Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS

2 posters

Shko poshtë

RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS Empty RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 21 Apr 2011 - 3:15


Ramush Haradinaj, një shok, një luftëtar, një atdhetar.



Epilogu: Djemtë e Familjes Haradinaj, Ramushi, Luani, Enveri, Shkëlzeni, Dauti. Nga të parët dëshmorë të UÇK-së, Luan Haradinaj, gjaku i parë i familjes së re, i vrarë në pritë, duke kaluar kufirin shqiptar – shqiptar, për të çuar armë dhe për të organizuar luftën dhe qëndresën popullore në Kosovën e rrebeluar kundër regjimit fashist serb të Millosheviçit.

Ramushi, biri i kësaj familjeje, asgjë nuk i kërkoi Kosovës, përveç lirisë dhe pavarësimit të saj. Sot ai është pengu i pavarësisë së Kosovës. Ai në asnjë rast nuk u fsheh, por i doli gjykatës së Hagës përballë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, të gjakut të dëshmorëve, të vet popullit të Kosovës dhe frymës demokratike të institucioneve të ardhëshme të saj.

Ramush Haradinaj, si drejtues me aftësi organizative të spikatura dhe si opozitar, i është përmbajtur dhe përmbahet të vërtetës, pavarësisht se kush fshihet pas gabimeve, fyerjeve dhe krimeve të kohës së luftës. Dikujt “i shkeli në kallo” me opozicionin e tij. Përse e zhvillonte opozitën Ramushi kundër korrupsionit të institucioneve qëndrore, si dhe kundër servilizimit politik dhe përkulshmërisë së paprinciptë të insitutucioneve ekzekutive shqiptare ndaj faktorit ndërkombëtar?

Ai kishte të drejtë. Në 100 ditë të qeverisjes së tij, Ramushi si kryeministër dha prova të vendosmërisë dhe të vendimarrjes së shpejtë. Ai filloi të çonte në popull ujë, rrugë, shkolla, rregull, punë e kërkesë të lartë. Shokët dhe opinion në Kosovë panë tek ai vëllain, luftëtarin, kurse Kosova njohu burrin e shtetit që filloi të administronte mirë punët e saj.

Ata që e kanë luftuar dhe e luftojnë dhe sot, me ose pa dashje po i shërbejnë politikës së Serbisë. Ata duan të ruajnë medoemos demonin e pushtetit politik të anatemuar skajshëm në këto ditë të vështira.

Duke e riçuar Ramush Haradinaj në Hagë, ata kanë nxjerrë në ankand vetë pavarësinë e Kosovës. Po tentohet nga mafia politike në Kosovë që Ramush Haradinaj të përdoret si “kokë turku” për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e mëdha të drejtimit të shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe të vetë përgjegjësive që kanë pushteti politik vendas dhe ai ndërkombëtar para opinionit të shëndoshë popullor në Kosovë.

Prologu: Ramush Haradinaj edhe 100 herë po të shkelë në Gjykatën e Hagës dhe para çdo lloj gjykate tjetër ndërkombëtare, nuk do të fshihej asnjëherë, ashtu siç po fshihen sot kriminelët serbë nga drejtësia, të veshur me veladon prifti nëpër manastiret ortodokse të ishujve të Greqisë. Ai tregon hapur se nuk i trembet ndërgjegjes së tij. Ai po tregon vendosmëri, duke i bërë edhe një herë një shërbim të madh Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të saj, të cilën forcat më reaksionare në Ballkan dhe më tej, e kanë anatemuar si “bandë kriminelësh”.

Edhe në këtë rast fundi i një procesi të montuar politik është i parashkruar: Edhe një herë do të promovohet përfundimisht pavarësia e Kosovës. Për herë të dytë pavarësia e Kosovës promovohet duke qënë Ramush Haradinaj në burg. “Keqardhja” e qeverisë për riarrestimin e tij është një akt politik qesharak. Kush e meriton, le të skuqet paksa nga turpi për atë që ka ngjarë me ish komandantin dhe luftëtarin trim të UÇK-së.

Gjykata ndërkombëtare dha legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Gjykata e Apelit në Hagë nuk ka se çfarë të japë tjetër vendim, veçse të përsëris edhe një here pafajësinë e Ramush Haradinaj

Njerëzit mund të jetojnë edhe një shekull dhe të mos bëjnë kurrë hije mbi tokë. Të tillë koha i ndalon, ndërsa trimat, heronjtë, luftëtarët dalin përtej dimensionit të vetvetes dhe i falin me jetën, gjakun dhe sakrificën e tyre historisë shqiptare vetëm lavdi. Edhe pse këta meteorë të lirisë dhe të Bashkimit Kombëtar jetojnë pak, ata futen në përjetësi. Kështu u fut në radhën e heronjve më të ndritur të Kosmbi Shqiptar, komandanti legjendar i UÇK-së trime, Adem Jashari dhe dhjetra e qindra të tjerë, të cilët sot janë në Panteonin e Lirisë së Kombit Shqiptar.

Ramush Haradinaj, djali dhe vëllai ynë, po futet në këngët e popullit i gjallë për atë ç’ka ai i ka dhuruar dhe po i dhuron Kosovës dhe tërë shqiptarizmës, si një luftëtar besnik deri në vdekje i idealeve të lirisë dhe Bashkimit Kombëtar. Ai sot po i shërben Kosovës si burrë shteti. Ai sot meriton përkrahjen e miliona shqiptarëve kudo që janë në trojet etnike dhe në botë. Rrugëtimi i Ramush Haradinaj është i gjallë drejt këngës së popullit shqiptar, që e lindi dhe e rriti me atdhedashurinë e tij kombëtare.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS Empty Re: RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 21 Apr 2011 - 3:16

Ramushi dhe “elefantët” e Republikës


Ernest Luma


Shikuar së rrafshi, askush askujt nuk ka nevojë t’ia përcjellë e as t’ia kërkojë paraprakisht gatishmërinë për mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës në procesin e rihapur pjesërisht ndaj tij në Hagë. Kjo duhet të ndodhë konform përgjegjësive që kanë të tre “elefantët” e shtetit tonë. Pa lojë fjalësh, pa zhurmë, pa kokorisje. Me dy fjalë: Pa politikë!

Ndërkohë që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në ditët në vijim nisjen e procesit gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës (ku në prill 2008 ishte konfirmuar pafajësia dhe lirimi i tij nga të gjitha akuzat), në Kosovë ka filluar një lojë fjalësh se kush ka ofruar mbështetje institucionale e kush s’e paska kërkuar atë nga tre udhëheqësit më të lartë të vendit. Shikuar së rrafshi, askush askujt nuk ka nevojë t’ia përcjellë e as t’ia kërkojë paraprakisht gatishmërinë për mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës në procesin e rihapur pjesërisht ndaj tij në Hagë. Kjo duhet të ndodhë konform përgjegjësive që kanë të tre “elefantët” e shtetit tonë. Pa lojë fjalësh, pa zhurmë, pa kokorisje. Me dy fjalë: Pa politikë!

Elefantët në krye të republikës, i dinë përgjegjësitë e veta. Ata mund ta bëjnë punën e tyre, nëse duan, pa u treguar “të gatshëm”, që më herët. Kushtetutën e kanë përpara dhe rendin e kësaj pune e dinë mirë. S’ka nevojë për telefonata. S’ka nevojë për negociata. Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, lideri opozitar dhe i pari në ballë të frontit kundër qeverisjes së keqe në vend, sot, për herë të dytë në Tribunalin e Hagës, nuk është për asgjë tjetër, pos për të argumentuar edhe një herë pastërtinë e luftës për liri të popullit të Kosovës, të drejtën tonë të atëhershme për t’u mbrojtur dhe për t’u çliruar një herë e përgjithmonë nga regjimi kriminal, pushtues dhe poshtërues i Beogradit. Ai e përfaqëson, në sheshin e TPI-së, Kosovën dhe projektin fitimtar, çlirues dhe më të madhin të shqiptarëve në shekullin XX – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nëse do të vepronin me një logjikë të shëndoshë dhe me përgjegjësi ndaj fatit të atdheut, “elefantët” e vendit tonë do ta vinin gishtin në kokë dhe do të tregoheshin më shumë operativë sesa fjalamanë. Rasti Haradinaj, në Gjykatën e Hagës, nuk do të duhej të shndërrohej në temë mburravecësh e fjalamanësh të vendit, në muhabet për shpërqendrim të vëmendjes, për larje të fytyrës apo “sa për t’i gjetur një punë vetes”. Nga askush. Kjo është një temë krejt tjetër. “Ismailqemalët” modernë duhet ta kenë të qartë se historia nuk iu shkon pas. Ajo është para tyre dhe ajo bëhet vetvetiu. Secili prej elefantëve, por edhe prej krejt kësaj bote politike të vendit tonë, nuk do ta ketë rastin për ta parë veten në pasqyrë, për së gjalli. Në pasqyrën e historisë asgjë nuk do të fshihet. Kurrë. As nuk do të falsifikohet. Germë për germë aty do të jenë të gjitha – arritjet, meritat, koritjet e secilit.

Haga nuk është temë vetëm e z. Haradinaj. Haga është temë e Kosovës. Haradinaj nuk është në Hagë për hesape personale e as partiake. Ai atje nuk është për të larë turpin e askujt, por për të mbrojtur dhe dëshmuar edhe një herë krenarinë tonë kombëtare e qytetare – projektin më të madh e më të suksesshëm të shqiptarëve në 100 vjetët e fundit. Andaj, janë të tepërta të gjitha mbllaçitjet retorike që po bëhen në terrenin politik kosovar rreth kësaj teme. Janë ujë në havan dhe asnjëri prej “elefantëve” të shtetit tonë, deri më tani, nuk është treguar në nivelin e tij të përgjegjësisë.

Suma sumarum, Ramush Haradinaj do ta nënshkruajë edhe një fitore, të sigurt, dhe për të satën herë me radhë. Vetëm miopët e politikës sonë nuk mund ta akceptojnë këtë. Të sharruar thellë në kolltukët e parisë së vendit, ata i kanë lejuar vetes të vazhduarit e komoditetit që ua ofron mandati. Ndërkohë që, për ta, më e mira do të ishte t’i përvjelin mëngët dhe t’i hyjnë punës, konkretisht. Duke i lënë fjalët anash dhe duke e kryer detyrën e tyre. Debatet e mëtejme në këtë temë dhe loja me fjalë vetëm sa e thellojnë hendekun moral të institucioneve të Kosovës, në raport me kauzën e Kosovës në Tribunalin e Hagës.

“Elefantët” e Republikës mund edhe të mos e bëjnë argatin e tyre në këtë temë. Pavarësisht kësaj, procesi në Hagë do të zhvillohet, edhe pse, sikurse e dimë të gjithë ne, dhe vetë këta “elefantët” e institucioneve tona, ai proces është ngritur mbi shpifje, thashetheme, insinuata dhe mbeturina propagandistike kundër luftës së drejtë për liri të popullit tonë. Por, faturat e mëdha dhe peshat e rënda, gjithmonë kanë qenë barrë e heronjve. Dhe, vetëm heronjtë s’u kanë ikur këtyre ngarkesave të historisë. Ata janë përballur me sfidat dhe, natyrisht, në fund ia kanë dalë. Ky është fundi i vërtetë i secilit rrëfim të tillë.

Në fund, Ramushi do ta kalojë edhe këtë sfidë. Ai punën e tij për vendin po e bën ndershëm, si dje ashtu edhe sot. Do ta përmbarojë edhe këtë. Pavarësisht se a do ta bëjnë apo jo të tjerët punën e tyre. Megjithëse, Ramushi është ai që kurrë nuk ka pyetur se çka bëri atdheu për mua, por çka bëra unë për atdheun!
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS Empty Re: RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS

Mesazh nga Prada Thu 21 Apr 2011 - 3:17

Luftetar po edhe i madh

politikan ?
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS Empty Re: RAMUSH HARADINAJ PERSONALITET I VEÇANT I LUFTËS DHE POLITIKËS

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi