Jonida Maliqi: Eksperienca në Top-channel, shtysë për të bërë televizion
2 posters
Faqja 1 e 1
Jonida Maliqi: Eksperienca në Top-channel, shtysë për të bërë televizion
Ka rreth 20 vjet që është pjesë e skenave muzikore dhe prej një viti nëna e një djali të shëndetshëm që quhet Dan. Për Jonida Maliqin ky vit që kaloika mbajtur vetëm një emër, atë të të birit, si përkushtimi i saj më i madh. Pohon se u ka thënë jo shumë projekteve këto kohë, vetëm sepse dëshiron që ta shohë dhe ta shijojë rritjen e tij në çdo hap. Megjithatë, Jonida çdo të diel është pranë publikut në Top-channel si pjesë e emisionit “E dua vendin tim”. Një program argëtues por edhe shumë informues për traditën e çdo qyteti në çdo cep të Shqipërisë. Kjo eksperiencë e bukur dhe e suksesshme ka nxitur te këngëtarja e njohur dëshirën për të qenë pjesë e televizionit. Të gjitha këto, por edhe projektet më të reja në muzikë, Jonida i tregon në këtë intervistë për suplementin “Mapomania”.Jonida, prej disa kohësh jeni pjesë e të dielave në Top-Channel, në emisionin “E dua vendin tim”. Si je ndjerë në këtë program?
Në fakt, kur ma propozuan për herë të parë, si çdo njeriu kur i propozohet diçka e re, hezitova, por ky format më pëlqeu shumë. Është ndryshe, ndihesh dhe je më e lirë. Plus nuk ke një skenar fiks për të respektuar. Unë aty jam totalisht vetja edhe pse në fund të fundit luaj një lojë. Kjo punë më argëton shumë, sepse kam njohur edhe shumë njerëz të rinj, merr informacione të larmishme dhe besoj se kjo reflektohet edhe në ekran. Unë isha pjesë e sezonit të parë të “E dua vendin tim” dhe duke qenë se rezultoi një sezon shumë i suksesshëm vazhdova të jem edhe në sezonin tjetër.
Si është të jesh lidere e një skuadre?
Mund të them që është vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi, pasi ke të bësh me personazhe të ndryshëm. Ndodh që disa prej tyre ta marrin më seriozisht sesa duhet lojën (qesh).
Çfarë gjërash të kanë bërë më tepër përshtypje nga Shqipëria, që nuk i kishe dëgjuar më parë?
Oh, sa shumë informacion kam marrë unë, aq sa s’mund t’i ndaja kurrsesi. Rubrika e fjalëve me dialekt p.sh. më ka bërë të mësoj shumë fjalë që nuk e dija që ekzistonin. Gjithashtu edhe loja me veshjet tradicionale shqiptare është shumë interesante dhe, pse jo, edhe kur duhet të qërojmë patate apo arra… Këto janë pjesët më gazmore.
Qyteti më i veçantë, cili të ka bërë përshtypje?
Nuk mund t’i ndaj kurrsesi. Çdo qytet ka veçantinë e tij dhe është shumë mirë që i ruajmë ende këto tradita, pasi ka një larmishmëri të madhe secili prej tyre.
Po ushqimi më i veçantë që ke provuar?
Kam provuar të bëj shumë gjëra në këtë emision. Aty kam provuar të bëj biskotat e para, të hap petë, të grijmë mish sipas variantit të dikurshëm (qesh). Çdo gjë ka qenë e re, shumë e bukur dhe pa kurrfarë kornizash.
Të ka qëlluar ta vazhdosh debatin me Marinin edhe pas programit ndonjëherë?
Nëse kemi pasur debat, e kemi bërë direkt aty dhe nuk ka ndodhur të kemi debatuar diçka gjatë pas mbarimit të emisionit. Kjo sepse të dy i jemi përshtatur shumë mirë formatit dhe e dimë sensin e lojës.
Emisioni udhëhiqet nga Xhemi. Çfarë raportesh ke me të?
Xhemi e bën shumë mirë punën e saj si prezantuese, ndaj edhe raporti i krijuar është shumë i mirë. Po jo vetëm me atë, me të gjithë stafin e këtij emisioni. Është kënaqësi të punosh me profesionistë dhe këtu dua të përmend edhe autorin Romir Zalla.
Do të të pëlqente një format i yti në televizion?
Ku i dihet që unë s’po e mendoj diçka të tillë (qesh). Ende jam në plan e sipër, por dua të them se e gjej veten mirë në televizion. Nëse do të bëja diçka, nuk do të doja kurrsesi të isha klishe apo modeli standard i prezantueses. Unë në artin tim jam mësuar të jem e pavarur dhe do merrja përsipër të bëja diçka vetëm nëse do ta ndieja atë 100%. Unë e kam provuar një eksperiencë si prezantuese e festivalit në RTSh, një format standard dhe strikt, nëse do e quaja kështu, dhe e kam thënë qysh atëherë që s’do e bëja më kurrë diçka të tillë.
Dimë se jeni duke punuar për një klip. Si do të vijë Jonida Maliqi këtë herë?
Do të vijë me shumë ngjyra. Aktualisht po punoj për këtë këngë që pritet të bëhet gati dhe të dalë në fillim të sezonit veror. Kënga është ritmike, një bashkëpunim me Dj.Blunt dhe Real 1. Klipi do i përshtatet stilit tim, i larmishëm, me shumë ngjyra, shumë plane. Do të jetë një këngë që do të sjellë edhe një klip shumë interesant për t’u parë, veç muzikës dhe këngës që është diçka e realizuar me profesionalitet.
Çfarë kërkon nga muzika në këtë pikë të karrierës tënde?
Asgjë të veçantë. Besoj se karakterin profesional tashmë e kam vërtetuar gjatë këtyre 20 viteve në skenë. Nuk më është dashur dhe nuk kam bërë kompromise me muzikën, duke përfaqësuar veten time ashtu siç jam. Megjithatë, në këtë pikë të karrierës, nuk do të guxoja të merrja përsipër gjëra për të cilat jam në dilemë. Pas gjithë këtyre viteve, nuk mund të lejoj që të bëj gabime për shkak të ambicies. Në fund të fundit nuk jam e lumtur nëse unë nuk jam vetvetja.
Jeni një nga artistet me stil të spikatur dhe klas në skenë. Harxhoni shumë për veshjet tuaja?
Këto pyetje nuk më pëlqejnë (më janë bërë shpesh) dhe asnjëherë nuk flas me shifra, sepse mendoj se duhen respektuar edhe ata që nuk kanë mundësi. I kam kushtuar rëndësi kësaj pjese, veshjes dhe stilimit dhe ky imazh më ka ndihmuar në karakterin që unë i kam dhënë muzikës dhe këngëve të mia. Gjithmonë mundohem të jem brenda normave dhe limiteve që më përkasin.
Kjo shkëputje e gjatë nga muzika a lidhet me përkushtimin ndaj djalit?
Domosdoshmërish. Pikërisht këto kohë më janë ofruar shumë projekte dhe kam thënë jo, sepse prioritet është im bir. Ai është vetëm një vjeç dhe s’do të doja kurrë ta çoja në çerdhe në një moshë kaq të vogël. Deri në 3 vjeç do ta rris vetë, pastaj do ta çoj në kopsht. Ndoshta kjo më bën edhe pak ndryshe nga këngëtaret e tjera. Arti, vërtet më jep kënaqësi, po kur bëhesh nënë, kurrsesi nuk mund të humbësh kohën më të bukur të rritjes së një fëmije, që është faza e tanishme; teksa e sheh të rritet çdo ditë, mëson lëvizjet e para, fjalët e para, formimi i karakterit…
Një fëmijë të dytë e ke në planet e afërta?
Patjetër që është në planet e mia. Një vajzë, nëse do të dojë të ma falë Zoti, por tani bashkë me Gentin nuk jemi ende gati. Po shijojmë dhe duam të shijojmë në maksimum çdo etapë të rritjes së Danit. Pastaj më vonë patjetër që do të bëjmë një motër apo vëlla për Danin, apo shumë fëmijë të tjerë…(qesh).
Ju jepni edhe mësim në Akademi. Si i keni raportet me studentët?
Shumë të mira, edhe pse besoj se për këtë duhen pyetur studentët. Megjithatë, ndihem shumë e lumtur kur ngjis shkallët e Akademisë edhe 3 brezat e kaluar më shohin me përzemërsi dhe respekt. Besoj kam lënë shije të mirë.
Çfarë sheh ndryshe tek të rinjtë e sotëm?
Nuk do të doja të bëhesha si ata që nuk e pranojnë brezin e ri. Mendoj se janë shumë të lirë, ndryshe nga brezi ynë që ishte disi më konservator. Kjo pavarësi i bën ata që të vendosin më lehtë për të ardhmen e tyre.

Re: Jonida Maliqi: Eksperienca në Top-channel, shtysë për të bërë televizion
eh moj jonida tkom qef se emri tfillon me shkronjen J....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Jonida Maliqi shtatzënë
» Jonida Maliqi e lumtur me Danin e vogël
» Jonida Maliqi drejtuese e The Voice per femije
» Jonida Maliqi bëhet nënë në vigjilje të Krishtlindjes
» Jonida, mos e tepro me alkoolin!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi