Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

2 posters

Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 6:14

Megjithse u be pak kohe nga debati i zhvilluar ndermjet Ismail Kadarese dhe Rexhep Qoses per identitetin e Shqipetareve une akoma kam interes per te debatuar kete ceshtje. Interesi im eshte te analizohet dhe te shoh se cili eshte qendrimi i anetareve per kete ceshtje. Sigurisht qe kjo eshte nje teme me perspektive te gjate, qe duhet analizuar me durim, me fakte dhe me perceptime te bazuar ne evidenca te konfirmuara nga institucionet shteterore si Muzeu Kombetar, apo historianet e huaj edhe shqipetare qe njihen per kontributin e tyre ne Shqiperi.

Ja nje permbledhje e debatit dhe qendrimet e Kadarese dhe Qoses:

Qosja:


Nga kritika letrare është konsideruar “disident i kulluar i letrave shqipe”, por ai nuk ka dëshirë ta quajnë kështu. Është burgosur disa here. Njëra prej akuzave ka qenë se nuk ka marrë pjesë në zgjedhje. Thotë se është i sabotuar nga pushtetarët e Shqipërisë, ndërsa Kadarenë e cilëson “poet të oborrit”. Polemikat midis Kadaresë dhe Qosjes i quan “intriga sharlatanësh dhe dokrra kotnasikoti”.

Qosja e akuzon Kadaren per nje urrejte te tij kunder myslimaneve shqipetare dhe myslimaneve ne teresi. Qosja e konsideron identitetin e shqipetareve si evropjan por jo te krishtere, ne fjale te tjera islam. Pra sipas tij shqiperia ka identitet evropian-islamik.

Kadare:

Kadare ka perdorur nje gjuhe te bute ndaj "rivalit" Qosja dhe ka argumentuar per identitetin e krishtere-evropian te shqipetareve.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Re: Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 7:01

Polemika Qose-Kadare nuk është vetëm sprovë apo premisë për të njohur vetveten. Për shkrimtarin e njohur Visar Zhiti, dy njerëzit e letrave shqipe, krijojnë së bashku identitetin tonë kombëtar, për të cilin ata debatojnë. Madje edhe ato shpimet e penave me mllef alla shqiptarçe, që Visar Zhiti na këshillon të mos merremi me to, janë dritëhijet e këtij identiteti pa të cilat ne nuk mund të jemi ndryshe. "Ato le të bien si pema që rrëzon lulet e tepërta dhe ne të merremi me thellësinë e debatit", thotë shkrimtari, jeta e të cilit është një metaforë e historisë së kombit tonë. Duke e ndjerë vetën një gur në mozaikun e identitetit shqiptar, në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", ai tregon këndvështrimin e tij për këtë debat.

Si e vlerësoni polemikën Kadare-Qosja?
Polemikat gjithmonë janë të mira. Janë si ato përplasjet e reve që nxjerrin një vetëtimë, dhe gjithmonë mendjet e njerëzve kanë nevojë për ndriçim. Ne kemi nevojë për të njohur vetveten, duke njohur vetveten do të njohim tjetrin, duke njohur tjetrin, njohim vetveten dhe njëkohësisht dalim tek kolektiviteti. Kolektiviteti i një shoqërie janë individët dhe ajo bashkësi individësh, që kanë karakteristikat e përbashkëta. Mënyra se si vështrojnë jetën, realitetin apo fatin e përbashkët, bën një kolektivitet, një nocion, një komb. Gjithsesi ne duhet të dimë kush jemi, nga vijmë dhe ku shkojmë. I quaj të nevojshme këto. Nuk quaj të nevojshme kalimin e caqeve, sherrnajën, inatet e hershme. Përplasja e mendimeve është një mrekulli, jemi vërtet vend me mendime.

Cili është mendimi juaj për identitetin tonë kombëtar?
Kuptohet, nuk është puna se duhen mendime individuale. Duhet pranuar ajo çfarë kemi të përbashkët. Jemi shqiptarë, kemi një gjuhë, kemi një gjeografi, por ama edhe një gjeografi shpirtërore, kemi besimet tona, kemi imazhin tonë për të ardhmen. Kur them, kemi besimet, e kam fjalën për besimin tek vetvetja, tek njeriu dhe tek Zoti. Për fat të gjithë ata që besojnë në Zot, pranojnë një Zot. Njerëzit janë të lirë për mënyrën sesi i falen këtij Zoti: në mënyrë myslimane apo në mënyrë katolike. Ky nuk duhet të jetë shkak i përçarjes apo i ndarjes, përkundrazi feja është apel për të qenë bashkë. Dhe mendoj se kjo nuk është pronë e një apo e dy vetave, por është pronë e të gjithëve, sepse të gjithë jemi një gur në mozaikun e identitetit kombëtar, por aq më tepër janë shkrimtarët dhe artistët ata që e bëjnë këtë identitet. Nuk do të kishim identitet italian pa Danten.
Ju përmendët gjeografinë e cila është një nga argumentet kryesore të Kadaresë në sprovën "Identiteti evropian i shqiptarëve", ndërkohë Qosja nga ana tjetër ka paraqitur "Gjeografinë e lëvizshme"....
Vendosja gjeografike është trualli i përbashkët i këtyre njerëzve. Por edhe identiteti lëviz, dhe kjo s'ka pse t'i trembë njerëzit apo atë kolektivitet, por janë mënyrat e ekzistencës në kuptimin e mirë. Pra edhe gjeografia ndryshon, edhe identiteti pasurohet, apo braktis diçka të panevojshme.

Në tërësinë e argumenteve që japin Kadareja dhe Qosja, ku e gjeni veten?
Nuk është hera e parë për Kadarenë që merret me një çështje të tillë. Ai është marrë herë pas here. Do të thosha se ai bën një punë të madhe dhe të rëndësishme në këtë lëmë. Jo vetëm që hedh dritë mbi identitetin shqiptar, por është një nga kolonat e këtij identiteti sot, dhe kuptohet e ndjej dhe e mbështes si qytetar për tendencën e tij për një Shqipëri evropiane, e cila nuk është më një aspiratë por është një realitet. Nëse shfletojmë historinë tonë të Mesjetës apo Rilindjen Evropiane, do të shikojmë se Shqipëria ka qenë shumë e lidhur me Evropën. Ka qenë pjesë e saj dhe sot po të kujtojmë atë që e di çdo fëmijë shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, ku edhe akademia jonë e trajton si një kryengritës të madh kundra pushtuesit turk, ku bota e sheh si luftëtar të qytetërimit perëndimor. Ai që në atë kohë ka qenë pararojë e Evropës së Bashkuar. Ky fakt nuk është mendimi im, sepse s'do të guxoja ta thosha, por në Itali sot Skënderbeu shihet si pararendës i Evropës së Bashkuar. Pra ne kemi një backround të tillë evropian, të cilin nuk duhet ta humbim, por duhet ta pasurojmë. Kjo nuk duhet të na bëjë të rrëzojmë vlerat apo ndikimet që kemi marrë nga kahet e tjera, nga Perëndimi po e po, por edhe nga Lindja. Të gjitha virtytet që janë njerëzore që i vlejnë shoqërisë, të gjitha dijet, ato përkundrazi duhet të bëhen pasuri e përbashkët e një kombi dhe e njerëzimit në përgjithësi. Studiuesi Rexhep Qosja ka merita të mëdha në krijimin e identitetit kombëtar shqiptar, në zbulimin e tij. Kjo ndoshta ka bërë që ai të krijojë një farë korace dhe të mos pranojë më shumë se aq. Pra të krijojë një lloj konservatorizmi në prirjet e veta dhe një lloj përuljeje ndaj fesë që ai beson. Kurse Kadareja është më i çlirët, më i hapur, më evropian, më perëndimor dhe më i domosdoshëm. Por që të dy së bashku krijojnë identitetin tonë, dritëhijet e këtij identiteti pa të cilat ne nuk mund të jemi ndryshe.

Mendime të ndryshme kanë dy mendimtarët, në lidhje me bejtexhinjtë. Cili është sipas jush roli i tyre në identitetin kombëtar?
Bejtexhinjtë kanë meritën që shkruan bejte dhe kënduan nën dritën e qiririt. Pra treguan forcë shpirtërore të këtij kombi që nuk dëshironin të shuhej. Por dihet, bejtexhinjtë janë të mbytur me barbarizma dhe u desh të vijë Naim Frashëri që të ribëjë gjuhën shqipe, njëkohësisht të ribëjë Shqipërinë si ëndërr. Pra, nëse ata janë grimca identiteti, Naim Frashëri është mali i këtij identiteti. Unë besoj tek Naimi. Kuptohet nuk i rëndoj, por i pranoj se janë pjesë e historisë shpirtërore.

Ju jeni marrë me figurën e Nënë Terezës. Si e vlerësoni interpretimin e figurës së saj në këtë polemikë?
Më dëshpëron shumë keqkuptimi që bëhet me ikonën e saj. Nënë Tereza është një figurë universale. Është një frymëzuese, jo thjesht një bamirëse, por frymëzuese e mirësisë. Jo më kot, bota e ka quajtur investitoren e dashurisë, apo ajo që donte t'i jepte kuptim jetës dhe vdekjes së njeriut. Pra në një farë mënyre është një mrekulli dhe e bën fatlum atë popull që e ka nxjerrë. Ajo duke qenë figurë e botës, pra gruaja më e njohur e planetit, nuk e zvogëlon figurën e saj duke thënë se është shqiptare. Unë nuk po them se ajo bëhet më e madhe duke thënë se është shqiptare. Unë e them me guxim, se ndoshta Nënë Tereza nuk ka shumë nevojë për Shqipërinë, por është Shqipëria ajo që ka nevojë për Nënë Terezën. Një pjesë e kanë kuptuar dhe e duan, e ardhmja do e kuptojë më mirë. Ata që e shikojnë si thjesht një misionare katolike, gabohen. Ata që ngrenë zërin dhe thonë ç'ka bërë Nënë Tereza për Shqipërinë, gabohen përsëri. Ishte Shqipëria ajo që s'bënte për Nënë Terezën, që nuk ia hapte dyert. Ajo ka trokitur disa herë, dhe në momentet kulmore të jetës së saj, si kur ka marrë çmimin "Nobël", apo herët e tjera, ajo ka thënë që jam shqiptare nga gjaku e origjina. Pra e ka ditur vlerën e identitetit, të njeriut që vjen nga diku. Pra, e ka pohuar dhe e ka thënë, kurse Shqipëria i mbyllte dyert dhe e mbulonte me harrim dhe me fyerje. Dhe në moshën e saj të thyer kur qiriri i jetës së saj po shuhej, Shqipëria e kuptoi dhe pati nevojë për dritën e saj, dhe ajo e solli këtë dritë. E solli këtë dritë, por ishte vonë për ne. Por prapë ajo bëri shumë. Kush nuk e sheh, është faji i verbërisë së tij. Nënë Tereza herë pas here ka thënë: Më mirë të ndezim një qiri, sesa të mallkojmë errësirën.

Ka zëra që thonë se Kadareja e ka bërë këtë sprovë për të ndihmuar vendin tonë, për t'u integruar në Bashkim Evropian dhe se ajo çfarë shkruan është më shumë dëshirë e tij sesa një studim realist..
Patjetër që është dëshirë. Pa dëshirë nuk bëhen gjërat. Por Kadareja që në vjershën e tij të parë ishte pjesë e artit evropian, pjesë e Evropës. Madje kur në rininë e tij të hershme është botuar dhe përkthyer në gjuhën ruse, në parathënie është kjo kritikë për të: që vështrimi i Kadaresë dhe ndikimet e tij janë nga letërsia perëndimore. Por mund të themi që Kadareja nuk është një studiues si një rastësi, por është një sintezë e aspiratës, e shpirtit të kombit që e nxjerr.
Shpeshherë polemikat midis Kadaresë dhe Qoses janë shtrirë edhe në planin personal. A krijon kjo subjektivizëm në trajtimin e çështjes?
Ato kanë edhe subjektivizëm, kanë edhe mllef, kanë edhe si të thuash, po të përdorim një gjuhë ordinere "larje hesapesh të hershme", d.m.th mërira. Por qoftë medias, qoftë qytetarëve duhet t'u interesojë thellësia e këtij debati. Ato le të bien pastaj si pema që rrëzon lulet e tepërta dhe bën fruta një pjesë të tyre. Visar Zhiti
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Re: Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 7:02

INTERVISTË

Arbër Xhaferri flet për shtyrjen e statusit të Kosovës, debatin mbi religjionin dhe identitetin, vendimin e Athinës për dyshtetësinë dhe situatën politike në Tiranë dhe Shkup...


Adrian Thano

I mençur, i saktë dhe herë-herë, mjeshtërisht ironik... Në një intervistë për “Shekullin”, Arbër Xhaferri rendit opinionet e tij për shtyrjen e statusit të Kosovës, debatin mbi religjionin dhe identitetin, vendimin e Athinës për dyshtetësinë, situatën politike në Tiranë dhe situatën politike në Shkup... Sot po botojmë përgjigjet e z.Xhaferri për dy argumentat e para dhe në numrin në vijim, do të mund të lexojmë pjesën tjetër të intervistës. Arbër Xhaferri e di: Shumë probleme duken të vështira dhe terreni është i ashpër... Por si rrallëkush, nuk e mëkon pesimizmin, aq më pak qurravitjen tipike të shqiptarit urban... Përkundrazi! Është dukshëm i kujdesur në ftesë-apelin për optimizëm... Vendosmërisht thotë: “Kosova do ta fitojë detyrimisht pavarësinë”... Ose: “shqiptarët kanë identitet të qartë kombëtar dhe nuk kanë nevojë për ndihmës-këmbaleca fetarë”... Pak më tej: “segmenti kleronacionalist grek do të harxhojë pak para, do ta zbulojë rrjetin e vet në Shqipëri, do të bëhen përrallë dhe asgjë nuk do të arrijnë”... Di të jetë pa asnjë dyshim, bindës... Forca e argumentit, burrërisht vezulluese... Dhe Arbëri është nga ata të pakët shqiptarë, të cilëve mund t’u besosh... (A.Thano) U njoftua pak ditë më parë, shtyrja e shpalljes së statusit të Kosovës.

Ka komente nga më të ndryshmet, prej qëndrimit se kjo është një “çështje kohe” pa ndikim, e deri te parlajmërimet se shtyrjet u japin terren ekstremeve politike. Paralelisht po përhapen tezat se procesi i decentralizimit në Kosovë, do të jetë bazë e konflikteve të ardhshme dhe se me anë të këtij procesi, serbët me vetëm 6 për qind nivel popullsie, do zotërojnë mbi 20 përqind të territorit... Ju jeni shprehur në një nga artikujt tuaj, duke folur për "procesin e gjatë të rrudhjes së atdheut të shqiptarëve" se "me politika të tilla ndërkombëtare, shqiptarët, jo vetëm që i humbën territoret e tyre në rrethinën e Nishit, në Maqedoninë Qendrore, në Sanxhak apo në Çamëri, por pësuan njëkohësisht tragjedi të papërshkrueshme…". Mendoni se në Kosovë, padurimi për pavarësinë mund të shkaktojë vendime të tilla të tjera, të gabuara? Sipas dëshmive historike, negociatat në mes të palëve ndërluftuese asnjëherë nuk kanë sjellë paqe, marrëveshje të qëndrueshme. Prandaj organizohen konferenca ndërkombëtare ku, përmes ushtrimit të trysnisë politike, ekonomike, madje ushtarake, janë detyruar palët ndërluftuese të pajtohen me zgjidhjet e ofruara. Natyrisht, popujt që kanë pasur sponsorë të fuqishëm, kanë kaluar më mire se popujt që kanë qenë të vetmuar, ose të cilësuar si armiq potencialë. Në këto konferenca vendimmarrëse janë përcaktuar, drejtësisht a padrejtësisht, kufijtë e shteteve të ndryshme, duke respektuar jo vetëm interesat e popujve ndërluftues, por edhe interesat për balancim të forcës të shteteve protektore.

Nga këto konferenca më të dëmtuar dolën shqiptarët, pasi, në sajë të propagandës të shfrenuar të shteteve fqinje, perceptoheshin si pjesëtarë të një kulture, të një qytetërimi të huaj, perceptoheshin si palë humbëse. Sot e kësaj dite, i ndiejmë efektet e kësaj propagande dhe këtij perceptimi. Jugosllavia u komponua si shtet mbi interesa artificiale, sidomos nëse merret parasysh insistimi që gjysma e popullatës shqiptare të përfshihet në këtë shtet. Objektivisht ky gabim mund të përmirësohej me shfarosje, me shpërngulje apo me marrëveshje politike me shqiptarët. Në njëqind vitet e fundit, janë përdorur të gjitha këto variante në trajta të ndryshme, por nuk arritën të shuajnë kauzën shqiptare. Po të mos bëhej ky gabim fillestar, me siguri Jugosllavia do të mbijetonte si federatë funksionale e sllavëve të Jugut. Virusi që e shkërmoqi këtë shtet, ishte populli shqiptar, me origjinë, me histori, me kulturë, me interesa të tjera, në shpërputhje me interesat e sllavëve të Jugut. Kjo bashkëjetesë e imponuar, e panatyrshme, frusturuese, gjithmonë ka qenë faktor që destabilizonte këtë shtet: sllavët e Jugut hartonin projekte si t’i shfarosin shqiptarët, ndërkaq ata rezistonin me të gjitha mundësitë. Cikli i fundit i kësaj krize, nisi me demonstratat e vitit 1981. Vlerësoj se kjo datë, edhe në planin global, ka rëndësi të madhe historike, për shkak se kontestoi njërin nga premisat kryesore të sistemit të vlerave të komunizmit.

Nëse lëvizjet sindikaliste polake “Solidarnoshq” të vitit e 80-ta e kontestuan pretendimin se komunizmi, njëherë e përgjithmonë e ka zgjidhur të drejtën e shtresave më të ulëta të popullatës, të klasës punëtore, demonstratat shqiptare të vitit 1981 e kontestuan pohimin tjetër të rrejshëm, pretendimin se sistemi komunist, njëherë e përgjithmonë e ka zgjidhur çështjen etnike. Jugosllavia zuri të shthurej pas vitit 1981. Nëse Jugosllavia nuk do të kishte brenda vetes segmentin atipik shqiptar, nuk do të ekzistonte agensi kontestues dhe ajo me siguri nuk do t’i kishte këto telashe. Në vend që pa telashe të bëhej anëtare e UE-së, ajo tragjikisht u shpërbë. Ky proces i fërkimeve shqiptaro-sllave, ishte i shoqëruar me propagandë të egër dhe të pamëshirshme. Argumenti më konsistent i makinerisë propagandiste serbe dhe të aleatëve të tyre, kryesisht rus dhe grek, ishte përkufizimi i shqiptarëve si element i huaj në kuadër të Europës, si popull aziatik, gjenetikisht i prirë për krime, vandalizëm etj. Kjo propagandë natyrisht, zgjonte neveri te shumëkush, për shkak të fjalorit brutal dhe gënjeshtrave, por megjithatë, në disa qarqe krijonte efektin e dëshiruar. Mbase për këtë arsye çështja e Kosovës, si detonatore e shthurjes së Jugosllavisë, në vend që të zgjidhej në fillim, mbeti të zgjidhej në fund. Nëse analizohen faktorët kryesorë që ndikojnë që një popull ta fitojë të drejtën e secesionit, atëherë shumë lehtë mund të konstatohet se Kosova dhe populli shqiptar, i plotësonin këto kushte më shumë se çdo popull tjetër i Jugosllavisë. Por, megjithatë, çështja e Kosovës mbeti të zgjidhet në fund, madje pas republikave shumë problematike të Jugosllavisë si, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia. Kjo vonesë, me siguri ka të bëjë edhe me propagandën e shfrenuar serbe për identitetin e dyshimtë, joevropian të shqiptarëve, por edhe me faktin e dobësisë objektive të shtetit shqiptar dhe të cilësisë së zvetënuar shtetformuese të shqiptarëve, në momentin historik kur sillen vendime të mëdha. Situata rreth kësaj çështje, u komplikua pas akteve terroriste të 11 shtatorit.

Pas kësaj date, propaganda serbe fitoi krahë dhe intensifikoi argumentimin e shfrenuar për identitetin atipik të shqiptarëve. Personalisht, nuk kam dilemë se ngjarjet e prillit të vitit 2004, kur u dogjën disa kisha serbe, janë të organizuara nga segmentet e ndryshme të shtetit serb. Këto akte vandaliste arritën që të krijojnë një frikë, një distancë te faktori ndërkombëtar, sa i përket tempit të pavarësimit të Kosovës. Fitoi ideja e kontrollimit të këtij procesi. Serbët, ose më mirë thënë segmente të caktuara të shoqërisë dhe shtetit serb, bëjnë çmos që të ndërtojnë një percepsion të gabueshëm për shqiptarët. Epilogu i fundit i këtij shfrenimi, ndodhi në Këshillin Evropian kur disa deputetë serbë, me një fjalor çmendurak i demonizonin shqiptarët si element i rrezikshëm, pararojë e sfidës islame kundër Evropës. Deputetja evropiane, Doris Pak reagoi kundër këtij fjalori, duke i përkujtuar serbët se ka shqiptarë që janë të krishterë. Në fakt, ajo hapi një çështje shumë të rëndësishme. Shqiptarët më shumë se popujt e tjerë të Ballkanit, kanë dhënë kontribut shumë më të madh, madje edhe doktrinar për zhvillimin e krishterizmit sesa serbët, duke filluar nga koncilet e para ku merrnin pjesë aktive, priftërinjtë ilirë, Shën Jeronimin, përkthyesin e Biblës në gjuhën latine, Vulgatën e famshme, e deri te papët e ndryshëm dhe Nënën Terezë. E bëra këtë hyrje të gjerë, për ta kuptuar pozitën e shqiptarëve në këto negociata veçmas të ekipit negociues.

Ky ekip nuk mund të bëjë mrekulli; të zgjidhë me një shkop magjik të gjitha problemet e shtresuara gjatë shekujsh, si në palimpsest. Kosova do të bëhet e pavarur, për shkak se të gjithë e kanë kuptuar faktin se shqiptarët luftuan dhe do të luftojnë për Kosovën, dhe se kanë të drejtë dhe kapacitet për ta fituar këtë luftë kundër serbëve. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar, madje dhe vetë serbët, se trimëria e tyre proverbiale ishte e rrejshme, ngaqë treguan ashpërsi vetëm ndaj atyre që ishin të paarmatosur. Në momentin kur u ballafaquan me armata kundërshtare, ata u zmbrapsën jo vetëm si ushtri, por edhe si popull. Ky fakt është themeli i pavarësisë së Kosovës. Sot Ekipi Negociues kosovar , zhvillon bisedimin mbi këtë themel. Në këtë pikë, ata e kanë mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, që thellësisht kupton se çdo zgjidhje tjetër për çështjen e Kosovës, pos pavarësisë, është një aventurë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Këtë e dinë edhe vetë serbët, të cilët në referendumin e fundit, treguan se janë të lodhur nga “barra” e Kosovës. Konjuktura që aktualisht e drejton Serbinë, taktizon me të gjitha mjetet që ka, ashtu si Millosheviqi, pos elementit ushtarak. Fiksacioni i tyre me Kosovën, është racional. Me këtë intensifikim të propagandës, ata përpiqen të parandalojnë proceset e tjera, me të cilat mund të ballafaqohet Serbia, me dëmshpërblimin, me reparacionet e luftës, me proceset integruese etj. Kërkesat e tyre për decentralizim, për krijimin të enklavave etnike serbe, vijnë ndesh koncepteve të evropianëve për krijim të shteteve funksionale. Këto enklava nuk janë të rrezikshme nga aspekti etnik, por nga ai ushtarak. Serbët hartojnë plane, që në momente të volitshme të ndërhyjnë në Kosovë dhe këto enklava u nevojiten si baza ushtarake. Hartat që i paraqet OJQ- ja e udhëhequr nga Albin Kurti, janë interesante dhe të vlefshme për analiza ushtarake. Ekipi kosovar tregon një unitet të admirueshëm në këto momente, ata funksionojnë në kuadër të strategjisë perëndimore lidhur me këtë çështje. Ata nuk mund të injorojnë faktorin serb, as ta ndërrojnë mendjen e diplomacisë ruse.

Të vetmen gjë që mund ta bëjnë ata, tanimë e kanë bërë: e ruajnë unitetin dhe qetësinë në Kosovë. Punët e mëdha, edhe kësaj radhe do të kryhen nga të mëdhenjtë. Vonimi i procesit ka të bëjë, sipas të gjitha gjasave me kujdesin racional të perëndimorëve. Ky kujdes me Malin e Zi, zgjati 3 vjet, me Kosovën do të zgjasë tre muaj. Shqetësimet, nervozizmi që shfaqet diku-diku në mjediset shqiptare, i ngjasojnë humbjes së durimit të dhëndrit, për ta hequr sa më parë duvakun e nuses. Ta përsëris bindjen: Kosova do ta fitojë detyrimisht pavarësinë, për shkak se kjo zgjidhje e drejtë dhe e vetme, për shkak se kosovarët dhe shqiptarët, në përgjithësi treguan jo vetëm trimëri, por edhe sens politik për të vepruar në kuadër të tendencës historike. Përfundimisht, duhet pasur parasysh se Kosova është rrëfimi më i suksesshëm, më i logjikshëm dhe më i drejtë i faktorit ndërkombëtar. Kosova, dita-ditës merr konotacionin e intervenimit të drejtë dhe të domosdoshëm. Mbetemi tek Kosova… Shihni ndonjë problem në datat e përafërta të zgjedhjeve (janar 2007) në Tiranë dhe Beograd? Është një rastësi që mund të jetë pozitive dhe po aq negative, në varësi nga mënyra se si ato do të zhvillohen dhe temat që do të trajtohen.

Nëse serbët do të organizojnë zgjedhje më demokratike se shqiptarët, atëherë kjo mund të krijojë efekte negative dhe anasjelltas... ***** Keni shkruar, se nëse diku ka pasur sukses ideali i ekumenizmit, atëherë ky vend, kjo shoqëri është Shqipëria, duke përfshirë këtu kushtimisht të gjitha hapësirat dhe shoqëritë shqiptare. Shqiptarët nuk mund të mbijetojnë pa një politikë ekumenike, pa një tolerancë fetare. Citoj: “Mirëpo, kjo vlerë nuk mund të arrihet njëherë e përgjithmonë, por duhet të jetë projekt i përhershëm, ngaqë kjo harmoni sfidohet gjithnjë dhe do të amplifikohet vetvetiu me procesin e globalizimit…". Mendoni se në Shqipëri ka tendenca për ta sfiduar këtë harmoni dhe nëse po, nga kush? Dhe meqë jemi këtu, debati i famshëm mes Kadaresë e Qoses, që rëndom etiketohet si debat "mbi identitetin", i shërbeu harmonisë apo sfidimit të saj? A duhet të nxjerrin ndonjë mësim nga ky debat në nivel protagonistësh dhe më gjerë, si shoqëri? Çdo gjallesë, që gjatë evolucionit arrin t’i përshtatet rrethanave të reja, mbijeton. Kështu ndodh edhe me popujt. Ekumenizmi shqiptar, toleranca fetare është domosdoshmëri dhe veti pa të cilën shqiptarët nuk mund të mbijetojnë. Është një koiçidencë e çuditshme që në periudha të ndryshme kritike, kur antagonizmat fetare apo të natyrave të tjera krijonin hendeqe të pakapërcyeshme që e ndalnin zhvillimin, paraqiteshin “arkitektë” të urave ndërlidhëse. Kur antagonizmi në mes paganizmit dhe krishterizmit u shndërrua në konflikt të rrezikshëm, në Koncilin e Nikesë, priftërinjtë ilirë arritën t’i krishterizojnë shumë rite pagane, kur konflikti në mes të shtetit romak dhe popullatës së krishterizuar u bë i padurueshëm, perandori, Konstantini i Madh, me prejardhje ilire, e pajtoi shtetin dhe krishterimin, kur u shfaq skizma e madhe në mes të kishës lindore, ortodoksisë dhe katolicizmit, shqiptarët, të rrezikuar nga kjo ndarje, bënin çmos që të pengohet ky proces. Siç dihet, patriarku Atenagora i Patriarkanës së Stambollit, më prejardhje shqiptare, ishte i pari që pranoi të takohej me Papën, për t’i dhënë përkrahje ekumenizmit.

Është indikativ modeli ekumenik i krishterëve arbëresh të Italisë së Jugut, të cilët i takojnë ritit lindor, por e pranojnë juridiksionin e Vatikanit. Polemikën e paashpër që zhvillohet në mes të dy intelektualëve të mëdhenj shqiptarë, Kadaresë dhe Qosjes, të dy me prejardhje myslimane, por sipas të gjitha gjasava agnostikë që të dy, si pjesa dërmuese e popullit shqiptar, sidomos në Shqipëri, e shoh si një pasojë e frikave nga përçarjet, ose si një intencë e pandalshme për të eliminuar antagonizmat religjioze në shoqërinë shqiptare. Edhe z.Kadare edhe z.Qosja, nëse nuk ia varim veshin fjalorit të ashpër, megjithatë që të dy gjenden në misionin ekumenik, në atë të pajtimit të islamit me krishterizmin. Këtë pohim e mbështes në motivet e kësaj polemike dhe jo në fjalët apo argumentet që janë përdorur. Motivi i shqetësimit të tyre është identik me motivet e shumë shqiptarëve të ballafaquar me mundësinë e bartjes së antagonizmave fetare, nga plani global në atë lokal shqiptar. Duke vazhduar me konstatimin se debatet e këtilla për kah natyra janë skizmatike dhe të dëmshme, e shoh të udhës të bëj dallim në mes të natyrës së identitetit kombëtar në krahasim me atë fetar. Te çdo njeri, njëkohësisht ekzistojnë shumë identitete, por vetëm njëri është dominant dhe tipizues. Sipas psikologëve, çdo njeriu, çdo ditë i shkon mendja që ta vrasë dikë, apo çdo 20 sekonda për fantazi seksuale, por megjithatë ai nuk bëhet kriminel dhe dhunues. Mendja e njeriut shkon gjithkund, por rolin e kontrollorit e ka korteksi që e mbështjell trurin. I vetëdijshëm për mundësinë e ekzagjerimit, mendoj po kështu për fenomenin e shumësisë së identiteteve brenda një individi dhe një populli. Me rëndësi është që, përmes krijimtarisë dhe angazhimeve në skenën shoqërore dhe politike të përkufizohet identiteti prijatar dhe dominues. Popujt që i japin përparësi identitetit kombëtar, ashtu si perëndimorët, kanë krijuar shtete kombëtare dhe e kundërta, popujt që japin përparësi identitetit fetar apo ideologjik kanë shkatërruar shtetet kombëtare dhe kanë krijuar perandori, ku identitetet e veçanta janë shkrirë, janë amalgamuar, ose kanë krijuar federata artificiale. Identiteti kombëtar, është produkt i mentalitetit perëndimor që e afirmon diversitetin, ndërkaq identiteti fetar është integralist që është produkt i mentalitetit të popujve lindorë, që nuk e njohin fenomenin e sistemeve federale shoqërore apo atë të shtetit komb. Ose, për të thënë më drejtpërdrejtë: këto dy identitete nuk bën të përzihen.

Identiteti kombëtar është kombëtar, ashtu si identiteti fetar është fetar. Kjo vlen veçmas për shqiptarët, të cilët kanë identitet të qartë kombëtar dhe nuk kanë nevojë për ndihmesa, këmbaleca fetare.... Intervistoi Adrian Thano “Në numrin e nesërm, vijon pjesa e dytë e intervistës, ku z.Xhaferri flet për vendimin e Athinës për dyshtetësinë, situatën politike në Tiranë dhe situatën politike në Shkup”.

Shekulli
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Re: Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 7:03

Opinion nga Dr. Sulejman ABAZI

Problemet që ndodhin në jetën politike e sociale të ciltdo vend në gadishullin problematik bëhen shkak për frenimin e proceseve të integrimit, në të njëjtën kohë që aspirata e qytetarëve drejt Europës së Bashkuar po shndërrohet në një ëndërr bashkshoqëruese në periudhën e tranzicionit. Përballë vullnetit të klasës politike e dominuar shpesh herë në frymën e saj kombëtare, ndryshimet e pritëshme janë vënë përballë sfidave të qëndrimeve të dyanëshme, si një shprehje e dukëshme e kontradiktave më të thella që ekzistojnë dhe shfaqen sot brenda “politikave të zhvillimit dhe integrimit”, të cilat herët ose vonë, mund të sjellin dështime të radhës në politikat e ndjekura deri më sot nga lidershipi europianoperëndimor. Përse e fillojmë këtë opinion pikërisht në këtë plan. Arësyeja është e thjeshtë. Pamundësia për të kapërcyer këto kontradikta si nga lindorët dhe vet perëndimorët shpesh shkakton një angazhim të panevojshëm për të gjetur rrugët më të sigurta drejt bashkësisë europiane. Është ky një kurt apo një dëshirë deri delirante për të bërë të pamundurën edhe kur ajo është e largët! Duke ju referuar mjedisit social – politik shqiptar është e nëvojshme të shtrijmë sadopak analizën edhe në këtë plan për të kuptuar se ku qëndron fakti, e vërteta, përballë dëshirës për të prekur sa më parë atë që na mungon. Rasti më i pranishëm në mjedisin shqiptar është “përplasja” spektakolare filozofike e mediatike midis Kadaresë dhe prof. Qoses, duke synuar secili sipas mënyrës së vet, të përfaqësojë sistemin e vlerave që mbart tërësia e elementëve të identitetit tonë kombëtar. Një diskutim marramendës midis dy njerëzve të medhënj të kombit shqiptar, që natyrisht kërkon dhe shpjegimin e tij. Elita intelektuale e politike shqiptare, kurrësesi nuk duhet të bjerë pre e saj, dhe nuk duhet të jap shkas, që me sherriada të pafundme të shtojë “municionet” vrasëse kundër çështjes kombëtare shqiptare dhe perspektivës së zhvillimit të Shqipërisë. Nuk ka shqiptar sot të mos e kuptojë këtë. Por gjithësesi, jemi larg realitetit që duhet të mbizotërpjë në klimën politike të brendëshme, të cilës i mungon në nuancat e saj nga fryma kombëtare. E thënë shkurt, nuk janë rastësi përplasjet që ndodhin në politikën e brendëshme, po të kemi parasysh se grindjet dhe sherret janë po midis shqiptarësh. Përsa kohë kjo situatë mbetet problematike, nuk u takon shqiptarëve që të hapin avaze të tilla mbytëse, që shpenzojnë kohën pakuptim. Për shumë arësye duhet pranuar, se sot popujt ballkanikë kanë mbetur në “vijën e zjarrit”, dhe po përballen me sfidat e kohës. Jashtë këtyre pasojave nuk mbeten as shqiptarët, përkundrazi, jemi ne ata që fokusohemi në qëndër të këtij objektivi. Tendenca për të shtyrë sa të jetë e mundur zgjidhjen e problemeve që lidhen me të ardhmen e rajonit, duke synuar “zbutjen” e kërkesave të shqiptarëve, nuk ka arësye që të na përfshijë në debate të panevojshme. Kjo do të bëjë të mundur që askush të mos na paragjykojë për kërkesat tona të drejta. Tek elita jonë politike dhe intelektuale duhet të dominojë mendimi se, në këto kushte, nuk mund të anashkalohen vlerat e identitetit tonë kombëtar, dhe më keq akoma, të mohoet roli i faktorit shqiptar në demokratizimin e Ballkanit. Kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur elita shqiptare të flasë me zërin e arësyes historike për të kërkuar drejtësi. E kundërta i bën një dëm të pallogaritshëm çështjes sonë kombëtare.
Shqiptarët janë pjesë e jetës në Ballkan, ata kanë vendin dhe rolin e tyre, dhe nuk mund të përjashtohen nga proceset e zhvillimeve njerëzore dhe të integrimit në hapësirën demokratike europiane. Kush e vë në dyshim këtë? Kombi shqiptar në historinë dhe identitetin e tij mbart një sistem vlerash, të cilat nuk janë krijuar lehtë. Nuk është rasti për t’i rreshtuar në këtë shkrim, por në kujtesën e njerëzve që kanë marrë përsipër të kontribuojnë në zhvillimet shqiptare, harresa dhe keqpërdorimi mbeten një fatalitet. Shpesh në këtë “grackë” të zhvillimit të mendimit filozofik, kanë rënë me ose pa dashje, edhe njerëzit e mëdhenj të kombit shqiptar. Është kjo arësyeja, që shpesh në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e interesave kombëtare, ata pozicionohen sipas mënyrës së tyre, duke shkaktuar diversitet të panevojshëm, dhe hera herës çoroditës. Kjo ndodh edhe sot, dhe shumkush me të drejtë pyet ; kujt i shërben kjo?! Ndoshta shtrimi i problemit në këtë plan, mund të duket paksa i ashpër, por më mirë kështu, sepse në një farë mënyre, është një kritikë e sinqertë për të gjithë ata, që kanë marrë pjesë në “debat”, së fundi midis prof. Qoses dhe Kadaresë, duke na kujtuar polarizimin e përkrahësve rrotull dy figurave, njësoj si në një fushatë elektorale. Kjo nuk i shërben ruajtjes dhe zhvillimit modern të vlerave të identitetit tonë kombëtar.
1. Një debat mediatik i pazakontë.
Nuk duhet kaluar lehtë si të tjerë, që vetëm sa çorodisin opinionin, dhe vetëm kaq. Të dy palët pjesmarrës (jo Kadare dhe prof. Qose, por media dhe “mbështetësit” e tyre), në mënyrën se si rreshtohen në anët e ndryshme të barrikadës, nuk besoj se janë të qartë politiksht, në raport me atë ç’ka kërkohet të investohet sot në interes të çështjes sonë kombëtare. Para se të jenë shqiptarët besimtarë, ata janë shqiptarë, dhe tërë filozofia e diskutimit të tyre, nuk është as të provojnë, siç thotë Kadare, që shqiptarë janë europianë (duke nënkuptuar anën e herëshme religjoze), as siç thotë prof. Qosja, se shqiptarët nuk kanë pse ta fshehin dominimin e tyre musliman, si kusht për t’u pranuar në Europën e Bashkuar. Ky është një problem që kërkon shpjegim, për të kuptuar më mirë se çfarë interesi kanë shqiptarët në zhvillimin e këtij debati, çfarë përfitojmë dhe çfarë humbasim ata në këtë angazhim. Në vend që ne të provojmë se sa e drejtë është çështja jonë kombëtare, e nëpërkëmbur nga politika kontinentale, dy mendimtarë të shquar, një në fushën e letërsisë dhe tjetri në fushën e gjuhësisë dhe të historisë, dy figura të ndritura të kombit shqiptar, përplasen me njeri – tjetrin, duke nxjerrë “brekët në ballkon”. Të më falin për fjalën popullore, por kjo është e vërteta e hidhur, me të cilën nuk është e para herë që ndeshemi në mjedisin shqiptar.
I është bërë jehonë e madhe këtij problemi, sikur të pranojmë vërtet se me këtë debat Shqipëria garanton një klimë të mirë për futjen e saj në BE e në NATO, sikur merr një “çertifikatë ose pasaportë”, duke u përbetuar me gojën e Kadaresë apo të prof. Qoses dhe të shumë ithtarëve të tjerë, se pa tjetër vendi i shqiponjave është europian, dhe është shumë i dobishëm, edhe pse mund të ketë kulturë lindore, dhe me tej, nuk paska asgjë të keqe nëse kjo kulturë lidhet me Lindjen! Mund të jetë edhe kështu, por në të njëjtën kohë duhet të kuptojmë se, “ujku po na ha mollaqet pak e nga pak, dhe ne kënaqemi me faktin, se na duket vetja sikur jemi në ëndërr, duke thëhë: ishallah mbase nuk është e vërtetë”. Pra, ky debat jo vetëm që konsumon dhe shteron energjitë, por fut sherrin, duke angazhuar jo vetëm këta njerëz të nderuar, por dhe shumë të tjerë, që në vend që të kontribuojnë në shërbim të zhvillimit të çështjes kombëtare, çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve kudo, ata mundohen të zbulojnë “vezën e Kolombit” në hapësirën shqiptare. Ajo është zbuluar me kohë, dhe në rastin konkret, do ta themi me dy fjalë me gojën e Vaso Pashë Shkodranit; “…feja e shqiptarit, është shqiptaria”. Pra shqiptarët, para se sa të jenë muslimanë, katolikë, ortodoks apo bektashinj, gjithmonë kanë qënë dhe do të mbeten shqiptarë, dhe ndoshta është një mrekulli, që feja tek shqiptarët nuk është identifikuar asnjëherë me kombin, por është bërë pjesë e elementëve të identitetit të tij kombëtar, si kudo, pa i prishur punë askujt. Ajo është vetëm një ushqim shpirtëror i vlerave morale të kombit tonë, e cila rrezaton harmoninë e besimeve, një shembull ky për të gjithë botën e qytetëruar.
E theksoj që në pikënsisje praninë e kritikës, (sipas gjykimit tim), duke ruajtur “të Mesmen e Artë” sipas fikozofisë aristoteliane, e cila nënkupton një pozicionim të qartë për problemin. Në vlerësimet që behen, kritika është e arësyeshme edhe ndaj njerëzve të mëdhenj, të cilët e kanë të nevojshme të reflektojnë në qëndrimin e tyre, në raportet midis realitetit dhe mendimit të tyre filozofik, në shërbim të interesave kombëtare. Ismail Kadare, një shkrimtar i shquar, nuk është dalluar ndonjëherë në analiza politike, sepse po t’i shikojmë ngjarjet në mënyrë kronologjike, vetë Kadare në probleme të çështjes kombëtare ka pasur simptoma të luhatjes, ashtu siç ka kontribute në fushën e gjuhësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Në të kundërt, në analizën politike vërehet një lloj naiviteti, p. sh. Ai nuk arriti të kuptonte shkakun e lindjes dhe të rëndësisë së UÇK-së, duke mbajtur që në fillim një pozicion jo adekuat, duke lënë të nënkuptohet se ky formacion ushtarak ishte një krijesë e UDB-së, e njëjta gjë e thënë edhe nga i ndjeri Rugova. Vetëm pasi punët vajtën deri në Rambuje, atëherë Kadare kuptoi se duhet të ndihmonte në këshillimin e delegacionit shqiptar, për t’u bërë pjesë aktive në procesin e zgjidhjes. Po kështu, Kadare ka mbajtur qëndrim jo të drejtë edhe për problemin e UÇK-së në Maqedoni. Këtu nuk është fjala për të bërë aludime, alibira dhe për të anatemuar me frazeologji, që dalin shpesh rëndom si, “antikombëtar” etj etj. Kjo nuk i takon Kadaresë dhe do të ishte e padrejtë të shkojmë më tej.
Prof. Rexhep Qosja, është pa dyshim një figurë akademike në shkencat albanologjike, që ka kontribute të dallueshme në fushën e çështjes kombëtare. Vepra e tij ka çuar atë në një njohës të mirë në në nivelet strategjike dhe taktike, duke qënë realisht një rilindas i fundit. Kjo është një vlerë fondamentale, për të cilën do të krenohej çdo shqiptar. Ne debatin e fundit është kuptuar, se akademiku i shquar nuk duhet të bëhet avokat i muslimanizmit shqiptar, por është me vend kurajua kritike e tij, se meqënëse shqiptarët dominojnë si muslimanë, të mos e deklarojmë këtë, edhe pse synojnë të futen në BE. Europa duhet t’i pranojë shqiptarët, jo duke i gjykuar se çfarë feje i përkasin, por se sa ata do të jenë në gjendje të kontribojnë në Europën e Bashkuar.
* * *
Dy personalitete e shquar të kombuit shqiptar janë figura të padiskutueshme, që kanë vlerat e pasurisë sonë kombëtare. Ata gëzojnë respektin dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo. Çuditërisht, Kadare ka simpatinë e vet në Kosovë dhe prof. Qosja është i mirëpritur në Jug të Shqipërisë. Mos vallë kjo është rastësi? Askush nuk mund të futet midis tyre, e aq më tepër të përdorë figura të rëndomta epitetesh. Ky është një servilizëm profesional i krijuesve mediokër, të cilët duke lavdëruar Kadarenë apo prof. Qosen, mendojnë se marrin pak nga lavdia e tyre. Në fakt ata kanë marrë vetëm nënqeshjen ironike të lexuesit të zgjuar e të kulturuar shqiptar. Atëherë, duhet të shikojmë edhe faktin, se çfarë interesi kishte media që e popullarizoi kaq shumë debatin midis dy shqiptarëve të mëdhenj. E ashtuquajtura pjesmarrje në debat, në një plan të ngushtë dalloi polarizimin e kampeve, në mbështetje të Kadaresë apo të prof. Qoses, duke harruar se të gjithë duhet të jemi në radhë të parë me Shqipërinë. Asnjëherë jo, njerëz të tillë nuk mund të bëhen emblemë dhe të jenë në gjendje të përcaktojnë vlerësime të tilla. Jemi të bindur se të dy korifejtë, nuk do të preferonin të lavdëroheshin nga dhjetra të tillë, dhe në krahun tjetër, të bëheshin objekt i përfoljes dhe humbjes së respektit nga qindra të tjerë. Pranimi nga vet Kadare, se ai “nuk ka qënë disident”, ka ç’vlerësuar shtrëngimin e mundimshëm të shumë të tjerëve, që kanë dashur të vërtetojnë të kundërtën, duke menduar se kështu e ndihmojnë në rrugën e nobelizmit të tij. Krijuesit e mirë janë ata që kanë aftësinë të gjejnë tek dy njerëzit e mëdhenj të mirën dhe ta mbështesin atë, të gjejnë atë që i pajton këta njerëz, dhe ajo që ata i pajton është fakti, se në angazhimin publik, ata të dy e duan Shqipërinë sipas mënyrës së tyre.
Nuk do të dëshiroja kurrë të merresha me shkrimtarin e madh apo historianin birlant shqiptar, si në rastin e pseudoanalistëve, të tipit “Muftaraj” apo të intelektualit sherxhi B.H. të cilët nuk e kanë për herë të parë, të derdhin doza helmi kundër tyre. Këta njerëz janë shumë të vegjël të merren me Kadarenë, duke e krahasuar atë me një “qen” kufiri apo diçka tjetër. Nga njerëz të tillë kjo nuk ndodh vetëm me Kadarenë, por çuditërisht edhe me figura të tjera të kombit shqiptar. Nejse kjo është punë e tyre. Problemin do ta shikoja më thjeshtë, në një plan që ka të bëjë me kontributin që duhet të japi sot pa kursim inteligjenca patriote shqiptare në shërbim të interesave kombëtare, dhe jo të përçarjes, duke i hedhur benzinë zjarrit, që na kanë ndezur të tjerët në mes të vatrës sonë. Në këtë shkrim, të cilin nuk e kam për replikë, do të trajtoj disa momente të lidhura me ngjarje, të cilat janë një argument më shumë për të kuptuar se “sherri shqiptar”, kujtdo mund t’i shërbejë, por vetëm shqiptarëve jo.
Duke përdorur metodologjinë e të pamundurës, do të dilja thjesht në një plan gjithpërfshirës, për t’i thënë hapur dhe publikisht Kadaresë dhe prof. Qoses, që të mos ngatërrojë shqiptarët në hullitë e sherreve të vjetra e të reja, të cilat nuk i shërbejnë aspak shqiptarëve dhe Shqipërisë. As Rexhep Qosja nëse tenton ta godasë Kadarenë, nuk arrin dot ta bëjë këtë gjë. Po kështu edhe disa të tjerë, që janë mbërthyer me Kadarenë në këto vite. Prof. Qose mendon se gjithçka që del nga goja e Kadaresë kundër tij, është vepra po e Kadaresë, dhe kështu duhet të gjykojmë mbi të. Profesori duhet ta dijë, se Kadare ka qënë njeri i sistemit totalitar dhe produkt i tij, i ngarkuar me misionin e pseudopozitarit, në mënyrë që “të peshkonte” njerëzit që ishin kundër pushtetit popullor. Kjo është e provuar, po të kemi parasysh se sa njerëz u goditën në Shqipëri, pikërisht sepse ranë pre e opozitës së tij. Ata duhet të dalin dhe të ngrenë zërin, dhe të mos flasin për dosjen “K”. Janë ata që u futën në burgje nga shoqëria dhe miqësia që kishin me Ismailin, ndërsa ai vet mbijetoi. Këtë më mirë e dinë vetëm shokët e tij, të tjerët mbeten shpifës të vegjël. Edhe nëse në një të përditëshme mediatike shqiptare, jo pa qëllim botohet e plotë poezia “Pashallarët e Kuq”, kjo është normale, ashtu sikundër dimë se ai i ka shkruar kohës që ka jetuar. Të jesh pragmatist nuk ka të bëjë as me “disidentin” e as me antirealizmin dhe modernin. Nëse edhe vete Kadare vuan nga kjo simptomë, ai nuk ka kuptuar ende dhe të pranojë se deliret janë të pritëshme për çdo njeri në moshën e tij. Sot nuk është e ndershme të merremi me të kaluarën, duke dëmtuar imazhin tonë.
Edhe prof. Qosja ka jetën dhe veprimtarinë e tij. Sido që të etiketohen regjimet e kaluara, një gjë dihet, që prof. Qose ka jetuar në Prishtinë, dhe nuk e ka pasur të lehtë të punojë dhe të mbijetojë. Do t’i kujtoja Kadaresë një thënie të shkrimtarit të madh Dritëro: "Pastaj, duhet ditur se Rexhep Qosen, këtë kapedan të shqiptarizmës, nuk e ka mundur makineria kolosale moderne e shtypit serb, malazez dhe maqedon, jo më ta mundë ndonjë kovaçane e vjetëruar me rrjeta merimange nëpër qoshet e saj, e mbetur që në kohën e Gutembergut.....". Të mos harrojmë, Dritëroi është Dritëro. Po kështu prof. Qose e vlerëson me të drejtë shumë lartë Kadarenë, aq sa e ka quajtur “general të letërsisë shqipe”. Dhe ka thënë një të vërtetë. Letërsia shqipe në gjenialitetin e saj ka shumë gjeneralë, të cilët shkëlqejnë edhe sot, ashtu sikundër të tillë ka edhe në fushat e tjera të veprimtarisë sonë kombëtare. Debati Qose - Kadare, është një konsumim që nuk do tja vlente në momentin e tanishëm, dhe këta personalitete duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve, pse tani në moshën e tyre të pleqërisë morën bastunet në dorë kundër njeri - tjetrit. Shqiptarët e ndershëm do t’u uronin të atyre jetëgjatësi, lumturi dhe pse jo, edhe krijimtari të mëtejëshme në interes të kulturës dhe vlerave të shqiptarisë. Por në këtë moment që Shqipëria, shqiptarët kudo në botë, nga Neë Jorku në Australi, në Europë, presin me ankth vendimin për statusin e Kosovës, këta “luftëtarë” zbresin në fushbetejë me jataganë në dorë kundër njeri - tjetrit, vetëm e vetëm për të demonstruar se kush ka më shumë popullaritet. Është një realitet që vepron dhe që nuk kërkon të vërtetohet. Këto dy figura kanë popullaritet dhe kjo nuk është pak, kur mendon se Rexhepin e duan më shumë në R.SH. dhe Kadarenë e preferojnë në Kosovë. Kjo është në kulturën e shqiptarëve, të cilët arrijnë edhe në këto kushte ta shtrirë dorën e miqësisë kudo në hapësirën e tyre. Mos vallë e kanë gabim shqiptarët në Kosovë apo në jug që mendojnë kështu?

* * *
2. Falangat mbështetëse nuk i shërbejnë mendimit filozofik të Kadaresë dhe prof. Qoses.
Kritikën do ta shtrij në të dy planet, edhe kundër falangistëve, por dhe përballë aktorëve kryesorë të këtij debati. Dy burra të respektuar të elitës së mendimit të kulturës dhe filozofisë, sikur kanë kohë të tepërt dhe përfshihen në debat, se kush janë shqiptarët, se po ta thonë këta dy njerëz, shqiptarët do të zbulojmë se nuk kanë qënë ata që janë, ose janë ata që nuk janë. Të mos harrojmë se kombi shqiptar ka nxjerrë dje dhe sot njerëz të medhenj që e nderojnë Shqipërinë kudo. Të mos i shikojmë fenomenet në kompleks, kjo është një fatkeqësi, dhe pas këtyre zotërinjve të nderuar, shumica nga ata që nuk kanë lexuar as prof. Qosen as librin e Kadaresë, dalin dhe rreshtohen si falanga, kush të demonstrojë më shumë vlerat e njerit apo të tjetërit. Përfundimish, arrijmë të kuptojmë se shqiptarët edhe në majën e mendimit mbeten përsëri midis sherrit dhe grindejes, të cilët të klonuar me kristianizmin apo islamizmin e tyre oriental, pretendojnë se mund të hapin rrugën për në Europë. Shqipëria sot ka një hapësirë demoktarike, për të cilën vetë Europa ka investuar dhe kjo nuk mund të prishet më. Pra, do ta shtroja problemin troç, në kontekstin e paanshmërisë, që si Kadare dhe prof. Qose nuk po e kuptojnë se, për hir të “pleshtit të tyre që i pickon” po djegin tërë jorganin. Mos vallë në këtë mes mund të ketë një dinakëri që nuk do të arrija ta besoja?! Ndoshta përballë paraqitjes së vlerave studimore të publikimeve të tyre dëshirojnë të na bindin se kush prej tyre është figura kryesore, kush është personaliteti “mit” i kohës që jetojmë në një hapësirën shqiptare, e cila aksidentalisht ka një vijë kufiri në mes. Shqiptarët nuk e duan atë vijë kufiri, dhe tashmë e kanë prishur atë, prandaj dhe nuk pajtohen me zënka të tilla.
Le të ecim më tej. Në Shqipëri në tërë hapësirën shqiptare, në Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Tetovë, Shkup, Prevezë dhe kudo ku jetojnë shqiptarë, çështja e bashkimit kombëtar, dhe jo vetëm e këtij bashkimi që i tremb të tjerët me tendencën e bashkimit territorial, por duke pretenduar bashkimin kulturor, shpirtëror, unifikim të vlerave të merituara historike dhe i personaliteteve të shquara në tërë hapësirën, pa rënë në pellgun e ngushtë të lokalizmit, pikërisht në këtë moment dalin laskuriqët e natës, të cilët janë klonuar, përdhunuar apo fekonduar nga institucione të errëta, qofshin politike apo religjioze, si në rastin e Maks Velos, i cili nga arsenali i tij i zi i mykur hedh baltë mbi popullsinë shqiptare në Kosovë, duke i sharë me një fjalor që nuk do ta përdorte as një njeri i rrugës. Kështu ndodh edhe me “patriotin” e Stambollit me detyrën e ish - konsullit shqiptar, i njohur për bëmat e tij në këtë qytet, profesori “H.B.”. Ai sulmon si pa gjë të keq në këtë shkëndijë zjarri, të cilë korifejtë na e servirin si pa dashur, duke i hedhur më shumë benzinë kësaj shkëndije. B.H. i njohur për kontributet e tij në mbërojtje të politikës zyrtare, duke menduar se bënte avokatin e saj, se ka për gjë të sulmojë deri në identitetin dhe personalitetin e shquar të figurës së prof. Qoses, duke e krahasuar atë me terma banale si “jashtëqitje e kombit”. Kjo ishte e padëgjuar ndonjeherë! Këta pseudopatriotë dhe “profesorë”, sado të shtiren, sado të pretendojnë të shiten në rrethe të caktuara, se janë njerëz që kanë kontribute në çështjen kombëtare, ata tani po zbulojnë veset e tyre të vjetra, sepse pleqëria nuk i shton veset por i zbulon ato. Këta ngatërrestarë, në vend të ngrenë zërin se çfarë duhet bërë për të garantuar statusin e Kosovës, për moscoptimin e saj, për qëndrimin që duhet të mbahet ndaj aspiratave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, në Luginën e Vardarit, në Malësinë e Madhe apo dhe të çështjes së Çamërisë, këta gjejnë kohë të merren me gjëra banale, të cilat shqiptarëve të ndershëm u ngjallin alergji. Kjo na bën të mendojmë rreth vlerësimit të dyshimtë për të kaluarën e tyre. Ky nuk është objekti i këtij opinioni, por parimi i publikimeve dhe pozicionimeve të tilla allabujarçe, velotrimçe e myftarçe, na kujton me frikë se kush e ka radhën në të ardhmen.
Dikush e quajti Kadarenë “rilindas modern”, dhe sigurisht shqiptarët dëshriojmë që ai të jetë i tillë, por kjo nuk mund të bëhet kurrësesi shkak, që për hir të saj, të pozicionohemi në krah të tij (siç kanë bërë disa pseudiontelektualë). Ndoshta është kjo arësye, që kritikat për shumë pjesmarrës në debat, të marrin ngjyrimet e skalioneve politike luftarake mbështetëse, jo aq, sa për të shpjeguar pozicionin e drejtë të dy korifejve, se sa për të tërhequr vëmëndjen, se “jami edhe ne këtu”. Në këto kushte, duke vlerësuar debatin e dy shqiptarëve të mëdhenj, ne duhet të arrijmë në përfundimin, që jo vetëm ata, por dhe shumë të tjerë nuk kanë arësye të dalin nga fusha e mendimit ku ata vërtet shkëlqejnë. Në debate të tilla me nivel dhe përmbajtje shkencore – akademike, nuk duhet lejuar që të zbresin në fushbeteje njerëz të papërgatitur, njerëz që nuk e kanë për gjë të thonë marrëzira, dhe njerëzit e vërtetë shqiptarë duhet të distancohen prej tyre. Çështja shtrohet më konkretisht: A ka mendim të organizuar në këtë katrahurë. Përgjigje të drejtëpërdrejtë ndoshta mund të mos japim, por pasojat tregojnë, se ai që përfiton nga kjo përplasje falangash mbetet krimineli politik, janë armiqtë e kombit shqiptar, të cilët të trembur nga ora e madhe e shqiptarizmëz, dëshirojnë të krijojnë precedentin, përkundër një faktori të fuqishëm demokratik shqiptar në Ballkan, në një hapësirë demkratike shqiptare, ku të gjithë shqiptarët dhe të gjithë etnicitetet e tjera të jenë qytetarë të denjë të Europës. E parë në këtë këndvështrimi, kjo përplasje është më shumë se sa një debat, më shumë se sa një grindje. Nëse do ta çojmë problemin edhe me tutje, duke parë se në këtë debat përfshihet edhe Kryeministri i R.SH., i cili deklarohet hapur kundër “kosovarit” Qose, gati - gati me përbuzje, duke bërë një krahasim banal se “kush është më i mirë dhe kush është më i vlerësuar”. Brenda këtij qëndrimi, mbartet një synim politik, kur dihet fort mirë, se prof. Qose ka qënë pjestar i Rambujesë, të cilën vetë Berisha në atë kohë nuk e ka pranuar. Të mbash anën e njerit, në këto pozita, do të thotë që pasojat e ndarjes të çohen më tej, duke i hedhur benzinë zjarrit. Por, për ata që nuk duan t’ja dinë për Berishën, normalisht do të rreshtohen në krah të prof. Qoses, atëherë çfarë del nga kjo?

* * *
3. Mendimi filozofik i Kadaresë dhe prof Qoses i ka rrënjët në Identitetin tonë Kombëtar.
Mos vallë në ‘përplasjen” e tyre kemi të bëjmë me një keqkuptim, apo keqinterpretim?! Për hir të së vërtetës, esenca e debatit të prof. Qoses është deformuar, dhe këtë e kanë bërë pikërisht ata që nuk kanë lëxuar, ose nuk kanë arritur të kuptojnë sensin e mendimit të profesorit. Gazeta “Shqip” i ka bërë një nder kësaj pune, duke e ribotuar, por ne e dimë se ai që nuk e ka lexuar as herën e parë, nuk denjon ta lexojë as për së dyti. Çështja nuk shtrohet që ne shqiptarët jemi islamikë. Çështja shtrohet se ne shqiptarët sot që pretendojmë të futemi në Europë, nuk ka nevojë që të shtiremi, se nuk jemi ata që jemi. Në thelb është e kuptueshme që profesori pretendon se ne shqiptarët e kemi formuar identitetin tonë. Bota e di që ne shqiptarët jemi edhe muslimanë, edha katolikë, ortodoksë, bektashinj, edhe ateistë, edhe që përfaqësojmë një tolerancë shëmbullore në bashkëjetësn tonë religjioze. Profesori nuk e ka thënë askund që ne jemi “turq”. Këtë e pretendojnë dhe e thonë sherrxhinjtë e vegjël shqiptarë, të cilët shtiren dhe hiqen sikur i bëjnë nder Kadaresë, por ata harrojnë, se duke thënë gjëra të paqëna, ja ngarkojnë pa dashje këto tollovi Kadaresë mbi kurriz. Unë do ta kuptoja shkrimtarin e madh, ashtu siç u shpreh vërtet në intervistën e tij të fundit për mendimet e tij. Atëherë kush ja ka servirur thshethemnajën apo sherriadën shqiptarëve midis dy korifejev të kulturës shqiptare?! Prof. Qosja duke qënë dhe një nga filozofët e strategjisë sonë kombëtare, ka treguar që kështu siç jemi, me identitetin tonë, me sistemin tonë të vlerave, me kristianizmin tonë historik, me vlerat tona muslimane, ashtu siç kemi luftuar ndër shekuj nëmbijetesën tonë, ashtu duhet të pranojmë edhe të shkojmë në Europë, pa bërë përpjekje të shtrëmbërojmë këtë realitet për hir të joshjeve që na bëhen. Asnjëherë identiteti ynë kombëtar nuk ka qënë i lidhur me fenë, feja e shqiptarti ka qënë shqiptaria. Feja që ne kemi respektuar është pjesë e kulturës sonë dhe jo pjesë e kombit, dhe koha ka treguar se në Shqipëri ka pasur dhe ka hapësira edhe për besime të tjera. Askush në Shqipëri nuk trembet sot nga besimi fetar, sepse ai nuk po prek identitetin tonë kombëtar. Shqiptarët në fenë e tyre janë bashkuar dhe bashkohen nga mendimet, bindja në besimin tek Zoti, ndërsa në kombin tonë na bashkojnë të tjera gjëra, që kanë të bëjnë me prejardhjen tonë, me gjakun, simbolet kombëtare, historinë tonë të përbashkët, identitetin tonë me tërë sistemin e vlerave që ai përfaqëson, si çdo komb tjetër në botë. Besojmë se këtu është edhe ngatërresa që bëhet qoftë edhe në mënyrë rë qëllimëshme ose jo. Kur ne pretendojmë se Kadare e Qose janë shqiptarë, nuk e lidhim këtë ne fenë e tyre. Kur gjykojmë për këta dy burra, na shkon mendja tek historia jonë, tek Pirrua, Teuta, Skënderbeu, Frashërlinjtë, Ismail Qemali, Adem Jashari, Nënë Tereza, Luan Krasniqi, tek geni i përbashkët, tek vuajtjet dhe arritjet e përbashkëta, dhe tek shumë njerëz të mëdhenj që i kanë dhënë emër kombit tonë. Kritikat dhe mospërputhjet e mendimeve nuk janë gjë tjetër, veçse mënyra se si shpjegohet bota, ekzistenca, feja dhe morali ynë, si dimensione shpirtërore që na bëjnë të ndihemi të vlefshëm për shoqërinë tonë. Këtë mendojmë edhe për këta njerëz që sot kontribuojnë në kulturën dhe vlerat e identitetit tonë kombëtar dhe brezat do t’i kujtojnë si të tillë. Pra në të kundërt, të futesh në mes të këtij problemi për ta ngatërruar, kjo është e dëmshme deri në rrezikshmëri. Kjo nuk i shërben zgjidhjes së problemeve shqiptare, por komplikimit të mëtejshëm të tyre.
Do ta shtroj problemin më thjeshtë për të dy njerzit e mëdhenj të kombit shqiptar. Pse Kadare polemizon kaq ashpër me prof. Qosen (dhe anasjelltas), kur për çështjen kombëtare ata duhet të jenë “qe të një parmende”? Kujt i shërben kjo dhe pse ndodh në momente kur mendimi filozofik shqiptar duhet të jetë i përbashkët për shumë çështje të rëndësishme kombëtare? Kaq mjafton për të kuptuar, se ata dhe veçanërisht ata, duhet të japin dorën e pajtimit dhe të hapin rrugën njeri - tjetrit për të mirën e qetësimit dhe bashkimit të shpirtrave të trazuar të shqiptarëve. Nëse mendohet se ata mund të jenë ideatorë të zhvillimeve strategjike shqiptare, atëherë do të ishte shumë më e arësyeshme që kontributin e tyre ta japin maksimalisht për vënien në lëvizje të akademizmit të mykur shqiptar, që të shkunden dhe institucionalisht t’i shërbejnë problemeve të pazgjidhura kombëtare. Sido që të jetë, ky mbetet një shëmbull i keq, të cilit shqiptarët ja kanë parë sherrin herë pas here. “Përplasja” e tyre në kushte të tilla, u jep rastin pseudoanalistëve të nxjerrin helm nga goja, pa kuptuar për fatkeqësinë e tyre, se sa njerëz të vegjël mbeten. Kujt do t’i interesonte që dy shqiptarë të zihen me njeri – tjetrin? Idetë nuk shpiken nga mendjet e ndritura, qofshin këto të Kadaresë apo të prof. Qoses. Ato janë produkti dhe rrjedhoja të analizave shkencore të ngjarjeve që kanë shoqëruar historinë tonë, dhe japin mundësinë e parashikimeve në hapësirat strategjike të zhvillimit. Të debatohet sot për identitetin tonë kombëtar, është një humbje kohe për ata që e kanë të qartë, se ku qëndrojnë vlerat e tij shkencore e institucionale. Problemi sot shtrohet se çdo të bëhet në Kosovë pas marrjes së pavarësisë, si duhet të mbështeten shqiptarët në hapësirat e tjera etnike për kërkesat e tyre, cilat janë “tynelet” diplomatike që duhen shfrytëzuar, çfarë rruge do të marrë çështja e pazgjidhur çame, cilat janë hapësirat e integrimit mbarëshqiptar dhe të zhvillimit ekonomik, të gjitha këto drejtime të rëndësishme, ku kërkohet edhe kontributi i çmuar i Kadaresë dhe prof. Qoses. Ne shqiptarët kemi aq shumë gjëra për të zgjidhur, sa nuk na del koha të ngatërrohemi me njeri - tjetrin në polemizime të tilla mjegullnajash. Këto furtuna në gotën e ujit, u japin argumente vetëm kundërshtarëve tanë tradicionalë, për të na goditur si gjithmonë në atë mënyrë si na kanë goditur përherë.
Nuk është e arësyeshme të futesh midis këtyre dy njerëzve të mëdhenj të kombi tonë, që secili shkëlqen në fushën e tij. Jo. Personalisht mendoj se ata janë dy shqiptarë të mëdhenj e të mirë, që gjithësesi kanë edhe paranojat e tyre, dhe nuk mund t’i shpëtojnë pasojave gjenetike të identitetit te tyre kombëtar. Ndoshta këndvështrimet mund të jenë të ndryshme, por gjithësesi, të dy kanë mendim pozitiv për t’i shërbyer Shqipërisë. Do të veçoja pa mëdyshje kontributin e prof. Qoses në fushën e historiografisë shqiptare, e cila i jep të drejtën atij të jetë një hap përpara shkrimtarit të madh në fushën e përvojave politike, ashtu sikundër do të ngrija lart gjenialitetin në fushën e letrave të Kadaresë, që e bën atë një ambasador shqiptar të nderuar në botë. Më jepët rasti që Kadaresë t’i kujtoj diçka nga krijimtaria e tij. “Ne prag të mijëvjeçarit te tyre tretë, shkruan ai, që është dhe mijevjeçari i tretë i botës së sotme, shqiptarët i priste një befasi tragjike. Ishte e pangjashme me dramat e mëparshme, ndaj ishte, ndoshta, dhe më e hidhura. Një vizatim në një gazetë franceze të atyre ditëve e jepte tronditëshme thelbin e ngjarjes: Njera kokë e shqiponjës dykrenare, zogut simbolik të shqiptarëve, përpiqej të mbyste kokën tjetër. A ishte e denjë kjo për një popull, që ka mijëra vjet që jeton në këtë botë të vështirë? A ishte shenjë papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi? Së fundi, a ishte e turpshme? Nuk kemi dëgjuar e lexuar kund që kjo ngjarje e turpshme të analizohet pse ndodh në një vend të madh si Franca, ku shkrimtari ynë ka 15 vjet që ka zgjedhur strehën e vet të krijimtarisë në moshë pleqërie. Tani jam i detyruar t’i them shkrimtarit të madh, se francezët paskan pasur të drejtë që kanë skematizuar në mënyrë banale simbolin tonë kombëtar. Simbolet tona kombëtare nuk janë vetëm flamuri, identiteti, gjuha, hymni por jeni dhe ju të nderuar miq, që keni kohë që jeni hedhur kundër njeri – tjetrit. Dy kokat e shqiponjës që zihen të mbysin njera – tjetrën. Në rastin konkret, i drejtohem shkrimtarit të madh: pse habitet me atë që kanë bërë francezët, çfarë po bëni dhe ju të dy në sy të shqiptarëve dhe të botës?! Ju po jepni shëmbullin më të keq tek shqiptarët, atë shembull që e shohim përditë të funksionojë kudo në jetën shqiptare, në politikë, fushën e gjuhësisë, në biznes, midis hapësirave shqiptare, e kudo tjetër. Vallë të tillë jemi ne, kombi më i vjetër në Europë, që kemi mbijetuar në historinë tonë të dhimbëshme? Si ka mundësi që njerëzit shqiptar kanë shkëlqyer në shtetet dhe perandoritë e tjera, dhe kanë bërë kaq pak kur ka ardhur puna për Shqipërinë? Mos vallë edhe ju të dy miq të nderuar do të pasoni fatin e të parëve?
Shkrimtari i madh nuk duhet të harrojë për asnjë çast ato që ka shkruar. Ja si shprehet ai një vit më parë: “Le te pranojme me trishtim se në krejt gadishullin Ballkanik, në kohën kur shumica e vendeve u përfshinë nga valët e egra nacionaliste, te shqiptaret ndodhi e kundërta. Kjo ishte e thënë që, pasi u përpoqen t'i japim botës shembullin grotesk të popullit të parë pa fe në botë, majmunët e vendit tonë u joshën nga mbrapshtësia tjetër: të japin shembullin e popullit pa atdhe”. Nuk besojmë se ky zhargon për pjellat e popullit të mos përfshijë edhe shkrimtarin, i cili duke vuajtur nga deliri i madhështisë dhe i peresuktimit, ka mbi 15 vjet që jeton jashtë dhe vjen në Shqipëri vetëm për t’u prezantuar shqiptarëve librat e tij me autografe. Këtë do ta thoshja pa droje edhe për prof. Qosen. Kur e kërkoi koha të dilte në mbështetjen politike të luftës së UÇK-së, ai u tregoi djemve se, “e kishte bërë detyrën duke i shkruar gjërat”, dhe “ata tani e kishin për detyrë t’i zbatonnin ato”. Do të tregohem paksa i ashpër për një arësye të thjeshtë, jo se sulmoj ndonjërin prej tyre. Kurrë jo. Do t’i dua gjithë jetën dhe në punën time i kam pasur pika referimi. Do të ndihem i madhëruar nëse nesër edhe kombi im do të ketë një NOBELIST në fushën e letrave. Dua të kujtoj këdo se populli shqiptar është një popull me atdhe, dhe me historinë e tij të lashtë. Këtë e dinë mirë edhe shkrimtari i madh i Tiranës dhe historiani i Prishtinës. Nëse do të pranojmë se imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve e japin këta “majmunë” (gjithmonë sipas Kadaresë) në botë, atëhere ka ardhur koha që këta “majmunë” të vendosen në kopështin zoologjik të Tiranës, Prishtinës dhe të Tetovës për të kënaqur fëmijët tanë. Sherriada Kadare apo Qose, nuk mund të lozë rolin e saj në politikë, si dhe në fushën e letrave dhe të historisë sonë kombëtare. Shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet çështjes sonë kombëtare në një rast të tillë, është heshtja. Askush nuk ka të drejtë t’i mbyllë gojën kujt, por ka një moral që e dikton individin të heshtë përballë ngjarjeve të vrullëshme, për të cilat pritet një kontribut i madh. Nuk e paskemi ditur, por “Morti” na e thotë se shkrimtari i madh ka qënë në qendër të bisedimeve dhe kontakteve me aktorët e Rambujesë. Ngjarjet e marsit e nxehën keq shkrimtarin tonë, sa ai i akuzoi shqiptarët se dogjën kishat ortodokse në Kosovë, padrejtësisht. Jo. Kosova ka mbi 6 shekuj që i mban dhe i ruan këto objekte kulti, sepse ato i ka pjesë të kulturës dhe historisë së saj. Kosova ka 6 shekuj që i ka ruajtur dhe pranuar, edhe kur ato kanë pritur në derën e tyre serbë dhe shqiptarë. Edhe në kohën e 6 viteve të sundimit të OKB-së në Kosovë, shqiptarët nuk prefertuan të merren me kishat ortodokse, por ishin përkushtuar çështjes së pavarësisë së tyre. Përse luftuan dhe u vranë shqiptarët, i nderuar shkrimtar i madh, që të fitojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre, apo të djegin kishat që nuk u prishin punë. Koha vërtetoi tjetër gjë. Të paktën të jenë të ditur dhe modest sa Dritëro Agolli, i cili pati urtësinë dhe modestinë, duke pranuar se “...ne shkrimtarët këto punë nuk i dimë, këto janë punë që i dinë shkencëtarët”. Pra kjo nënkupton, se nuk është fare mirë që këta dy njerëz të zihen në këtë moment, sepse i shërbejnë vetëm kundërshtarëve të kombit shqiptar. Edhe Naim Frashëri me poemën e tij “Bagëti e Bujqësi”, shprehu filozofinë e tij poetike, por nuk është e njëta gjë me mënyrën se si e ka shprehur këtë Sami Frashëri, në veprën e tij, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe çdo të bëhet”.
4. Zhvillimi i mendimit filozofik duhet t’i shërbejë interesave të Shqipërisë.
Në këto kushte përfundimet historike vlejnë për sot dhe për të ardhmen. Kadare dhe Qose dhe kushdo tjetër që e ndjen veten shqiptar, e dinë fort mirë se shqiptarët në historinë e tyre kanë ndjerë persekutimin dhe dhunën, duke pësuar coptimin më të madh ndër popujt e Ballkanit dhe të Evropës. Pasojat e këtij persekutimi dhe coptimi veprojnë edhe sot, biles në format më të sofistikuara. Në këto kohë të vështira, kur shanset historike trokasin në derën tonë, mendimi filozofik shqiptar, veçanërisht i figurave të shquara të tij, duhet të fokusohen më me seriozitet në sistemin e vlerave që na servirin idealet e mendimtarëve shqiptarë të Rilindjes sonë Kombëtare. Idetë progresiste duhet të jenë sot më shumë se kurrë të pranishme me vlerat e tyre më pranë popullit shqiptar, në mesin e tij, në zemrën dhe shpirtin e politikanëve patriotë dhe të intelektualëve elitë, të ushtarakut dhe njeriut të thjeshtë shqiptar, të fermerit dhe biznesmenit, të cilët duhet të mendojnë më shumë se sa për veten e tyre, për Shqipërinë, në një mendim e qëndrim të bashkuar në sfondin e përfaqësimit të vetë vlerave të historisë sonë kombëtare, në një shtet të vetëm shqiptar në Ballkan. Shqiptarët sot kërkojnë që t’u rikthehet dinjiteti kombëtar dhe të bashkuar ta ndjejnë prezencën e tyre në Europë. Çdo rrugë tjetër do të jetë e gabuar, e parealizueshme dhe do të sjellë vetëm vonesa e destabilitet. Shqiptarët, asnjëherë nuk do të pajtohen me gjendjen në të cilën ndodhen. Populli shqiptar ka historinë e tij, dhe ajo është shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, që do të mbeten në jetë të jetëve në Altarin e Lirisë të Kombit Shqiptar. Këtu zënë vend edhe ato figura të filozofisë së mendimit shqiptar që i kanë shërbyer kombit të tyre në shekuj.
Duke vlerësuar mësimet e huistorisë, përballë sistemit të vlerave të saj ne shikojmë edhe një anë tjetër të medaljes, e cila nuk na është ndarë asnjëherë deri në ditët e sotme, dhe që ka bërë ndoshta dëmin më të madhe mes shqiptarësh. Vetë shqiptarët për shumë arësye janë bërë shkak i prishjes së shanseve historike dhe i imazhit të tyre në botë. Pse vallë ndodh kjo?! Ndoshta është më me vënd që të kontribuohet pikërisht këtu, se sa të shpenzohet koha dhe energjitë për t’u marrë me veten dhe për të lënë mënjanë problemet madhore që kërkojnë angazhimin tonë.
Kemi parë e dëgjuar disa herë të ndeshen kolosët e mendimit. Një romancier të shkëlqyer me një historian, gjuhëtar e albanolog brilant. Thonë e ç’nuk thonë kundër njeri - tjetrit dhe shqiptarët të shokuar mpihen, duke vrarë mendjen se “kush ka të drejtë”. Gjithçka mund ta thonë mirë e bukur, por harrojnë se të tjerët fërkojnë duar kur shqiptarët vazhdojnë të merren me veten e tyre. Atëherë do t’u kujtoj dy shqiptarëve që zihen vargjet birlante të Vaso Pashë Shkodranit; “çoju shqiptar psej gjumit çoju/ dhe në një besë armësh shtrëngoju/ e mos harroni kisha e xhamija/ feja e shqiptarit është shqiptaria. Duke e lidhur këtë perlë të mendimit rilindas me ruajtja e vlerave të kulturës dhe të idemtitetit tonë kombëtar, sot do ta konsideronim si një prioritet madhor që ka të bëjë me të ardhmen tonë. Kombi nuk është një propogandë, por është dhe do të mbetet themeli historik e kulturor i shtetit, i atij shteti të munguar, i cili sot është më i domosdoshmëm se kurrë. Çështja jonë kombëtare e ka të nevojshme kontributin e të gjithë elitës patriotike kombëtare. Vlerat tona kulturore kombëtare, kanë aftësinë të shfaqen me fuqinë e tyre maksimale në balancat e gjeopolitikave ballkanike, duke unifikuar qëndrimin në mbrojtje të origjinës dhe identitetit të figurave madhore historike, të përfaqësuesve më në zë të kulturës shqiptare, të qëndresës heroike, të humanizmit njerëzor, të krijuesve të talentuar që kanë bërë epokë, duke rritur shpirtin e qëndresës dhe argumentin shkencor, larg miteve, dhe të mbështetur në vlerat historike autentike të kombit shqiptar. Shqiptarët sot duhet të shpallin misionin e tyre, të ngrenë dhe të imponojnë vetëdijen kombëtare, në mbrojtje të vlerave të kulturës së tyre dhe të identitetit kombëtar. Përballë kërkesave adekuate të kohës, si Kadare dhe prof. Qose kanë një “nxitim” intelektual për t’i dhënë liri mendimit filozofik të argumentuar (secili sipas këndvështrimit të vet) mbi identitetin e shqiptarëve. Kundërshtia e mendimit filozofik nuk mund të identifikohet kurrë me ndikimet dhe ngjyrimet politike që ekzistojnë dukshëm midis shqiptarëve sot. Kjo është e gabuar dhe nuk i shërben urtësisë që karakterizon pjesën dërrmuese të intelektualëve shqiptarë, që flasin atëherë kur duhet dhe për ç’ka duhet në shërbim të kombit. E kam shprehur edhe më parë në publikimet e mia, se të dy korifejtë shqiptarë janë pasuri kombëtare dhe në këtë vlerësim duhet të angazhohemi në debatin midis tyre për të rritur vlerat e shqiptarizmës. Mendimet e tyre për këto çështje të rëndësishme mbeten identike si në kohën e Fishtës, Konicës, Nolit dhe mjaft figurave të tjera, të cilat i shërbejnë pa kurfarë rezerve kombit shqiptar. Kontributet e tyre në kohë mbi problemet madhore kombëtare qëndrojnë shumë më lartë, se sa gërricjet e disa pseudointelektualëve, të përfshirë me ose pa dashje në këtë debat, për të marrë diçka nga vlerat dhe madhështia e Kadaresë dhe Qoses. Madhështia e tyre do të jetë dora e pajtimit, dhe bashkimi i vullnetshëm i përpjekjeve në kontributin e tyre të çmuar, për të cilin ka sot shumë nevojë Shqipëria. Nuk do t’i hiqja dhe nuk do t’i shtoja asgjë, as më shumë e as më pak këtij konstatimi, përveç të drejtës së debatit për të mos dalë nga realiteti që jeton sot kombi shqiptar, duke rekomanduar Kadaresë dhe prof. Qoses, dhe tërë politikanëve sherrxhinj shqiptarë, që me përmbajtjen e saj të ballafaqojnë veten e tyre dhe të nxisin këdo tjetër për bashkëpunim në të mirë të zhvillimit të Shqipërisë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Re: Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 7:04

E duam Shqipërinë si gjithë Evropa! Kjo thirrje shpërtheu si vokacioni më i fuqishëm i shqiptarëve pa dallim feje në fillim të viteve ’90. Bashkë me të, edhe parulla binjake “liri-demokraci”! Që atëherë kanë kaluar mbi 15 vjet dhe duket sikur të dy thirrjet i bishtnojnë njëra-tjetrës. Po shfaqen ligjërime që nuk perceptojnë më një lidhje organike mes zhvillimit të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri dhe integrimit të saj në Evropë. Ky distancim me Evropën shprehet, sikundër vëren me shqetësim edhe Ismail Kadare, edhe nga disa kinse mëdyshje mbi identitetin e shqiptarëve: Eshtë Shqipëria Evropë a s’është Evropë, është Lindje a Perëndim? Përgjithësisht këto dilema bazohen në theksimin e disa traditave fetare dhe kulturore tradicionalisht jo evropiane të qytetërimit shqiptar, tradita me rrënjë në sundimin 5 shekullor të Perandorisë Osmane. Dhe këto dilema harmonizohen vetiu me një propagandë të vjetër që ka synuar të ngrejë një mur mes shqiptarëve dhe Evropës, propagandë që ka tentuar të mbjellë dhe bëjë relativisht të qëndrueshëm, paragjykimin mbi gjoja ekzistencën e një thelbi joevropian të shqiptarëve. Duket kjo kuturisje, në thelb raciste, për të provuar jo vetëm se Shqipëria nuk është Evropë, por edhe se nuk mund të bëhet e tillë, e ka detyruar Kadarenë të bëjë të kundërtën, të theksojë në disa shkrime rrënjët më të lashta klasikisht evropiane të shqiptarëve, lidhjet mjaft të hershme politike, fetare, kulturore e deri edhe të truallit (gjeografike) të Shqipërisë me Evropën, për të thënë se Shqipëria është Evropë, pra dhe se integrimi politik i shqiptarëve në Evropë është një proces i natyrshëm.

* * *
Ky ka qenë qëllimi, sa patriotik aq edhe fisnik i përpjekjeve të Kadaresë, shpalosur edhe në sprovën e fundit “Identiteti Evropian i Shqiptarëve” dhe aspak, sikundër pohon akademiku Rexhep Qose, ndonjë dëshirë e fshehtë për të përmirësuar imazhin vetjak në sytë e Perëndimit. Qose gabon kur e akuzon Kadarenë se po përpiqet të bëhet më i dashur për Evropën, duke u shfaqur si antimysliman. Qose gabon kur thotë se Kadare po përpiqet të shfrytëzojë për interesa meskine, kohën e fërkimeve fetare ku fatkeqësisht ka hyrë bota, atë që cilësohet nga disa studiues si konflikt i qytetërimeve, i qytetërimit islamik dhe i qytetërimit të krishterë. Sipas kësaj logjike, po të mos kishte hyrë bota në kohën e përplasjes mes feve, pra pa këtë fatkeqësi, Kadareja nuk do ta kishte pasur shansin e lumtur për t’u bërë edhe më popullor në tregjet evropiane. Pra, Kadareja është një shkrimtar që përpiqet të spekulojë në bursën e famës, duke tregtuar djallëzisht obligacionet e mallkuara të konfliktit mes feve. Dhe është akademiku Qose që ka misionin e shenjtë t’i shpëtojë shqiptarët nga spekulatori Kadare, por Qose gabon logjikisht në disa rrafshe. Së pari, sepse Kadare e ka fituar me kohë simpatinë e Evropës për shkak të artit të tij të rrallë dhe prandaj nuk ka nevojë ta shtojë këtë simpati si militant antimysliman. Ai është jo vetëm shkrimtari shqiptar më i famshëm, por edhe një nga shkrimtarët më të mirë në botë. Në fakt duke u shpallur antimysliman, Kadare vetëm mund ta dëmtonte këtë famë dhe simpati që e gëzon për shkak të artit të tij sa mjeshtëror aq edhe human. Antimyslimanizmi do ta dëmtonte famën e Kadaresë në Evropë sepse, së dyti, Evropa (si frymë institucionesh zyrtare dhe jo disa qarqesh politike apo opinionesh naziskine e ksenofobe) nuk është antimyslimane dhe pra nuk simpatizon radikalizmin antimysliman. Bashkimi i Evropës me NATO-n për të çliruar Kosovën nga thonjtë e një regjimi të përgjakshëm ortodoks, është një fakt që duhet të bindë këdo (aq më shumë një shqiptar) për devocionin e Evropës për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut, pa bërë dallime fetare. Të mendosh se një shkrimtar me famë botërore si Kadare, tenton të bëhet simpatik në sytë e Evropës dhe më “I popullarizuar” duke u vetëshpallur antimysliman do të thotë se ti vetë, në rastin më të keq, beson në ekzistencën e një Evrope intolerante, ndërsa në rastin më të mirë, ngatërron format e radikalizmit antimysliman, prezente në opinionin dhe jetën politike evropiane, me frymën e institucioneve të saj që respektojnë lirinë e opinioneve dhe feve.
Nëse ka diçka kundër së cilës Kadare është shfaqur hapur në artin e tij të fuqishëm, është fryma e despotizmit lindor dhe gjithë skllavëria mendore që shoqëron atë. Kritika në librat e Kadaresë e despotizmit lindor dhe e shfaqjeve të tij osmane, apo ruse e kineze, janë ato që e shqetësonin shumë regjimin komunist. Përse? Sepse Kadare shfaqej antimysliman? Jo, por sepse arti i Kadaresë, duke stigmatizuar despotizmin lindor otoman, stigmatizonte praktikat e sundimit lindor komunist që trashëgonin shumë nga strukturat, nënshtrimet, survejimet, Tabir Sarajet, ekzekutimet, padishahizmat e otomanizmit. Dhe meqenëse despotizmi lindor shqiptar, përfshi atë komunist, trashëgoi shumë nga despotizmi 5 shekullor otoman dhe akoma më shumë, meqë otomanët ishin myslimanë, kritikët e Kadare, përfshirë edhe Qosen, bëjnë një lidhje të shkurtër, duke e ekspozuar Kadarenë si antimysliman. Një akuzë që nuk faktohet nga asnjë prej librave, shkrimeve, apo deklaratave të Kadaresë, të cilat, përfshi edhe sprovën mbi identitetin evropian të shqiptarëve, nënvizojnë kur preket kjo temë, vizionin e shkrimtarit mbi ardhmërinë evropiane dhe në harmoni të të gjitha feve në Shqipëri.

* * *
Censorët komunistë ishin shumë më realistë në armiqësinë ndaj veprës së Kadaresë. Sepse disa nga librat e tij janë ndaluar për atë që vërtet bartnin, frymën antidespotike, pra dhe antikomuniste. Censorët e sistemit nuk kritikuan në veprën e Kadaresë ekzistencën e ndonjë fryme antifetare dhe aq më tepër, antimyslimane. Me të drejtë mund të pretendohet se meqë regjimi ishte kundër fesë, një frymë antifetare qoftë edhe antimyslimane në librat e shkrimtarit, i leverdiste. Por nuk gjejmë ndërkaq as edhe një mburrje nga regjimi të veprës së Kadaresë për shkak të një natyre antifetare të saj. Përse? Sepse ajo nuk ka qenë tipike për veprën e Kadaresë, me gjithë një presionin gjithëpërfshirës, gati atmosferik, që ushtronte mbi shkrimtarët, ideologjia dhe gjithë strukturat politiko-shoqërore të sistemit totalitar ateist. Atëherë përse sot ka një tendencë për të zbuluar “antimyslimanizmin” e Ismail Kadaresë? Duket, kjo tendencë i ka rrënjët edhe në dukurinë që pohon vetë akademiku Qose, te hyrja e botës në atë që cilësohet si konflikt mes islamizmit dhe krishterimit, por që besojmë se vetëm lëvozhgën ka të tillë. Kadare tentohet të goditet si antimysliman pikërisht për shkak të vokacionit të tij të fuqishëm evropian e perëndimor dhe bashkë me të, edhe arti i tij që priret po aq fuqishëm nga Evropa. Kadare sulmohet sepse në veprën e tij, e ka cilësuar pushtimin osman si një fatkeqësi që ndau shqiptarët për 5 shekuj nga Evropa. Dhe ata që e sulmojnë e bëjnë një gjë të tillë sepse nuk e shohin Evropën ashtu sikundër është sot, shumëfetare, por sikundër ka qenë në të kaluarën, si Evropa e krishterë. Në thelb të sulmit kundër Kadaresë, është mllefi kundër Evropës së krishterë. Dhe që ky sulm të jetë sa më i suksesshëm, duhet që të ketë sa më shumë mbështetës, duhet të ketë sedra njerëzish të lënduara nga ato që Kadare shkruan dhe thotë. Duhet të popullarizohet edhe më Kadare veç jo në sensin e simpatisë, por të antipatisë. Ndaj shpiket antimyslimanizmi i Kadaresë për të provokuar ndjenjat fetare në një moment, kur për shkak zhvillimesh të brendshme dhe konfrontimesh të jashtme, ndjeshmëritë fetare janë më të rritura. Dhe kush rezulton që po shfrytëzon “hyrjen e botës në kohën e fërkimeve fetare” për më shumë popullaritet? Kush po shfrytëzon për keq antikrishtërimin, gjë që nuk mund të mos jetë edhe antimyslimanizëm dhe antimyslimanizmin që nuk mund të mos jetë antikrishterim? Dukshëm jo Kadare, por neveritësit e tij, po i njëjti tip social që pardje e kritikonte shkrimtarin e madh për antikomunizëm real, dje për antikomunizëm të rremë dhe sot për antimyslimanizëm. Por ka pasur gjithnjë një dallim mes shkrimtarit dhe persekutorëve të tij të hapur e të fshehtë. Ndërsa Kadare i referohet së shkuarës për hir të së sotmes, kundërshtarët e tij i referohen të sotmes për hir të së shkuarës. Kadare i referohet despotizmit për hir të lirisë, ata që e sulmojnë i referohen lirisë për hir të despotizmit. Kadare i referohet Lindjes despotike për hatër të Perëndimit të lirë, ata që e sulmojnë i referohen Perëndimit të lirë në kujtim të Lindjes despotike. Një ndër pyetjet është: çfarë e lidh akademikun dhe tolerantin Rexhep Qose me një grusht njerëzish që orvaten ta maskojnë antievropianizmin dhe antipatinë për Perëndimin, me gjoja mbrojtjen e myslimanëve nga poshtërimi? Vështirë ta thuash, por ajo që mund të kapet mes rreshtash duket më së shumti, veç si një krenari e lënduar e një njeriu që ndihet i zhgënjyer nga fama e vet.

* * *
Që kur në fillim të shekullit XX u krijua shteti i parë shqiptar, raportet me Evropën kanë qenë për shqiptarët jo vetëm problem qendror i politikës së jashtme, por edhe i shumë fërkimeve të brendshme. Sundimi 5 shekullor otoman nuk kishte si të mos krijonte edhe shtresa që nuk e shihnin me simpati perëndimorëzimin e Shqipërisë. Ata, sikundër ka përshkruar mjeshtërisht Kadare në librin “Viti i Mbrapshtë”, bëheshin verem kur shihnin se Shqipëria po i afrohej Evropës (xhehnemit) duke lënë pas në harresë Perandorinë Otomane (xhenetin). Kryengritja haxhiqamiliste kundër princ Vidit qe, në koncept politik, kryengritje kundër ardhmërisë së një Shqipërie evropiane të shkëputur nga Perandoria, nga Baba (sulltani) apo nga “Lindja”. Ishte një përpjekje për të kthyer mbrapsht rrotën e historisë, krejt në kundërshtim me përpjekjet e deriatëkohëshme të rilindësve të kombit për pavarësimin e Shqipërisë. Ndaj edhe vitin kur u bë ajo kryengritje, Kadare e cilëson, në disa kuptime, i mbrapshtë. Sot, pas sulmit terrorist të 11 Shtatorit, janë intensifikuar përpjekjet për të ngjizur një konflikt mes Lindjes dhe Perëndimit, mes myslimanizmit dhe kristianizmit. Krahas saj janë ndezur edhe ambiciet politike për t’i radhitur shtetet pro ose kundër njërit prej dy horizonteve politike. Duket se nuk mungojnë frymëzimet që edhe Shqipëria të mos i shpëtojë kësaj çarjeje globale.
Por Shqipëria ka disa veçori, të cilat pengojnë që ajo të bëhet pjesë e kësaj çarjeje. Për mirë ose për keq, historikisht, shqiptarët kanë pasur për busull orientuese më shumë pragmatizmin sesa besimin. Edhe një shekull më parë, kur Shqipëria ndahej me Perandorinë Otomane nuk kishte në parinë myslimane të vendit shumë nostalgjikë fetarë të Perandorisë. Dumbabistët, siç vëren Eqrem Vlora, ishin më të shumtë në një pjesë të shtresës së mesme dhe e urrenin parinë (bejlerët) pikërisht për orientimin evropian të saj. Një dukuri që diktatori Enver Hoxha do ta përdorte më vonë për ta paraqitur kryengritjen e Haxhi Qamilit jo si akt të fanatikëve fetarë, siç i cilësojnë dëshmitë dhe dokumentet e kohës, por si luftë klasore të popullit të varfër kundër të pasurve. Dhe kur Qose e përkufizon kryengritjen e Haxhi Qamilit “një kryengritje fshatare kundër feudalëve dhe kundër sundimit të të huajve, sidomos, serbëve e grekëve në Shqipëri”, përsërit Hoxhën. Duke nënvizuar këtë, nuk duam të themi që Qose është enverist, por nuk mund të mos pyesim: si luftohet kundër sundimit të të huajve (në këtë rast Princ Vidit) duke kërkuar vartësi nga Perandoria Otomane pra, duke dalë kundër pavarësisë së saposhpallur? Si luftohet kundër të huajit, duke ulur flamurin shqiptar dhe duke valëvitur atë turk? Ndërkaq dëshmitarë të ngjarjeve rrëfejnë që haxhiqamilistët nuk ishin edhe aq armiqësorë ndaj të huajve të tjerë si për shembull, trupave greke në Sarandë. Ka dokumente dhe fakte që flasin se ishin pikërisht serbët dhe grekët, që në forma të ndryshme e nxisnin një kryengritje kundër Vidit. Planeve të tyre shoviniste u leverdiste një Shqipëri jetime, sa më larg Evropës.
S’dihet se përse Qose rreket të fshehë pas figurës vërtet periferike të Haxhi Qamilit, pasojat thellësisht negative që pati kryengritja e drejtuar ushtarakisht prej tij. Me thirrjen “dum Babën!” (sulltanin) dhe me flamurin e turk në ballë, kryengritësit e përzunë me top princin evropian Vid dhe trupat italiane e holandeze, duke i djegur Shqipërisë një shans që të afrohej me Evropën që në atë kohë. Objektivat e kryengritjes haxhiqamiliste, të publikuara në dy vendime të “juntës revolucionare” në 16 dhe 21 tetor 1914, qenë ose vendosja e Shqipërisë nën vartësinë e Perandorisë Osmane (pra jo më pavarësi) ose vendosja në fron e një princi nga dera osmane (pra distancim me Evropën) në vend të princit evropian Vid. Sesa tragjike ishin rezultatet e rebelimit haxhiqamilist e rrëfen sekretari i Princ Vidit, përzënia e të cilit e la Shqipërinë larg vëmendjes së një Evrope që po hynte në luftë me veten, si dhe krejtësisht zbuluar përballë lakmisë së shteteve fqinje. Dhe ja ç’shkruan në epilog të kujtimeve sekretari i Vidit: “Duket sikur tani Shqipëria do zhduket fare nga harta një herë e përgjithmonë. Vendi do pushtohet nga armiqtë e tij të vjetër dhe fqinjët, ndërsa kombi shqiptar do shuhet. Malësorët e ashpër, por trima të veriut do zhduken, do shtypen nga këmba e hekurt e një sunduesi. E mjera Shqipëri!”.

* * *
Sot kur Shqipëria sapo ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Evropën, nostalgjikët e despotizmave lindorë janë shumë më të pakët se në kohën e Haxhi Qamilit. Akoma më i pakët është edhe fanatizmi fetar i të gjitha llojeve. Dekada më vonë, edhe vetë regjimi komunist i themeluar mbi një ideologji ateiste, praktikoi pragmatizmin e vet. Në momente të caktuara, qe i gatshëm të afrohej me Evropën me kusht, që ajo të mos kërcënonte pushtetin e Hoxhës dhe kastës së tij. Por kjo nuk ndodhi. Shqipëria e Enver Hoxhës nuk përfaqësonte një nga ato raste, kur për hir të interesave më të mëdha gjeopolitike, apo ekonomike, Perëndimi mund të toleronte si realpolitikë një regjim diktatorial. Ndërkaq te Lindja komuniste dhe instalimi i të ashtuquajturave diktatura të proletariatit, pushteti komunist në Shqipëri shihte një mbështetje për jetëgjatësinë e vet. Një jetëgjatësi që bëri kurban në themelet e veta, lidhjen e Shqipërisë me Evropën. Kjo qe arsyeja, “pragmatizmi” i paskrupullt për pushtet dhe jo ndonjë simpati e veçantë për “Lindjen”, ajo që e bëri Hoxhën të trokiste një herë në dyert e Beogradit, një herë në ato të Moskës, një herë të Pekinit dhe së fundit edhe në dyert e Evropës kapitaliste. Duhet thënë se përvoja lindore, i ofroi regjimit të Hoxhës ideologjinë dhe modelin e një despotizmi me fytyrë të re socialiste, të një tiranie të ngritur në emër të çlirimit nga pushtimi kombëtar dhe shtypja shoqërore, të një sistemi që do të duheshin më shumë se 40 vjet që të hynte në krizë dhe të thërrmohej. Por kur i kërcënohej pushteti, regjimi i Hoxhës u nda pa as më të voglin ngurrim, edhe nga vëllezërit jugosllavë, edhe nga ata sovjetikë, edhe nga vëllezërit kinezë, edhe nga Evropa. Justifikimi i këtyre kthesave, që e detyronin regjimin të lëpinte thuaj çdo 15 vjet pështymën e propagandës së vet mbi këto “miqësi të pathyeshme”, u bë mbrojtja “parimore” e ideologjisë së diktaturës së proletariatit, domethënë e shtypjes së popullit në emër të lirisë së popullit. Duke përdorur ideologjinë si fe, sarkazma politike e diktaturës në emër të lirisë arriti paroksizmin.
Fanatizmi i pushtetit dhe asnjë nga llojet e tjera të fanatizmit, qe rrënja e çdo qëndrimi të regjimit komunist si ndaj Lindjes, ashtu edhe ndaj Perëndimit. Fakti që për rreth 40 vjet, ky regjim i përgjakshëm nuk pati asnjë miqësi me Evropën perëndimore, por vetëm me “Lindjen”, është provë e qëndrimit të ndryshëm të këtyre “qytetërimeve” ndaj dhunimit të lirisë dhe të drejtave të njerëzve në Shqipëri. Në fund të sundimit të tij, si pranë çdo fundi, tirani u vu në kërkim edhe të bashkëpunimit me Perëndimin, duke u përpjekur të konvertojë dogmatizmin kokëfortë të mbajtur ndaj tij, me një “pragmatizëm” sa naiv aq dhe kryeneç. Por pa sukses. Kontaktet diplomatike zbuluan edhe një herë, kundërshtinë e dy mentaliteteve politike, atë lindor, që ishte tipik edhe për diktaturën hoxhiste dhe atë perëndimor. Pengesë për marrëveshje me Evropën u bë pikërisht ajo që e mbante gjallë regjimin e tij, shtypja e lirisë. Sepse Evropa nuk mund të toleronte, duke ushqyer me investime, një regjim që mbahej gjallë duke vrarë e burgosur lirinë e njerëzve. Bashkëpunimi i përfolur me Gjermaninë Perëndimore dhe Shtrausin nuk u arrit jo për mangësi të diplomatëve, por se sistemet politike qenë të pashkueshëm. Qe njësoj si të përpiqeshe të martoje lirinë me skllavërinë. Edhe në këtë rast, propaganda e regjimit, e paraqiti dështimin e aksionit diplomatik si një refuzim parimor për të mbrojtur pavarësinë e vendit. Në fakt ajo që kërcënohej ishte skllavërimi i vendit dhe bashkë me të, edhe pushteti që e mbante të skllavëruar...

Panorama
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Re: Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 10 Mar 2012 - 7:05

Gazeta Metropol
25 Shkurt 2007 - 2 Mars 2007

Shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina analizon debatin e hapur mbi identitetin e shqiptarëve. “Metropol” do të botojë të plotë veprën e Trebeshinës, ndërsa mbetet i hapur të botojë analizat, të cilat mund të jenë të kundërta ose pro me Trebeshinën. Analiza është e plotë dhe në respektim të plotë me drejtshkrimin e Trebeshinës, i cili paraqet mendimet e tij, por që nuk janë të gazetës.

Vetëm pak më parë për identitetin e shqiptarëve u zhvillua një debat mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes. Ndërsa Trebeshina ka zgjedhur që mendimet e tij për këtë çështje t’i paraqesë në gazetën “Metropol”

Kapitulli i parë

Debate të çuditshme

Plot dhe pakëz më shumë se dhjetë vite më parë, pikërisht në shtatëdhjetë vjetorin tim të lindjes, dikush nga televizioni më kërkoi takim dhe më propozoi që të merrja pjesë në një debat televiziv për ismailkadarenë.

Ai dikush ishte dhe një nga moderatorët më të mirë të televizioneve shqiptarë… Por, kjo nuk ka asnjë rëndësi!… Këtu ajo që vlen të trajtohet është debati.

Pse bëhej ai debat?…

Para se të futemi në thelbin e çështjes, është më mirë që të shtyhemi tej në rrjedhën e ngjarjeve.

Rreth tre vite më vonë një nga zonjat e shumta të ismailkadaresë, pasi me mendjelehtësinë që e karakterizon më kishte bërë disa ftesa që të merrja pjesë në ato mbledhjet që organizonte ajo me të hollat e nuk dihet të kujt, më dërgoi më në fund një njeri me propozimin që të merrja pjesë në debatin e planifikuar “dy shkrimtarë për një karrige”.

Titull i bukur sa më s´thuhet… Vetëm se…

Po!… Ajo zonja… Zonjat e tjera dhe të gjithë zotërinjtë që lëpijnë akoma kockat që ka hedhur dikur partia e punës e Shqipërisë, duhet të dinë se unë nuk kërkoj asnjë karrige shqiptare!… Fronin tim e kam bërë unë vetë dhe nuk ka lindur… Dhe as nuk do të lindë ai që do të ma marrë…

Le të shkojmë më tej!…

Jo, jo!… Nuk do ti marrim të gjitha me radhë!… Do të tregojmë vetëm këtë të fundit!…

Shqipëria ishte dhe është në debat!…

De, more, de!… Ishte kaps ismailkadareja dhe duhej debati që të çlirohej…

Më marrin në telefon nga një gazetë…

Si dhe herë të tjera!…

Ajo zonja kërkonte takim dhe intervistë!… I them prerë se nuk doja të takohesha me të dhe se nuk doja të merrja pjesë në debate sharlatanësh mesjetarë!…

Pavarësisht nga kjo, emri dhe fotografia ime u panë në gazetën e tyre… Dhe jo vetëm kaq!… Rreth tri javë më vonë fotografia e ime, e marrë nga Kosova, u duk përsëri në një gazetë si zbukurim i debatit për identitete të falsifikuara.

Këto incidente të tyre nuk do të kishin asnjë rëndësi sikur të ishin thjeshtë shkelje të etikës në fushën e informacionit masiv.

Por ato nuk ishin dhe nuk janë vetëm aq!… I kalojmë shkeljet në përmasat e etikës… Dhe në horizontin shqiptar ngrihen përbinshëm hijet e institucioneve marksiste-leniniste, që nga Akademia dhe Universiteti dhe gjer tek teatrot dhe Lidhja e Shkrimtarëve!…

Pse organizohen këto debate me ismailkadarenë?!…

Thjesht: Për të vazhduar lojën e ndyrë që ai të jetë i pranishëm gjithë vitin me dymijë ditë në jetën politike shqiptare… Që të mos harrohet!…

Dhe shpikim çmime, nga ai dhe për atë, vetëm e vetëm që shqiptarëve t´iu kujtohet në çdo ditë dhe në çdo rast Shqipëria e enverhoxhës, që merrte çmime ndërkombëtare për ushqimin, kur qumësht dhe vezë nuk kishte në treg!… Dhe shpikëm çmime nga ai dhe për të që të mbetet gjithnjë i pranishëm në jetën shqiptare enverhoxha dhe absolutizmi i tij i pashembullt në histori!…

Politikanët shqiptarë, të edukuar me frymën marksiste-leniniste në institucionet që kishte ngritur enkas partia e punës, mungesën e enverhoxhës në jetën politike shqiptare mundohen ta mbushin me letërsinë e realizimit pornoburokratik socialist dhe, kryesisht, duke zbukuruar figurën e ismailkadaresë, të shëmtuar si letrar dhe si njeri.

Veprat kryesore të ismailkadaresë nuk mund të kenë vend në arsimimin e shqiptarëve!… Se ismailkadareja është një komunist tërësisht i zbuluar në kriminalitetin e tij!… Mjaftojmë të kujtojmë zhvarrimet, dimrin e madh dhe vëllimin e nëntëmbëdhjetë të enverhoxhës me të gjitha detajet e tij!… Prandaj asnjë nuk mund të merret letrarisht me veprat e ismailkadaresë, por të gjithë së bashku merren me fryrjen e tullumbaceve që krijojmë vetë!… Prandaj institucioni i ngritur posaçërisht për atë lloj shkrimtari organizon herë pas here debate!… Është si ato të hollat e ndyra që kërkojnë patjetër larje!…

Se si mund të shpjegohet që, edhe pas debatesh të përsëritura, kur ismailkadareja, i vënë me shpatulla në mur, ka pranuar në shtyp hapur se nuk është disident, me këmbëngulje prej idiotësh, njerëzit e klanit të tij pëllasin se ai është i pari i disidentëve?!…

Në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me logjikën enverhoxhiste të futur në trutë e tredhura nga institutet e marksizëm-leninizmit.

Jashtë çdo dyshimi ismailkadareja është një kriminel komunist nga ata të Sigurimit të shtetit. Për të vërtetuar këtë mjafton vetëm fakti që ai, për arsye thjesht personale, ka dënuar një familje të pafajshme që nuk kishte shkelur as edhe ligjet komuniste të asaj kohe.

Zotërinj!… Me kriminelë të tillë do ta bëni demokracinë?!…

Vështirë se do të shpëtoni edhe ju nga dënimi moral!

Kapitulli i Dytë

Hisbollahët shqiptarë

Hisbollahët e partisë së punës së Shqipërisë nuk përjetojnë në asnjë ditë të vitit që të kurdisin debate për ismailkadarenë dhe temat i gjejnë me të vërtetë shumë të larmishme.

Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit që, siç duket, nuk do të ketë mbaruar në rrotacionin e çuditshëm politik shqiptar, refreni i këngës për ismailkadarenë po përsëritet gjer në shurdhim pa asnjë strofë!… Dhe njerëzit që e këndojnë janë po ata!… Në Universitet, në Lidhjen e shkrimtarëve, në Akademi, në Teatër… Të mbështetur nga shteti!… Dje u delnin të arrestuarve në gjyqet komuniste, sot ngrehin gjyqe kundër të drejtëve për t’u mbyllur gojën… I pushojnë nga puna…

Listën e gazetave nuk ke pse e bën, se janë të gjitha!…

Edhe listën e njerëzve që merren me punët e mëparshme të ndyra nuk ke pse e bën!… Atë e dinë përmendësh të gjithë!… Se janë po ata njerëz!…

Po!… Aty mund të shtosh edhe disa të burgosur si mercenarë!… Ndonjë hisbolla ortodoks si Maks Velua… Ose edhe ndonjë prozelit…

Dhe të gjithë këtë zamallahi kërkojnë ta përligjin me punën e identitetit dhe të kulturës perëndimore!… Me shkëputjen nga Lindja dhe kalimin në Perëndim!… Dhe ai lloj kalimi pa ismailkadarenë na qenkësh i pamundur!…

Në këtë pikë grupi i atdhetarizuar ismailkadarean ndahet në reparte të mëdha. Njëri repart hisbollahësh kërkon t`i bindi të gjithë se ismailkadarea ka vlera shumë të mëdha, ndaj duhen luftuar të gjithë “armiqt e popullit” që atij t´i mbulohen krimet… Dhe t´i marrë të gjitha ato që meriton!… Dhe ashtu, sigurisht me magji, t´i hapi Shqipërisë rrugën për në perëndim!… Dhe të gjitha ato që meriton janë:

1-Të shënohet emri i tij kudo si i vetmi disident shqiptar dhe më i madhi në botë!

2-Të shënohet emri i tij si shkrimtari më i madh në botë!

3-Të shënohet emri i tij mbi parlamentin, mbi flamurin dhe mbi atdheun!…

Edhe ata të repartit tjetër hisbollah i pranojnë të gjitha këto shënime për të, por vetëm me një ndryshim të vockël fare: “Ai meritat, si ato artistike, ashtu dhe ato moralo-politike, nuk i ka, por ne për hir të atdheut që ka nevojë për gjëra të atilla, duhet t´ia veshim dhe ngjeshim me çdo kusht!… Për ndryshe humbasim Atdheun!…

Përrallat e Lashta, pasi u shtoi edhe përrallat e Mesjetës, Shqipëria po mundohet t´i shtyjë më tej duke i mbushur edhe me përrallat e ndyra të kohëve të reja!… Dhe me ismailkadarenë e enverhoxhës, pasi vodhi skeletet e italianëve, u gjend e katranosur dhe me skeletet e grekëve!… Aty filloi dhe shkrimtari nga Gjirokastra dhe do të vazhdojë më tej duke vjedhur dhe klerikët!…

Dhija ka punën e saj, cjapi pse kruhet?!… Dhe kur dihet që ismailkadareja nuk shtyhet dot më tej pa një ‘padron’ të gjithëfuqishëm, çfarë kërkon Shqipëria që ngatërrohet me skelete dhe identitete?!… Nuk i mjaftuan vjedhjet e skeleteve, vjedhjet e Ricosit dhe të tjerëve?!…

Ka të ngjarë që të jenë ngatërruar dhe të tjerë!…

Pse?!…

Punë të hollash, zotërinj!… Dhe të hollat duket kanë fuqi të madhe tërheqëse!… Prandaj dhe ai prozeliti mjeran nxiton të marrë hua një kafkë gaztori dhe harron të gjithë skeletin e Fishtës së hedhur në lumë!…

Domosdo!… Ndryshe si do të mund t´i vinte në ndihmë mjeranit nga Gjirokastra?!…

Le ta nisim punën që nga fillimi!…

Shqipërisë iu dashka shumë Çmimi Nobel për ismailkadarenë!…

Pse pikërisht për atë?!…

Që të hyjë në Evropë?!…

Pse duhet të hyjë në Evropë vetëm në sajë të tij?!…

Se Evropa beson vetëm identitetin e ismailkadaresë!…

Atëherë del që Evropa kërkon gënjeshtra dhe gënjeshtarë!…

Jo… Po!…

Çfarë?!…

Po ja… Evropa tashti është në një hall të madh lidhur edhe me luftën e kulturave!…

Ndal!… Këtu duhet të sqarohemi!…

Në moshën njëzetë e tre vjeçare në Shën Petërburg unë kam ngulur këmbë se ka vetëm një kulturë… Dhe është ajo e gjithë njerëzimit!…

Edhe tashti që jam tetëdhjetë vjeç nuk tundem nga ajo pikëpamje!

Njihet shumë mirë historikisht se gjer te periudha e bronzit njerëzit e bardhë kanë qenë shumë më poshtë se të tjerët në zhvillimin e tyre!… Dihet se qytetërimet e para kanë filluar në ngulimet buzë lumenjve të mëdhenj që nga Nili dhe gjer te Lumi i Verdhë!… Aty pranë lumenjve të mëdhenj kanë filluar formimin e tyre kombësitë në formën e hershme si popullsi e një gjuhe!… Sigurisht në paraqitjen si fise!…

Këtu nuk është vendi që të merremi me histori, ose me gjeografi. Mjafton të themi se njeriu ishte një kafshë si të gjitha kafshët. Përmes të folurit dhe mendimit krijoi ëndrrat e tija që larguan përfundimisht nga kafshët e tjera dhe e vunë në brazdën e një mënyre të veçantë jetese. Praktika e gjatë në atë mënyrë jetese kërkoi krijimin e domosdoshëm të disa normave morale që do të mundësonin të shtyhej përpara në atë drejtim.

Kjo është kultura njerëzore.

Ajo që paraqesin klerikët me uniforma si kulturë dhe si epërsi mbi të tjerët nuk ka të bëjë fare me kulturën dhe, si antikulturë, duhet luftuar gjer në fund!…

Hamendësimet mbeten gjithnjë hamendësime!…

Të luftosh njerëzit gjer në zhdukjen e tyre duke ngulur këmbë se hamendësimet e tua janë absolutisht të vërteta dhe, si të tilla, të padiskutueshme, është marrëzi!

Unë e dua Evropën në mënyrë të veçantë jo pse kam lindur në Evropë, por për atë rilindje të jashtëzakonshme dhe për ato rrjedhime që na drejtuan në kahen e ligjit, të barazisë para tij… Që na siguruan të gjitha të drejtat si bashkësi dhe si individ!

Nëse dikush në Evropë beson se do të na detyrojë që të falemi ashtu si falet ai, ose që të besojmë se kulturë është ajo që i është mbushur atij mendja i bazuar verbërisht në dogmën e asaj që beson, e gënjen mendja!… Unë nuk jam besimtar dhe një gjë të tillë e them hapur!… Dhe nuk do të ketë asnjë kontinent që të më detyrojë që të besoj!… Dhe ashtu si jam i bindur për të mos besuar, nderoj akoma më shumë ata që kanë gjetur një rrugë të sigurt besimi!… Por kulturën e kemi të gjithë së bashku dhe nuk ia njoh askujt pronësinë e veçantë mbi të!

Nuk besoj në asnjë mënyrë se në Evropë ka njerëz me mend në kokë që mund të besojnë në kthimin e rekonkuistave ose të inkuizicionit!… Njerëzit do të jetojnë aty ku janë, duke gëzuar të gjitha të drejtat, përfshi dhe të drejtën për të besuar apo për të mos besuar!

Po!… Këtë lloj Evrope unë e njoh!… Se kjo Evropë është Evropa ime!.. Atë Evropën tjetër të antikulturës dhe të marrëzisë as Evropa e vërtetë nuk do ta njohë!…

Duke u nisur nga sa rendita më sipër, e them hapur se hisbollahët e kolektivitetit komunist nuk kanë asnjë të drejtë që të na shesin për çdo ditë dhe në çdo ditë ismailkadarenë!… Dhe nuk kanë asnjë arsye kombëtare që të thërresin një mbledhje pseudoshkencore të mbuluar-zbuluar pas një instituti me emërim e një politikani të rëndësishëm italian… Dhe pasi kishin bërë më parë me zhurmë një mbledhje tjetër ismailiste për Dante Aligerin!…

Duket kohët e fundit hisbollahë po i shtojnë uniformat!… Por, i çfarëdo feje që të jetë hisbollahu mbetet gjithnjë hisbollah dhe ajo që e dallon më shumë është tendenca për t’i imponuar atë që mendon ai!

Kapitulli i Tretë

Mesjeta në të gjithë stinët

Në kohët në të cilat jetojmë historinë dhe gjeografinë e mësojmë të gjithë që në moshë të vogël fare. Përveç kësaj, të gjithë dhe nga të gjitha anët dëgjojnë në çdo ditë të vitit për ngjarje të ndodhura në çdo kënd të botës!… Nuk jemi më në kohët e lashta kur bota përfytyrohej si një gaforre e madhe… Ose si një arkë në formë kubike!… Nuk jemi as në Mesjetë kur një ngjarje e një kontinenti arrinte në kontinentin tjetër pas më shumë se dhjetë shekujsh!

Edhe inkuizicioni ka një histori dhe një gjeografi të njohur prej shekujsh me radhë dhe të mbushur me dhunime tejet të egra të të gjitha të drejtave të njeriut dhe, në mënyrë të veçantë, të të drejtave për dituri!… Dhe të shkeljes mbi ndërgjegjen e të tjerëve! …

Në Evropën e sotme nuk mund të ketë vend për gjyqet e inkuizicionit!… Nuk mund të digjen më njerëz të gjallë në turrën e druve për çështje besimi, ose pse toka lëviz!… Ashtu siç keni ju të drejtë të besoni të një Autor i Gjithëdijshëm dhe t´i faleni atij, ashtu edhe ne të tjerët kemi të drejtë të mos besojmë në një Autor të Gjithëdijshëm dhe të mos i falemi atij!… Kjo është një çështje që nuk mund të diskutohet!…

Ajo që mund të diskutohet është njohja gjer ku mund të shkojnë kufijtë e saja!… Dhe debatet rreth këtij problemi duhet të bëhen në mënyrë njerëzore, pa shkelur të drejtat e askujt dhe për të mirën e të gjithë njerëzimit!… E ardhmja e njerëzimit qëndron brenda kufijve të interesave të të gjithëve dhe në kuadrin e kulturës që ka krijuar vetë njerëzimi!

Fushat e debateve janë të ndryshme dhe duhet të kenë si qëllim gjetjen e rrugëve më të shkurtra për të arritur në përfundime sa më të mira për jetën e njerëzve në tokë dhe më vonë ndofta gjetiu.

Pasi përcaktuam llojet historike të debateve dhe përfundimet e tyre në shekuj të ndryshëm, le të kalojmë te problemet gazetareske të gazetave dhe gazetarëve gjatë këtyre muajve të fundit!…

Të gjithëve gati sa nuk po u binte të fikët se dy kulmet e vlerave panshqiptare… Thënë ndryshe, dy nderet e veçanta të kombit po përplaseshin në një debat tmerrshëm!…

Palaçollëqe të zakonshme për të bërë bujë!… Se njëri e kishte thënë që në fillim të viteve shtatëdhjetë kush ishin poetët e estradave …Dhe nuk kishte pse priste shekullin tjetër për të na i thënë!… Kurse tjetri aty pak kohë më parë na tregonte se e zinte qetësisht gjumi kur kujtonte atë person të dashur!…

Megjithatë le ta pranojmë se u zunë!… Dhe u zunë keq… Dhe kaluan në debat!… Në fund të fundit, punë e tyre!… Por këta të tjerët çfarë pune kanë në atë debat?!…

Le të kujtojmë edhe një herë atë që thotë populli shqiptar për dhinë dhe cjapin!…

Për respekt ndaj seksit të bukur edhe këtë radhë nuk po e shënojmë të tërën atë që thotë populli shqiptar!…

-Pse të mos e themi?!… Përgjersa e thotë populli…

Po mirë!… Gjersa duhet thënë, dikush ta thotë!… Ne le të vazhdojmë tregimin!… Dhe …Si të thuash!…

Në fund të fundit, dy njerëz ishin të ngeshëm dhe kërkonin të vrisnin kohën duke bërë debat!… Po të tjerët pse hynë në atë valle idiotësh?!… Dhe atij klerikut çfarë i duhej që të këndonte disa arie të mjaltosura?!…

Duket, në vështrim të parë, si një mëndje lehtësi zakonshme … Por nuk është ashtu!

Të gjithë mund ta keni vënë re se kur ndonjë i huaj shkruan ndonjë lavdërim për ismailkadarenë, ai thirret në gosti si mik, trajtohet me bujari dhe përcillet me nderime!… Por sapo nis ai të thotë që ismailkadareja nuk e ka atë rëndësi që i jepet, njeriu pak më parë i nderuar kthehet në palaço, në kolonialist, në armik i Shqipërisë…Dhe sharjet nuk kanë fund!… Dhe vendi i atij të huaji që ka guxuar të preki pakëz ismailkadarenë përcaktohet si një vend stalinist… Edhe pse stalinizmi nuk ka arritur ndonjëherë gjer në atë vend!

Marksizëm-leninizmi enverhoxhist i aristokratizoi shkrimtarët pornoburokratikë oborrtarë në kuadrin e mesjetizmit të kuq feudal të tij qesharak, dhe ata pornoburokratikët oborrtarë të aristokratizuar, u mësuan me gradat që iu ngjiti enverhoxha … Dhe e ndjenin veten shumë mirë brenda atij aristokratizimi të mbrojtur gjer në marrëzi nga një repart pseudoestetokritikësh me tru të tredhura!…

Ja si janë punët, zotërinj!… Të gjithë janë të lidhur bukur shtrënguar me interesat feudale dhe nuk duan që t´iu iki ajo që kanë siguruar!… Shkrimtari ose akademiku, titujt!… Profesori vendin e punës në universitet me leksionet për ismailkadarenë!… Dhe kështu me radhë!…

Feudalizmin e enverhoxhës pushtetarët shqiptarë nuk e mbajnë dot hapur… Se prishen me Strasburgun !… Por ata e kuptojnë se, duke mbajtur aristokratin qesharak si të fisëm enverhoxhist, tërthorazi, në emër të pseudogjenialitetit letrar pornoburokratik, sigurohet për të gjithë mbajtja e karrikeve të thyera që riparohen me të hollat e trafiqeve dhe të drogës!

Për një lojë të tillë feudalët e kuq u aftësuan që në Katovicë.

Mirëpo lojërat në jetën njerëzorë asnjëherë nuk janë aq të thjeshta sa duken… Dhe një lojë që vazhdohet pak si gjatë në histori gjithnjë është mbyllur me koka të prera njerëzish!…Dhe me ato lloj kokash që kujtonin se nuk do të binin kurrë!…

Megjithatë duhet pranuar se në Shqipëri punët janë më shumë të ngatërruara se në vendet e tjera ku, një herë i rrëzuar, e ke të vështirë të ulesh përsëri në karrigen e mëparshme. Në Shqipëri, edhe pasi rrëzohesh dhe hyn në burg, ose edhe pasi të shajnë me ç´të mban pragu, e gjen mundësinë që të kthehesh në pushtet!… Dhe, për çudinë e të gjitha çudirave, pushtetari i rrëzuar dhe i rikthyer del se nuk ka vënë mend!…

Feudalizmi si feudalizëm… Dhe,pa asnjë dyshim,do ta ketë dhe fundin e tij të paikshëm!… Këtu mbetet për t´u shpjeguar vetëm arsyeja e futjes në debat e atij përtejasit!…

Të gjithë mundohen që ta shpjegojnë se ai bëri gabim!… Dhe, që ta zbusin pakëz gjendjen, i ngarkojnë dhe pakëz gabim këtij tjetrit këtu!… Por në të vërtetë puna nuk është te gabimet!…

Historia, po nuk e gjete vendin mirë në të, të nxjerr jashtë loje!… Dhe kur mbetesh jashtë loje, fillon të bësh marrëzira!… Se nuk ka pse të kujtohen vitet shtatëdhjetë në shekullin tjetër!… Dhe nuk ka pse të kujtohet llahtarisja e dosjeve pas një periudhe të gjatë tranzicioni!… Për atë përtejasin është vonë tashti që të kujtohet për dramat dhe për romanet që mund të zëvendësojnë dosjet!…

Dhe prapëseprapë, për atë nuk do të ishte kurrë vonë që ta rishikonte të gjithë jetën e tij me guxim dhe të pranonte atë që duhet të mbetet nga ajo që ka bërë ai vetë.

Debati i tyre si debat nuk ka asnjë rëndësi. Ai është një nga përleshjet e fundit në caqet e përpjekjeve qesharake brenda feudalizmit të kuq për të siguruar vazhdimësinë e mbajtjes së privilegjeve feudale që nuk mund të mbahen më.

Kapitulli i katërt

Numëri Një i dekretuar

Në kohën e tij enverhoxha, i mbështetur mirë nga jugosllavët dhe sovjetikët, u përpoq që të vendosë vitin zero dhe çdo gjë të mëparshme në histori ta quante errësirë… Kurse çdo gjë me të dhe pas tij ishte dritë siç ishte edhe ai vetë me partinë e tij të gjirokastrizuar gjer ku nuk mund të thuhet.

Të gjitha dekoratat, titujt, gradat,çmimet, botimet me pagesë në gazetat e huaja nuk mund ti mbulojnë krimet e tmerrshme që u kryen gjatë sundimit të tij të ndyrë gjer ku nuk mund të mendohet.

Ai ishte sabotonjësi kryesor i luftës kundër fashizmit dhe përgatitësi numër një dhe më dinaku i Luftës Civile në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore… Dha ai është organizatori më i djallëzuar i krimeve komuniste në Shqipërinë e pas luftës… Bashkë me Koçi Xoxen, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun, Ramiz Alinë dhe të tjerët!..

Pas Katovicës komunistët filluan lojën e tyre të re. Hoqën tabelën e vjetër dhe vunë një të re të shkruar dhe të ngjyrosur në mënyrë të përsosur.

Ata nga jashtë, jo se nuk i kuptonin dhe nuk i kuptojnë manovrat e mësipërme, por, duke i pasur të rregulluara punët e tyre, duan të nxjerrin gështenjat me duart e të tjerëve.

Kjo është pjesë e moralit të tyre dhe, që të jemi të saktë, veprime të tilla bëjnë pjesë jo në kulturën e tyre, por në antikulturën e përdorur në raste të veçanta.

Nga kjo lloj praktike e fuqive evropiane përfituan shumë komunistët shqiptarë, pakëz si të hutuar në periudhën e parë të tranzicionit. Por ata trashëgonin një mësim të madh nga udhëheqja komuniste sovjetike!… Ai mësim ishte nxjerrë nga loja trazuar bukur në letërsinë përmes përkthimesh të bëra brenda dhe të hedhura jashtë!… Lojë që ishte plotësisht e mundur në kushtet e censurës së rreptë komuniste! Atë lojë enverhoxha e gjirokastrizoi në mënyrën më të skajshme duke krijuar `autorin kolektiv`

Çfarë lloj autori është autori kolektiv?!…

Le të shpjegohemi duke i hedhur një vështrim të shpejtë praktikës letraret gjysmës së dytë të Shekullit të Njëzet në Shqipëri.

Duke pasur si qëllim rrëzimin me çdo kusht të së kaluarës, diktatorit nga Gjirokastra i duhej patjetër që të hidhej në treg diçka e re në letërsi. Bejtet e kohës së luftë, bashkë edhe me ato të pasluftës, nuk mund të eklipsonin autorët e së kaluarës!… Duhej të hidhej në treg romani i parë komunist dhe i proletarizuar!… Prandaj të gjithë pranuan se në Shqipëri nuk ishte shkruar ndonjë roman!…

Bile, edhe autorët që kishin shkruar dhe botuar romanen kohën e mëparshme, kërkonin që të shkruhej romani i parë në Shqipëri!…

Një gjë të tillë si mund ta shpjegojmë!… Me palaçollëqet apo me kurvërinë e shkrimtarëve shqiptarë të periudhës enverhoxhiane?!…

Le të shkojmë më tej!…

Në fillim të viteve pesëdhjetë Dh. S. Shuteriqi shkruan një tregim!… Mallëngjehen shumë kolegët e tij dhe e shtyjnë që tregimin ta kthejë në roman!… Dhe ndodhi që ca nga dhija dhe më shumë nga vija në Shqipëri u shkrua romani i parë!…

U mallëngjyen të gjithë gjer kur nuk thuhet… Por nuk shkoi shumë dhe u kërkua që të shkruhej një tjetër roman tjetër i parë!… Pastaj edhe një tjetër… Dhe erdhëm përsëri te një tregim me skeletë!…

Përsëri çunat e censurës, kolegë të autorit dhe të tjerë ngulën këmbë që tregimi të bëhej romani i parë!… Veçse kësaj here u përdor vetëm pak kos i dhisë komuniste, më shumë ujë nga vija… Dhe me skelete tërësisht të vjedhur!… Se me pakë të vjedhur do të ndiheshin të fyer!…

Të gjithë u mallëngjyen!… Duket edhe enverhoxha u mallëngjye!… Dhe dha urdhër që të përkthehej ai romani i parë, bashkë me të gjithë romanët e parë që do të shkruheshin me urdhër nga lart dhe me bashkëpunim dhe vëllazërim të vëllazërisë së shenjtë!

Të gjithë do të përktheheshin… Dhe do ta kishte më në fund Shqipëria shkrimtarin e saj të madh!…

Kush do t’i paguante përkthimet!…

Shqipëria!… Se pasuria ishte e popullit dhe partia e vetme, duke qenë e popullit, i kishte për vete të gjitha pasuritë e Shqipërisë!…

Po honoraret?!…

Kuptohet!… Autore ishte partia, përkthyese ishte partia, sh*tëse dhe blerëse ishte partia… Ndaj edhe ato qindarkat që binin si honorare do t´i merrte po partia!… Ajo që nuk kuptohet në këtë rast qëndron në faktin se pse ismailkadareja denoncon Dritëro Agollin te Sigurimi i Shtetit për përvetësim honorari!… Çfarë pune mund të kishte Sigurimi i Shtetit me letërsinë, përkthimet dhe honoraret?!…

Punë të çuditshme, zotërinj!… Dhe lidhje më shumë se të çuditshme!… Por që të gjitha shpjegimin e kanë të qartë!…

Më pas vjen edhe çudia tjetër!… Ai profesori që i dha çmimin nuk e kishte lexuar fare!… Se nuk ishte i përkthyer!…

Zotërinj!… Ai ishte i përkthyer!… A nuk thoni ju vetë se ishte i përkthyer në tridhjetë a dyzetë gjuhë?!… Edhe përkthenjësit dihen!… Vrioni, Cungu, Cilka, Cukasi… Dhe të tjerët!… Edhe nëse enverhoxha vetë nuk i kishte lexuar ato shkrime, njerëzit e tij i kishin lexuar!…

Ja, zotërinj, honorarët që kërkon ismailkadareja që nga vila që nuk dihet kush ia ka dhënë!… Dhe ismailkadareja do të bënte mirë sikur t’i tregonte popullit shqiptar pse i mori ata tremijë e gjashtëqind dollarët nga Lefter Cenaj!…

Të gjitha përpjekjet për të varrosur letërsinë shqipe me anë të romanit të parë, me anë të autorit të vetëm me çmime të qena dhe të paqena, kanë për qëllim vetëm mbajtjen në fuqi të feudalizmit të kuq në Shqipëri. Ju e dini shumë mirë se atë nuk e shpëton asnjë lloj çmimi, por ju bëni sikur e besoni se kërkoni me çdo mënyrë që t´i siguroni një post të lartë politik në Shqipëri!… Ashtu, nëpërmjet të huajve, t’i shtypni sa më gjatë gënjeshtrat që kurdisi për të enverhoxha nga Gjirokastra!

Kjo është arsyeja që ju kurdisni në mënyrë të përsëritur debate gjoja për çështje të rëndësishme… Dhe kur e shihni se puna e tij ka marrë një të tatëpjetë të pandalshme, nisni nga anketat për të vërtetuar se autoriteti i tij moral, politik dhe letrar nuk ka rënë në botën e jashtme!… Bëni edhe referendume për të nxjerrë disident të parë dhe të vetëm!… Të gjitha këto marrëzira nuk i keni për tregun e jashtëm!… Prandaj ju e vini ismailkadarenë mbi parlamentin, të barabartë me flamurin dhe me atdheun!… Dhe as ju vetë nuk arrini të kuptoni se çfarë çorbë derrash po gatuani dhe se çfarë lloj atdheu do t’ju mbetet si trashëgim!

Në debatet, anketat dhe referendumet tuaja nuk beson më njeri!…

Se ju jeni vetëm një repart hisbullahësh të kuq që po mundoheni gjer në dëshpërim për të shpëtuar enverhoxhizmin e mbytur në krime nga më të tmerrshmet në historinë e njerëzimit.

Kështu si jeni të zhytur në antihistori, mund të shërbeni vetëm si kosha plehrash!

Kapitulli i Pestë

Duke shfletuar historinë.

Është për t’u çuditur fakti se në një vend si Shqipëria, që ka një histori shumë të gjatë pushtimesh që ndiqnin pa pushim njëri-tjetrin, që nuk ka njohur kurrë në historinë e saj një qeverisje të rregullt, të delnin më në fund ata njerëz që shqiptarët i kanë quajtur ‘rilindës’.

Rilindësit, edhe pse në Shqipëri demokracinë nuk e kishin parë as edhe në ëndërr, në utopizmin e tyre ishin shumë të qartë rreth saj.

Çuditshëm Naimi shkruan:

Po Evropa atëherë

Ishte djall dhe për lumë.

Priste Ruson´ dhe Volterë

Ta zgjonin nga i madhi gjumë!…

Dhe ata, rilindësit, e zgjidhën çështjen e identitetit kombëtar në mënyrë praktike të përsosur, sa tashti nuk mbetet as edhe një vend për të shtuar ndonjë…

Jo ndonjë fjalë!… Nuk mbetet vend për të shtuar as edhe një shenjë pikësimi!

Mirëpo në kohën e tanishme kanë dalë disa besimtarë të zellshëm që bëjnë provokime dhe që, në emër të një demokracie që nuk dihet se ku e kanë marrë hua, kërkojnë me çdo kusht që të organizojnë konversione, rekonkuista… Duke i harruar mësimet e mëdha të rilindësve të mrekullueshëm!…

Zotërinj!… Këtu nuk është çështja që të presim Rusonë dhe Volterin!… Që të dy na i kanë lënë shkrimet e tyre… Dhe jemi në Shekullin kur nuk mund të bëhet më fjalë për ‘kafshë folëse’!… Nuk mund të kthehemi në punën e Gregorit të Shtatë që, brenda kufijve të pushtetit temporal, poshtëronte në Kanosa Henrikun e Katërt!… Nuk jemi as në kohën e Filipit të Katërt që, për të treguar fundin e pushtetit temporal të Kishës, arriti gjer ta rrahi Bonifacin e Tetë në Ananji!

Ka ardhur koha që gjithkush të gjejë vendin e tij dhe të mos fusi hundët aty ku nuk i takon!

Të gjithë e kanë në maj të gjuhës që të thërrasin dhe të bërtasin gjer në kupë të qiellit dhe gjer në kufijtë e këtij apo atij kontinenti për madhërira të paqena dhe për rrënjë të dyshimta!… Dhe harrojnë se, po të shtyheshim në drejtim të kërkimit të rrënjëve, do të delnim te ndjekjet e çifutëve, megjithëse tek ai popull i kanë rrënjët tri fe shumë të mëdha!…

Dhe nuk do të mbyllej puna aty!… Duke u shtytur edhe më tej në drejtim të kërkimit të rrënjëve, do të arrinim te paganizmi!… Te therja e njeriut prej njeriut!… Te therja e fëmijëve të parë!… Do të delnim te kanibalizmi!… Më tej do të gjenim njeriun e Kromanjonit, atë të Neandertalit… Afrikantropin, Pitekantropin, Sinankontropin…

E shikoni zotërinj, gjer ku mund të shkojmë duke kërkuar rrënjë për rekonkuista dhe konversione?!… Dhe duke ngatërruar pushtetin temporal me atë të përjetshmin do të delnim në mënyrën më të saktë në Kanosa dhe në Ananji!…

Tashti historinë e dinë të gjithë!…

Duhet të kuptohet një herë e mirë se feja, e bardhë, e verdhë, e kuqe apo e zezë, nuk ka asnjë punë me pushtetin temporal!… Sa herë që ajo do të futet në pushtetin temporal dhe do të armatoset, aq herë ajo do të shkatërrohet keq! Feja është vetëm një filozofi e thjeshtëzuar për popullin, e mbështetur tërësisht në atë moral që ka krijuar njeriu për veten e tij dhe që është shprehur në mënyrë shumë të qartë nga Mojsiu. Lidhur me monoteizmin meritë të veçantë ka dhe Amenofisi i Katërt i Egjiptit të Lashtë.

Filozofët, shkencëtarët, shkrimtarët, artistët dhe në përgjithësi të gjithë njerëzit e arsimuar mirë, mund t´i përcaktojnë vetë kufijtë në mes të asaj që është përcaktuar si reale dhe transhendentales.

Feja, duke qenë një filozofi e thjeshtësuar dhe e mbështetur tërësisht në atë moral që ka krijuar njeriu për veten e tij, duhet të qëndrojë në këtë fushë veprimi dhe të mos futet në veprimet që i takojnë pushtetit temporal.

Futja e fesë në veprime temporale do të nxirrte në mënyrë të paikëshme te të shtatëmbëdhjetë shekujt e dogmave që bllokuan zhvillimin e mendimit njerëzor dhe që u kurorëzuan me djegie njerëzish të gjallë dhe me prerje kokash po të njerëzve të gjallë…!

…Me dënime njerëzish të pafajshëm dhe dijetarësh të shquar!…

Mjaftojmë të kujtojmë Klementin e Tetë dhe do të kishim tmerrin para syve tanë!

A duhet të kthehen përsëri kohë të tilla?…

Përgjigja është e qartë dhe nuk është nevoja që të zgjatemi më shumë në këtë pikë.

Gjatë tre shekujve të fundit njeriu ka përkundur ëndërra të bukura dhe shpresa të mëdha… Por është zgjuar edhe nga makthe që nuk mund ti përshkruaj mendimi njerëzor!…

Megjithatë, në shekullin tonë asnjënjeri me mënd në kokë nuk mund të mendojë për të shkelur lirinë tjetrit!…Në kulturën e njeriut të sotëm është i ngulitur një herë e përgjithmonë mendimi se njerëzit janë të barabartë… Dhe se nuk mund të ketë më kafshë folëse´!…

Në shkolla, ashtu si thamë më lartë, të gjithëve u mësohet historia!… Dhe në histori janë shkruar të gjitha ato që kanë ndodhur…Që njeriu të dijë nga të kalojë në të ardhmen!…Dhe të gjitha ato që ka mundur të njohë ti përdor për të mirën e tij dhe të bashkësisë!

Çdo njeri i veçantë duhet të dijë shumën e lirie që përbën lirinë në tërësinë e saj…Dhe një nga ato liri, e përcaktuar, shumë mirë në evropë, është edhe liria e ndërgjegjes. Çdo njeri i veçantë gëzon të drejtën e pamohueshme që të besojë dhe të mos besojë!… Që t´i falet kështu apo ashtu Zotit… Ose të mos besoj fare në ekzistencën e tij!… Prandaj të gjithë duhet të mbledhin mendjen se kanë perënduar përfundimisht ato kohë kur identiteti përcaktohej nga feja!…

Uniformat e klerikëve pothuajse nuk kanë ndryshuar gjatë shekujve, por ka ardhur koha që të ndryshojë mentaliteti i tyre!… Ata duhet ta kuptojnë më në fund se të gjitha të drejtat dhe detyrat e individit duhet të jenë të përcaktuara me ligj qartësisht… Dhe asnjë shtetas, me uniformë apo pa uniformë, nuk ka të drejtë të shkelë të drejtat e qytetarëve të tjerë!…

Pak kohë më parë në një shtet ballkanik të Bashkimit Evropian pesëdhjetë e pesë deputetë kërkuan që të hiqej nga pasaporta përcaktimi i përkatësisë fetare!…

Dhe pse ta shtyjnë më tej këtë fjalë?!…

Kleriku në asnjë rast nuk duhet të prekë lirinë vetiake të njeriut! Në asnjë rast!… Dhe duhet ta kuptojmë shumë mirë se ka ikur një herë e përgjithmonë koha e luftërave të shenjta!

Institucionet fetare janë të ndara nga shteti… Dhe asnjë klerik, kushdo qoftë ai, nuk del dot më mbi shtetin!

Të gjithë shqiptarët nuk do të bënin keq që të kujtonin mësimet e mëdha të rilindësve të tyre!

Kapitulli i Gjashtë

Endje nëpër kohë

Jashtë dhe brenda vendit flitet ashtu si pa të keq për një luftë kulturash.

Në se ne do ta pranonim një përcaktim të tillë, do të delnim në mënyrë të paikshme në përcaktimin e fesë si kulturë dhe, rrjedhimisht, në përcaktimin e një feje më të fortë si kultura e vetme në Botë. Një përcaktim i tillë nuk do të ishte vetëm një gabim i trashë, por në të njëjtën kohëdo të ishte edhe një kthim mbrapa në histori…

Një kthim prapa që do të hapte rrugën për luftëra të shenjta.

Feja nuk është kultura, por është vetëm një pjesë e saj!…Vetëm një pjesë e veprimtarisë mendore të njeriut gjatë procesit të njohjes përmes përvojës. Ana kriminale, e shtytur më tej nga zelli i harbuar fetar dhe nga dëshirat egoiste të njeriut për ti patur të gjitha për vete dhe për të shtypur të tjerët, përbën antikulturën.

Njeriu, si të gjitha kafshët dhe sendet, është pjesë e Gjithësisë. Ai sjell nga Gjithësia një shumë të caktuar mundësish dhe cilësish.

Nga sa ka ndodhur, ka shumë të ngjarë që cilësitë e prura nga njeriu prej Gjithësisë të kenë qenë të mjaftueshme për të krijuar në Tokë atë qytetërimin që gëzojmë ne sot.

Qytetërimi që solli njeriu në Tokë nuk u realizua në një ditë!…As në gjashtë a më shumë vite!… U desh një kohë tejet e pallogaritshme që njeriu në mundin e tij për njohjen të arrinte aty ku ka arritur!…Dhe një gjë e tillë nuk u realizua nga një popull i vetëm!… Secili popullua vënë gurin e tij në këtë krijim që ne e quajmë kulturë ose qytetërim!…

Dhe kjo kulturë nuk ra nga qielli prejnjë feje të vetme!… Ndaj nuk i ka rrënjët në asnjë fe të veçantë… Dhe as te të gjitha bashkë!… Rrënjët i ka tekujtesa dhete arsyetimi njeriut që krijoi fjalën, që krijoi të gjitha veglat përpunë…Që krijoi njohjen e kushtëzuar… Që krijoi Perëndinë sipas shembëlltyrës së tij!…

Çfarë të drejte ka të absorbohet,bie fjala,një fe që ka djegur në zjarr të gjallë vetë klerikët e saj vetëm sethoshin se Toka lëvizte?!… Cilat rrënjë kërkon ajo të nakujtojnë?!… Mos vallë inkuizicionin?!…Ku do të mund t´i kërkonimrrënjët enjë kontinenti kur gjithë lulëzimiikulturës pagane,që është e pazëvendësueshme ekulturës njerëzore, u asgjësuam e zjarr dhe hekur?!… Kush mban përgjegjësi për mbulimin shekullortë njerëzve të ditur të lashtësisë?!…

Duke u nisur nga sa më sipër, nuk na bie në detyrë të kërkojmë rrënjët që dihen, por të periodizojmë të gjitha zhvillimet historike për të zgjedhur rrugët nga do të shkelim të ardhmen!…

Dhe duke bërë periodizimin zhvillimeve historike do të kuptojmë se çdo fe e re, në një mënyrë ose në një ttjetër, ka ardhur me prmtime … Ka marrë pushtetin… Dhe ka vazhduar me shtypjen e popullit sipas interesave ttë një grupi të caktuar që e ka vënë veten mbi të gjithë!

Siç shihet, këtu e gjitha nuk qëndron as te rrënjët dhe as te degët!… E gjitha nis dhe mbaron te egoizmi i njeriut që t´i ketë të gjtihë për vete… Dhe të tjerët, me një mënyrë apo me një tjetër, t´i trajtojnë si kafshë folërse.

E gjithë lufta, e hapur osee fshehtë, në mes të fevedhe të sekteve brenda feve nuk është gjë tjetër veçse në e egërsi e mbuluar me dogma të përpunuara bukur për të siguruar pushtetin temporal.

Një fe e vërtetë nuk mundtë futet kurrë në luftëra të tilla!…

Se një fe e vërtetë kasi bazë të sajën shpjegimin e e përjetëshme të jetësdhe të vdekjesbrënda qetësisësë vështirëtë shpërthimit dhe tkurrjes së cikleve pambarim të Gjithësisë!… Me një sqarim më të thjeshtë suar, t´u shpjegojë njerëzve vdekësinë e pakëndëshme të njohjes brenda pavdekësisë qënukdo të arrinte tëngushëllonteas edhe njënjeri të vetëm!… Thënë akoma më shkurtër: të krijohejnjë fee bazuar në filozofi,ose tëzhvisheshin fetë ekzistuese nga të gjitha prrallat e stisura!… Të pranohej vdekësia si domosdoshmëri dhe pavdekësia si diçka përtej njohjes dhe e paarritshme….

A do të ishte e mundur një fe e tillë?!…

Do të dëshiroja që të ishte e mundur!… Përndryshe punët do të ishin shumë keq!… Se njeriu nuk jeton dot pa ëndrra, pa përralla dhe pa Perëndi!… Dhe nuk dihet se gjer ku do ta shtyjë fantazia vrasëse në drejtim të krijimit të përbindëshave!…

Cili do të jetë përfundimi?!…

As më pak e as më shumë se ai mbarim i parakohshëm i të gjithave!… Se ai mbarim i tmerrshëm brenda kujtesës dhe njohjes!… Dhe ashtu do të mbarojnë të gjitha, duke u kthyer te pavetëdija e të gjithave për të gjitha, pa qenë njeriu i ndihmuar prej ndonjë feje!…

Cilido që të jetë përfundimi i jetës njerëzore, ne të gjithëve, besimtarë dhe jo besimtarë, na bie të sillemi më me përgjegjësi… Dhe të mos gënjejmë as veten dhe as të tjerët me përralla të thurura shumë bukur për të mashtruar njerëzinë!…

Por le t’i lëmë të gjitha këto edhe për të tjerët që do të vijnë pas nesh… Dhe, duke shpresuar se historia e njerëzimit do të shtyhet edhe shumë e më shumë tej, le të besojmë se ata nuk do t’i marrin me të qeshur këto tmerre që janë parë dhe që do të shihen edhe në të ardhmen!…

Kështu, duke i lënë këto në një anë, le të merremi me ato probleme që po na shqetësojnë në kohën e tanishme.

Jo vetëm që është një iluzion të kërkosh përcaktimin e identitetit lidhur me përkatësinë në një fe të caktuar, por është një mendim kriminal për të kthyer Mesjetën dhe tmerret e saj.

Në Evropë nuk shkohet duke ndërruar fenë, por duke krijuar një shtet të organizuar mirë dhe një shoqëri ku jetohet në liri dhe në paqe, pasi të gjitha detyrat dhe të drejtat të jenë të parashikuara qartë në ligj. Me trafiqe kontrabandë dhe drogë nuk shkohet në Evropë.

Të gjithë duhet ta dinë mirë se në Evropë jetojnë edhe myslimanë, ose njerëz të feve të tjera… Por të gjithë duhet të respektojnë ligjet e Evropës, ku kërkojnë të jetojnë!… Dhe duhet të kujtohen vazhdimisht se Profetët nuk kanë qenë rrobaqepës për gratë dhe nuk kanë ndërhyrë kurrë në veshjet e grave. Liria e gjithkujt duhet të jetë e shtrenjtë dhe detyrë për të gjithë!…

Dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se e drejta për të besuar nuk varet nga ligji, por nga dëshira e paprekshme e çdo individi të veçantë në shoqërinë njerëzore.

Identitetet me ismailkadarenë dhe shokët e tij janë vetëm profka për të mbrojtur autoritetin e shkrimtarit të emëruar nga partia e punës e enverhoxhës, për interesat e diktatorit nga Gjirokastra.

Kapitulli i shtatë

Fundi i debateve me kriminelët

Për enverhoxhën politika ishte vetëm një nga lojërat e zakonshme që ai lozi në jetë. Aty, në thesin e politikës, ai futi dhe letërsinë për të bërë blofet e radhës… Dhe, për llogari të tij, nuk luajti keq me letërsinë shqipe në bixhozin e tij me një letër!… Sigurisht, pasi e trodhi trurin e shkrimtarëve të tij të preferuar, pasi i varrosi më thellë të vdekurit dhe pasi i hodhi në lumë eshtrat e Fishtës!…

Edhe për komunistët e stinës së vonë të periudhës së tranzicionit ishte shumë i dashur vazhdimi i asaj lojës në bixhozin me një letër, duke paguar me letërsinë shqipe!… Ndaj ditë për ditë në të gjithë jetën e vendit, nga viti në vit, u dëgjua të flitej vetëm për ismailkadarenë!… Dhe u arrit gjer në atë pikë sa edhe Onufri që ishte piktor, u quajt një parakaderean!…

Mrekullira, zotërinj!… Mrekullira të mrekullishme edhe më përtej mrekullive më të padëgjuara!…

De, more, de!… Shtëpia e ismailkadaresë, drama e ismailkadaresë, nderi i ismailkadaresë, çmimi i ismailkadaresë, vila e ismailkadaresë, honorari i ismailkadaresë, libraria e ismailkadaresë, biblioteka e ismailkadaresë, disidenca e imailkadaresë… Viti i çmimit të ismailkadaresë, viti i lindjes së ismailkadaresë…

Kot që të vazhdojmë me ikjet, ardhjet, me kërkime padronësh të rinj dhe me bëmat e tjera të tija që nga nevojtorja dhe gjer në dhomën e fjetjes… Që nga dhoma e pritjes gjer në kuzhinë…

Në fund të fundit, kush do të dëshirojë, i plotëson vetë të gjitha veprimet e tija të bujshme!… Jo se ne përtojmë që ta bëjmë atë gjë, por, duke qenë tejet të përqendruar në debatin e tij të fundit heroik për identitetin që as dreqi vetë nuk di ku e gjeti, jemi të detyruar që të kthehemi përsëri për të treguar për mbledhjen e madhe me autoritete shkencore dhe artistike… dhe me klerikë!…

Fundi

Në shtatë kapituj, Trebeshina jep argumente për ta cilësuar të kotë dhe të stisur debatin mes Qoses dhe Kadaresë për identitetin e shqiptarëve, ndërsa shprehet se për këtë pikë nuk ka pse të ketë diskutime, pasi janë vetë rilindësit shqiptarë që e kanë përcaktuar qartë në botimet e tyre. Nga ana tjetër, Trebeshina analizon dhe zhvillimet e kulturës në Shqipëri, ku thekson se shkrimtarët e mëdhenj, duke përfshirë këtu dhe Kadarenë, kanë qenë bashkëpunëtorë me diktaturën komuniste si dhe me Sigurimin e Shtetit Shqiptar. Ndaj ai bën thirrje që të punohet për të ndaluar antikulturën në Shqipëri dhe për të punuar mbi zhvillimin e kulturës.

Do të thuash zotrote që klerikët çfarë kërkonin në atë mbledhje?!…

E them hapur që asnjë nuk e kupton atë që kërkonin!… Se klerikët nuk kanë bërë pak burg në kohën e enverhoxhës nga Gjirokastra!…

Ndofta donin të shtonin radhët me një si ismailkadareja!

- Ti më duket se po tallesh!…

Si të mos tallem?… Bën kleriku një qerre me burg në kohën e enverhoxhës nga Gjirokastra dhe nuk vë mend?…

Çfarë mund të thuash për një klerik me një përvojë jetësore tejet të hidhur që shkon dhe bashkohet me njerëz fare të dyshimtë dhe me një ismailkadare tërësisht të zhytur në krime morale, politike dhe në krime nga më të zakonshmit?…

A nuk e dinte ai kleriku se ismailkadareja, si agjent i Sigurimit të Shtetit, sillej në Tiranën e enverhoxhës me kobure në brez?!… A nuk e kishte dëgjuar ai kleriku se ismailkadareja kishte përndjekur gjer në shkatërrim një familje të thjeshtë dhe për egoizëm personal?!…

Në çfarë ligji kombëtar, ndërkombëtar, ose dhe të kohës së enverhoxhës mund të mbështetet ndjekja e egër e asaj familjeje të thjeshtë dhe të pafajshme?… A e di ai kleriku se veprimi i ismailkadaresë

përbën krim dhe dosja e ismailkadaresë duhet të dërgohet në Strasburg?!…

Dhe ai kleriku duhet të jetë i sigurt se ‘dosja ismailkadarea’ një ditë do të arrijë në Strasburg!… Edhe pse të përndjekurit politikë tashti për tashti janë të organizuar keq dhe nuk dinë çfarë të bëjnë!…

Po, zotërinj!… Dosja e ismailkadaresë do të arrijë më në fund në Strasburg!… dhe ismailkadarea nga Gjirokastra nuk mund ta shpëtojnë nga dënimi dhe nga turpi as komunistët e vonë shqiptarë, as shteti shqiptar dhe as ata të majtët që po paguhen me të dyja duart!…

Dikush mund të hidhet e të thotë se kleriku e ka për detyrë që të shpëtojë shpirtërat e mëkatarëve!…

E di!… Kjo është detyrë e çdo kleriku të asaj feje… Dhe e atyre të të gjitha feve!… Duhet t’i fusim njerëzit në rrugën e Atit të tyre të Madh!… Por plotësimi i kësaj detyre nuk do të thotë që kleriku të marrë pjesë në përçarjen e një populli!…

Feja është një çështje thjesht personale dhe përpara ligjit të një shteti demokratik, të gjithë janë të barabartë dhe nuk mund të bëhet as njëlloj dallimi!… Edhe brenda një familjeje feja mbetet një gjë personale botëkuptimore!…

Ka perënduar përfundimisht koha e Gregorëve, Bonifacëve, Klementëve dhe të tjerëve të llojit!…

Ju paralajmërojmë që të mos ktheni më vendin në Mesjetë!…

Po qe se kleriku e ka ndarë mendjen që ta shpëtojë me çdo kusht shpirtin e ismailkadaresë nga Gjirokastra, nuk besoj se do të gjendet ndonjë njeri që të përpiqet për ta ndaluar!… Se ismailkadareja, pavarësisht nga krimet që ka kryer, i ka të gjitha të drejtat që të kthehet në origjinën e të parëve të tij… Por përpara se të bëjë një gjë të atillë duhet t’i futet punës për të gjetur se kush janë të parët e tij!…

Kjo do të mbetet gjithnjë një çështje personale e tij dhe për çdo lloj zgjidhjeje që do të zgjedhë do të përgjigjet vetë para vetes së tij!.

Edhe kleriku i zellshëm për shpëtimin e shpirtit të ismailkadaresë mund të veprojë si të dojë për ta kryer atë punë… Duke u nisur që nga konversioni!… Pas konversionit do të vijë konfensioni dhe mëkatet do të shlyhen… Dhe mëkatari do të shpëtojë!… Po qe se nuk do të jenë të mjaftueshme këto veprime, atëherë do të përdoren edhe indulgjencat e mbështetura në thëniet e këtij apo atij Shenjtori…

Megjithëse Martin Luteri i dogji në kohën e tij ato lloj nuskash!…

Punë të ndyra zotërinj!… Dhe besoj se loja nuk vlen sa qirinjtë!… Ndaleni hazdisjen antikulturale të hisbullahëve të kuq shqiptarë dhe mos u merrni më me debate të kota për ismailkadarenë e Mesjetës!… Mos u merrni më me mesjetarët!…

Të besuarit është një çështje personale dhe nuk ka të bëjë fare me identitetin. Dy besimtarë të një feje mund të jenë nga kombe të ndryshëm dhe shumë larg gjeografikisht nga njëri-tjetri.

Ankara 22.08.2006
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Re: Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Anakonda Mon 7 May 2012 - 17:40

sa shum i shqetesonka ky problem keta te dy
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes Empty Re: Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi