?

Marrëdhëniet me babanë kanë qenë shumë të mira në përgjithësi. Si çdo familje shqiptare ka hapësira boshe që me kalimin e kohës mund të rikuperohen.

Do kishe dashur që ai të vinte si formë surprize në shtëpinë e BB?

Pse jo? Në fund të fundit ai është im atë.

Cila ka qenë vërejtja që të bëri më shumë mamaja?

Lënia e mendimeve përgjysmë, të papërfunduara dhe pse në shumicën e rasteve jam ndërprerë nga banorët. Tjetra, ajo që mendoj që më penalizoi ishte çiltërsia ime dhe të qenurit e hapur me banorët që në javën e parë.

Po miqtë të bënë ndonjë vërejtje?

Shumica prej tyre më përkrahën dhe me ndihmuan ta kaloj sa më shpejt këtë situatë. Disa prej tyre kishin të njëjtin mendim si mami.



Po ti çfarë vërejtje i ke bërë vetes?

Mbase duhet të vija dy javë para që të ambientohesha me gjendjen këtu.

Cili ishte reagimi i motrës kur fole në telefon?

Ajo ishte shumë e lumtur për mua dhe më tha që i mungoja shumë. Mezi po pret që të ribashkohemi.

Një prej banoreve të është shprehur se ti “gjërat i kupton mbrapsht”. Kështu është?

Me sa mbaj mend ajo ishte Marjeta. Në të vërtetë jam e zhgënjyer prej saj, por më mbetet ta pyes në momentin kur ajo të jetë jashtë shtëpisë së BB.



Ti nuk bëre pjesë në grupet e krijuara brenda shtëpisë. Pse?

Mbase ky ishte një gabim tjetër imi, pasi unë luftova e vetme. I konsiderova të gjithë njëlloj dhe nuk doja të bëja dallime mes tyre.

Është shkruajtur që ti u more shumë me thashetheme. Si mendon?

Nuk e di se pse dhe unë vetë jam e habitur nga kjo thënie që u përhap ndoshta më tepër se ç’duhet. Unë thjesht kam transmetuar diçka që kam dëgjuar nga njëri banor te tjetri pa shtuar asnjë presje. Me sa di thashethemi është kur shtohen ose ekzagjerohen fjalët, gjë që unë s’e kam bërë.



Gjithashtu je shprehur se të ka bezdisur më shumë Alma nga banorët. Pse?

Alma ishte e para që në kohën kur unë fola qeshi në mënyrë sarkastike dhe në çdo moment kërkonte të më ndërpriste, gjë që më bezdiste gjatë gjithë kohës. Mbase normat e edukatës time janë ndryshe nga të sajat.



Do të përpiqesh ta kujtosh apo ta harrosh shpejt këtë eksperiencë?

Të them të drejtën është një eksperiencë që çdo ditë e më shumë bëhet akoma më e bukur. Tanimë ka krijuar, ose më mirë ka zenë vend në zemrën time dhe në njëfarë mënyre është kthyer në adrenalinë.

Të jetosh kaq gjatë në Londër si të duket Shqipëria kur vjen?

Për mua është vendi ku unë gjej ngrohtësi, buzëqeshje dhe mirënjohje. Më ka munguar që në moshën dhjetë vjeçare dhe më merr malli, prandaj dhe mundohem të vij shpesh.

Ke një lidhje dashurie atje. Mund të na tregosh diçka më shumë?

Dashuria ime për momentin ndodhet në Londër. Është njeri pa komplekse dhe të dy nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin. Për momentin më mungon shumë Fatjoni.

Cili ishte opinioni i tij për ty gjatë kohës së qëndrimit në BB?

Me shihte deri në orët e vona dhe ishte i lumtur me sjelljen time. Më përkrahte në çdo moment duke komentuar në telefon me mamin për sjelljet e mia brenda shtëpisë.

Je pasionante?

Mendoj se po.

Çfarë preferon të bësh në kohën e lirë?

Në kohën e lirë më pëlqen të shkoj në fitness, not, joga, kinema ose ta kaloj fundjavën me familjen time.



Cila është gjëja që do doje të bëjë por ke ndrojtje ta bësh?

Të drejtoj një spektakël të njohur televiziv në Shqipëri.

Cili nga banorët dëshiron ta fitojë BB4?

Ogreni nga meshkujt ose Ermela nga femrat.

Përsa kemi ndjekur ti ke patur marrëdhënie jo të mira me Ermelën, madje edhe keni debatuar ashpër. Pse dëshiron që ta fitojë ajo?

S’kam asgjë kundër saj. Debatet ishin të momentit dhe tani që e shoh në këndvështrim tjetër Ermela më pëlqen në mënyrën e saj, sepse është vajza më e guximshme dhe e drejtpërdrejtë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB” Empty Re: Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”

Mesazh nga Leo_uk Tue 15 Mar 2011 - 11:41

Ne Londer rrika kjo?
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB” Empty Re: Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:21

u realizua enderra jote,pasi ajo e fitoi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB” Empty Re: Elisa Caushi: “Le ta fitojë Ermela BB”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi