Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E qeshura flet për karakterin tonë...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E qeshura flet për karakterin tonë...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E qeshura flet për karakterin tonë...

3 posters

Shko poshtë

E qeshura flet për karakterin tonë...  Empty E qeshura flet për karakterin tonë...

Mesazh nga kasperi Fri 29 Apr 2011 - 22:03

E qeshura flet për karakterin tonë...


Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë. Ja se si...
Femrat

- Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…

- Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.

- Në rast se një grua, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.

- Në rast se gjatë të qeshurës një grua vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.

- Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.



Meshkujt

- Ata meshkuj që e kanë zakon të përmbahen edhe në një ambient ku ka plasur gazi, si rregull, janë të qetë, njerëz te të cilët mund të mbështetesh, pasi nuk të lënë në baltë, janë të ekuilibruar e të arsyeshëm. Këta burra, zakonisht u qëndrojnë besnikë grave të tyre, por gratë mërziten me meshkuj të tillë dhe mund t’i tradhtojnë…

- Në rast se një burrë qesh me kënaqësi, lirshëm, veçanërisht kur hedh kokën nga pas dhe picërron sytë, dijeni se ai është paksa mendjelehtë dhe shkon nga të fryjë era. Në jetë dhe sidomos në marrëdhënie me gratë, ai mund të të lërë në mes të udhës. Me një njeri të tillë mund t’ia kalosh mirë, në gaz e në hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do të të dalë diku apo dikur për zot… Me të është e kotë të lidhësh marrëdhënie serioze…

- Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur shumë gojën, zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u bërë “shpirti i shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar, babaxhanë, por në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të palëçitur. Prej një njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një anekdotë të bukur, por asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka për të dhënë opinion për një libër që ka lexuar…

- Në rast se bashkëbiseduesi yt, në vend që të buzëqeshë, zgërdhihet e zbardh dhëmbët, duke shtrembëruar buzët nga e djathta, keni të bëni me një njeri arrogant dhe të paditur. Ai s’e ka për gjë të gënjejë dhe në momente të caktuara mund të tregohet arrogant e i egër. Megjithëse këta meshkuj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe mund të duken simpatikë, ruhuni prej tyre...

- Në rast se një burri, gjatë të qeshurës, i shkon buza nga e majta në të djathtë, ky është një njeri shumë i ndershëm, i rregullt, por në të njëjtën kohë, pedant. Megjithatë, tek ai mund të mbështetesh. Një kavalier i tillë mund të bëjë të lumtur çdo femër…/
E qeshura flet për karakterin tonë...  Qeshje
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E qeshura flet për karakterin tonë...  Empty Re: E qeshura flet për karakterin tonë...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 30 Apr 2011 - 1:31

Vertet interesante keto fakte, edhe perse nuk mund te konsiderohen gjithnje te verteta, gjithsesi e kane nje vlere qe ti dish dhe ti kesh parasysh.

Faleminderit qe i ke sjelle ketu i nderuar Kasper.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E qeshura flet për karakterin tonë...  Empty Re: E qeshura flet për karakterin tonë...

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Mar 2012 - 18:14

Te pakten e mesova se cfare te qeshur paskam.............
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E qeshura flet për karakterin tonë...  Empty Re: E qeshura flet për karakterin tonë...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi