Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e tronditi gjeografine elektorale?? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kush e tronditi gjeografine elektorale?? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e tronditi gjeografine elektorale??

5 posters

Shko poshtë

Kush e tronditi gjeografine elektorale?? Empty Kush e tronditi gjeografine elektorale??

Mesazh nga bobi 10 Tue 10 May 2011 - 11:02

Kush e tronditi gjeografinë elektorale?


Kush e tronditi gjeografine elektorale?? Mero-baze4-150x150Nga Mero Baze
Dimensioni më i rëndësishëm që kanë prodhuar zgjedhjet e 8 Majit është ndryshimi i gjeografisë politike. Si rrallë ndonjëherë Partia Socialiste ka skuqur hartën e Shqipërisë nga Konispoli në Komunën Llugaj të Tropojës, duke fshirë çdo bashki të diskutueshme apo bastion të Partisë Demokratike. Ndryshimi i gjeografisë elektorale të Shqipërisë si çdo ndryshim gjeografie, natyrisht që prodhohet nga një tronditje e madhe. Ka disa faktorë që e kanë prodhuar këtë tektonikë që ka zhdukur PD-në nga gjeografia e Shqipërisë. Por mbështetur mbi strategjinë e fushatës së opozitës, fokusimin e saj tek Berisha dhe sjelljen politike të Berishës, duket qartë se njeriu që ka ndryshuar gjeografinë politike të Shqipërisë është Sali Berisha. I këshilluar nga ekspertët e huaj të fushatave si njeri që duhet t’i qëndronte larg Tiranës, vendit të krimit të 21 Janarit, Berisha bëri një muaj një fushatë të vjetër dhe klasike në gjithë Shqipërinë. Ai shkoi qytet më qytet nga jugu në veri duke premtuar miliarda në vende ku s’kishin bukë të hanin, duke u folur për rrugë ku nuk kanë kasolle për kalin, duke u folur për internet ku nuk kanë akoma televizor, duke u folur për universitetet private piramidale të Tiranës kur ata nuk kanë akoma një mësues fillore në fshat. Me bindjen se gënjeshtrat e mëdha bëjnë plot punë të vogla në fushatë, ai vendosi t’i përsërisë ato për të katërtën herë qysh nga viti 2005. Dhe përgjigja erdhi e qartë. Kudo ku ka shkelur këmba e Berishës jashtë Tiranës, rezultati është historik kundër tij. Jugu i Shqipërisë e ka votuar totalisht kundër, dhe ndonjë ishull i fituar është meritë personale e kandidatëve siç janë dy bashkiakët simpatikë të Delvinës dhe Leskovikut, të cilëve nuk ka mundur t’u prishë dot punë. Më tej ai ka pësuar një humbje historike në qytetin e tij elektoral, Kavajën. Mjaftoi një djalë i ri pa komplekse për të majtën t’i dilte përballë kukullës së tij në Kavajë dhe të bënte një histori të re për atë qytet. Qyteti që po mban në politikë prej 20 vitesh Sali Berishën i ka hequr më në fund stolin dhe e ka ndëshkuar atë. Të njëjtin ndëshkim i ka dhënë dhe pellgu i qëndrestarëve të tij historik në Fushë-Krujë, Mamurras, Laç dhe Shëngjin, pra në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë qendrore ku Familja Berisha po investohet sa me fabrika çimentosh e gurore, aq dhe me resorte turistike. Ata kanë refuzuar të jenë truall biznesi për Familjen Berisha, për shkak të të qenit territor elektoral i tij. Mania e Berishës për të zaptuar gjithçka dhe për ta kthyer në pronë të tij, ndryshoi gjeografinë elektorale në këtë bastion qëndrestarësh duke e kthyer ata realisht në qëndrestarë të demokracisë dhe jo në qëndrestarë të Berishës.
Por drama më e madhe për Berishën natyrisht ngelet demagogjia e tij për Rrugën e Kombit. Të gjitha komunat dhe bashkitë që përshkon Rruga e Kombit nga Durrësi deri në Tërthore të Morinës kanë votuar opozitën, përveç Bashkisë së Kukësit. Fushë- Kruja, Mamurrasi, Laçi, Rubiku, Rrësheni deri në Kalimash, përfshi dhe komunat pas Kukësit janë tashmë në duar të opozitës. Kjo tregon se asnjë qytetar shqiptar, as ata që e kanë para syve “Rrugën e Kombit”, nuk gënjehen nga vjedhja me motiv patriotik e Sali Berishës dhe Lulëzim Bashës. Ata e kanë atë para syve, jo më si meritë të Sali Berishës, por si një hipokrizi të tij me paret e qytetarëve shqiptarë. Sali Berisha është sot i munduri i madh, jo nga kundërshtarët, por nga mbështetësit e tij. Degradimi i pushtetit të tij ka shkuar aq larg, sa ai ka marrë një votë të qartë refuzuese nga bastionet e veta, duke përmbysur historinë e tij politike. Të gjithë ne që e mbajmë mend Berishën të krekosej në fund të viteve ‘90 se me demokratët e Laçit dhe Mamurrasit e merrte pushtetin për dy orë, sot e kuptojmë qartë se çfarë zhgënjimi ka shkaktuar ky njeri tek ata që kanë sakrifikuar për të.
Por kjo tektonike elektorale që i ka ndodhur Berishës në gjithë Shqipërinë, duket se e ka nxitur atë që për 48 orë të vihet në krye të një operacioni monstruoz të përpunimit të rezultatit në Tiranë me shpresë që të barazohet personalisht në humbje me rivalin e tij politik. Ai ka punuar me muaj të tërë para kësaj dite t’i prodhojë atij votues përmes pasaportizimeve të dhunshme të të emëruarve në Tiranë nga pushteti qendror, urës ajrore me Italinë, kosovarëve me shtetësi apo lëvizjeve të brendshme nga Bathorja në Tiranë muajt e fundit. Gjeografia elektorale e Tiranës shihej qartë e tronditur në disa pika, të cilat po identifikohen me demokratët e importuar me plan këtë gjashtëmujor. Kjo nuk është se mund ta qetësojë përfundimisht Berishën, por duket se ai ka shkatërruar me këto importe dhe gjeografinë e qyteteve të tjera të diskutueshme për PD duke i sjellë të gjithë në Tiranë.
Sidoqoftë tani jemi para një harte të re elektorale, një hartë e cila ka fshirë politikisht faktorin Berisha nga Shqipëria. Aleanca për Qytetarin është koalicioni më i ndëshkuar nga qytetarët shqiptarë, dhe po kaq pak i preferuar dhe nga fshati shqiptar. Tani që prokuroria ka prerë fletë- arrestin për Ilir Metën dhe ja ka lënë dosjen në dorë Gjykatës, Sali Berisha do ta ketë të vështirë të mbrojë atë me vota në parlament nga burgosja. E gjithë kjo do ta fusë në krizë koalicionin që ka sunduar dy vjet me vota të vjedhura dhe kuti të pahapura duke bërë urgjente një zgjidhje të re politike, një kostum që do t’i shkonte kësaj pamje të re që ka marrë Shqipëria, pas këtyre zgjedhjeve. Sali Berisha tani nuk është më e keqja e Shqipërisë. Ai është së pari e keqja e atyre që e kanë kryetar partie dhe udhëheqës. Ku shkel këmba e tij tani ka humbje dhe kjo është një shenjë që tani ai do të duhet të përballet me të vërtetën, të cilës i fshihet duke vrarë dhe vjedhur në emër të pushtetit.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e tronditi gjeografine elektorale?? Empty Re: Kush e tronditi gjeografine elektorale??

Mesazh nga Daku Wed 11 May 2011 - 6:36

21- Janari
Varferia
Lodhja nga ky pushtet
Fjala Bastion
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e tronditi gjeografine elektorale?? Empty Re: Kush e tronditi gjeografine elektorale??

Mesazh nga WebMaster Wed 11 May 2011 - 6:37

Korrupsioni varferia edhe Fallsiteti edhe tallja e politikanve me popullsine
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e tronditi gjeografine elektorale?? Empty Re: Kush e tronditi gjeografine elektorale??

Mesazh nga Docteur Wed 11 May 2011 - 6:42

ne jemi te mbarum ns nuk u japim kraheve kush te fitoje le te fitoje ns dua te them jam gati me ardhe per shqiperi miqte e mi ne pushtet celebrate005
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e tronditi gjeografine elektorale?? Empty Re: Kush e tronditi gjeografine elektorale??

Mesazh nga dajti modh Wed 11 May 2011 - 6:58

jes nuk ke ca ti shtosh azgje kesaj biografije :lol!:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush e tronditi gjeografine elektorale?? Empty Re: Kush e tronditi gjeografine elektorale??

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi