Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundjet reumatizmale, kurat trajtuese  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Semundjet reumatizmale, kurat trajtuese  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundjet reumatizmale, kurat trajtuese

Shko poshtë

Semundjet reumatizmale, kurat trajtuese  Empty Semundjet reumatizmale, kurat trajtuese

Mesazh nga Lolita Fri 29 Apr 2011 - 9:31

Semundjet reumatizmale, kurat trajtuese
Ndryshimi i kushteve klimaterike ka bërë që me shtimin e lagështisë në ajër të shfaqen në masë dhe sëmundjet e problemet reumatizmale te moshat e mesme dhe ato të mëdhatë.
Shfaqja e sëmundjeve reumatizmale zhvillohet në forma të ndryshme dhe shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit duke dëmtuar kockat dhe duke dhënë dhimbje të vazhdueshme në zonat përreth tyre. Sipas mjekëve, këto sëmundje mbeten problematike nëse nuk kapen në kohë, pasi ndikojnë në dobësimin e aktiviteteve të përditshme që duhet të kryejnë kjo kategori pacientësh. Në masë këto sëmundje prekin femrat, kjo sidomos pas menopauzës.

Sa të rrezikshme dhe me çfarë simptomash shfaqen sëmundjet reumatizmale gjatë kësaj stine, që ndryshe njihet si periudha e evidentimit të tyre?

Është e vërtetë që gjatë kësaj stine shfaqen në masë problemet reumatizmale, të cilat mund të jenë të formave nga më të ndryshmet, duke filluar që nga dhimbjet e gjunjëve, të nyjeve të duarve, bërrylave, që njihen si artrite, të shtyllës kurrizore, të mesit e me radhë. Një ndër format më të përhapura është ajo e artritit reumatik e cila prek në masë nyjet e bërrylave gjunjëve, duarve, nofullave e të tjera. Ndërkohë që simptoma me të cilat shfaqen ka të bëjë dhe me transmetimin e dhimbjes nga njëra zonë në tjetrën. Megjithatë, të shumta janë dhe rastet e spondiliartrozës, e cila shfaqet te moshat e mëdha. Në fazat fillestare sëmundja mund të shfaqet me dhimbjen e fortë që ndjehet përreth zonave kockore, ku tipar dallues është kërcitja e kockave. Por mund të shfaqet dhe me çrregullime të tjera, si dhimbje të forta therëse, humbje e ekuilibrit, debulesa trupore, paqëndrueshmëri etj. Simptoma dalluese e sëmundjeve reumatizmale, përveç dhimbjes, është enjtja, fryra dhe deformimi i kyçeve dhe zonave ku ndjehet dhimbja, e cila me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më shumë problematike. Ndërsa për rastet e dhimbjeve të mesit këshillohet bërja e banjave termale, të cilat sjellin qetësimin e dhimbjes.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale ?

Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre sëmundjeve, që mund të jenë të kategorive të ndryshme, që nga format më të lehta tek ato më të rënda. Zakonisht shfaqja e tyre bëhet evidente gjatë kësaj stine si pasojë e faktorëve ambientalë dhe shtimit të lagështisë. Megjithatë, ato mund të shfaqen dhe si pasojë e sforcimit të nyjeve e pjesëve të ndryshme trupore. Ndërsa faktor është dhe mosha, ku tek ato të mëdhatë, këto shfaqen më shumë. Megjithatë, shkak i përhapjes së sëmundjes mund të jetë dhe faktori gjenetik që ndikon sidomos në artrozën e gishtave të këmbës apo të dorës, ku më shumë viktima janë femrat. Ndërsa klima mund të bëhet faktor nga ana tjetër, që shfaq artrozën poliatrikulare, si dhe mbipesha bëhet shkak për rëndimin e saj.

Sa të shpeshta duhet të jenë kontrollet te mjeku nga kjo kategori?

Ecuria e ndjekjes së situatës dhe sëmundjes hap pas hapi është një ndër trajtimet më të mira për shëndetin. Kështu, pacientët duhet të bëjnë kujdes në paraqitjen e rregullta te mjeku, në mënyrë të tillë që të shmangin në kohën e duhur efektet e saj negative që lë në shëndet. Këshillohet që për kurën e parë dhe të dytë ata të paraqiten çdo dy javë. Në këtë mënyrë ndiqet hap pas hapi dhe ecuria e sëmundjes. Në bazë të kësaj bëhet dhe mjekimi në bazë të preparateve që japin sipas ecurisë së sëmundjes. Për t’i zbuluar këto sëmundje dhe shkallën e rëndimit të tyre, këshillohet bërja e analizave të gjakut, e grafisë, ku shihet dëmtimi që është bërë etj.

Si mund të kurohet kjo sëmundje me anë të medikamenteve dhe çfarë kujdesi duhet të tregojnë pacientët ndaj përdorimit të tyre?

Marrja e ilaçeve duhet bërë në ato raste pasi është përcaktuar diagnoza e saktë e sëmundjes. Kështu, në varësi të ecurisë së sëmundjes përcaktohet dhe kategoria e ilaçeve që duhen përdorur. Në pjesën më të madhe të rasteve këshillohet përdorimi i analgjetikëve, të cilat janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjet e shfaqura duke mos ndikuar në uljen e inflamacionit. Përdorimi i këtyre preparateve zakonisht këshillohet në rastet kur ka dhimbje të lehta, të cilat mund të eliminohen brenda një ore. Gjithashtu, këto ilaçe kanë dhe një funksion tjetër mbrojtës, siç është i pengimit të dërgimit apo transportimit të dhimbjes deri në sistemin nervor. Analgjetikët janë të formave të ndryshme dhe duhen përdorur në bazë të ecurisë së sëmundjes. Ndërkohë që përdorimi i ilaçeve duhet përdorur më me kujdes, kjo sidomos në rastet e pacientëve që vuajnë dhe nga sëmundje të tjera përveç reumatizmit, për shembull siç janë ata që vuajnë nga zemra, të cilët detyrohen të marrin dhe diuretikë. Në këtë rast përdorimi i barnave duhet bërë me kujdes që të mos mbeten efekte anësore.

Çfarë u këshilloni pacientëve që të mbajnë parasysh në trajtimin e sëmundjes?

Kombinimi i gjithë faktorëve, si përdorimi i ilaçeve të duhura, bërja e ushtrimeve fizike, mbajtja nën kontroll e peshës trupore, shmangia e ambienteve të ftohta, përdorimi i ushqimeve të pasura me vitamina, mund të shërbejnë për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Këshillohet përdorimi i kremrave të ndryshme, të cilat ndikojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Një rol pozitiv në trajtimin e kësaj sëmundjeje luajnë dhe kompresat. Kështu, këshillohet që një person herë pas herë të vërë kompresa në nyjet ku ndjejnë dhimbje. Kjo duke vendosur gjëra të ngrohta, megjithatë në këtë rast duhet bërë kujdes që të mos depërtojë lagështira apo ftohtësia në vendin ku ka dhimbje, sepse në këtë mënyrë kjo edhe mund të rëndohet më shumë si gjendje. Nga ana tjetër, dhe mënyra e të ushqyerit është një tjetër faktor i rëndësishëm kurues. Pacientët duhet të bëjnë kujdes që në tavolinat e tyre të mos mungojnë dy vitaminat C dhe A, të cilat ndikojnë në shmangien e vetive reumatizmale të trupit për shkak të vetive që kanë.

Aktivitetet sportive largojnë reumatizmin

Zhvillimi i aktiviteteve sportive ndihmon në mbajtjen larg të pasojave që lënë sëmundjet reumatizmale. Kështu, mjekët këshillojnë që të paktën dy herë në javë të zhvillohen aktivitete sportive. Shkalla e të bërit të këtyre ushtrimeve sportive përcaktohet në bazë të ecurisë së sëmundjes. Nuk duhet të bëjnë ushtrime të rënduara ata persona, që përveç kësaj sëmundjeje mund të kenë edhe probleme me zemrën e të tjera të ngjashme. Ndërkohë që përveç aktiviteteve të tilla këshillohet dhe bërja e plazhit dhe frekuentimi i rërës gjatë orëve të para të ditës. Kjo sipas tyre ndihmon në shpërndarjen e dhimbjes dhe forcimin e kockave dhe në shmangien e problemeve shëndetësore

Këshilla

Përdorimi i vitaminave C dhe A
Zhvillimi i aktiviteteve sportive
Frekuentimi i plazhit çdo vit
Përdorimi i multivitaminave
Shmangia e ambienteve të ftohta
Marrja e paracetamolit kur ka dhimbje
Bërja e kompresave të ngrohta
Shmangia e ngritjes së peshave të rënda
Vajtja te mjeku çdo dy javë
Konsumi i sa më shumë çajrave bimore
Këshillohen banjat termale
Lolita
Lolita
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 4479
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi