Pse Kosova nuk e shfrytëzon kodin telefonik të Shqipërisë?
Faqja 1 e 1

“Alo” me Shqipërinë e jo me Serbinë!
Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thonë për gazetën “Bota sot” se Kosova mund të kërkojë që të përdorë kodin e telefonisë së Shqipërisë për të gjitha telefonitë në Kosovë, mbase do të ishte edhe zgjidhje shumë më e mirë, edhe pse kjo do të ishte e përkohshme.
Në mungesë të kodit shtetëror të telefonisë fikse, Kosova, tash e tre vjet shtet, shfrytëzon kodin e Serbisë, e cila për një vit fiton nga vendi ynë rreth 50 milionë euro. Ndonëse më mirë do të ishte që autoritet e vendit të kërkonin që Kosova ta përdorë kodin telefonik të Shqipërisë derisa vendi ynë ta fitojë kodin e vet. Ndërkaq, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës pohojnë se Kosova ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përkohësisht kodin e telefonisë së Shqipërisë. Po ashtu njohësit e çështjeve të telekomunikacionit deklarojnë se autoritetet nga Kosova duhet të kërkojnë që vendi ta përdorë kodin e telefonisë fikse të Shqipërisë, sepse me Shqipërinë jemi një komb. Edhe pse Kosova është shtet tash e tre vjet, ende nuk e gëzon të drejtën për ta pasur kodin e vet telefonik, sepse shteti ynë duhet të jetë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Ndërkaq, për shkak të mungesës së kodit telefonik dëmet janë të natyrës ekonomike, si dhe dëme që ndikojnë në imazhin e vendit tonë si shtet i pavarur. Po ashtu, duke pasur parasysh shfrytëzimin e kodit nga Serbia, Kosova mbetet e dirigjuar nga Serbia. Aziz Sefedini, njohës i çështjeve të telekomunikacionit, thotë për gazetën “Bota sot” se Kosova duhet patjetër ta ketë kodin e vet telefonik dhe për të arritur këtë qëllim duhet të punohet edhe më shumë, sepse vendi po humb miliona euro për shkak se nuk e ka kodin e telefonisë fikse. Sipas tij, do të ishte me më mirë që Republika e Kosovës ta shfrytëzojë kodin e telefonisë të Shqipërisë sesa atë të Serbisë, sepse me Shqipërinë na lidhin shumë gjëra, duke pasur parasysh se jemi një komb. Sefedini thotë se Kosova humb rreth 50 milionë euro në vit nga mungesa e kodit të telefonisë fikse dhe për këtë autoritetet e vendit duhet të lobojnë ose edhe të punojnë më shumë për ta pasur Kosova kodin e vet telefonik. “Në mungesë të kodit telefonik, Kosova që nga paslufta po e shfrytëzon kodin e Serbisë, por në pamundësi që vendi ta ketë kodin, autoritetet e shtetit duhet të kërkojnë që Kosova ta përdorë kodin e telefonisë fikse të Shqipërisë, sepse me Shqipërinë jemi një komb etj.”, thotë Sefedini. Ai po ashtu ka bërë të ditur se shfrytëzimi i kodit telefonik të Shqipërisë është më e ndershme për shumë arsye.
Gjerësisht për këtë lexoni sot në gazetën “Bota Sot'’

Similar topics
» MOISIU:KOSOVA ËSHTË KRAHINË E SHQIPËRISË
» Kosova duhet ta ketë të drejtën që t’i bashkohet Shqipërisë
» Veriu i Shqiperise dhe Kosova shihen si nje unitet nga biznesi turistik
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË
» Pse Kosova feston pavarësinë e Shqipërisë e Shqipëria nuk feston pavarësinë e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi