Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër
2 posters
Faqja 1 e 1
Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër
Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë: "Xhelozia është dicka e natyrshme, e cila shfaqet tek të gjithë fëmijët dhe në mënyra te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Këshillohet që nëna të tregohet e kujdesshme në vënien re të këtyre sjelljeve dhe në eleminimin e tyre."
Doktor Harithi shton: "Që të trajtojmë xhelozinë, na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi ta parandalojmë atë. Ja si fillon e shfaqet xhelozia tek fëmijët. Ne momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga spitali Kur del nga spitali ajo është akoma e lodhur dhe ka nevoje të pushojë.Fëmija mundohet të afrohet pranë nënës së tij pas mungesës së gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu siç do ai. Pasi nëna stabilizohet, fillon të interesohet për beben e posalindur, duke i kushtuar gjithnjë e më pak kohë fëmijës së parë. Më pas fillojnë vizitat nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, të cilët flasin përgjithësisht për beben e vogël, duke theksuar tek fëmija i parë daljen nga fokusi i vëmendjes.
Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më, ose e duan pak. Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i lejohen më të voglit.
Xhelozia tek fëmija i vogël fillon atëherë kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të, ku njëri prej prindërve e merr për dore e dhe me gëzim e percjell për në shkollë.
Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës.
Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata, lëvdata, etj.
Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël. Eshte e rëndësishme që të stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të "rivalit".
Ndër sjelljet e xhelozizë, gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë dhe dëshira për prishjen e gjithckaje. Duhet të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i plotë dhe efikas, dhe kjo fazë kalimtare të shmanget apo amortizohet, pa lënë pasoja në personalitetin e fëmijës.

Re: Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër
Eshte e vertete,pasi femija i pare mendon se prindi e ka harruar edhe pse femija pasardhes meriton kujdes,ai don qe prinderit ta duan dhe ta mbajn afer sic kan bere dikur.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër
» Truri i gruas rritet pas lindjes së fëmijës
» Femija eshte shpirti, ndersa femija i femijes (nipi & mbesa) eshte shpirti i shpirtit...
» Mjeket i keputin koken femijes gjate lindjes
» Çili publikon fotografinë e parë pas lindjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi